{"id":30626,"date":"2025-07-12T06:48:45","date_gmt":"2025-07-12T06:48:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/12\/rama-ia-le-ne-dore-lindes-se-akshi-t-licencat-per-bitcoin-ngrihet-drejtoria-e-kriptomonedhave\/"},"modified":"2025-07-12T06:48:45","modified_gmt":"2025-07-12T06:48:45","slug":"rama-ia-le-ne-dore-lindes-se-akshi-t-licencat-per-bitcoin-ngrihet-drejtoria-e-kriptomonedhave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/12\/rama-ia-le-ne-dore-lindes-se-akshi-t-licencat-per-bitcoin-ngrihet-drejtoria-e-kriptomonedhave\/","title":{"rendered":"Rama ia l\u00eb n\u00eb dor\u00eb Lind\u00ebs s\u00eb AKSHI-t licencat p\u00ebr \u201cBitcoin\u201d, ngrihet Drejtoria e Kriptomonedhave"},"content":{"rendered":"<p>Pasi rregulloi industrin\u00eb e kanabisit dhe kazinot\u00eb, Kryeministri Rama ka nisur pa zhurm\u00eb ngritjen e infrastruktur\u00ebs s\u00eb kriptomonedhave. K\u00ebto dit\u00eb, pran\u00eb\u00a0 Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit \u00ebsht\u00eb ngritur Drejtoria e Inteligjenc\u00ebs Artificiale dhe Licencimit t\u00eb Kriptomonedh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, kjo drejtori e re, shpall konkurrimin p\u00ebr vende vakante n\u00eb pozicionin: Specialist, pran\u00eb Sektorit t\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale.<\/p>\n\n<p>AMF ka kaluar n\u00eb rol t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb lidhje me licencimin e operator\u00ebve t\u00eb kriptomonedhave dhe do t\u00eb jet\u00eb thjesht konsulent i Linda Kar\u00e7anajt, drejtores s\u00eb AKSHI-t.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 p\u00ebrdoret Policia e Shtetit p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb ilegalitet loj\u00ebrat e fatit, edhe Autoriteti i Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Financave, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rol duke shp\u00ebrndar\u00eb komunikata kund\u00ebr platformave t\u00eb kriptovalutave.<\/p>\n<p>Rasti m\u00eb i fundit ishte paralajm\u00ebrimi i AMF p\u00ebr rrezikun q\u00eb mund t\u2019u vij\u00eb investitor\u00ebve nga platforma e palicencuar NetherexPro. Autoriteti i Mbik\u00ebqyrjes Financiare (AMF), duke marr\u00eb shkas nga informacioni i publikuar n\u00eb rrjetet sociale, paralajm\u00ebronte investitor\u00ebt shqiptar\u00eb se platforma e investimeve NetherexPro nuk \u00ebsht\u00eb e licencuar, regjistruar dhe as e njohur nga Autoriteti i Mbik\u00ebqyrjes Financiare.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb Ligjin nr. 62\/2020 \u201cP\u00ebr Tregjet e Kapitalit\u201d dhe Ligjin nr. 66\/2020, dat\u00eb 21.05.2020 \u201cP\u00ebr tregjet financiare t\u00eb bazuara n\u00eb teknologjin\u00eb e regjistrave t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb\u201d, asnj\u00eb shoq\u00ebri nuk mund t\u00eb ofroj\u00eb apo promovoj\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb lidhura me investime n\u00eb tituj apo tregtimin e token\u00ebve digjital\u00eb dhe\/ose monedhave virtuale, brenda territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pa u licencuar, regjistruar, apo njohur m\u00eb par\u00eb nga Autoriteti i Mbik\u00ebqyrjes Financiare.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do investim n\u00eb k\u00ebto platforma mund t\u00eb rezultoj\u00eb me humbjen e t\u00eb gjitha parave t\u00eb investuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme. Investitor\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qart\u00eb se Autoriteti nuk mund t\u00eb mbroj\u00eb interesat e tyre kur investojn\u00eb n\u00eb subjekte apo platforma t\u00eb palicencuara\/regjistruara\/njohura nga AMF\u201d, k\u00ebshillonte AMF m\u00eb 13 qershor 2025.