{"id":3061,"date":"2024-11-12T07:00:25","date_gmt":"2024-11-12T07:00:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/12\/per-te-shmangur-letersine-dhe-gazetarine-e-zevendesueshme\/"},"modified":"2024-11-12T07:00:25","modified_gmt":"2024-11-12T07:00:25","slug":"per-te-shmangur-letersine-dhe-gazetarine-e-zevendesueshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/12\/per-te-shmangur-letersine-dhe-gazetarine-e-zevendesueshme\/","title":{"rendered":"P\u00ebr t\u00eb shmangur let\u00ebrsin\u00eb dhe gazetarin\u00eb e z\u00ebvend\u00ebsueshme"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze <\/p>\n<p>E di q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb 34 viteve pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme, t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb njohin si gazetar, por d\u00ebshirat e para p\u00ebr t\u00eb botuar nuk i kam pasur si gazetar. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb emrin n\u00eb shtyp e kam pasur posht\u00eb nj\u00eb poezie.<\/p>\n<p>N\u00ebse kam nj\u00eb mir\u00ebnjohje personale p\u00ebr poezin\u00eb, \u00ebsht\u00eb se ajo m\u00eb futi n\u00eb rrug\u00ebn e gazetaris\u00eb dhe jo gazetaria n\u00eb rrug\u00ebn e poezis\u00eb, si\u00e7 mund ta mendojn\u00eb shum\u00eb tani.<\/p>\n<p>Aq e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo, sa n\u00ebse do t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonit t\u00eb identifikoja nj\u00eb tipar t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb poezis\u00eb pa pretenduar t\u00eb jem studiues letrar, do t\u00eb thosha se poezit\u00eb e mia jan\u00eb p\u00ebrjetime, nj\u00ebsoj si shkrimet. Nuk kam pothuajse asnj\u00eb poezi \u2013 ose s\u00eb paku nuk m\u00eb kujtohet \u2013 q\u00eb t\u00eb mos lidhet me di\u00e7ka q\u00eb kam p\u00ebrjetuar. M\u00eb s\u00eb shumti ato jan\u00eb p\u00ebrjetime poetike sesa produkte t\u00eb laboratorit artistik t\u00eb nj\u00eb poeti.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ka nj\u00eb lidhje organike mes fillimit me poezit\u00eb dhe vazhdimit si gazetar.<\/p>\n<p>E thash\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb t\u00eb mos vazhdoni t\u00eb m\u00eb b\u00ebni k\u00ebt\u00eb \u201cgjyqin\u201d pse shkruaj poezi.<\/p>\n<p>Libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj antologjie kohore, i shtrir\u00eb n\u00eb tre dekada, ku jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur poezi nga t\u00eb gjitha periudhat kohore; kjo v\u00ebrehet leht\u00ebsisht, edhe pa v\u00ebn\u00eb datat n\u00eb fund t\u00eb poezive.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se jemi k\u00ebtu, te nj\u00eb lloj dokumenti i historis\u00eb edhe p\u00ebrmes poezive, dua t\u00eb them dy fjal\u00eb p\u00ebr gazetar\u00ebt e rinj dhe p\u00ebr poet\u00ebt e rinj.<\/p>\n<p>Gazetaria ka ndryshuar shum\u00eb, dhe bashk\u00eb me t\u00eb kemi ndryshuar edhe ne, por ajo q\u00eb po ndryshon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike \u00ebsht\u00eb distanca e atyre q\u00eb sot quhen gazetar\u00eb nga let\u00ebrsia dhe fjala e shkruar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe var\u00ebsia e pashmangshme nga teknologjia.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm gazetar\u00ebt q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr mua, por edhe n\u00eb gjith\u00eb shtypin, tani kan\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb frikshme nga let\u00ebrsia dhe fjala e shkruar. Kam frik\u00eb se edhe nga leximi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb lexojn\u00eb Facebook-un, X-in, apo rrjete t\u00eb tjera sociale dhe q\u00eb pastaj i ekspozojn\u00eb si dije duke marr\u00eb citate prej tyre.<\/p>\n<p>Kjo natyrisht q\u00eb l\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb tekstet e tyre, n\u00eb fjalorin e varf\u00ebr dhe n\u00eb munges\u00ebn e talentit p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr p\u00ebrmes fjal\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb njetin problem e kan\u00eb sot n\u00eb let\u00ebrsi dhe ata q\u00eb duan t\u00eb injorojn\u00eb brumin e gazetaris\u00eb p\u00ebr letersin\u00eb. Sado e mang\u00ebt t\u00eb jet\u00eb gazetaria, ajo \u00ebsht\u00eb l\u00ebnda e par\u00eb m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shkrimtar. Ata q\u00eb e injorojn\u00eb d\u00ebnojn\u00eb veten.<\/p>\n<p>Debati mbi ndikimin e let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb gazetari \u00ebsht\u00eb i vjet\u00ebr dhe ashtu si\u00e7 ka ithtar\u00eb t\u00eb saj, si puna ime, ka edhe kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb eg\u00ebr dhe t\u00eb vendosur me plot argumente, q\u00eb thon\u00eb se krijimtaria letrare d\u00ebmton t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe raportimin profesional.<\/p>\n<p>Por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb spekulim teknokrat\u00ebsh.<\/p>\n<p>T\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e d\u00ebmton karakteri dhe personaliteti i gazetarit dhe jo kultura letrare e tij. Mungesa e kultur\u00ebs n\u00eb gazetari dhe distanca e gazetar\u00ebve t\u00eb rinj nga librat i b\u00ebn ata t\u00eb manipuluesh\u00ebm, m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, m\u00eb pak t\u00eb lexuar dhe, mbi t\u00eb gjitha, i b\u00ebn t\u00eb paem\u00ebr.