{"id":30478,"date":"2025-07-11T07:51:54","date_gmt":"2025-07-11T07:51:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/11\/fantazma-e-unazes-si-balluku-favorizoi-arber-abazin-miliona-euro-nga-tenderi-pa-gare\/"},"modified":"2025-07-11T07:51:54","modified_gmt":"2025-07-11T07:51:54","slug":"fantazma-e-unazes-si-balluku-favorizoi-arber-abazin-miliona-euro-nga-tenderi-pa-gare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/11\/fantazma-e-unazes-si-balluku-favorizoi-arber-abazin-miliona-euro-nga-tenderi-pa-gare\/","title":{"rendered":"\u201cFantazma\u201d e Unaz\u00ebs\/ Si Balluku favorizoi Arb\u00ebr Abazin, miliona euro nga tenderi pa gar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 27 dhjetor 2017, kompania shtet\u00ebrore \u201cAlbControl\u201d do t\u00eb lidhte kontrat\u00ebn p\u00ebr \u201cRehabilitimi i Kull\u00ebs s\u00eb Kontigjenc\u00ebs\u201d me kompanin\u00eb fituese \u201cALKO-IMPEX General Construction\u201d shpk me vler\u00eb 371 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Lidhja e marr\u00ebveshjes vazhdoi m\u00eb tej duke akorduar edhe nj\u00eb shtes\u00eb kontrate n\u00eb 2018 me vler\u00eb 4.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga dokumentet zyrtare rezulton se ky tender \u00ebsht\u00eb firmosur vet\u00eb personalisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin asokohe nga zv.kryeministrja Balluku, me num\u00ebr protokolli 2317\/4, n\u00eb 27 dhjetor 2017.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrat\u00eb parashikohet se \u201cALKO-IMPEX General Construction\u201d e administruar nga Arb\u00ebr Abazi dhe n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Imer Ademit do t\u00eb merrte pages\u00ebn paraprake p\u00ebr 70 % t\u00eb vler\u00ebs totale t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb informacionet e siguruara nga \u201cVetting\u201d rezulton se n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb firmosur kontrata, AlbControl-i ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr transferte me fatur\u00eb tatimore nr. 117 me seri 51770495 duke realizuar paradh\u00ebnie n\u00eb shum\u00ebn 31,3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cALKO-IMPEX General Construction\u201d, gj\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit t\u00eb Prokurimeve Publike sipas Dokumenteve Standarde t\u00eb k\u00ebtij tenderi.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit q\u00eb do t\u00eb zbulonte shkelje t\u00eb tjera te kjo kontrat\u00eb pasi ka patur probleme me zbatimin, t\u00eb cilat konfirmojn\u00eb indiciet p\u00ebr favorizim nga ministrja Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Konkretisht n\u00eb kontrat\u00ebn e firmosur midis pal\u00ebve ka patur punime me vler\u00eb 2.3 milion\u00eb lek\u00eb ose 23 mij\u00eb euro, t\u00eb cilat bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me kushtet e kontrat\u00ebs. Pra, t\u00eb tjera gj\u00ebra deklarohen n\u00eb marr\u00ebveshje dhe t\u00eb tjera gj\u00ebra jan\u00eb realizuar nga kompania.<\/p>\n<p>K\u00ebto shifra jan\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb krahasim me ato q\u00eb do t\u00eb siguronte kompania e klonuar, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Arb\u00ebr Abazit, nipi i ish deputetit socialist Sadri Abazi.<\/p>\n<p>Sipas burimeve mediatike, Arb\u00ebr Abazi aksioneri i \u201cALKO IMPEX CONSTRUCTION\u201d dhe administratori i kompanis\u00eb \u201cALK0-IMPEX General Construction\u201d rezulton t\u00eb ket\u00eb lidhje t\u00eb af\u00ebrta me ministren e Infrastruktur\u00ebs, nj\u00ebkoh\u00ebsisht zv\/kryeministren Belinda Balluku, t\u00eb cilat hedhin dyshime p\u00ebr konflikte interesi.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb e Abazit kan\u00eb marr\u00eb dhjetra miliona euro tendera nga buxheti i shtetit, duke shkelur Ligjin e Prokurimeve Publike dhe Ligjin \u201cP\u00ebr Mbrojtjen e Konkurrenc\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Arben Llangozi, rastet e denoncuara n\u00eb media duhet t\u00eb verifikohen nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb hedhur drit\u00eb mbi k\u00ebto ngjarje.