{"id":30499,"date":"2025-07-11T08:23:37","date_gmt":"2025-07-11T08:23:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/11\/politico-9-gjerat-qe-nigel-farage-mund-te-beje-ne-shqiperi\/"},"modified":"2025-07-11T08:23:37","modified_gmt":"2025-07-11T08:23:37","slug":"politico-9-gjerat-qe-nigel-farage-mund-te-beje-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/11\/politico-9-gjerat-qe-nigel-farage-mund-te-beje-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"POLITICO: 9 gj\u00ebrat q\u00eb Nigel Farage mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Mb\u00ebshtet\u00ebsi i Brexit-it, Nigel Farage po b\u00ebn gati valixhet dhe po p\u00ebrgatitet t\u00eb niset p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me diell, n\u00ebse do t\u2019i besojm\u00eb replikave t\u00eb shk\u00ebmbyera koh\u00ebt e fundit n\u00eb rrjetet sociale mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>Fansat e Farage kan\u00eb par\u00eb pamje t\u00eb papritura q\u00eb jan\u00eb hedhur n\u00eb platform\u00ebn sociale \u2018X\u2019 s\u00eb fundmi: fillimisht nj\u00eb imazh i gjeneruar nga inteligjenca artificiale i Ram\u00ebs dhe udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Reform UK me rroba banje t\u00eb ngushta n\u00eb stilin viktorian, duke u relaksuar n\u00eb nj\u00eb plazh, me mbishkrimin \u201cVIZITONI ALBANIA\u201d t\u00eb shkruar sip\u00ebr tij. Kjo u pasua shpejt nga nj\u00eb imazh tjet\u00ebr i t\u00eb dyve n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb diellit, p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb plazh, duke ndar\u00eb nj\u00eb got\u00eb ver\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb me flamujt p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<h4>T\u00eb dy kan\u00eb shk\u00ebmbyer replika t\u00eb ashpra pasi Rama shprehu q\u00ebndrimet kritike p\u00ebr Britanin\u00eb pas Brexit-it dhe politikave t\u00eb saj kontraverse p\u00ebr migrant\u00ebt. Farage mori hak duke i th\u00ebn\u00eb Ram\u00ebs t\u00eb \u201cmerrte mbrapsht t\u00eb gjith\u00eb kriminel\u00ebt\u201d, me k\u00ebmb\u00ebnguljen se nj\u00eb n\u00eb 50, ose edhe m\u00eb shum\u00eb, shqiptar\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar jan\u00eb pas hekurave.<\/h4>\n<p>Q\u00eb nga ai moment situata erdhi duke u p\u00ebrshkall\u00ebzuar. Rama, n\u00eb nj\u00eb seri postimesh n\u00eb platform\u00ebn \u2018X\u2019, i quajti shifrat e Farage \u201ct\u00eb \u00e7mendura \u201d dhe vuri n\u00eb dyshim se sa prej tyre u d\u00ebnuan p\u00ebr shkak t\u00eb \u201csistemit t\u00eb vjet\u00ebruar t\u00eb imigracionit dhe vizave\u201d t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar. Megjithat\u00eb ai vendosi ta \u2018zbuste\u2019 Farage me mir\u00ebsi dhe ta ftonte t\u00eb vizitonte p\u00ebr t\u00eb shijuar \u201cdiell e mikpritje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe madje m\u00eb shum\u00eb fakte rreth Shqip\u00ebris\u00eb dhe popullit t\u00eb saj t\u00eb mrekulluesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Farage p\u00ebrfundimisht e pranoi ftes\u00ebn me kusht q\u00eb t\u00eb diskutonte kthimin e t\u00eb burgosurve shqiptar\u00eb. Por \u00e7far\u00eb mund t\u00eb fshihet n\u00eb itinerarin e pushimeve t\u00eb Farage n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Farage dhe Rama u kontaktuan p\u00ebr komente n\u00eb lidhje me koh\u00ebn e mb\u00ebrritjes s\u00eb fluturimit t\u00eb deputetit britanik. Edhe pse nuk u mor asnj\u00eb p\u00ebrgjigje deri n\u00eb koh\u00ebn e publikimit, POLITICO ka publikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ironizuese nj\u00eb \u201cdraft-itinerar\u201d.<\/p>\n<h4>9 gj\u00ebra q\u00eb Nigel Farage mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb:<\/h4>\n<h4>Vizita n\u00eb bunker\u00eb<\/h4>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e rreth 700,000 bunker\u00ebve prej betoni t\u00eb nd\u00ebrtuar gjat\u00eb regjimit totalitar komunist t\u00eb diktatorit Enver Hoxha. Ato kishin p\u00ebr q\u00ebllim mbrojtjen kund\u00ebr \u00e7do pushtuesi t\u00eb mundsh\u00ebm, di\u00e7ka q\u00eb mund ta frym\u00ebzonte Farage n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb \u201cpushtim\u201d t\u00eb emigrant\u00ebve nga p\u00ebrtej kanalit Anglez.