{"id":30623,"date":"2025-07-12T05:10:19","date_gmt":"2025-07-12T05:10:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/12\/diversiteti-kulturor-ne-marredheniet-nderkombetare\/"},"modified":"2025-07-12T05:10:19","modified_gmt":"2025-07-12T05:10:19","slug":"diversiteti-kulturor-ne-marredheniet-nderkombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/12\/diversiteti-kulturor-ne-marredheniet-nderkombetare\/","title":{"rendered":"Diversiteti kulturor n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"<p>Zhvillimi i tem\u00ebs s\u00eb diversitetit kulturor n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Diversiteti kulturor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga temat m\u00eb t\u00eb debatuara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arin e ri. Mij\u00ebvje\u00e7ari i ri bashk\u00eb me ritmet e larta globalizuese solli n\u00eb diskutimet e elitave edhe \u00e7\u00ebshtjen e diversitetit kulturor si dimension i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i integrimit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e re globale, q\u00eb duhej pasqyruar n\u00eb konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nj\u00eb nga shtysat e k\u00ebsaj v\u00ebmendjeje ishte praktika e rregullimeve ligjore nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb fokusoheshin kryesisht te shk\u00ebmbimet ekonomike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grup studiuesish, kryesisht franko-kanadez\u00eb, u mor\u00ebn gjat\u00eb me perspektivat, t\u00eb ardhmen e diversitetit dhe u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb influenconin me k\u00ebrkesat e tyre, sanksionimin e ekzistenc\u00ebs dhe zhvillimit t\u00eb tij n\u00eb konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare (UNESCO), duke ia bashkangjitur me shkatht\u00ebsi \u00e7\u00ebshtjen e diversitetit, temave juridike mbi marr\u00ebveshjet p\u00ebr shk\u00ebmbimet tregtare, rregullimet e tregjeve etj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grup i dyt\u00eb (nga t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb i spikaturi ishte Hofstede) e orientoi v\u00ebmendjen n\u00eb integrimin e grupeve t\u00eb ndryshme kulturore n\u00eb procesin e prodhimit dhe menaxhimit n\u00eb skemat e reja globale, duke studiuar dhe duke prezantuar p\u00ebrfundime n\u00eb interes t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes multikulturore.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, politologu amerikan Samuel P. Huntington, n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb titulluar \u201cP\u00ebrplasja e qytet\u00ebrimeve\u201d, sugjeroi se konfliktet e s\u00eb ardhmes do t\u00eb lidhen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me \u00e7\u00ebshtjet kulturore ose identitare.<\/p>\n<p>Paradoksalisht, sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb globalizimi zhvillohet n\u00eb kuptimin e nj\u00eb homogjenizimi t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb imponimit t\u00eb disa modeleve kulturore, kryesisht q\u00eb vijn\u00eb nga kultura per\u00ebndimore dhe anglo-saksone, aq m\u00eb shum\u00eb bota moderne p\u00ebrballet me konflikte t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Ligj\u00ebrimi p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e diversitetit kulturor n\u00eb periudh\u00ebn e re t\u00eb globalizimit t\u00eb cil\u00ebsuar si \u201cfundi i historis\u00eb\u201d nga Fukyuama u zhvillua n\u00eb ambientet e institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare krahas me ligj\u00ebrimin p\u00ebr ruajtjen e biodiversitetit. Edhe p\u00ebr diversitetin kulturor, argumentet u nd\u00ebrtuan me tem\u00eb dhe leksik t\u00eb orientuar drejt r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ruajtjes s\u00eb ekosistemeve kulturore (zhvillimeve kulturore brenda nj\u00eb habitati t\u00eb caktuar gjeografik).<\/p>\n<p>Tema e diversitetit kulturor u zhvillua n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb si nj\u00eb objektiv global p\u00ebr t\u2019u arritur dhe q\u00eb gjeneron interes, pjes\u00ebmarrje, fushata, lobime nga intelektual\u00eb t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme dhe n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Periudha pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, zhvillimi i institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nd\u00ebrtimi i vazhduesh\u00ebm i arkitektur\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ruajtjen e paqes pas tmerreve t\u00eb luft\u00ebs, ndihmoi n\u00eb zhvillimin e tem\u00ebs s\u00eb diversitetit.