<\/p>\n\n<p>\u201cKontrolli i Lart\u00eb i Shtetit realizon auditim t\u00eb gjithansh\u00ebm dhe rastet e evidentuara nga ky institucion duhet t\u00eb jen\u00eb objekt i hetimeve nga SPAK-u\u201d, tha p\u00ebr \u201cVetting\u201d avokati Llangozi.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e institucioneve q\u00eb kan\u00eb furnizuar me para publike k\u00ebto kompani, kryeson Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ndjekur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, institucione t\u00eb cilat kan\u00eb var\u00ebsi nga ministrja dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, ku drejtuesi i ARRSH-s\u00eb propozohet nga vet Balluku.<\/p>\n<p>Lidhjet e dyshimta financiare t\u00eb Arb\u00ebr Abazit me favorizime nga zv.kryeministrja e kan\u00eb zanafill\u00ebn q\u00eb nga koha e AlbControlit, periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u rrit ndikimi i Ballukut brenda Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Sipas kryetarit t\u00eb l\u00ebvizjes Politike \u201cNisma Thurje\u201d Endrit Shabani, sot q\u00eb flasim disa nga kompanit\u00eb q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e prokurimeve publike kan\u00eb monopolizuar t\u00eb gjith\u00eb kapitalin shtet\u00ebror me favorizime nga segmente t\u00eb caktuara t\u00eb klas\u00ebs politike.<\/p>\n\n<p><strong>ALKO IMPEX DHE BALLUKU<\/strong><\/p>\n<p>Historia e kompanis\u00eb Alko e ka filles\u00ebn n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2012, kur pronari i \u201cKLEDOR ALBANIA-09\u201d, Tabir Hysa, sot e quajtur \u201cALKO IMPEX CONSTRUCTION\u201d do t\u00eb pezullonte aktivitetin e kompanis\u00eb, e cila kishte vet\u00ebm 3 vite q\u00eb operonte n\u00eb tregun shqiptar. Disa muaj pas ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, n\u00eb dhjetor 2013, Arb\u00ebr Abazi do ta blinte k\u00ebt\u00eb kompani me vler\u00eb 100 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se \u201cmarifeti\u201d i biznesmenit t\u00eb ri do t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb ndryshimin e emrit t\u00eb kompanis\u00eb, duke e quajtur \u201cALKO IMPEX CONSTRUCTION\u201d. Pra, kompania e re me em\u00ebr do t\u00eb ishte nj\u00eb klon i kompanis\u00eb \u201cALKO-IMPEX General Construction\u201d, duke krijuar nj\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb informative, si n\u00eb institucionet publike, por edhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn mediatike.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb kjo ngjashm\u00ebri me emrat, e cila ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen p\u00ebr t\u00eb kontrolluar tenderat q\u00eb jan\u00eb fituar nga k\u00ebto kompani, p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00ebse kemi shkelje ligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb janar 2018, Bashkia Devoll do t\u00eb finalizonte tenderin pa gar\u00eb p\u00ebr pastrimin e zonave t\u00eb bashkis\u00eb me ofert\u00eb fituese 98 milion\u00eb lek\u00eb ose rreth 1 milion euro. Sipas Buletinit t\u00eb Prokurimeve Publike, ky tender \u00ebsht\u00eb fituar nga \u201cALKO IMPEX CONSTRUCTION\u201d shpk me num\u00ebr nipti \u201cK91628013D\u201d.<\/p>\n<p>Pra, kompania q\u00eb nuk ka qen\u00eb aktive ka fituar tenderin p\u00ebr pastrimin.<\/p>\n<p>Por a kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb gabim njer\u00ebzor apo t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm?<\/p>\n<p>Dy indicie, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb prov\u00eb thon\u00eb italian\u00ebt. Bashkia Devoll nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja, q\u00eb ka shpallur fituese nj\u00eb kompani, e cila ka qen\u00eb e pezulluar, por k\u00ebsaj liste i bashkohet edhe Ministria e Mir\u00ebq\u00ebnies dhe Sip\u00ebrmarrjes s\u00eb Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb maj 2017, kjo Ministri do t\u00eb shpallte fitues p\u00ebr tenderin \u201cRikonstruksion i shkoll\u00ebs \u201cAli Myftiu Elbasan\u201d me ofert\u00eb 81 milion\u00eb lek\u00eb \u201cALKO IMPEX\u201d shpk, pa specifikuar numrin e niptit.<\/p>\n<p>Gara u sh\u00ebnua me flamur t\u00eb kuq sepse dy kompanit\u00eb e tjera, q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt u skualifikuan nga institucioni, duke shfaqur indicie p\u00ebr favorizim fituesi. Dy muaj m\u00eb pas n\u00eb buletinin zyrtar, kompania q\u00eb kishte lidhur kontrat\u00ebn do t\u00eb shfaqej p\u00ebrs\u00ebri \u201cALKO IMPEX\u201d shpk, me numrin e niptit t\u00eb \u201cALKO IMPEX CONSTRUCTION\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn, dy raste kompania e cila ka qen\u00eb me status t\u00eb pezulluar, ka fituar dy tendera nga dy institucione t\u00eb ndryshme. Sipas Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, kompania do t\u00eb rifillonte aktivitetin n\u00eb 14 korrik 2018.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Llangozi, n\u00ebse k\u00ebto raste jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, edhe titullar\u00ebt e institucioneve duhet t\u00eb hetohen dhe t\u00eb ndiqen penalisht.<\/p>\n<p>\u201cSipas Ligjit t\u00eb Prokurimeve Publike, ekstraktet e kompanive duhet t\u00eb verifikohen n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit dhe \u00ebsht\u00eb e habitshme se si mund t\u00eb shpallen fituese kompani q\u00eb nuk jan\u00eb funksionale\u201d, u shpreh avokati Llangozi.<\/p>\n<p><strong>Manovrat e Arb\u00ebr Abazit, si iu dha nga ARRSH tenderi pa gar\u00eb dhe 14 milion\u00eb euro n\u00eb \u2018tav\u00eb\u2019!<\/strong><\/p>\n<p>Nga fundi i vitit 2018 do t\u00eb plaste skandali me tenderin e Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe, tender i cili i kushtoi disa drejtor\u00eb qeveris\u00eb shqiptare duke \u201csakrifikuar\u201d edhe ish-ministrin e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb Damian Gjiknuri.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte pik\u00ebrisht ky skandal q\u00eb do t\u00eb largonte nga detyra Gjiknurin p\u00ebr t\u2019u z\u00ebvend\u00ebsuar n\u00eb 17 janar 2019 nga ish-vart\u00ebsja e tij, drejtoresha e AlbControlit Belinda Balluku. Pik\u00ebrisht nga viti 2018 deri n\u00eb vitin 2019, kompania \u201cAlko Impex Construction\u201d do t\u00eb shum\u00ebfishonte t\u00eb ardhurat nga 28 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 354 milion\u00eb lek\u00eb, ose gati 3.6 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura n\u00eb vit n\u00ebp\u00ebrmjet fondeve publike.<\/p>\n<p>Sipas kryetarit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Gjeodet\u00ebve inxhinierit Romeo Nazarko, n\u00eb rastin e Autoritetit Rrugor Shqiptar kemi raste t\u00eb korrupsionit me tenderat e rrug\u00ebve. \u201cKemi rastin e Unaz\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs me kompanin\u00eb amerikane, t\u00eb cil\u00ebt ne (Shoqata e Gjeodet\u00ebve) e kemi denoncuar\u201d, tha p\u00ebr \u201cVetting\u201d inxhinieri Nazarko. Ngritja n\u00eb detyr\u00eb e Ballukut nga Drejtoresh\u00eb e AlbControl, n\u00eb ministre e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb do t\u00eb shoq\u00ebrohej paralelisht me zhvillimin ekonomik t\u00eb \u201cALKO IMPEX CONSTRUCTION\u201d.