{"id":30518,"date":"2025-07-11T11:52:52","date_gmt":"2025-07-11T11:52:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/11\/prokuroret-e-spak-perplasen-me-njeri-tjetrin-per-kopshtarin-e-kompleksit-golden-detajet\/"},"modified":"2025-07-11T11:52:52","modified_gmt":"2025-07-11T11:52:52","slug":"prokuroret-e-spak-perplasen-me-njeri-tjetrin-per-kopshtarin-e-kompleksit-golden-detajet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/11\/prokuroret-e-spak-perplasen-me-njeri-tjetrin-per-kopshtarin-e-kompleksit-golden-detajet\/","title":{"rendered":"Prokuror\u00ebt e SPAK p\u00ebrplasen me nj\u00ebri tjetrin p\u00ebr kopshtarin e kompleksit \u201cGolden\u201d \u2013 Detajet"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u mbajt k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte seanca p\u00ebr rigjykimin e dosjes s\u00eb Festim Bexhdilit, i akuzuar p\u00ebr vrasjen dhe zhdukjen e Jan Preng\u00ebs, ngjarje e ndodhur n\u00eb janar t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<p>Bexhdili \u00ebsht\u00eb kopshtari i resortit luksoz \u201cGolden\u201d n\u00eb Shijak, ku dyshohet se u mbajt peng dhe m\u00eb pas u zhduk Jan Prenga. Rigjykimi n\u00eb Apel zhvillohet pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, e cila prishi d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr Bexhdilin dhe e ktheu \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr shqyrtim t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb seanc\u00ebs prokuror\u00ebt e SPAK u p\u00ebrplas\u00ebn n\u00eb sall\u00eb n\u00eb lidhje me d\u00ebnimin e kopshtarit.<\/p>\n<p>Prokurorja Elida Ka\u00e7kini k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga GJKKO p\u00ebr d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb Festim Bexhdilit.<\/p>\n<p><em>\u201cNe vler\u00ebsojm\u00eb q\u00eb vendimi i GJKKO, i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Festim Bexhdilin, duhet t\u00eb lihet n\u00eb fuqi si vendim i mb\u00ebshtetur n\u00eb ligj dhe prova. I pandehuri duhet t\u00eb deklarohet fajtor sa i p\u00ebrket veprave penale q\u00eb kemi ngritur p\u00ebr t\u00eb. Rr\u00ebmbimi ka qen\u00eb i paralajm\u00ebruar sepse viktima \u00ebsht\u00eb ndjekur disa dit\u00eb radhazi. Kompleksi \u201cGolden\u201d ka qen\u00eb i paracaktuar nga ana e tyre. I pandehuri, dit\u00ebn e ngjarjes, ka pasur nj\u00eb vendndodhje t\u00eb ndryshme nga kompleksi deri t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb or\u00ebn 10:57, ku ka hyr\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Shijakut. Ai \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kompleks, referuar pamjeve filmike, n\u00eb or\u00ebn 11:19 dhe shkon n\u00eb drejtim t\u00eb nj\u00eb garazhi, m\u00eb pas shfaqet duke pasur nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb shtuar ndaj aparatit celular. Ai shfaqet duke pritur n\u00eb der\u00ebn hyr\u00ebse t\u00eb garazhit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb der\u00eb m\u00eb pas futet makina Audi A6 q\u00eb i p\u00ebrket Altin Hajrit. Kjo m\u00ebnyr\u00eb nd\u00ebrveprimi tregon q\u00eb ata kan\u00eb pasur dijeni dhe secili prej t\u00eb pandehurve drejtohet drejt kompleksit p\u00ebr t\u00eb kryer rolet e tyre. Altin Hajri shfaqet n\u00eb 11:27, nd\u00ebrsa n\u00eb 11:36 vjen mjeti i autor\u00ebve. Veprimet e kryera tregojn\u00eb bindsh\u00ebm q\u00eb Festim Bexhdili ka pasur dijeni p\u00ebr ngjarjen. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e provave, ne vler\u00ebsojm\u00eb se i pandehuri ka pasur rol aktiv n\u00eb ngjarje, ndaj vendimi me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb proporcional. I pandehuri nuk ka shprehur as pendes\u00eb, nuk i ka k\u00ebrkuar falje familjar\u00ebve, ka mbajtur vet\u00ebm q\u00ebndrim mohues, jo sqarues.\u201d<\/em>\u2013 tha Ka\u00e7kini.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, prokurori Behar Dibra k\u00ebrkoi rikualifikim t\u00eb vepr\u00ebs penale dhe d\u00ebnimin e Bexhdilit me 20 vite burg.