{"id":30644,"date":"2025-07-12T09:23:43","date_gmt":"2025-07-12T09:23:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/12\/arberit-princa-te-lilit-apo-te-zambakut\/"},"modified":"2025-07-12T09:23:43","modified_gmt":"2025-07-12T09:23:43","slug":"arberit-princa-te-lilit-apo-te-zambakut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/12\/arberit-princa-te-lilit-apo-te-zambakut\/","title":{"rendered":"Arb\u00ebrit, princa t\u00eb Lilit apo t\u00eb Zambakut?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Monika Stafa<\/p>\n<p>Historiografia shqiptare ngaher\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar me t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb tez\u00ebn se Arb\u00ebria e shekujve para-osman\u00eb kishte nivelin e zhvillimit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me vendet p\u00ebrgjat\u00eb pellgut t\u00eb Adriatikut. Studiuesit e mesjet\u00ebs madje k\u00ebt\u00eb rajon t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kulturor e quajt\u00ebn pellgu i Adriatikut, nj\u00eb metonomi p\u00ebr kontinentin evropian. Shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna nd\u00ebr dekada arrit\u00ebn ta provojn\u00eb k\u00ebt\u00eb tez\u00eb. Por asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb rendin juridik derisa pak nga pak, \u2018pellgu\u2019 shkoi aty ku i takonte.<\/p>\n<p>N\u00eb tradit\u00ebn e studimeve albanologjike, statutet, rregullat dhe ligjet e vendosjes s\u00eb rendit urban kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb objekt i p\u00ebrjashtuar. Po p\u00ebrse t\u00eb ket\u00eb ndodhur kjo?<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrimi thell\u00ebsisht puritan ndaj kufijve t\u00eb kufizuar?<\/p>\n<p>Apo sepse statutet d\u00ebshmojn\u00eb rregullat e vendosjes s\u00eb jet\u00ebs urbane n\u00eb tok\u00ebn arb\u00ebrore dhe jo vet\u00ebm, por konsiderohen dhe si nj\u00eb qasje ndaj kultur\u00ebs fetare?<\/p>\n<p>Por ka dhe nj\u00eb arsye tjet\u00ebr pse statutet kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten t\u00eb p\u00ebrjashtuara; ato jan\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb e shkruar, nd\u00ebrsa e drejta zakonore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb e pashkruar.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e shekujve t\u00eb Mesjet\u00ebs ishte nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb historike q\u00eb kishte p\u00ebrshtatur pa droje jet\u00ebn lokale me statute dhe rregulla, nj\u00ebsoj si e gjith\u00eb Evropa dhe ky ishte sistemi q\u00eb kishte prodhuar rendin sundues t\u00eb Rilindjes, i cili, me synimin p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb origjin\u00eb, kishte idealizuar modelet antike t\u00eb qyteteve republikane me k\u00ebshilla dhe senate, me agor\u00e0 dhe forume romanore.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse antropologjia etno-gjyq\u00ebsore p\u00ebr shqiptar\u00ebt ka qen\u00eb nj\u00eb shkenc\u00eb e lindur nga premisa romantike dhe kolonialiste, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve me frym\u00ebzim ekzotik, prej m\u00eb shum\u00eb se dy shekujsh, identiteti i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb promovuar si identiteti i nj\u00eb populli kanunor, i vet\u00ebqeverisur me ligje t\u00eb pashkruara. Kjo edhe p\u00ebr faktin se shkenca shqiptare ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb heshtur ndaj ligjit t\u00eb shkruar.<\/p>\n<p>Dhe von\u00eb, shum\u00eb m\u00eb von\u00eb ne njoh\u00ebm Statutet e Shkodr\u00ebs, Statutet e Drishtit, Statutet e Durr\u00ebsit, ato t\u00eb Ulqinit, t\u00eb Danj\u00ebs, t\u00eb Tivarit, p\u00ebr t\u2019i shtuar k\u00ebto edhe me statute t\u00eb tjera, si ai i Vlor\u00ebs apo dhe t\u00eb Lezh\u00ebs q\u00eb nga viti 1443.