<\/p>\n<p>Mallkimi i tenderave t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs me fondet e ARRSH-s\u00eb nuk do t\u00eb mbyllej me kaq, pasi ashtu si paraardh\u00ebsi i saj Gjiknuri, edhe Balluku do t\u00eb ishte pjes\u00eb e nj\u00eb skandali p\u00ebr paracaktimin e fituesve me institucionet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb saj. \u201cVetting\u201d ka zbuluar afera t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me tenderin e mir\u00ebmbajtjes dhe tenderin e Unaz\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Tiran\u00ebs. M\u00eb 11 prill 2022, Autoriteti Rrugor Shqiptar do t\u00eb hapte gar\u00ebn p\u00ebr Marr\u00ebveshjen Kuad\u00ebr p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebve t\u00eb Rajonit Verior dhe Qendror me fond limit 1.4 miliard\u00eb lek\u00eb ose 14 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ky tender do t\u00eb njollosej nga gara pa gar\u00eb, pasi n\u00eb 6 Qershor 2022 dy kompanit\u00eb \u201cAlko\u201d q\u00eb administrohen nga Arb\u00ebr Abazi do t\u00eb fitonin tenderin pa patur asnj\u00eb konkurrent, duke u sh\u00ebnuar me flamur t\u00eb kuq. Sipas platform\u00ebs \u201cOpenprocurement.al\u201d t\u00eb AIS-it, kjo procedur\u00eb paraqet dyshime p\u00ebr korrupsion dhe favorizime nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i kushteve p\u00ebr t\u00eb fituar tenderin, \u201cVetting\u201d ka zbuluar se dy kompanit\u00eb nuk plot\u00ebsojn\u00eb kushtin 2.2.1, t\u00eb cilat lidhen me kapacitetet ekonomike dhe financiare t\u00eb kompanive q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas pik\u00ebs 2.2.1, \u201cp\u00ebr t\u00eb provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, Operator\u00ebt ekonomik\u00eb duhet t\u00eb paraqesin v\u00ebrtetim nga administrata tatimore, p\u00ebr xhiron vjetore p\u00ebr vitet financiare 2018, 2019, 2020, ku vlera e xhiros p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb nga vitet e periudh\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkuar duhet t\u00eb jet\u00eb jo m\u00eb e vog\u00ebl se vlera e parashikuar e kontrat\u00ebs q\u00eb prokurohet\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, duke bashkuar t\u00eb dyja xhirot e kompanive, n\u00eb qoft\u00eb se p\u00ebrllogarisim xhirot maksimale p\u00ebr k\u00ebto vite, zbulojm\u00eb se n\u00eb asnj\u00eb moment ato nuk arrijn\u00eb xhiron vjetore totale 1.4 miliard\u00eb lek\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb edhe vlera e fondit limit.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u2019i skualifikonte kompanit\u00eb dhe t\u00eb anullonte tenderin, ish-Drejtori i ARRSH-s\u00eb, Evis Berberi ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn duke shpallur fituese kompanit\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin e Prokurimeve Publike.<\/p>\n\n<p>Sipas avokatit Llangozi, shqet\u00ebsimi i ngritur nga drejtuesi i SPAK Altin Dumani p\u00ebr munges\u00ebn e kall\u00ebzimeve nga institucionet shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb nuk ka marr\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>\u201cRastet e shkeljes s\u00eb procedurave t\u00eb tenderave jan\u00eb t\u00eb shumta, por institucionet nuk denoncojn\u00eb, gj\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb evidentuar edhe nga drejtuesi i SPAK-ut Altin Dumani\u201d, deklaroi avokati Llangozi.<\/p>\n<p><strong>Verdho dhe Berberi favorizuan duopolin e tenderave n\u00eb ARRSH<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb maj 2018, kompania \u201cALKO-IMPEX General Construction\u201d dhe \u201c2 T\u201d sh.p.k do t\u00eb themelonin kompanin\u00eb koncesionare \u201cECO CLEANING\u201d, e cila do t\u00eb ndryshonte dhe pozitat e k\u00ebtyre kompanive n\u00eb tregun shqiptar, t\u00eb cilat m\u00eb s\u00eb shumti veprojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve dhe mbetjeve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u201c2T\u201d dhe \u201cALKO-IMPEX General Construction\u201d zot\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb kompani koncesionare, e cila ka lidhur kontrat\u00eb pastrimi me Bashkin\u00eb Kam\u00ebz. Ky bashkim operator\u00ebsh do t\u00eb ndryshonte edhe kushtet e gar\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto kompani, pasi t\u00eb dyja do t\u00eb garonin p\u00ebr tenderat e shpallur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Nga k\u00ebrkimi i \u201cVetting\u201d rezulton se k\u00ebto kompani do t\u00eb garonin disa her\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin tender, duke shkelur vet\u00eb kushtet e pranimit.