{"id":30585,"date":"2025-07-11T19:18:38","date_gmt":"2025-07-11T19:18:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/11\/eltar-deda-i-albpetrolit-tender-150-milione-leke-per-foto-dhe-video-instagrami\/"},"modified":"2025-07-11T19:18:38","modified_gmt":"2025-07-11T19:18:38","slug":"eltar-deda-i-albpetrolit-tender-150-milione-leke-per-foto-dhe-video-instagrami","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/11\/eltar-deda-i-albpetrolit-tender-150-milione-leke-per-foto-dhe-video-instagrami\/","title":{"rendered":"Eltar Deda i Albpetrolit, tender 150 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr foto dhe video Instagrami"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr sektorin e naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri d\u00ebgjojm\u00eb vet\u00ebm lajme mbi skandalet e kompanive q\u00eb nuk paguajn\u00eb taksa dhe fshehin fitimet nga eksporti i hidrokarbureve, rafinerit\u00eb q\u00eb mbyllen dhe trojet jepen p\u00ebr parqe voltaik apo pallate. Nga ana tjet\u00ebr vjen propagand\u00eb e rreme p\u00ebr suksese. Kryeministri Rama \u00ebsht\u00eb ikona e lajmeve t\u00eb tilla. Ai mbahet mend p\u00ebr naft\u00ebn e Shpiragut, q\u00eb nuk doli kurr\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe.<\/p>\n<p>Stilin e shefit t\u00eb tij e ndjek edhe Eltar Deda, drejtori i Albpetrol, q\u00eb harxhon 150 milion\u00eb lek\u00eb (pa TVSH) vet\u00ebm p\u00ebr video dhe foto n\u00eb instagram.<\/p>\n<p>Se \u00e7far\u00eb do t\u00eb postoj\u00eb Eltari p\u00ebr Albpetrolin e merrni me mend. Se si e ka katandisur shoq\u00ebrin\u00eb shtet\u00ebrore shikojeni m\u00eb posht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb grafik.<\/p>\n\n<p>Eltari nuk do t\u2019ia jap\u00eb publikut k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, sepse aty del q\u00eb nd\u00ebrmarrja e tij po shkon grop\u00eb. Qysh nga momenti kur e mori detyr\u00ebn nga Belinda Balluku, m\u00eb 10 tetor 2022 dhe m\u00eb pas, Deda e \u00e7oi Albpetrolin n\u00eb nivel 2.5 her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb fitimeve.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse kemi vet\u00ebm fakte dhe b\u00ebjm\u00eb verifikimin e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, po raportojm\u00eb kontrat\u00ebn e Eltar Ded\u00ebs \u201cSh\u00ebrbim p\u00ebr zhvillimin e strategjis\u00eb s\u00eb komunikimit dhe marketingut me publikun\u201d q\u00eb e ka Fondin Limit 14,873,333 Lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, pasi i ka b\u00ebr\u00eb rrush e kumbulla parat\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb, Eltar Deda b\u00ebn edhe strategji me parat\u00eb e shtetit, q\u00eb t\u00eb rregulloj\u00eb imazhin e nxir\u00eb nga korrupsioni.<\/p>\n<p>Tenderi p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb anuluar me urdh\u00ebr t\u00eb KPP, p\u00ebr shkak t\u00eb denoncimit t\u00eb shkeljeve t\u00eb ligjit p\u00ebr prokurimet.<\/p>\n\n<p><strong>Tenderi i strategjis\u00eb s\u00eb videove t\u00eb Instagramit<\/strong><\/p>\n<p>Qysh n\u00eb krye duhet t\u00eb themi se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tender sh\u00ebrbimesh q\u00eb \u00ebsht\u00eb klasifikuar si blerje mallrash p\u00ebr t\u00eb kamufluar q\u00ebllimet dhe p\u00ebr t\u00eb justifikuar parat\u00eb e shpenzuara. Procedura \u00ebsht\u00eb njoftuar m\u00eb 19 mars 2025 nd\u00ebrsa data e fundit p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumenteve ishte m\u00eb 20 maj 2025, kur \u00ebsht\u00eb mbajtur tenderi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb dy operator\u00eb ekonomik.<\/p>\n<p>Data e mbajtjes se tenderit 20-05-2025:1. OPTIMA COMMUNICATION\u201d shpk; 2. R &amp; T ADVERTISING\u201d shpk. M\u00eb 4 qershor 2025 \u00ebsht\u00eb shpallur fitues kompani e dyt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Adrian Rucit, nd\u00ebrsa pjes\u00ebmarr\u00ebsi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb skualifikuar.