<\/p>\n<p>Geert Hofstede, antropolog holandez n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201960-t\u00eb, filloi studimin e proceseve nd\u00ebrkulturore n\u00eb procesin e prodhimit duke pasur n\u00eb fokus korporatat shum\u00ebkomb\u00ebshe. Puna e tij do t\u00eb reflektonte dhe ndikonte n\u00eb zhvillimin e tem\u00ebs s\u00eb diversitetit kulturor n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Teoria e dimensioneve kulturore t\u00eb Hofstedes ofron edhe sot nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar ndikimin e kultur\u00ebs n\u00eb mjediset organizative dhe marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Dimensionet Kulturore t\u00eb formuluara prej tij \u2013 distanca hierarkike, individualizmi vs. kolektivizmit, feminiteti vs. maskulinitetit, kontrolli i pasiguris\u00eb, orientimi afatgjat\u00eb kohor, falja vs. vet\u00ebp\u00ebrmbajtjes \u2013 shpjegojn\u00eb sesi kulturat e ndryshme qasen ndaj autoritetit, bashk\u00ebpunimit, vendimmarrjes, riskut, strategjis\u00eb afatgjat\u00eb dhe komunikimit nd\u00ebrkulturor.<\/p>\n<p>N\u00eb grupet multikulturore (p.sh. grupet pun\u00ebtore me emigrant\u00eb t\u00eb integruar n\u00ebp\u00ebr fabrika) zgjidhja e problemeve \u00ebsht\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb, sepse vler\u00ebsohen nga m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim kulturor. Brenda k\u00ebtyre grupeve shmangen p\u00ebrfundimet e thjeshtuara t\u00eb arritura m\u00eb tep\u00ebr si rrjedhoj\u00eb e solidaritetit kulturor n\u00eb grupet homogjene, se sa rrjedhoj\u00eb e analiz\u00ebs s\u00eb problemit.<\/p>\n<p>K\u00ebto dallime kulturore nuk jan\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje t\u00eb brendshme t\u00eb menaxhimit, por ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si nd\u00ebrmarrjet lidhen me partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebrshtaten me rregullat e tregjeve t\u00eb huaja dhe nd\u00ebrtojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb q\u00ebndrueshme tregtare.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin e tregtis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku bashk\u00ebpunojn\u00eb aktor\u00eb me profile kulturore t\u00eb ndryshme, kuptimi i k\u00ebtyre dimensioneve \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb shmangur keqkuptime, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar negociatat dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar partneritete afatgjata. P\u00ebr shembull, nj\u00eb kultur\u00eb e organizuar fort rreth hierarkis\u00eb vertikale mund t\u00eb interpretoj\u00eb ndryshe procesin e vendimmarrjes nga nj\u00eb kultur\u00eb m\u00eb horizontale, \u00e7ka ndikon n\u00eb ritmin dhe stilin e bashk\u00ebpunimit ekonomik.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pranimi dhe menaxhimi i diversitetit kulturor n\u00eb mjediset shum\u00ebkomb\u00ebshe sjell p\u00ebrfitime konkrete n\u00eb treg: rritje t\u00eb kreativitetit, shmangie t\u00eb mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00ebtrajtshme, si dhe p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb reputacionit t\u00eb kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmarrjet q\u00eb promovojn\u00eb p\u00ebrfshirjen e kulturave t\u00eb ndryshme jan\u00eb m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse n\u00eb dit\u00ebt e sotme p\u00ebr brezat e rinj t\u00eb cil\u00ebt e shohin larmishm\u00ebrin\u00eb si vler\u00eb themelore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, diversiteti kulturor kthehet n\u00eb nj\u00eb avantazh konkurrues, duke ndikuar pozitivisht n\u00eb performanc\u00ebn tregtare dhe n\u00eb etik\u00ebn e brendshme t\u00eb kompanive.<\/p>\n<p>Kontributi i Hofstedes q\u00ebndron n\u00eb faktin se ai e lidhi \u00e7\u00ebshtjen e diversitetit kulturor me nj\u00eb fush\u00eb praktike dhe me ndikim si biznesi, duke i dh\u00ebn\u00eb legjitimitet kultur\u00ebs si faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb globalizimin ekonomik.