<\/p>\n<p>Por rreshti i fundit i njoftimit \u00ebsht\u00eb komik. \u201cLista e subjekteve t\u00eb licencuara nga Autoriteti ndodhet n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cRegjistri i t\u00eb Licencuarve\u201d n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Autoritetit t\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Financiare\u201d. N\u00eb fakt n\u00eb Shqip\u00ebri akoma nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb licenca e par\u00eb p\u00ebr kriptovalut\u00ebn. Ato do t\u2019i shp\u00ebrndaj\u00eb Rama dhe Linda me Inteligjenc\u00ebn e saj Artificiale.<\/p>\n<p><strong>Pse u takua Rama me \u201cmbretin\u201d e kriptomonedhave?<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ua ndalon qyetar\u00ebve, Rama ka koh\u00eb q\u00eb po merret me kriptomonedhat. M\u00eb 26 n\u00ebntor 2022, kryeministri Rama u takua me miliarderin e industris\u00eb s\u00eb kriptove, kompanis\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u2018exchange\u2019-it m\u00eb i madh n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr kriptomonedhat. Zyra e shtypit e Ram\u00ebs nuk njoftoi, por k\u00ebt\u00eb e b\u00ebri t\u00eb ditur vet\u00eb afaristi. Jam takuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb shtun\u00eb t\u00eb bukur me kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, zotin Edi Rama. Shtytja e adoptimit t\u00eb kriptove nuk ndalet kurr\u00eb\u201d, shkroi Changpeng Zhao, CEO i Binance, kompania me shk\u00ebmbimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb kriptovalutave n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n\n<p>Ai la t\u00eb kuptohet se ky takim ishte parantez\u00eb e nj\u00eb udh\u00ebtimi ligjor tanim\u00eb dhe, jo vet\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb bot\u00ebn virtuale. Nj\u00eb muaj m\u00eb pas, kompania e Binance e zhvendosi selin\u00eb qendrore n\u00eb Dubai, ku mori licenc\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria vendi i tret\u00eb q\u00eb i njeh me ligj kriptomonedhat<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, ish-Presidenti Ilir Meta ka kthyer n\u00eb Kuvend p\u00ebr rishqyrtim ligjin \u201cP\u00ebr tregjet financiar\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb teknologjin\u00eb e regjistrave t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ligji n\u00eb fjal\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kriptomonedhat ose si\u00e7 njihet ndryshe monedhat virtuale.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me rrezikun e shtuar t\u00eb transaksioneve ilegale, t\u00eb pastrimit t\u00eb parave dhe t\u00eb shmangies fiskale. T\u00eb dh\u00ebnat publike tregojn\u00eb se, n\u00eb t\u00eb gjitha vendet ka patur nj\u00eb shqet\u00ebsim mbi rastet e shumta t\u00eb mashtrimit n\u00ebp\u00ebrmjet emetimit dhe tregtimit t\u00eb token\u00ebve digjital\u00eb dhe\/ose monedhave virtuale\u201c, shkruante nd\u00ebr t\u00eb tjera Meta.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ligji p\u00ebr kriptomonedhat \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb Kuvend n\u00eb dat\u00ebn 21 maj 2020. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i tret\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, pas Franc\u00ebs dhe Malt\u00ebs q\u00eb njeh me ligj kriptovalutat. Ligji sjell njohjen e 5500 llojeve t\u00eb valutave, t\u00eb cilat do t\u00eb mund t\u00eb k\u00ebmbehen me para cash n\u00eb \u00e7do pik\u00eb k\u00ebmbimi.<\/p>\n<p><strong>Qeveria dhe AMF ka b\u00ebr\u00eb edhe rregullore p\u00ebr kriptovalutat<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rregulloren e botuar n\u00eb Fletore Zyrtare m\u00eb 26 n\u00ebntor 2022, p\u00ebrcaktohet qart\u00eb t\u00eb gjitha rregullat p\u00ebr nj\u00eb biznes apo nj\u00eb individ, nga marrja e licenc\u00ebs e deri tek dalja n\u00eb treg si burs\u00eb digjitale.<\/p>\n\n<p>Kjo rregullore i hapte tashm\u00eb rrug\u00ebn investimit t\u00eb ligjsh\u00ebm n\u00eb kriptomonedha, por duket se Rama i mban peng licencat derisa t\u00eb afroj\u00eb ndonj\u00eb peshk t\u00eb madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb burs\u00ebn \u00a0e kriptovalutave.