<\/p>\n\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. Procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p><strong>Denoncimi i tenderit p\u00ebr shkeljet e ligjit <\/strong><\/p>\n<p>Operatori ekonomik \u201cOPTIMA COMMUNICATION\u201d e ka kund\u00ebrshtuar vendimin e komisionit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave duke denoncuar shkeljet n\u00eb KPP.<\/p>\n<p>Paradoksi\u00a0 \u00ebsht\u00eb se kompania ankuese fillimisht ( m\u00eb 29 maj 2025) \u00ebsht\u00eb kualifikuar, nd\u00ebrsa operatori tjet\u00ebr rezultonte i skualifikuar nga gara.<\/p>\n<p>\u201cNga vler\u00ebsimi i procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit ju si operator ekonomik jeni renditur i pari. Mb\u00ebshtetur ne nenin 26, pika 6, t\u0451 VKM nr. 285, dat\u00eb 19.05.2021, i ndryshuar, ku<\/p>\n<p>parashikohet q\u00eb \u201cP\u00ebrpara publikimit t\u00eb njoftimit t\u00eb fituesit dhe nisjes s\u00eb afateve t\u00eb ankimit, autoriteti\/enti kontraktor i k\u00ebrkon ofertuesit t\u00eb kualifikuar i pari dor\u00ebzimin e dokumenteve provuese si dhe shoq\u00ebruese t\u00eb ofert\u00ebs, t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb rrug\u00eb elektronike\u201d, citojm\u00eb shkres\u00ebn e Albpetrol nisur kompanis\u00eb q\u00eb denoncon.<\/p>\n<p>Por gj\u00ebrat do t\u00eb p\u00ebrmbyseshin n\u00eb tavolin\u00eb si letrat e bixhozit. \u201cOptima Communication\u201d SHPK \u00a0me dat\u00eb 2 qershor 2025 merr e-mail nga Albpetrol me titull \u201cSqarim mbi vler\u00ebsimin e procedur\u00ebs me objekt \u2018Sh\u00ebrbim p\u00ebr zhvillimin e strategjis\u00eb s\u00eb komunikimit dhe marketingut me publikun\u201d:<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje,<\/p>\n<p>Pas vler\u00ebsimit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit me objekt \u201cSh\u00ebrbim p\u00ebr zhvillimin e strategjis\u00eb s\u00eb komunikimit dhe marketingut me publikun\u201d, me date 29.05.2025 n\u00eb SPE ju ka mb\u00ebrritur nj\u00eb mesazh \u201cK\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr paraqitje dokumentacioni\u201d. Ju sqarojm\u00eb se KVO gabimisht gjat\u00eb kryerjes s\u00eb vler\u00ebsimit n\u00eb SPE ka kualifikuar ofert\u00ebn tuaj. Arsyet e skualifikimit t\u00eb ofert\u00ebs tuaj, gabimisht i jan\u00eb vendosur nj\u00eb ofertuesi tjet\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, oferta juaj rezultoi e kualifikuar, kur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duhet t\u00eb rezultonte e skualifikuar. Pas konstatimit t\u00eb gabimit, sot m\u00eb dat\u00eb 02.06.2025, KVO ka kryer rivler\u00ebsimin e procedur\u00ebs duke e skualifikuar ofert\u00ebn tuaj. N\u00eb SPE gjeni arsyen e skualifikimit t\u00eb ofert\u00ebs tuaj. P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, lutemi t\u00eb mos e merrni n\u00eb konsiderate mesazhin e d\u00ebrguar p\u00ebr paraqitje dokumentacioni! Duke Ju k\u00ebrkuar ndjes\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lapsus, ju urojm\u00eb pun\u00eb t\u00eb mbar\u00eb! Marsela P\u00ebllumbi, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtarit t\u00eb KVO\u201d.<\/p>\n<p>Me ndryshimin e fituesit, kompania ankuese m\u00ebson se \u00ebsht\u00eb skualifikuar se nuk ka b\u00ebr\u00eb \u201cDeklarat\u00eb mbi disponueshm\u00ebrin\u00eb e an\u00ebtarit t\u00eb stafit\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb pretendim e ka hedhur posht\u00eb KPP duke pranuar ankes\u00ebn e biznesit. Po ashtu, k\u00ebrkohet anulimi i tenderit dhe rishpallja e tij sipas konstatimeve t\u00eb KPP.