{"id":30415,"date":"2025-07-10T17:53:08","date_gmt":"2025-07-10T17:53:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/10\/parti-te-reja-me-hile-te-vjetra-si-lapaj-dhe-shabani-po-paguajne-faturen-per-mashtrimin-me-kandidatet-e-listave-te-mbyllura\/"},"modified":"2025-07-10T17:53:08","modified_gmt":"2025-07-10T17:53:08","slug":"parti-te-reja-me-hile-te-vjetra-si-lapaj-dhe-shabani-po-paguajne-faturen-per-mashtrimin-me-kandidatet-e-listave-te-mbyllura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/10\/parti-te-reja-me-hile-te-vjetra-si-lapaj-dhe-shabani-po-paguajne-faturen-per-mashtrimin-me-kandidatet-e-listave-te-mbyllura\/","title":{"rendered":"Parti t\u00eb reja me hile t\u00eb vjetra! Si Lapaj dhe Shabani po paguajn\u00eb fatur\u00ebn p\u00ebr mashtrimin me kandidat\u00ebt e listave t\u00eb mbyllura"},"content":{"rendered":"<p>Kodi Zgjedhor nuk i njeh dor\u00ebheqjet paradh\u00ebnie q\u00eb paska protokolluar Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, liderat e \u201cShqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d, si Shabani ashtu edhe Lapaj, rrekeshin t\u00eb sqaronin se ata kishin gjetur sesi t\u00eb mashtronin Kodin Zgjedhor q\u00eb i detyronte q\u00eb, si subjekte zgjedhore, t\u00eb p\u00ebrgatisnin dhe dor\u00ebzonin n\u00eb KQZ si listat e mbyllura, ashtu edhe ata emra kandidat\u00ebsh q\u00eb do t\u00eb garonin n\u00eb listat e hapura.<br \/>\nKaq hapur dhe pa teklif b\u00ebhej kjo, saq\u00eb nuk mbeti njeri pa e kuptuar se listat e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb do b\u00ebnte Adriatiku dhe Endri ishin fake.<br \/>\nVet\u00ebm KQZ nuk d\u00ebgjoi gj\u00eb dhe i regjistroi listat e deklaruara si t\u00eb hartuara n\u00eb mashtrim t\u00eb Kodit Zgjedhor.<br \/>\nPor \u201cShqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d fake, paska b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb sesa kaq. Paska depozituar paraprakisht edhe thas\u00ebt me dor\u00ebheqje nga mandatet. Dhe paska arritur edhe q\u00eb KQZ t\u2019ja pranoj\u00eb listat fake me dor\u00ebheqjet bashk\u00eblidhur.<\/p>\n<p>Por nga cilat mandate qenkan dor\u00ebhequr kandidat\u00ebt fake t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb donte t\u00eb b\u00ebnte Adriatiku me Endrin?<br \/>\nData e dor\u00ebheqjeve nuk mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrpara dat\u00ebs kur mandatet do mund t\u00eb merreshin.<br \/>\nAq e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo, saq\u00eb mes thas\u00ebve me dor\u00ebheqje ka t\u00eb \u201cdor\u00ebhequr\u201d q\u00eb nuk kan\u00eb fare se nga t\u00eb dor\u00ebhiqen as sot, as mot, sepse Shqip\u00ebria nuk u b\u00eb dot me stilin fake t\u00eb Adriatikut dhe Endrit.<br \/>\nN\u00eb shumic\u00ebn e qarqeve, \u201cShqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d nuk u b\u00eb dot as me nj\u00eb mandat t\u00eb vet\u00ebm. Imagjino t\u00eb kishin marr\u00eb se \u00e7\u2019hile do luheshin me dor\u00ebheqjet<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb dor\u00ebhiqet dikush nga nj\u00eb mandat q\u00eb nuk e ka marr\u00eb akoma?<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur dikujt q\u00eb e em\u00ebrojn\u00eb drejtor, t\u2019i marrin paraprakisht dor\u00ebheqjen q\u00eb ta ken\u00eb kur t\u2019u duhet q\u00eb ta nxjerrin me skema nga zyra.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak sesa skemat mashtruese t\u00eb kompanive q\u00eb futen bashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u201cgar\u00eb\u201d prokurimi duke ndar\u00eb paraprakisht q\u00eb ai q\u00eb do \u201cfitoj\u00eb\u201d do vendos\u00eb ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<br \/>\nT\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr sh\u00ebrbimin n\u00eb gar\u00ebn fake marrin ndonj\u00eb pjes\u00eb n\u00ebnkontraktimi, ose lek\u00eb t\u00eb thata n\u00eb xhep.<\/p>\n<p>Po list\u00eb paradh\u00ebnie p\u00ebr zgjedhjet 2029 ka depozituar \u201cShqip\u00ebria\u201d e Lapajt dhe Shabanit?<br \/>\nPse nuk i ka depozituar edhe ato? Me gjith\u00eb dor\u00ebheqje t\u00eb papjekura?<br \/>\nN\u00eb asnj\u00eb nen, Kodi Zgjedhor nuk e njeh k\u00ebt\u00eb dor\u00ebheqjen paradh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Kodi Zgjedhor dhe Rregullorja e Kuvendit nuk flasin p\u00ebr dor\u00ebheqje paradh\u00ebnie. Flasin p\u00ebr procedura t\u00eb ndarjes s\u00eb mandateve sipas rezultateve t\u00eb zgjedhjeve dhe sipas radh\u00ebs n\u00eb listat e mbyllura, e pastaj n\u00ebse mbetet kusur, edhe tek ato t\u00eb hapura.