<\/p>\n<p>\u201cVetting\u201d ka zbuluar se Komisioni i Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave te Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka evidentuar lidhjen midis dy kompanive, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit. Edhe pse kan\u00eb shkelur disa her\u00eb kushtet e dokumenteve standarde, edhe pse jan\u00eb shpallur fituese nga institucioni q\u00eb varet nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri ky fakt nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb evident, as nga Autoriteti Rrugor Shqiptar q\u00eb duhet t\u2019i kishte skualifikuar, as nga Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Ligjit nr. 9121 dt 28.7.2003 \u201cP\u00ebr Mbrojtjen e Konkurrenc\u00ebs\u201d, neni 10, p\u00ebrqendrime t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve kemi n\u00eb rastet kur shkaktohet nj\u00eb ndryshim i q\u00ebndruesh\u00ebm i kontrollit si rrjedhoj\u00eb e bashkimit t\u00eb dy ose m\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrmarrjeve ose pjes\u00eb nd\u00ebrmarrjesh t\u00eb pavarura nga nj\u00ebra\u2013tjetra.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, sipas nenit 12, t\u00eb po k\u00ebtij ligji, njoftimi duhet t\u00eb b\u00ebhet kur xhiroja vjetore n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm e bashkimit t\u00eb k\u00ebtyre dy kompanive arrin m\u00eb shum\u00eb se 400 milion\u00eb lek\u00eb ose nj\u00ebra prej k\u00ebtyre kompanive duhet ta ket\u00eb xhiron n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm mbi 200 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja kompanit\u00eb kan\u00eb xhiro vjetore m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se 400 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb verifikuar rastin, \u201cVetting\u201d kontaktoi Autoritetin e Konkurrenc\u00ebs n\u00ebse k\u00ebto kompani kishin b\u00ebr\u00eb njoftimin, q\u00eb e kan\u00eb detyrim ligjor p\u00ebr krijimin e nj\u00eb kompanie t\u00eb re si bashkim nd\u00ebrmarrjesh.<\/p>\n<p>N\u00eb kthim-p\u00ebrgjigje p\u00ebr \u201cVetting\u201d, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Endri \u00c7ekani deklaroi se rasti do t\u00eb merrej n\u00eb shqyrtim, duke sqaruar se do t\u00eb ket\u00eb masa n\u00eb rast t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb njoftimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u201cVetting\u201d, Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs konfirmoi se t\u00eb dyja kompanit\u00eb nuk kishin b\u00ebr\u00eb njoftimin, pra ishin n\u00eb shkelje, por duke qen\u00eb se kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se 5 vite nga k\u00ebto raste, sipas nenit 78, pika 2, vendosja e gjobave u n\u00ebnshtrohet afateve t\u00eb parashkrimit sipas rastit n\u00eb nenin 74 t\u00eb ligjit t\u00eb Konkurrenc\u00ebs. Pra, gjoba u falet kompanive sepse rasti \u00ebsht\u00eb evidentuar shum\u00eb von\u00eb, edhe pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast miliona euro jan\u00eb fituar duke d\u00ebmtuar konkurrenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Por ka nj\u00eb problem, kontratat publike jan\u00eb firmosur n\u00eb vitin 2020 dhe 2021 dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb reagoj\u00eb jo vet\u00ebm Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs, por edhe Agjencia e Prokurimeve Publike pasi kemi hapur nj\u00eb shkelje q\u00eb nuk mund t\u00eb amnistohet.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 4 raste, \u201cVetting\u201d ka konstatuar se bashkimi i kompanive \u201cALKO IMPEX CONSTRUCTION\u201d dhe \u201cALKO-IMPEX General Construction\u201d kan\u00eb garuar, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat tendera me kompanin\u00eb \u201c2 T\u201d sh.p.k, kompani me t\u00eb cil\u00ebn Arb\u00ebr Abazi rezulton i lidhur n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb \u201cECO-CLEANING\u201d.