<\/p>\n<h4>Takimi me \u201cburrneshat\u201d n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/h4>\n<p>T\u00eb njohura edhe si \u201cburrnesha\u201d, disa gra n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb babai t\u00eb ndjer\u00eb ose t\u00eb nj\u00eb kryefamiljari mashkull, b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb betim beqarie dhe p\u00ebrqafojn\u00eb veshjen e sjelljen mashkullore. Ndonse jan\u00eb pak\u00ebsuar n\u00eb num\u00ebr me vet\u00ebm tre t\u00eb mbetura, nj\u00eb takim me to mund t\u2019i ofroj\u00eb Farage nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb re p\u00ebrtej debateve t\u00eb zakonshme mbi identitetet gjinore.<\/p>\n<h4>Pirja e rakis\u00eb<\/h4>\n<p>Pasi i acaroi bullgar\u00ebt me nj\u00eb retorik\u00eb t\u00eb ngjashme kund\u00ebr migrant\u00ebve potencial\u00eb, Farage b\u00ebri nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Bullgari n\u00eb vitin 2013. Ai u filmua duke shijuar nj\u00eb got\u00eb ver\u00eb n\u00ebn sharmin e disa muzikant\u00ebve dhe valltar\u00ebve vendas. Farage mund t\u00eb tundohet ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb birr\u00ebn e tij karakteristike me pak raki, nj\u00eb pije alkoolike e fuqishme e b\u00ebr\u00eb nga rrushi ose kumbullat.<\/p>\n<h4>Nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Selin\u00eb Bot\u00ebrore Bektashiane<\/h4>\n<p>I akuzuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr p\u00ebrhapjen e retorik\u00ebs anti-muslimane, Farage mund t\u00eb zgjeroj\u00eb horizontet e tij me nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Selin\u00eb Bot\u00ebrore Bektashiane n\u00eb Tiran\u00eb. Kryegjyshata bot\u00ebrore bektashiane ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb b\u00ebhet versioni i Vatikanit n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebse nj\u00eb njoftim i vitit 2025 nga Rama p\u00ebr t\u2019i shnd\u00ebrruar ata n\u00eb nj\u00eb shtet sovran brenda vendit realizohet.<\/p>\n<h4>Homazhe n\u00eb varrezat gjermane<\/h4>\n<p>Si st\u00ebrnip i nj\u00eb emigranti gjerman q\u00eb iku n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb jete m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe bashk\u00ebshort i nj\u00eb gruaje gjermane, Farage mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb homazhe n\u00eb varrezat e Luft\u00ebs Gjermane n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb var\u00ebsi t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij, ai mund t\u00eb jet\u00eb gjithashtu i ftuari nderi n\u00eb ceremonin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb organizuar nga ambasador\u00ebt e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar dhe Gjermanis\u00eb \u00e7do t\u00eb Diel\u00eb P\u00ebrkujtimore. Ai gjithashtu mund t\u00eb shoh\u00eb nj\u00eb fragment t\u00eb Murit t\u00eb Berlinit jasht\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb aty.<\/p>\n<h4>Vizit\u00eb n\u00eb Teatrin e Kukullave<\/h4>\n<p>Farage ka th\u00ebn\u00eb se kur t\u00eb largohet nga politika, d\u00ebshiron t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb teat\u00ebr. K\u00ebshtu q\u00eb ai mund ta p\u00ebrdor\u00eb vizit\u00ebn e tij n\u00eb Shqip\u00ebri si nj\u00eb shans p\u00ebr t\u00eb vizituar Teatrin historik t\u00eb Kukullave. I restauruar me fondet e Bashkimit Europian pas t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 2019, ky vend mund t\u2019i kujtoj\u00eb gjithashtu koh\u00ebn kur e quajti presidentin francez Emmanuel Macron nj\u00eb \u201ckukull\u201d t\u00eb ish-kreut t\u00eb Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.<\/p>\n<h4>Vizit\u00eb te statuja e Mbret\u00ebresh\u00ebs Elizabeth II<\/h4>\n<p>N\u00eb qytetin verior t\u00eb Hasit, ku m\u00eb shum\u00eb se 80% e vendasve kan\u00eb familje n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, n\u00eb qend\u00ebr \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb statuj\u00eb e Mbret\u00ebresh\u00ebs Elizabeth II. Farage mund t\u00eb shkoj\u00eb edhe n\u00eb Kuk\u00ebsin aty pran\u00eb, nj\u00eb qytet tjet\u00ebr me lidhje t\u00eb forta me Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, ku mund t\u00eb vizitoj\u00eb \u201cCosta Caffe\u201d dhe t\u00eb num\u00ebroj\u00eb makinat me targa t\u00eb verdha britanike. Qyteti ishte gjithashtu i pari n\u00eb bot\u00eb q\u00eb u nominua p\u00ebr \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paqen p\u00ebr shkak t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb rreth 400,000 refugjat\u00ebve kosovar\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb viteve 1998-1999, nj\u00eb rr\u00ebfim empatie q\u00eb mund t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb ndryshim zemre te Farage p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e emigrant\u00ebve.