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj teorie, menaxher\u00ebt dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen jo vet\u00ebm aktor\u00eb m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm ekonomikisht, por edhe promotor\u00eb t\u00eb vlerave nd\u00ebrkulturore n\u00eb tregtin\u00eb globale.<\/p>\n<p><strong>\u201cBetejat\u201d kryesore t\u00eb diversitetit kulturor<\/strong><\/p>\n<p>Por \u201cbetejat\u201d kryesore t\u00eb diversitetit kulturor dhe zhvillimit t\u00eb tem\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare u b\u00ebn\u00eb n\u00eb gjirin e UNESCO-s. E krijuar n\u00eb vitin 1945, si pjes\u00eb e OKB-s\u00eb, u b\u00eb hap\u00ebsira kryesore p\u00ebr t\u00eb promovuar diversitetin si p\u00ebrpjekje e vazhdueshme p\u00ebr nj\u00eb paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb bot\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet bashk\u00ebpunimit n\u00eb fush\u00ebn e artit, kultur\u00ebs dhe edukimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga meritat e para t\u00eb drejtuesve t\u00eb UNESCO-s dhe ekipeve t\u00eb saj ishte pasurimi me termin \u201ckultur\u00eb\u201d i shprehjeve tekstuale t\u00eb tradit\u00ebs \u201cbashk\u00ebpunim intelektual\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, termi kultur\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb diversitet kulturor do t\u00eb b\u00ebheshin pjes\u00eb e fjalorit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ligj\u00ebrimeve t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare bashk\u00ebkohore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, bashk\u00ebpunimi kulturor nd\u00ebrkomb\u00ebtar prezantohet edhe sot, i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm p\u00ebr objektivin e garantimit dhe ruajtjes s\u00eb paqes dhe siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb bot\u00eb. Ky proces mund t\u00eb ekzistoj\u00eb duke u kujdesur jo vet\u00ebm p\u00ebr respektimin e pavar\u00ebsis\u00eb dhe integritetit t\u00eb shteteve an\u00ebtare, por edhe p\u00ebr sigurimin e \u201cdiversitetit t\u00eb frytsh\u00ebm t\u00eb kulturave t\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb filozofia mbi t\u00eb cil\u00ebn vazhdon t\u00eb bazohet i gjith\u00eb sistemi dhe p\u00ebrfaq\u00ebson at\u00eb \u201cfil rouge\u201d q\u00eb bashkon dhe karakterizon veprimin normativ t\u00eb UNESCO-s n\u00eb sektorin kulturor, duke i dh\u00ebn\u00eb asaj koherenc\u00eb logjike dhe sistematike.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, diversiteti kulturor figuron n\u00eb opinionin publik, nd\u00ebr parimet themelore juridike t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs kulturore nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb proceseve t\u00eb studimit, konvergimit t\u00eb q\u00ebndrimeve, hartimit t\u00eb teksteve ligjore, negocimit me delegacionet e shteteve p\u00ebr ratifikimet etj., trajtimi i tem\u00ebs s\u00eb diversitetit kulturor nuk u shk\u00ebput asnj\u00ebher\u00eb nga tema e tregtis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe kjo solli jo pak probleme p\u00ebr studiuesit dhe ekspert\u00ebt q\u00eb u angazhuan.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb negociatave, disa shtete, e konsideruan tekstin e konvent\u00ebs (2005) nj\u00eb instrument t\u00eb proteksionizmit t\u00eb maskuar n\u00eb fush\u00ebn e tregtis\u00eb dhe shk\u00ebmbimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe si t\u00eb till\u00eb, jo t\u00eb frytsh\u00ebm p\u00ebr qarkullimin e lir\u00eb t\u00eb ideve.<\/p>\n<p>Ky kund\u00ebrshtim prodhoi disa kritika ndaj aktivitetit t\u00eb UNESCO-s, por q\u00eb gjithsesi nuk e zbehu pun\u00ebn e saj p\u00ebr promovimin dhe kontrollin e zbatimit t\u00eb dispozitave t\u00eb konvent\u00ebs.