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb respekt t\u00eb koleges dhe duke qen\u00eb dakord p\u00ebr parashtrimet q\u00eb b\u00ebri, kam nj\u00eb vler\u00ebsim ndryshe p\u00ebr element\u00ebt e faj\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb pandehurit. Fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb vepra penale \u2018mbajtja peng e Jan Preng\u00ebs\u2019 \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb aktiviteti t\u00eb kryer n\u00eb Angli nga nj\u00eb i pandehur tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb procedim tjet\u00ebr. Prezenca e Festim Bexhdilit brenda n\u00eb kompleks n\u00eb or\u00ebn 12:15 mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb tij. Ai \u00ebsht\u00eb kush\u00ebri i Altin Hajrit dhe punonte n\u00eb kompleks. Nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb Festim Bexhdili njihte Aldo Majnisht\u00ebn, Korado Geshtenj\u00ebn, Dritan Rexhepin etj. N\u00eb or\u00ebn 18:49 Festim Bexhdili ndihmon Majnisht\u00ebn dhe Martin Blet\u00ebn t\u00eb nxirrnin Jan Preng\u00ebn nga bagazhi i makin\u00ebs dhe m\u00eb pas e zhvendosin n\u00eb nj\u00eb automjet tjet\u00ebr. N\u00eb automjetin ku u fut trupi hipin Altin Hajri, Geraldo Martini, Aldo Majnishta e t\u00eb tjer\u00eb, dhe m\u00eb pas automjeti rikthehet s\u00ebrish n\u00eb kompleks pa trupin e Jan Preng\u00ebs. Trupi tashm\u00eb ishte fshehur. Nuk ka prova t\u00eb gjetjes fizike t\u00eb Jan Preng\u00ebs, nuk mund t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb pandehurit t\u00eb thot\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ai mbase nuk e di.\u201d<\/em>\u2013 tha Dibra.<\/p>\n<p>N\u00eb sall\u00ebn e gjyqit u d\u00ebgjua edhe vet\u00eb i pandehuri Festim Bexhdili, i cili vijoi t\u00eb mohoj\u00eb akuzat.<\/p>\n<p><em>\u201cJam dakord me \u00e7far\u00eb kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb. Nuk jam dakord as me pengmarrjen, as me vrasjen. Kam qen\u00eb aty, nga frika kam marr\u00eb trupin. Kushdo t\u00eb ishte ashtu do b\u00ebnte dhe prokuroria. Jam hallexhi, isha n\u00eb pun\u00eb, u gjenda aty. Ishalla b\u00ebhet drejt\u00ebsi.\u201d<\/em>\u2013 tha ai.<\/p>\n<p>Mbrojtja e Bexhdilit, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga avokati Ilir Murati, k\u00ebrkoi pafaj\u00ebsi, duke v\u00ebn\u00eb theksin te mungesa e provave p\u00ebr implikimin e tij n\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p><em>\u201cGjykata e Lart\u00eb e prishi k\u00ebt\u00eb vendim. Prokuroria ka q\u00ebndrim t\u00eb dyzuar. Thot\u00eb se ai ka pasur telefon, por nuk e kemi hapur dot. Kishte Encro, por s\u2019gjet\u00ebm gj\u00eb. Zoti gjyqtar, duhen prova. E v\u00ebrteta e Festimit \u00ebsht\u00eb q\u00eb u ndodh n\u00eb at\u00eb ambient dhe b\u00ebri ato veprime. P\u00ebrkrahu autor\u00ebt, nuk kall\u00ebzoi krimin\u2026 S\u00eb fundmi, d\u00ebnimi i Festim Bexhdilit ka b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb edhe p\u00ebr vet\u00eb ata aty.<\/em>\u201d- tha avokati.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/prokuroret-e-spak-perplasen-me-njeri-tjetrin-per-kopshtarin-e-kompleksit-golden-detajet\/\">Prokuror\u00ebt e SPAK p\u00ebrplasen me nj\u00ebri tjetrin p\u00ebr kopshtarin e kompleksit \u201cGolden\u201d \u2013 Detajet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u mbajt k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte seanca p\u00ebr rigjykimin e dosjes s\u00eb Festim Bexhdilit, i akuzuar p\u00ebr vrasjen dhe zhdukjen e Jan Preng\u00ebs, ngjarje e ndodhur n\u00eb janar t\u00eb vitit 2020. Bexhdili \u00ebsht\u00eb kopshtari i resortit luksoz \u201cGolden\u201d n\u00eb Shijak, ku dyshohet se u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30518","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30518","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30518"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30518\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30518"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30518"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30518"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}