<\/p>\n<h4>Nj\u00eb filxhan kafeje t\u00eb k\u00ebndshme<\/h4>\n<p>Ndon\u00ebse nuk jan\u00eb adhurues t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb \u00e7ajit, shqiptar\u00ebt e marrin kafen\u00eb shum\u00eb seriozisht dhe Tirana ka nj\u00eb nga numrat m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kafeneve n\u00eb Europ\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, besa, kodi i nderit shqiptar i vendos mysafir\u00ebt mbi Zotin e madje edhe familjen e i garanton respekt maksimal t\u00eb ftuarit.<\/p>\n<h4>Relaks n\u00eb plazh<\/h4>\n<p>Sipas imazheve t\u00eb gjeneruara nga inteligjenca artificiale t\u00eb Ram\u00ebs, nj\u00eb pushim n\u00eb plazh do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb axhend\u00ebs. Vija bregdetare e Shqip\u00ebris\u00eb shtrihet p\u00ebr rreth 276 kilometra, duke kaluar p\u00ebrgjat\u00eb detit Adriatik e detit Jon dhe ofron shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ai t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb pushim t\u00eb merituar larg politik\u00ebs.<\/p>\n<h4>Por duke iu kthyer seriozitetit, kush ka t\u00eb drejt\u00eb mes Ram\u00ebs dhe Farage?<\/h4>\n<p>N\u00eb tetor 2024 , gazeta Telegraph publikoi nj\u00eb artikull q\u00eb argumentonte se 52,000 shqiptar\u00eb jetonin n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, me 1,227 prej tyre n\u00eb burg, me sa duket burimi i pretendimeve t\u00eb Farage.<\/p>\n<p>POLITICO kontaktoi ambasadorin shqiptar n\u00eb Lond\u00ebr, Uran Ferizi, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb dh\u00ebnat e tyre mbi numrin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Ai tha: \u201cNe besojm\u00eb se ka m\u00eb shum\u00eb se 300,000\u201d dhe ndau nj\u00eb dokument q\u00eb v\u00ebren se shifrat e Telegraph p\u00ebrjashtojn\u00eb shqiptar\u00ebt e natyralizuar, f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb lindur n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dhe \u201cdhjet\u00ebra mij\u00ebra\u201d shqiptar\u00eb me pasaporta greke e italiane, si\u00e7 tregohet nga t\u00eb dh\u00ebnat konsullore.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket numrit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb burgosur, dokumenti i ambasad\u00ebs thot\u00eb se nuk merr parasysh mosh\u00ebn, seksin dhe statusin socioekonomik e vazhdon se kur b\u00ebhet p\u00ebrshtatja p\u00ebr \u00e7ekuilibrat demografik\u00eb dhe numrin aktual t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, shkalla e n\u00ebnkuptuar e burgosjes \u00ebsht\u00eb: \u201cp\u00ebraf\u00ebrsisht 1 n\u00eb 500\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebse Farage pranon se faktet e tij jan\u00eb t\u00eb gabuara, Rama ka k\u00ebrkuar q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb i pari q\u00eb t\u2019u thot\u00eb kujtdo q\u00eb flet keq p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u201ct\u00eb mos e b\u00ebj\u00eb m\u00eb\u201d. \/POLITICO<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/11\/politico-9-gjerat-qe-nigel-farage-mund-te-beje-ne-shqiperi\/\">POLITICO: 9 gj\u00ebrat q\u00eb Nigel Farage mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mb\u00ebshtet\u00ebsi i Brexit-it, Nigel Farage po b\u00ebn gati valixhet dhe po p\u00ebrgatitet t\u00eb niset p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me diell, n\u00ebse do t\u2019i besojm\u00eb replikave t\u00eb shk\u00ebmbyera koh\u00ebt e fundit n\u00eb rrjetet sociale mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. Fansat e Farage kan\u00eb par\u00eb pamje t\u00eb papritura q\u00eb jan\u00eb hedhur n\u00eb platform\u00ebn sociale \u2018X\u2019 s\u00eb fundmi: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30499","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30499","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30499"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30499\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30499"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30499"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30499"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}