<\/p>\n<p>Kultura, dhe n\u00eb ve\u00e7anti politikat kulturore, shkaktuan n\u00eb periudh\u00ebn pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb, nj\u00eb debat nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb vazhdon edhe sot dhe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me trajtimin e t\u00eb mirave dhe sh\u00ebrbimeve kulturore n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Dy ishin perspektivat n\u00eb dukje t\u00eb papajtueshme n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tij, q\u00ebndrimi se n\u00ebse mallrat dhe sh\u00ebrbimet kulturore kan\u00eb nj\u00eb vler\u00eb tregu dhe jan\u00eb pjes\u00eb e qarqeve tregtare, ato nuk mund t\u00eb krahasohen me mallra t\u00eb thjeshta, sepse ato jan\u00eb bart\u00ebse vlerash dhe simbolesh dhe prej andej ndikojn\u00eb n\u00eb identitetin kulturor t\u00eb nj\u00eb kombi.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht kultura duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb p\u00ebrjashtimi nga normat dhe rregullat e liberalizimit t\u00eb tregtis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb parimi i p\u00ebrjashtimit kulturor, i mbrojtur n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga qeverit\u00eb e Franc\u00ebs dhe Kanadas\u00eb (Quebec-ut).<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi tjet\u00ebr konsideronte kultur\u00ebn nj\u00eb sektor ekonomik si \u00e7do tjet\u00ebr, dhe masat publike p\u00ebr promovimin dhe mbrojtjen e industrive kulturore jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr e papranueshme e proteksionizmit.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara e kan\u00eb mbrojtur k\u00ebt\u00eb qasje, q\u00eb mallrat dhe sh\u00ebrbimet kulturore nuk mund t\u00eb jen\u00eb objekt i dispozitave specifike n\u00eb marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare tregtare.<\/p>\n<p>Ndryshe nga konteksti frankofon, referenca amerikane p\u00ebr diversitetin kulturor \u00ebsht\u00eb e lidhur me lirin\u00eb e zgjedhjes s\u00eb individit p\u00ebr t\u00eb konsumuar nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri t\u00eb madhe t\u00eb produkteve kulturore.<\/p>\n<p>Diversiteti i produkteve kulturore t\u00eb ofruara duhej t\u00eb p\u00ebrputhej me diversitetin gjithmon\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb tregut global.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb koncepti aplikohet si produkti efektiv i tregut dhe jo si produkti i politikave aktive nga ana e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Specialist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, lobuan q\u00eb kultura dhe diversiteti kulturor, t\u00eb gjenin p\u00ebrdorimin e duhur n\u00eb marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Fillimisht politika zyrtare t\u00eb shteteve t\u00eb ndryshme treguan interes t\u00eb bashkonin tem\u00ebn e diversitetit kulturor (ruajtjen, mbrojtjen, promovimin), futjen dhe pasqyrimin e saj n\u00eb legjislacionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u2013 me interesat e tyre n\u00eb fush\u00ebn e tregtis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>K\u00ebto q\u00ebndrime soll\u00ebn q\u00eb studiues dhe lobues si Dorval Brunelle apo Louise Beaudoin t\u00eb fillojn\u00eb t\u2019i konsiderojn\u00eb marr\u00ebveshjet tregtare jo thjesht nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i ndikimit n\u00eb kultur\u00eb, por si praktika t\u00eb mir\u00ebfillta kulturore.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb viteve \u201890-t\u00eb, u rrit trysnia n\u00eb media dhe organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr cil\u00ebsimin e diversitetit kulturor si tem\u00eb jo dyt\u00ebsore, por t\u00eb barabart\u00eb me temat e tjera, edhe at\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtar\u00ebt e saj do t\u00eb jen\u00eb sipas Beaudoin-it, \u201cmumifikimi i kultur\u00ebs\u201d, nacionalizmi etnik dhe proteksionizmi.<\/p>\n<p>Grupi franko \u2013 kanadez theksoi tez\u00ebn se marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare duhet t\u00eb synojn\u00eb njohjen e rolit thelb\u00ebsor t\u00eb diversitetit kulturor n\u00eb zhvillimin ekonomik dhe social n\u00eb shoq\u00ebri. Ato theksuan, nd\u00ebr t\u00eb tjera, natyr\u00ebn e dyfisht\u00eb kulturore dhe ekonomike t\u00eb mallrave dhe sh\u00ebrbimeve kulturore, si dhe t\u00eb drejt\u00ebn themelore t\u00eb \u00e7do individi dhe shoq\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga jeta kulturore.