<\/p>\n<p>Rasti i par\u00eb lidhet me Marr\u00ebveshjen Kuad\u00ebr p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen me performanc\u00eb e rrug\u00ebve t\u00eb Rajoni Qendror, Loti 6 me fond limit 302 milion\u00eb lek\u00eb me afat 48 muaj. Gara p\u00ebr tenderin u shpall n\u00eb korrik 2020, ku t\u00eb vetmit q\u00eb garonin p\u00ebr fondet publike ishte konsorciumi i \u201cALKO IMPEX CONSTRUCTION\u201d dhe \u201cALKO-IMPEX General Construction\u201d kundra kompanis\u00eb \u201c2 T\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 tetor 2020, Ergys Verdho do t\u00eb shpallte fitues t\u00eb kontrat\u00ebs me ofert\u00eb 301 milion\u00eb lek\u00eb os\u00eb 3 milion\u00eb euro bashkimin e kompanive, q\u00eb menaxhohen nga Arb\u00ebr Abazi. N\u00eb vend t\u00eb dyt\u00eb, do t\u00eb renditej \u201c2 T\u201d sh.p.k, me ofert\u00eb 400 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak se bashkimi i operator\u00ebve ALKO.<\/p>\n<p>Dyshimet jan\u00eb t\u00eb forta p\u00ebr tender t\u00eb paracaktuar pasi ofertat nga t\u00eb dyja kompanit\u00eb garuese jan\u00eb 99.9 % e fondit limit dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Ergys Verdho duhet t\u00eb kishte anuluar tenderin.<\/p>\n<p>Sipas ligjit t\u00eb Prokurimit Publik, neni 2 citon se gara ka si synim t\u00eb siguroj\u00eb mir\u00ebp\u00ebrdorim t\u00eb fondeve publike dhe t\u00eb nxis\u00eb konkurrenc\u00ebn, e cila nuk \u00ebsht\u00eb arritur te tenderi i mir\u00ebmbajtjes.<\/p>\n<p>Madje, ky ligj ka t\u00eb parashikuar edhe masat e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr parandalimin e korrupsionit, ku sipas nenit 18, shkruhet qart\u00eb se \u201cOperator\u00ebt ekonomik\u00eb me veprimet e tyre nuk duhet t\u00eb shkelin parimet e konkurrenc\u00ebs, sipas parashikimeve t\u00eb legjislacionit n\u00eb fuqi.\u201d<\/p>\n<p>Rasti i dyt\u00eb lidhet me Marr\u00ebveshjen Kuad\u00ebr p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebve t\u00eb Rajonit Q\u00ebndror \u2013 Loti 4 me fond limit 263 milion\u00eb lek\u00eb me afat 48 muaj. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender, n\u00eb shkurt 2021, Autoriteti Rrugor Shqiptar do t\u00eb shpallte fitues bashkimin e kompanive \u201cALKO IMPEX CONSTRUCTION\u201d dhe \u201cAlko-Impex General Construction\u201d me ofert\u00eb fituese 223 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gar\u00eb, ku ishin binjak\u00ebt ALKO do t\u00eb merrte pjes\u00eb kompania \u201c2 T\u201d shpk, por k\u00ebsaj radhe do t\u00eb kishte edhe konkurrent\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si kompanit\u00eb \u201cI.D.K Konstruksion &amp; 4A-M\u201d dhe \u201cVICTORIA INVEST\u201d. Kjo e fundit do t\u00eb skualifikohej nga gara pasi do t\u00eb b\u00ebnte ankes\u00eb p\u00ebr vendimin e grupit q\u00eb organizonte tenderin n\u00ebn drejtimin e Ergys Verdhos.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 dhjetor 2021, \u201cVictoria Invest\u201d do t\u00eb paraqiste ankes\u00eb te Komisioni i Prokurimit Publik, institucion q\u00eb drejtohej nga Jonaid Myzyri. N\u00eb ankes\u00eb, kjo kompani kund\u00ebrshtonte vler\u00ebsimin me pik\u00eb nga ARRSH-ja, si dhe k\u00ebrkonte skualifikimin e t\u00eb dyja kompanive, konsorciumit t\u00eb ALKO-ve dhe kompanis\u00eb \u201c2 T\u201d, t\u00eb cilat rezultojn\u00eb si bashk\u00ebpronare t\u00eb kompanis\u00eb \u201cECO-CLEANING\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt \u201cVictoria Invest\u201d sh.p.k ka ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb volitshme se t\u00eb dyja kompanit\u00eb, por sipas ARRSH-s\u00eb \u00ebsht\u00eb skualifikuar sepse nuk ka marr\u00eb shum\u00eb pik\u00eb te kriteret e tjera, si eksperienca dhe makinerit\u00eb. P\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebnte ankes\u00eb te KPP-ja, kompania ka b\u00ebr\u00eb ankes\u00eb te Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku sipas \u201cVictoria Invest\u201d, ARRSH-ja nuk i kishte shpjeguar arsyet se pse kompania me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ishte n\u00eb fund t\u00eb renditjes me pik\u00eb. Madje, theksohet se \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb kriter p\u00ebr pik\u00ebt midis kompanive konkurruese, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me vet kushtet e tenderit (DST).