<br \/>\nKodi Zgjedhor dhe Rregullorja e Kuvendit m\u00eb pas, pasi mandatet jan\u00eb ndar\u00eb, flasin p\u00ebr procedurat e pranimit, betimit, refuzimit dhe l\u00ebshimit t\u00eb mandatit.<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqja paradh\u00ebnie \u00ebsht\u00eb potencial p\u00ebr pazar korruptiv dhe asnj\u00eb model sistemi zgjedhor nuk e njeh at\u00eb si proces.<br \/>\nSepse nuk ka sisteme q\u00eb nxisin pazarin korruptiv.<br \/>\nN\u00ebse Shabani dhe Lapaj nuk kan\u00eb an\u00ebtar\u00eb partie, at\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb politik\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nSe Shqip\u00ebria nuk b\u00ebhet me kandidat\u00eb fake.<br \/>\nPo sikur largqoft\u00eb t\u00eb kishin marr\u00eb 71 mandate me ministra fake, do qeverisnin?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb novacioni ekstraelektoral do zbatoj\u00eb Ilirjan Celibashi p\u00ebr t\u2019i ardhur v\u00ebrdall\u00eb mandatit q\u00eb u dashka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Adriatikun e Gazit apo Endrin e Daj\u00ebs?<\/p>\n<p>KQZ mundet vet\u00ebm t\u00eb ndaj\u00eb mandatet sipas radh\u00ebs s\u00eb list\u00ebs s\u00eb mbyllur.<br \/>\nE n\u00ebse \u201cShqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d u b\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb mandat, ai i jepet t\u00eb parit t\u00eb list\u00ebs.<br \/>\nI cili e pranon, e refuzon, ose betohet (sa p\u00ebr lezet), dhe pastaj edhe e l\u00ebshon si t\u2019i doj\u00eb e bardha zem\u00ebr.<br \/>\nN\u00ebse e l\u00ebshon, mandati i takon t\u00eb dytit, e pastaj t\u00eb tretit, t\u00eb kat\u00ebrtit e k\u00ebshtu me radh\u00eb, derisa Lapaj dhe Shabani t\u00eb ken\u00eb ndar\u00eb mendjen se kush do e b\u00ebj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin, mandati mund t\u2019i ndahet vet\u00ebm zot\u00ebris\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pari n\u00eb list\u00ebn e mbyllur.<br \/>\nDaja i kujtdo qoft\u00eb ai, sipas Kodit Zgjedhor t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, mandati i takon atij.<\/p>\n<p>Sepse Shqip\u00ebria nuk b\u00ebhet me rregulla q\u00eb Shabani me Lapajn, apo dhe me Celibashin, i paskan shkruar te Kodi i pazarit t\u00eb mandateve.<\/p>\n<p>Thesi i dor\u00ebheqjeve paradh\u00ebnie \u00ebsht\u00eb nul.<br \/>\nMe \u00e7ertifikimin e tyre, Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve do \u00e7ertifikonte pazarin e mandateve.<br \/>\n\u201cShqip\u00ebria fake\u201d q\u00eb paskan dashur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb Endri dhe Adriatiku, thjesht ta shpif me modelin e vjet\u00ebr dhe paketimin e ri q\u00eb duan t\u00eb p\u00ebrcjellin si mesazh.<\/p>\n<p>Kandidat\u00ebt e listave t\u00eb mbyllura nuk qenkan kandidat\u00eb, ata qenkan njer\u00ebz q\u00eb Adriatiku mendonte se i kishte marr\u00eb peng.<br \/>\nPor, duke qen\u00eb se gjith\u00e7ka e nd\u00ebrtoi n\u00eb mashtrim t\u00eb ligjit, nga pengmarr\u00ebs u shnd\u00ebrrua n\u00eb peng t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb vet fake.(Vna.al)<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/parti-te-reja-me-hile-te-vjetra-si-lapaj-dhe-shabani-po-paguajne-faturen-per-mashtrimin-me-kandidatet-e-listave-te-mbyllura\/\">Parti t\u00eb reja me hile t\u00eb vjetra! Si Lapaj dhe Shabani po paguajn\u00eb fatur\u00ebn p\u00ebr mashtrimin me kandidat\u00ebt e listave t\u00eb mbyllura<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kodi Zgjedhor nuk i njeh dor\u00ebheqjet paradh\u00ebnie q\u00eb paska protokolluar Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve. Gjat\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, liderat e \u201cShqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d, si Shabani ashtu edhe Lapaj, rrekeshin t\u00eb sqaronin se ata kishin gjetur sesi t\u00eb mashtronin Kodin Zgjedhor q\u00eb i detyronte q\u00eb, si subjekte zgjedhore, t\u00eb p\u00ebrgatisnin dhe dor\u00ebzonin n\u00eb KQZ si listat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30415","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30415","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30415"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30415\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30415"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30415"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30415"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}