<\/p>\n<p>Objekti i marr\u00ebveshjeve duhet t\u00eb arrij\u00eb, sipas tyre, n\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb kulturore t\u00eb artikuluar mbi raportin kultur\u00ebs-tregti, duke specifikuar t\u00eb drejtat dhe detyrimet e shteteve pale, duke iu p\u00ebrgjigjur nevojave t\u00eb vendeve n\u00eb zhvillim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e diversitetit kulturor, duke i rregulluar, por pa iu shmangur rregullave t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>(Edhe taksa e nj\u00eb bilete kinemaje p\u00ebr t\u00eb ndjekur nj\u00eb film per\u00ebndimor n\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb zhvillim, duhet t\u00eb gjej\u00eb referime juridike).<\/p>\n<p>Formimi kulturor i k\u00ebtij grupimi i dedikohej \u201cshkoll\u00ebs\u201d franceze dhe u reflektua n\u00eb debatet dhe polemikat e zhvilluara n\u00eb gjirin e organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ve\u00e7an\u00ebrisht brenda UNESCO-s.<\/p>\n<p>N\u00eb Franc\u00eb, diversiteti kulturor \u00ebsht\u00eb i lidhur me politikat kulturore t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim mbrojtjen e kultur\u00ebs nga \u201cdora e padukshme\u201d e tregut. \u201cKultura\u201d k\u00ebtu korrespondon me kultur\u00ebn vendase, nd\u00ebrsa \u201ctregu\u201d korrespondon me kultur\u00ebn globale dominuese, ose, n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tjera, kultur\u00ebn amerikane.<\/p>\n<p>Prandaj, fraza e vog\u00ebl q\u00eb simbolizonte fushat\u00ebn franceze p\u00ebr diversitetin kulturor n\u00eb UNESCO, \u201ckultura nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mall si t\u00eb tjerat\u201d, thekson k\u00ebt\u00eb ndarje midis kultur\u00ebs dhe tregut. Ajo sugjeron se kultura \u00ebsht\u00eb esencialisht koncept m\u00eb i lart\u00eb se tregu, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye meritonte trajtim \u201ct\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d duke e larguar nga mekanizmat automatik\u00eb t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>Konventa e vitit 2005, e UNESCO-s \u201cMbi mbrojtjen dhe promovimin e diversitetit kulturor\u201d ishte nj\u00eb arritje e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Ajo erdhi mbas miratimit po nga UNESCO t\u00eb \u201cDeklarat\u00ebs universale mbi diversitetin kulturor\u201d t\u00eb vitit 2001.<\/p>\n<p>K\u00ebto dokumente \u2013 pjes\u00eb e legjislacionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe funksionale n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit t\u00eb marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, jan\u00eb fryt edhe i pun\u00ebs studimore t\u00eb studiuesve dhe aktivist\u00ebve shoq\u00ebror\u00eb si Francois de Bernard, George Azzaria, Raphael Canet, Geert Hofstede, Nancy Adler, Renald Goulet etj.<\/p>\n<p>Dy nga studiuesit dhe intelektual\u00ebt q\u00eb dhan\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb japin kontribut n\u00eb zhvillimin e k\u00ebsaj teme jan\u00eb Francois de Bernard dhe Raphael Canet.<\/p>\n<p>I pari vuri n\u00eb dukje rrezikun e reduktimit n\u00eb nj\u00eb slogan t\u00eb diversitetit kulturor dhe e konsideroi thelb\u00ebsore t\u00eb riformulohej konceptualisht ideja e diversitetit kulturor. Diversiteti kulturor sipas tij \u00ebsht\u00eb:<\/p>\n<p>I larmish\u00ebm, jo \u200b\u200bn\u00eb kuptimin e nj\u00eb v\u00ebzhgimi, por t\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizjeje dinamike t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb; Kulturor, duke insistuar n\u00eb specifik\u00ebn e kultur\u00ebs, nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb lidhje me natyr\u00ebn dhe biodiversitetin; Dinamik, jo statik; Edhe p\u00ebrgjigje, edhe pyetje; Nj\u00eb projekt, n\u00eb kuptimin e nj\u00eb grupi koherent idesh, p\u00ebrpjekjesh dhe objektivash.<\/p>\n<p>Po sipas de Bernard-it, ky projekt q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht teorik, juridik dhe politik, duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e takimit t\u00eb filozofis\u00eb, shkencave njer\u00ebzore dhe shoq\u00ebrore me ligjin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebria e domenit kulturor ndaj atij tregtar.