{"id":30533,"date":"2025-07-11T12:48:18","date_gmt":"2025-07-11T12:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/11\/kriza-e-vertete-e-fertilitetit-pse-njerezit-nuk-munden-te-kene-familjet-qe-deshirojne\/"},"modified":"2025-07-11T12:48:18","modified_gmt":"2025-07-11T12:48:18","slug":"kriza-e-vertete-e-fertilitetit-pse-njerezit-nuk-munden-te-kene-familjet-qe-deshirojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/11\/kriza-e-vertete-e-fertilitetit-pse-njerezit-nuk-munden-te-kene-familjet-qe-deshirojne\/","title":{"rendered":"Kriza e v\u00ebrtet\u00eb e fertilitetit Pse njer\u00ebzit nuk munden t\u00eb ken\u00eb familjet q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Florence Bauer<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb po ndodh me normat e lindjeve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn? Duket se pothuajse \u00e7do dit\u00eb bombardohemi me tituj alarmues rreth numrit t\u00eb lindjeve n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr q\u00eb arrin nj\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt historik. N\u00eb disa vende, si Ukraina dhe Koreja e Jugut, shkalla e lindjeve ka r\u00ebn\u00eb mesatarisht n\u00ebn nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr grua. Edhe n\u00eb vendet me fertilitet tradicionalisht t\u00eb lart\u00eb, shkalla po bie. Turqia, p\u00ebr shembull, ka par\u00eb norm\u00ebn e saj t\u00eb bjer\u00eb nga 2.2 n\u00eb n\u00ebn 1.5 brenda vet\u00ebm nj\u00eb dekade. Trendet e fertilitetit n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb hemisfer\u00ebs veriore duket se po shkojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb drejtim: posht\u00eb.<br \/>\nPse po ndodh kjo? Kur pyeten se sa f\u00ebmij\u00eb duan, shumica e njer\u00ebzve, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, thon\u00eb dy ose m\u00eb shum\u00eb. Pra, di\u00e7ka duhet ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb ken\u00eb numrin e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb, duke i b\u00ebr\u00eb ata t\u00eb ndryshojn\u00eb planet e tyre familjare, nd\u00ebrsa kalojn\u00eb n\u00eb etapat e jet\u00ebs.<br \/>\nRaporti m\u00eb i ri nga UNFPA, Fondi i Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Popullsin\u00eb, tani hedh drit\u00eb mbi at\u00eb q\u00eb i pengon njer\u00ebzit t\u00eb ken\u00eb familjet q\u00eb duan. Ne pyet\u00ebm 14,000 njer\u00ebz n\u00eb 14 vende t\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kuptuar sfidat me t\u00eb cilat ata p\u00ebrballen.<br \/>\nPengesa m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb ekonomike. M\u00eb shum\u00eb se gjysma e njer\u00ebzve (54 p\u00ebrqind) than\u00eb se gjendja e tyre financiare, mungesa e strehimit t\u00eb p\u00ebrballuesh\u00ebm, pasiguria n\u00eb pun\u00eb apo kostoja e lart\u00eb e kujdesit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt ka luajtur ose mund t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol n\u00eb mospasjen e numrit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb d\u00ebshironin.<\/p>\n<p>Faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb probleme sh\u00ebndet\u00ebsore si infertiliteti (24 p\u00ebrqind), frika p\u00ebr t\u00eb ardhmen (19 p\u00ebrqind) dhe normat seksiste e problemet n\u00eb \u00e7ift. Kjo p\u00ebrfshin njer\u00ebzit q\u00eb nuk gjejn\u00eb partnerin e duhur p\u00ebr t\u00eb pasur f\u00ebmij\u00eb (14 p\u00ebrqind) dhe nj\u00eb rritje t\u00eb beqaris\u00eb, e nxitur pjes\u00ebrisht nga q\u00ebndrimet dhe vlerat divergjente gjinore q\u00eb kan\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb burra dhe gra. Gjithashtu, p\u00ebrfshin njer\u00ebz q\u00eb e gjejn\u00eb t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm kontributin e partnerit t\u00eb tyre n\u00eb leht\u00ebsimin e barr\u00ebs s\u00eb kujdesit n\u00eb familje (11 p\u00ebrqind).<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrshkruan nj\u00eb pamje t\u00eb nj\u00eb bote ku, nj\u00eb num\u00ebr i madh njer\u00ebzish, thjesht nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ken\u00eb familjet q\u00eb duan. Midis njer\u00ebzve mbi 50 vje\u00e7, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb kaluar vitet e tyre t\u00eb lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, nj\u00eb shif\u00ebr e madhe prej 40 p\u00ebrqind than\u00eb se p\u00ebrfunduan me m\u00eb pak f\u00ebmij\u00eb sesa kishin shpresuar.<\/p>\n<p>\u00c7udit\u00ebrisht, edhe n\u00eb vendet me shkall\u00eb t\u00eb ul\u00ebt lindshm\u00ebrie, ka ende mjaft njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb pasur m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb sesa kan\u00eb dashur. Kjo sugjeron q\u00eb njer\u00ebzit ende p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb marrjen e kontracepsionit dhe shmangien e shtatz\u00ebnive t\u00eb pad\u00ebshiruara. (Dhe, sigurisht, ky problem \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb n\u00eb vendet me shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb lindshm\u00ebrie.)<\/p>\n<p>Me kaq shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb krijojn\u00eb familjet q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb dhe me nj\u00eb gam\u00eb kaq t\u00eb gjer\u00eb arsyesh q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb vendimet e tyre, mesazhi i raportit p\u00ebr qeverit\u00eb e shqet\u00ebsuara p\u00ebr t\u00eb ardhmen demografike t\u00eb vendit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: Shkalla e ul\u00ebt e fertilitetit nuk \u00ebsht\u00eb kriza e v\u00ebrtet\u00eb; kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb simptom\u00eb. Kriza e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtimi yn\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr pengesat q\u00eb i pengojn\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb arrijn\u00eb \u00ebndrrat e tyre familjare dhe t\u00eb ken\u00eb numrin e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb.<br \/>\nGjetjet e raportit na ndihmojn\u00eb gjithashtu t\u00eb kuptojm\u00eb pse kaq shum\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb qeverive p\u00ebr t\u00eb inkurajuar m\u00eb shum\u00eb lindje me \u201cbonuse p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb\u201d, leht\u00ebsime tatimore ose stimuj t\u00eb tjer\u00eb financiar\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar. Kostot e t\u00eb pasurit nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, si financiarisht ashtu edhe n\u00eb aspektin e mund\u00ebsive t\u00eb humbura t\u00eb karrier\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr grat\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht aq t\u00eb larta sa edhe pagesat bujare qeveritare mbulojn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mb\u00ebshtetja financiare nuk zgjidh shum\u00eb nga problemet e tjera, q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e njer\u00ebzve. \u00c7far\u00eb ndodh me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb me t\u00eb cilat p\u00ebrballen shum\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb gjetjen e nj\u00eb partneri t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm? Po me normat shoq\u00ebrore q\u00eb ende e vendosin barr\u00ebn kryesore t\u00eb kujdesit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt drejtp\u00ebrdrejt mbi supet e grave? Po me zgjedhjen e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb shum\u00eb gra, n\u00eb ve\u00e7anti, jan\u00eb ende t\u00eb detyruara t\u00eb b\u00ebjn\u00eb midis lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe pasjes s\u00eb nj\u00eb pune? Po me frik\u00ebn q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre dhe t\u00eb ardhmen e planetit ton\u00eb?<\/p>\n<p>Krijimi i nj\u00eb bote ku njer\u00ebzit mund t\u00eb ken\u00eb familjet q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb sesa thjesht l\u00ebmosh\u00eb financiare. Ushtrimi i presionit mbi njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb pasur m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb nuk ndihmon aspak. N\u00eb fakt, kjo rrezikon t\u00eb minoj\u00eb t\u00eb drejtat riprodhuese t\u00eb njer\u00ebzve dhe t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb progresin e fituar me mund p\u00ebr barazin\u00eb gjinore.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ne kemi nevoj\u00eb q\u00eb qeverit\u00eb t\u2019i d\u00ebgjojn\u00eb sinqerisht shqet\u00ebsimet e t\u00eb rinjve dhe t\u2019i marrin seriozisht ato. Ne kemi nevoj\u00eb q\u00eb qeverit\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb se nuk do t\u00eb sakrifikojn\u00eb t\u00eb drejtat e barabarta t\u00eb grave dhe lirin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime n\u00eb lidhje me trupat e tyre p\u00ebr hir t\u00eb numrit t\u00eb popullsis\u00eb. Ne kemi nevoj\u00eb q\u00eb qeverit\u00eb t\u00eb rrisin mb\u00ebshtetjen p\u00ebr njer\u00ebzit kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tilla si strehimi i p\u00ebrballuesh\u00ebm dhe kujdesi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, puna fleksib\u00ebl dhe politikat e lejes prind\u00ebrore, parandalimi dhe trajtimi i infertilitetit, si edhe promovimi i normave gjinore m\u00eb t\u00eb barabarta.<\/p>\n<p>Pra, ajo q\u00eb na duhet \u00ebsht\u00eb krijimi i shoq\u00ebrive q\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtet miq\u00ebsore ndaj f\u00ebmij\u00ebve dhe familjeve, q\u00eb ruajn\u00eb e p\u00ebrparojn\u00eb barazin\u00eb gjinore e t\u00eb drejtat riprodhuese dhe respektojn\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00ebn e njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb mos pasur f\u00ebmij\u00eb.<br \/>\nNuk ka nj\u00eb buton t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb qeverit\u00eb mund ta shtypin p\u00ebr t\u00eb rritur apo ulur leht\u00ebsisht normat e fertilitetit kur t\u00eb duan ata. Por ata mund t\u00eb zhdukin pengesat q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb midis njer\u00ebzve dhe d\u00ebshirave t\u00eb tyre riprodhuese, duke siguruar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ken\u00eb numrin e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb.<\/p>\n<p>Florence Bauer \u00ebsht\u00eb Drejtoresha Rajonale p\u00ebr Evrop\u00ebn Lindore dhe Azin\u00eb Qendrore e UNFPA-s\u00eb, Fondit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Popullsin\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/kriza-e-vertete-e-fertilitetit-pse-njerezit-nuk-munden-te-kene-familjet-qe-deshirojne\/\">Kriza e v\u00ebrtet\u00eb e fertilitetit Pse njer\u00ebzit nuk munden t\u00eb ken\u00eb familjet q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Florence Bauer \u00c7far\u00eb po ndodh me normat e lindjeve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn? Duket se pothuajse \u00e7do dit\u00eb bombardohemi me tituj alarmues rreth numrit t\u00eb lindjeve n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr q\u00eb arrin nj\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt historik. N\u00eb disa vende, si Ukraina dhe Koreja e Jugut, shkalla e lindjeve ka r\u00ebn\u00eb mesatarisht n\u00ebn nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30533","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30533","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30533"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30533\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}