<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb standardi i dyfisht\u00eb i Autoritetit Rrugor Shqiptar, ku nga institucioni publik k\u00ebrkohet q\u00eb makinerit\u00eb, t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrdorin kompanit\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebve t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb kontratat e tjera. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u201cVictoria Invest\u201d sjell si shembull vendimin e Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik n\u00eb shtator 2020, p\u00ebr tenderin \u201ckryerja e sherbimit te pastrimit ne qytetin e Elbasanit\u201d, ku ankues ishte \u201cALKO-IMPEX General Construction\u201d. KPP-ja e ka pranuar ankes\u00ebn dhe e ka gjykuar k\u00ebt\u00eb kusht n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin p\u00ebr Prokurimet Publike. Edhe pse ka b\u00ebr\u00eb ankes\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb argumentuar, Komisioni i Prokurimit Publik ka refuzuar ankes\u00ebn e \u201cVictoria Invest\u201d, duke e skualifikuar plot\u00ebsisht nga gara.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb, q\u00eb Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Komisioni i Prokurimeve Publike koordinohen n\u00eb sinkron me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn p\u00ebr fituesit e tenderave, edhe kur k\u00ebta t\u00eb fundit nuk plot\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjitha kushtet e vendosura te Dokumentat Standardte. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se ekziston nj\u00eb autoritet mbi t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb favorizon k\u00ebt\u00eb kompani dhe kjo sjell dyshimet drejt njer\u00ebzve, q\u00eb lidhen me ministren e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb Belinda Balluku. P\u00ebrpara se t\u00eb kalonte si drejtues i Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimeve Publike, Myzyri ka q\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e Komisionit t\u00eb Prokurimeve Publike te nj\u00ebsia e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, n\u00ebn drejtimin e zv. kryeministres Balluku.<\/p>\n<p><strong>\/Emisioni VETTING\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/fantazma-e-unazes-si-balluku-favorizoi-arber-abazin-miliona-euro-nga-tenderi-pa-gare\/\">\u201cFantazma\u201d e Unaz\u00ebs\/ Si Balluku favorizoi Arb\u00ebr Abazin, miliona euro nga tenderi pa gar\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 27 dhjetor 2017, kompania shtet\u00ebrore \u201cAlbControl\u201d do t\u00eb lidhte kontrat\u00ebn p\u00ebr \u201cRehabilitimi i Kull\u00ebs s\u00eb Kontigjenc\u00ebs\u201d me kompanin\u00eb fituese \u201cALKO-IMPEX General Construction\u201d shpk me vler\u00eb 371 mij\u00eb euro. Lidhja e marr\u00ebveshjes vazhdoi m\u00eb tej duke akorduar edhe nj\u00eb shtes\u00eb kontrate n\u00eb 2018 me vler\u00eb 4.7 milion\u00eb lek\u00eb. Nga dokumentet zyrtare rezulton se ky tender [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30478","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30478","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30478"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30478\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30478"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30478"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30478"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}