<\/p>\n<p>Shum\u00eb studiues t\u00eb huaj jo dashamir\u00ebs ndaj c\u00ebshtjes shqiptare kan\u00eb pasur paragjykime negative mbi trash\u00ebgimin\u00eb anzhuine n\u00eb Arb\u00ebrin\u00eb e shekujve XIII- XV. Por shpejt p\u00ebrgjigja ndaj k\u00ebtyre z\u00ebrave ka qen\u00eb e sert\u00eb dhe e prer\u00eb mbi at\u00eb se si dhe n\u00eb c\u2019mas\u00eb kan\u00eb ndikuar anzhuin\u00ebt n\u00eb send\u00ebrtimin e bot\u00ebkuptimeve dhe proceseve konsoliduese n\u00eb Arb\u00ebrin\u00eb mesjetare. Nj\u00eb studim mir\u00ebfilli m\u00eb shum\u00eb se elegant n\u00eb prurjen e vet shkencore dhe artistike i ka mb\u00ebrritur bibliotek\u00ebs s\u00eb cdonj\u00ebrit q\u00eb kujdeset thell\u00ebsisht p\u00ebr rr\u00ebnj\u00ebt e veta dhe krenarin\u00eb arb\u00ebrore kah per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>Me \u2018Princa t\u00eb Lilit- Bij t\u00eb Arb\u00ebrit- Familjar\u00eb t\u00eb Sulltanit\u2019, Thomas Frash\u00ebri, ky shkrues i p\u00ebrkor\u00eb honesh n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb drit\u00ebs na pasuron me p\u00ebrmbysje bot\u00ebsh dhe shnd\u00ebrrime identitetesh n\u00eb Arb\u00ebrin\u00eb e shekujve 14 -t\u00eb dhe 15-t\u00eb.      <\/p>\n<p>Teza themelore q\u00eb bashkon studimin \u00ebsht\u00eb se midis kultit dhe kultur\u00ebs arb\u00ebrore me an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bregdetit, nuk ka dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb ndarje, deri n\u00eb epok\u00ebn moderne t\u00eb shekullarizimit. Pik\u00ebrisht kjo sjellje metodologjike parimore shkenc\u00ebrisht e provuar p\u00ebr frytshm\u00ebrin\u00eb e saj na nxit ne t\u00eb shtrojm\u00eb nj\u00eb pyetje themelore p\u00ebr dijet albanologjike q\u00eb prej atyre shekujve: A ishin shqiptar\u00ebt e periudh\u00ebs arb\u00ebrore pjes\u00eb e Rilindjes Europiane dhe a ka lidhje Rilindja e tyre Komb\u00ebtare me idet\u00eb e k\u00ebtij \u201ct\u00ebrmeti t\u00eb madh epokal\u201d?<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb pas, a ka nj\u00eb vazhdim\u00ebsi midis periudh\u00ebs humaniste europiane dhe ideve romantike komb\u00ebtare?<\/p>\n<p>N\u00eb mos m\u00eb shum\u00eb, autori ka identifikuar disa prej kryemiteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb k\u00ebsaj periudhe, Arb\u00ebrin\u00eb mesjetare: mitin e origjin\u00ebs, mitin e hershm\u00ebris\u00eb, mitin e vendlindjes, mitin e gjuh\u00ebs amtare, mitin e heroit, mitin e Arb\u00ebrit \u2013 diku si realitet par\u00ebsor historik e diku si kujtim i t\u00eb par\u00ebve n\u00eb \u201cMotin e madh\u201d. Prandaj, libri \u201cPrinca t\u00eb Lilit\u201d shfaqet si nj\u00eb vler\u00eb e pa\u00e7muar q\u00eb hedh drit\u00eb mbi ngjarje dhe dinamika me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr historin\u00eb ton\u00eb mesjetare. Sepse mbi t\u00eb gjitha historishkrimi p\u00ebr gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shek. XIV ka mbetur ende i fosilizuar n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mbyllur mes aristokrat\u00ebve arb\u00ebror\u00eb dhe Venedikut.<\/p>\n<p>Mbeten gjithmon\u00eb me interes p\u00ebr lexuesin ato studime q\u00eb v\u00ebshtrojn\u00eb raportet e fenomeneve kulturore nd\u00ebrkomb\u00ebtare, perandorake, t\u00eb shfaqura p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb fryme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt apo t\u00eb nj\u00eb politike kulturore t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Libri \u201cPrinca t\u00eb Lilit\u201d i Thomas Frash\u00ebrit do t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb studiuesve t\u00eb historis\u00eb, t\u00eb qytet\u00ebrimit, t\u00eb kultur\u00ebs, t\u00eb letrave shqipe, t\u00eb gjuh\u00ebs amtare edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye.<\/p>\n<p>\u2018Princa t\u00eb Lilit- Bij t\u00eb Arb\u00ebrit- Familjar\u00eb t\u00eb Sulltanit\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb studim q\u00eb kap n\u00eb v\u00ebshtrim disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb lidhura me historin\u00eb, kultur\u00ebn dhe let\u00ebrsin\u00eb shqiptare. Aty vihet re raporti i pand\u00ebrprer\u00eb mes princave t\u00eb Lilit t\u00eb k\u00ebtej dhe andej Adriatikut duke ndri\u00e7uar m\u00eb shum\u00eb disa ndodhi dhe nd\u00ebrveprime globale cel\u00ebs p\u00ebr koh\u00ebn; p\u00ebr origjinat dhe shfaqjen n\u00eb histori t\u00eb Karl Topis\u00eb, p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me Durr\u00ebsin, p\u00ebr formimin e vet\u00ebdijes shtetformuese n\u00eb Arb\u00ebri fal\u00eb \u201cdiplomacis\u00eb s\u00eb dinastis\u00eb\u201d, p\u00ebr pushtimin e Durr\u00ebsit m\u00eb 1385 nga Balsha II dhe m\u00ebsymjet turke t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs epok\u00eb, p\u00ebr efektet e Skizm\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Per\u00ebndimit n\u00eb arealin arb\u00ebror, p\u00ebr rrjetin familjar t\u00eb Topiajve dhe k\u00ebshtu me rradh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb argumentimit se kjo epok\u00eb ishte edhe p\u00ebr ne nga kjo an\u00eb e Adriatikut, nj\u00eb epok\u00eb e shk\u00eblqyer raportesh t\u00eb nd\u00ebrsjellta, autori si dhe capak historian\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb mesjet\u00ebs v\u00ebrteton edhe nj\u00ebher\u00eb se jeta e fisnik\u00ebris\u00eb s\u00eb koh\u00ebs: heraldika, titujt, emblemat, stemat, vulat etj., por dhe marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike, tregtare, ekonomike, fetare me vendet e tjera, t\u00eb cilat analizohen me holl\u00ebsi (kemi parasysh lidhje t\u00eb tilla si Topiajt me anzhuin\u00ebt, paria e Himar\u00ebs me Papatin, Kastriot\u00ebt me Mbretin e Napolit etj.) jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb niveli t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Mesjeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb e gjat\u00eb dhe jo pa q\u00ebllim l\u00ebn\u00eb pastudiuar nga historiografia jon\u00eb por Thomas Frash\u00ebri me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij studimi vulos p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb pas F. Duk\u00ebs, Sh. Sinanit, P. Xhufit, A. Plasarit, etj., nj\u00eb dokumentacion t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr teza t\u00eb ndryshme shkencore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ides\u00eb q\u00eb kjo pjes\u00eb e bot\u00ebs ka qen\u00eb e mir\u00ebintegruar n\u00eb at\u00eb sistem t\u00eb madh vlerash t\u00eb asaj kohe a m\u00eb mir\u00eb epoke, q\u00eb quhet Rilindje Europiane.<\/p>\n<p>L\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb ky punim si kontribut n\u00eb interesin e shtuar q\u00eb ka sot p\u00ebr Mesjet\u00ebn arb\u00ebrore!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/arberit-princa-te-lilit-apo-te-zambakut\/\">Arb\u00ebrit, princa t\u00eb Lilit apo t\u00eb Zambakut?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Monika Stafa Historiografia shqiptare ngaher\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar me t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb tez\u00ebn se Arb\u00ebria e shekujve para-osman\u00eb kishte nivelin e zhvillimit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me vendet p\u00ebrgjat\u00eb pellgut t\u00eb Adriatikut. Studiuesit e mesjet\u00ebs madje k\u00ebt\u00eb rajon t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kulturor e quajt\u00ebn pellgu i Adriatikut, nj\u00eb metonomi p\u00ebr kontinentin evropian. Shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna nd\u00ebr dekada arrit\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30644","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30644","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30644"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30644\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30644"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30644"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30644"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}