<\/p>\n\n<p><strong>Tender p\u00ebr postime n\u00eb Instagram<\/strong><\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpenzim q\u00eb nuk duhej kryer, pasi Albpetrol ka zyr\u00eb shtypi, e cila prodhon informacione me foto dhe video. Nd\u00ebrkoh\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb tender sikur do t\u00eb b\u00ebhet film n\u00eb \u201cNetflix\u201d. \u00a0Stafi i Eltarit p\u00ebr mediat, duke ndenjur n\u00eb zyr\u00eb mund t\u2019i rregulloj\u00eb ato video p\u00ebr Instagram.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb tenderit, Operatori ekonomik duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb stafin e tij k\u00ebta punonj\u00ebs t\u00eb kualifikuar: 1 punonj\u00ebs Regjizor; 1 punonj\u00ebs Specialist Marketingu, 2 punonj\u00ebs Designer n\u00eb Multimedia.<\/p>\n<p>Puna e tyre zgjat 30 dit\u00eb. Sigurisht q\u00eb stafi do t\u00eb marr\u00eb pag\u00ebn q\u00eb merr zakonisht, nd\u00ebrsa parat\u00eb e tjera mbushin llogarin\u00eb e mikut t\u00eb Eltar Ded\u00ebs.<\/p>\n<p>Puna e tyre konsiston n\u00eb realizimin e 1 video t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb \u201cAlbpetrol\u201d SH.A.<\/p>\n<p>Pra, do t\u00eb jet\u00eb Video Spot TV me gjat\u00ebsi 1 minut\u00eb. Kjo video, sipas porosis\u00eb s\u00eb Eltarit duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb fokus rolin historik t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cAlbpetrol\u201d SH.A n\u00eb industrin\u00eb shqiptare, p\u00ebrpjekjet mjedisore dhe investimet n\u00eb teknologji t\u00eb reja. T\u00eb p\u00ebr\u00e7oj\u00eb historin\u00eb, vizionin dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cAlbpetrol\u201d SH.A, si dhe t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb imazh pozitiv dhe t\u00eb unifikuar t\u00eb kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Publiku, sidomos banor\u00ebt e Fierit, t\u00eb Mallakastr\u00ebs dhe t\u00eb Vlor\u00ebs e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se si e ka nxir\u00eb mjedisin nafta e puseve t\u00eb Albpetrol.<\/p>\n<p>Operatori Ekonomik duhet t\u00eb krijoj\u00eb konceptin, skenarin dhe storyboard-in e spotit televiziv. P\u00ebrpara p\u00ebrgatitjes s\u00eb videove, operatori ekonomik duhet t\u00eb prezantoj\u00eb nj\u00eb ide n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb \u2018storyboard\u2019, i cili duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbajtjen, ideimin, krijimin dhe skenarin e spotit. Spoti duhet t\u00eb realizohet n\u00eb p\u00ebrputhje me standard\u00ebt dhe teknikat m\u00eb t\u00eb avancuara t\u00eb filmimeve t\u00eb k\u00ebsaj natyre dhe duhet t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr formatin e transmetimit n\u00eb High Definition. Operatori Ekonomik duhet t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb dhe 2 versione t\u00eb tjera t\u00eb spotit: versionin 30 sekonda dhe nj\u00eb spot 10 sekonda. Xhirimet duhet t\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb: Sekuenca t\u00eb filmuara me kamera n\u00eb lart\u00ebsi n\u00ebp\u00ebrmjet dronit; Sekuenca t\u00eb filmuara n\u00eb nivelin e syrit apo t\u00eb tok\u00ebs; T\u00eb ken\u00eb skena nga objektet kryesore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cAlbpetrol\u201d SH.A. T\u00eb jen\u00eb nj\u00eb kombinim midis xhirimeve t\u00eb ndryshme dhe elementeve grafik t\u00eb animuar. Dhe t\u00eb shoq\u00ebrohet me muzik\u00eb, Audio\/narracion shoq\u00ebrues me copyright.<\/p>\n\n<p>K\u00ebrkohet realizim i 5 videove informuese p\u00ebr 5 vendburimet prodhuese t\u00eb naft\u00ebs q\u00eb jan\u00eb n\u00eb administrim t\u00eb \u201cAlbpetrol\u201d SH.A. Realizimi i k\u00ebtyre videove duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb formatin dhe konceptin e p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u publikuar n\u00eb web, rrjete sociale, si dhe n\u00eb prezantime n\u00eb evente apo takime t\u00eb ndryshme. Videot duhet t\u00eb trajtojn\u00eb dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dedikuara respektivisht p\u00ebr vendburimin Ku\u00e7ov\u00eb, Cakran \u2013 Mollaj, Gorisht \u2013Kocul, Amonic\u00eb, Patos.