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr mendoj se dhe shk\u00ebputja e let\u00ebrsis\u00eb nga t\u00eb v\u00ebrteta e dit\u00ebs e b\u00ebn at\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, dhe e kthen n\u00eb specie n\u00eb zhdukje. Nj\u00eb nga romanet m\u00eb t\u00eb mira dhe t\u00eb lexuara sot n\u00eb tregun evropian \u00ebsht\u00eb romani \u201cZgjerimi\u201d i Robert Menasse, shkrimtar austriak q\u00eb ka n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes Shqip\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre dit\u00ebve, q\u00eb ne e shikojm\u00eb para syve e nuk na b\u00ebn p\u00ebrshtypje. Ka nj\u00eb shkrirje t\u00eb kufijve mes let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb dhe gazetaris\u00eb s\u00eb mir\u00eb dhe ky \u00ebsht\u00eb trend i koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si gazetaria e cek\u00ebt q\u00eb rrezikon t\u00eb kthehet n\u00eb profesion t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm nga inteligjenca artificiale, edhe let\u00ebrsia e cek\u00ebt e ka k\u00ebt\u00eb rrezik.<\/p>\n<p>N\u00eb redaksi nuk na duhet m\u00eb redaktor, se kemi ChatGPT, nuk na duhen m\u00eb statistika, se i gjejm\u00eb n\u00eb internet, dhe nuk duhen ngjarje, se i shohim live n\u00eb rrjete sociale. <\/p>\n<p>T\u00eb vetmit q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb diferenc\u00ebn jan\u00eb gazetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb gjuh\u00ebn e tyre t\u00eb t\u00eb shkruarit, stilin e tyre dhe, natyrisht, kultur\u00ebn e tyre. Mendoj se mbijetesa e gazetaris\u00eb mund t\u00eb vij\u00eb pik\u00ebrisht nga fakti se dikur gazetar\u00ebt nuk shikoheshin thjesht si shkrues njoftimesh, por si njer\u00ebz tek t\u00eb cil\u00ebt publiku ka besim, mes t\u00eb tjerash, se jan\u00eb edhe t\u00eb lexuar e t\u00eb talentuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse pas 30 vitesh shikon se cil\u00ebt gazetar\u00eb i mbijetojn\u00eb tregut n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb individuale pa ndihm\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve, shikon se jan\u00eb ata q\u00eb vijn\u00eb nga let\u00ebrsia. Publicisti m\u00eb i mir\u00eb i tranzicionit Pre\u00e7 Zogaj \u00ebshte dhe livrues i gjithe gjinive t\u00eb letersis\u00eb. Por duke shkuar tek brezi im mund t\u00eb themi pa frik\u00eb se Rudina Xhunga q\u00eb mbijeton n\u00eb nj\u00eb treg gazetarie pa rregulla tregu vjen nga let\u00ebrsia, Ylli Rakipi q\u00eb e l\u00eb dhe e z\u00ebvend\u00ebson gazetarin\u00eb sa her\u00eb t\u00eb doj\u00eb vjen n\u00eb fillesat e veta si tregimtar i talentuar, Blendi Fevziu e ka nisur po ashtu me poezi, madje si bashk\u00ebautor me Blushin. Enkel Demi b\u00ebn pak ndryshim se e ka nis si gazetar dhe e vazhdon si shkrimtar, po p\u00ebrs\u00ebri \u00ebsht\u00eb nje fakt i nd\u00ebrlidhjes q\u00eb ka letersia me gazetarin\u00eb.  Madje dhe Nikoll Lesi e ka pas nisur duke shkruar tregime. Ka nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb pafundme me emra t\u00eb till\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb ende n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lidhje, qoft\u00eb edhe t\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb.<\/p>\n<p>Let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb lloj vaksine q\u00eb e merr nj\u00eb her\u00eb dhe imunizohesh nga banaliteti.<\/p>\n<p>P\u00ebr aq sa un\u00eb e ndjej veten gazetar ende t\u00eb aft\u00eb, ja di p\u00ebr nder k\u00ebsaj vaksine.<\/p>\n<p>Let\u00ebrsia do t\u00eb mund t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb k\u00ebtij rreziku, vet\u00ebm duke qen\u00eb sa m\u00eb af\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb pakopjueshme, t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme dhe t\u00eb patjet\u00ebrsueshme.<\/p>\n<p>*Fjala e mbajtur n\u00eb promovimin e librit \u201cShi me balt\u00eb\u201d<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/11\/per-te-shmangur-letersine-dhe-gazetarine-e-zevendesueshme\/\">P\u00ebr t\u00eb shmangur let\u00ebrsin\u00eb dhe gazetarin\u00eb e z\u00ebvend\u00ebsueshme<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze E di q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb 34 viteve pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme, t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb njohin si gazetar, por d\u00ebshirat e para p\u00ebr t\u00eb botuar nuk i kam pasur si gazetar. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb emrin n\u00eb shtyp e kam pasur posht\u00eb nj\u00eb poezie. N\u00ebse kam nj\u00eb mir\u00ebnjohje personale p\u00ebr poezin\u00eb, \u00ebsht\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-3061","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3061","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3061"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3061\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3061"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3061"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3061"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}