<\/p>\n<p>I dyti e p\u00ebrshkroi epok\u00ebn e globalizimit dhe t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit si sfid\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur diversitetin kulturor, sidomos p\u00ebrball\u00eb forcave t\u00eb tregtis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Rapha\u00ebl Canet theksoi n\u00eb tezat e tij asimetrin\u00eb e thell\u00eb n\u00eb qarkullimin global t\u00eb informacionit mes vendeve t\u00eb zhvilluara dhe atyre n\u00eb zhvillim, duke ngritur pik\u00ebpyetje rreth mbrojtjes s\u00eb identiteteve kulturore.<\/p>\n<p>Ai identifikoi kat\u00ebr qasje kryesore n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim: rregullimin e flukseve t\u00eb informacionit (qasje konfrontuese e viteve 1970 e zhvilluar n\u00eb UNESCO); tregun e lir\u00eb (i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga OBT-ja, q\u00eb mohon natyr\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb produkteve kulturore); konceptin e singularitetit kulturor (qasje aktuale n\u00eb UNESCO q\u00eb k\u00ebrkon mbrojtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr produktet kulturore nga rregullat e tregut); si dhe ruajtjen e diversitetit brenda Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (nj\u00eb qasje m\u00eb e vonshme dhe m\u00eb neutrale, q\u00eb i l\u00eb shtetet t\u00eb vetme n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb).<\/p>\n<p>Tensioni midis vlerave kulturore dhe logjik\u00ebs s\u00eb tregut vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb sfid\u00eb e hapur sipas Canet-it n\u00eb politikat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb nga figurat p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb altermondializmit (globalizimit ndryshe t\u00eb d\u00ebshiruesh\u00ebm) ai shprehu frik\u00ebn ndaj hegjemonis\u00eb liberale pas viteve \u201990-t\u00eb, me argumentin se grupimet ekonomike po e zhvendosnin v\u00ebmendjen nga problemet e brendshme sociale drejt diskurseve identitare n\u00eb shoq\u00ebri, duke dob\u00ebsuar komponentin multikulturor t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb tezat e intelektual\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij grupimi, diversiteti kulturor \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr funksionimin e forumeve sociale, nj\u00eb alternativ\u00eb demokratizuese e qarkullimit t\u00eb informacionit, q\u00eb bashk\u00eb me ekonomin\u00eb bashk\u00ebpunuese (sharing economy) dhe l\u00ebvizjes mjedisore qart\u00ebsojn\u00eb rrug\u00ebn drejt s\u00eb ardhmes shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Diversiteti kulturor prezantohet sot si element i pashmangsh\u00ebm i rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb nd\u00ebrthurjen mes tregtis\u00eb dhe kultur\u00ebs, marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbeten d\u00ebshmi e p\u00ebrpjekjes p\u00ebr ta mbrojtur identitetin p\u00ebrmes dialogut dhe mir\u00ebkuptimit. Aty ku takohen interesat ekonomike dhe pasurit\u00eb shpirt\u00ebrore, lind mund\u00ebsia p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb nuanca njer\u00ebzore.\/MONITOR<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/12\/diversiteti-kulturor-ne-marredheniet-nderkombetare\/\">Diversiteti kulturor n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zhvillimi i tem\u00ebs s\u00eb diversitetit kulturor n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Diversiteti kulturor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga temat m\u00eb t\u00eb debatuara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arin e ri. Mij\u00ebvje\u00e7ari i ri bashk\u00eb me ritmet e larta globalizuese solli n\u00eb diskutimet e elitave edhe \u00e7\u00ebshtjen e diversitetit kulturor si dimension i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i integrimit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e re globale, q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30623","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30623","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30623"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30623\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30623"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30623"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30623"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}