<\/p>\n<p>P\u00ebr tu licencuar n\u00eb burs\u00ebn digjitale, t\u00eb gjith\u00eb subjektet e interesuara do t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn pran\u00eb AMF dhe AKSHI-t.<\/p>\n<p>Rregullorja p\u00ebrcakton 3 licenca q\u00eb bizneset apo individ\u00ebt mund t\u00eb marrin, ku ndahen n\u00eb pagesa digjitale q\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb kapital miminal depozituar n\u00eb bank\u00eb 20 milion\u00eb lek\u00eb, monedha virtuale q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn licenc\u00ebn e kategoris\u00eb B k\u00ebrkon kapital m\u00eb t\u00eb madh minimal me 60 milion\u00eb lek\u00eb, dhe ajo e kategoris\u00eb C p\u00ebr titujt digjital\u00eb 90 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb depozituar n\u00eb nj\u00eb nga bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>a) licenca e kategoris\u00eb \u201cA\u201d, ku mund t\u00eb tregtohen vet\u00ebm token\u00eb digjital\u00eb sh\u00ebrbimesh, token\u00eb digjital\u00eb asetesh dhe token\u00eb digjital\u00eb pagesash, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb nenin 57, t\u00eb ligjit;<br \/>\nb) licenca e kategoris\u00eb \u201cB\u201d, ku krahas veprimtaris\u00eb s\u00eb lejuar p\u00ebr kategorin\u00eb \u201cA\u201d, mund t\u00eb tregtohet gjithashtu para FIAT dhe monedha virtuale, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb nenin 58, t\u00eb ligjit;<br \/>\nc) licenca e kategoris\u00eb \u201cC\u201d, ku krahas veprimtaris\u00eb s\u00eb lejuar p\u00ebr kategorit\u00eb \u201cA\u201d dhe \u201cB\u201d, mund t\u00eb tregtohen gjithashtu, edhe token\u00eb digjital\u00eb t\u00eb titujve, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve t\u00eb parashikuara n\u00eb nenin 59, t\u00eb ligjit\u201d, thuhet n\u00eb rregullore.<\/p>\n<p>N\u00eb rregullore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar q\u00eb t\u00eb gjitha subjektet e licencuara duhet t\u00eb miratojn\u00eb edhe nj\u00eb rregullore p\u00ebr parandalimin e pastrimit t\u00eb parave. Madje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet Autoriteti i Mbik\u00ebqyrjes Financiare do t\u00eb zbatoj vigjilenc\u00ebn e zgjeruar q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i thell\u00eb kontrolli mbi subjektin e licencuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmanget \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb pastruar para apo financuar terrorizmin.<\/p>\n<p>\u201cBursa DLT \u00ebsht\u00eb subjekt i rregullores s\u00eb Autoritetit t\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Financiare nr. 58, dat\u00eb 30.6.2015, \u201cMbi masat e vigjilenc\u00ebs s\u00eb duhur dhe t\u00eb zgjeruar nga subjektet e ligjit mbi parandalimin e pastrimit t\u00eb parave dhe financimit t\u00eb terrorizmit\u201d, t\u00eb ndryshuar, si dhe zbaton me p\u00ebrpik\u00ebri t\u00eb gjitha detyrimet e p\u00ebrcaktuara p\u00ebr ofruesit e sh\u00ebrbimeve t\u00eb mjeteve virtuale, n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi p\u00ebr parandalimin e pastrimit t\u00eb parave dhe financimit t\u00eb terrorizmit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, qytetar\u00ebt q\u00eb ushtrojn\u00eb ilegalisht k\u00ebt\u00eb aktivitet arrestohen nga policia, edhe pse nuk ka baz\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu m\u00eb 18 n\u00ebntor 2024, policia kreu operacionin \u201cUSDT-1\u201d, \u00a0ku u arrestuan 18 veta me akuz\u00ebn se k\u00ebmbenin monedha virtuale n\u00eb para dhe anasjelltas pa licenc\u00eb. Aksioni u paraqit si nj\u00eb \u201csukses\u201d i madh. T\u00eb dh\u00ebnat u prezantuan nga drejtoresha e Drejtoris\u00eb p\u00ebr Hetimet e Krimeve Kibernetike n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Drejtuese e Par\u00eb, Ervina Gjana n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp.<\/p>\n<p>Sipas saj, ky operacion, i pari n\u00eb vendin ton\u00eb dhe shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb nivel rajonal, kishte objektiv dokumentimin me prova ligjore dhe goditjen e k\u00ebmbimit t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb parave n\u00eb monedha virtuale dhe anasjelltas.