<\/p>\n<p>T\u00eb 5-ta videot duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjat\u00ebsi jo m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se 45 sekonda secila. 5 video t\u00eb tjera 1 minut\u00ebshe duhen p\u00ebr Qendr\u00ebn e Emergjencave t\u00eb Naft\u00ebs dhe Gazit (Q.E.M.N.G) Patos, Qendr\u00ebn e Furnizimit Teknik (Q.F.T) Patos, Qendr\u00ebn e Sh\u00ebrbimit Gjeologjik (Q.SH.GJ) Patos, Qendr\u00ebn e Furnizimit dhe Sh\u00ebrbimit Elektrik (Q.F.SH.E) Patos, Qendr\u00ebn Mekanike t\u00eb Naft\u00ebs (Q.M.N) Ku\u00e7ov\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej k\u00ebrkohet realizimi i arkivit t\u00eb p\u00ebrmbajtjes vizuale dhe multimediale p\u00ebr marketingun digital dhe rrjetet sociale, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb harkun kohor t\u00eb 1 viti ku p\u00ebrfshihen: 30 video montazhe, 100 fotografi profesionale, 120 designe p\u00ebr postime n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Video montazhet ose gif do t\u2019iu p\u00ebrshtaten formateve t\u00eb k\u00ebrkuara p\u00ebr postimet n\u00eb mediat digitale (postime dhe story n\u00eb Facebook dhe Instagram, Google ads, Youtube).<\/p>\n<p>Video montazhet duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjat\u00ebsi jo m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se 15 sekonda.<\/p>\n<p>Fotografit\u00eb profesionale do t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb \u201cStories\u201d dhe \u201cHighlights\u201d p\u00ebr t\u00eb krijuar kategori t\u00eb ve\u00e7anta, si \u201cMjedisi\u201d, \u201cTeknologjia e Re, \u201cPunonj\u00ebsit Tan\u00eb\u201d dhe \u201cDita n\u00eb jet\u00ebn e punonj\u00ebsve tan\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>E b\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb paraqitje t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb videove q\u00eb t\u00eb kuptohet se sa na kushton propaganda e Eltar Ded\u00ebs. Dhe k\u00ebtij shpenzimi shtojini parat\u00eb q\u00eb do t\u00eb marrin televizionet dhe rrjetet sociale p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cp\u00ebrmbajtje\u201d. Mos u \u00e7udisni kur t\u00eb d\u00ebgjoni shifra 1 milion euro reklam\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb televizion.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/eltar-deda-i-albpetrolit-tender-150-milione-leke-per-foto-dhe-video-instagrami\/\">Eltar Deda i Albpetrolit, tender 150 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr foto dhe video Instagrami<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr sektorin e naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri d\u00ebgjojm\u00eb vet\u00ebm lajme mbi skandalet e kompanive q\u00eb nuk paguajn\u00eb taksa dhe fshehin fitimet nga eksporti i hidrokarbureve, rafinerit\u00eb q\u00eb mbyllen dhe trojet jepen p\u00ebr parqe voltaik apo pallate. Nga ana tjet\u00ebr vjen propagand\u00eb e rreme p\u00ebr suksese. Kryeministri Rama \u00ebsht\u00eb ikona e lajmeve t\u00eb tilla. Ai mbahet mend [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30585","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30585","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30585"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30585\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30585"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30585"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30585"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}