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gogol tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrdor Rama p\u00ebr t;i mbajtur kriptomonedhat n\u00eb zon\u00ebn e paligjshm\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb Banka e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, Banka Qendrore publikoi \u200b\u200bnj\u00eb paralajm\u00ebrim kund\u00ebr investimit n\u00eb asete digjitale.<\/p>\n<p>Por ilegalisht vazhdon shk\u00ebmbimi i monedhave virtuale n\u00eb Shqip\u00ebri. Raporti i publikuar nga platforma p\u00ebr kriptomonedha, Chainanalysis, e nxjerr Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn pas Greqis\u00eb n\u00eb rajon, p\u00ebr sasin\u00eb e kriptomonedhave q\u00eb zot\u00ebron. Mbi 50% e shqiptar\u00ebve posedojn\u00eb kriptomonedh\u00ebn Ethereum, 25% kripto me vler\u00eb t\u00eb fiksuar dhe 10% Bitcoin, pjesa tjet\u00ebr jan\u00eb kriptomonedha alternative. Analiza e Chainanalysisn thekson se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb kryen transaksionet e monedhave digjitale pa monitorim dhe i paprekur nga sistemet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, Shqip\u00ebria pati kriptovalut\u00ebn e saj t\u00eb par\u00eb \u2013 Albcoin (Alb p\u00ebr Shqip\u00ebri dhe Coin p\u00ebr monedh\u00eb), emri i koduar i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb ALBC.<\/p>\n\n<p>Kjo kriptomonedh\u00eb vepron n\u00eb rrjetin e Ethereum dhe xDai, ku ndryshe nga Bitcoin, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i sigurt dhe transparent n\u00eb transaksione.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, Bitcoin po ndihmon gjithashtu n\u00eb rritjen e numrit t\u00eb bizneseve q\u00eb pranojn\u00eb monedh\u00ebn digjitale. Disa biznese shqiptare kan\u00eb filluar ta pranojn\u00eb Bitcoin si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pagese. Kjo po ndihmon n\u00eb rritjen e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr monedh\u00ebn digjitale. Bitcoin po b\u00ebhet gjithashtu m\u00eb popullor si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar para nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht.<\/p>\n<p>Ndoshta edhe qeveria po b\u00ebn nj\u00eb hap para, meqen\u00ebse i ka dh\u00ebn\u00eb drit\u00ebn jeshile Lind\u00ebs s\u00eb AKSHI-t q\u00eb ta fus\u00eb kriptomonedh\u00ebn n\u00eb prioritetet e zhvillimit. Qysh n\u00eb vitin 2021, Kar\u00e7anaj ka deklaruar si synim p\u00ebrdorimin e BlockChain n\u00eb sistemin e pagesave.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rama-ia-le-ne-dore-lindes-se-akshi-t-licencat-per-bitcoin-ngrihet-drejtoria-e-kriptomonedhave\/\">Rama ia l\u00eb n\u00eb dor\u00eb Lind\u00ebs s\u00eb AKSHI-t licencat p\u00ebr \u201cBitcoin\u201d, ngrihet Drejtoria e Kriptomonedhave<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi rregulloi industrin\u00eb e kanabisit dhe kazinot\u00eb, Kryeministri Rama ka nisur pa zhurm\u00eb ngritjen e infrastruktur\u00ebs s\u00eb kriptomonedhave. K\u00ebto dit\u00eb, pran\u00eb\u00a0 Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit \u00ebsht\u00eb ngritur Drejtoria e Inteligjenc\u00ebs Artificiale dhe Licencimit t\u00eb Kriptomonedh\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, kjo drejtori e re, shpall konkurrimin p\u00ebr vende vakante n\u00eb pozicionin: Specialist, pran\u00eb Sektorit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30626","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30626","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30626"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30626\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30626"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30626"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30626"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}