{"id":30356,"date":"2025-07-10T13:00:56","date_gmt":"2025-07-10T13:00:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/10\/ish-presidenti-serish-ne-burg-seul-rrezikon-prishjen-e-provave-te-hetimit-per-gjendjen-ushtarake\/"},"modified":"2025-07-10T13:00:56","modified_gmt":"2025-07-10T13:00:56","slug":"ish-presidenti-serish-ne-burg-seul-rrezikon-prishjen-e-provave-te-hetimit-per-gjendjen-ushtarake","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/10\/ish-presidenti-serish-ne-burg-seul-rrezikon-prishjen-e-provave-te-hetimit-per-gjendjen-ushtarake\/","title":{"rendered":"Ish Presidenti s\u00ebrish n\u00eb burg\/ Seul, rrezikon prishjen e provave t\u00eb hetimit p\u00ebr gjendjen ushtarake"},"content":{"rendered":"<p>Ish-presidenti i Kores\u00eb s\u00eb Jugut, Yoon Suk Yeol, \u00ebsht\u00eb vendosur s\u00ebrish n\u00eb paraburgim pas miratimit t\u00eb nj\u00eb urdhri arresti nga Gjykata Qendrore e Seulit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve t\u00eb pavarura lidhur me shpalljen e gjendjes ushtarake n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Sipas k\u00ebshilltarit t\u00eb pavarur q\u00eb udh\u00ebheq hetimin, masa u mor her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjesin e s\u00eb enjtes, p\u00ebr shkak t\u00eb shqet\u00ebsimeve serioze p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e shkat\u00ebrrimit t\u00eb provave.<\/p>\n<p>Shpallja befasuese e gjendjes ushtarake nga Yoon n\u00eb dhjetor solli nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb kushtetuese n\u00eb vend dhe u konsiderua si nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb ndaj demokracis\u00eb s\u00eb Kores\u00eb s\u00eb Jugut. Vendimi u anulua vet\u00ebm gjasht\u00eb or\u00eb m\u00eb von\u00eb, pasi deputet\u00ebt u fut\u00ebn me forc\u00eb n\u00eb parlament dhe votuan nj\u00ebz\u00ebri p\u00ebr ta bllokuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Yoon u arrestua fillimisht n\u00eb janar, me akuza p\u00ebr kryengritje, duke u b\u00ebr\u00eb presidenti i par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e vendit q\u00eb arrestohet nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Ai u lirua n\u00eb mars, pasi gjykata e Seulit anuloi urdhrin e arrestimit p\u00ebr arsye teknike.<br \/>\nN\u00eb prill, Gjykata Kushtetuese votoi unanimisht p\u00ebr ta shkarkuar nga detyra, duke e quajtur veprimin e tij \u201cnj\u00eb tradhti t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndaj besimit t\u00eb popullit.\u201d<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, Yoon \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me disa hetime penale. K\u00ebshilltari i pavarur I Gjyqesorit ne Seul b\u00ebri t\u00eb ditur se ai akuzohet tani p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe pengim t\u00eb funksionimit t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb dokumenti t\u00eb publikuar nga k\u00ebrkesa p\u00ebr urdh\u00ebr arresti, Yoon akuzohet se shpalli gjendjen ushtarake p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer bllokad\u00ebn politike t\u00eb shkaktuar nga shumica e opozit\u00ebs n\u00eb Asamblen\u00eb Komb\u00ebtare dhe nga shkarkimi i disa zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ai dyshohet se ka urdh\u00ebruar dislokimin e trupave p\u00ebr t\u00eb penguar hyrjen e deputet\u00ebve n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e parlamentit, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb parandalonte anulimin e dekretit t\u00eb tij. N\u00eb dokument p\u00ebrmendet se Yoon kishte urdh\u00ebruar t\u00eb \u201cshkat\u00ebrroheshin dyert\u201d dhe t\u00eb \u201cnxirreshin njer\u00ebzit zvarr\u00eb, edhe n\u00ebse do t\u00eb duhej p\u00ebrdorimi i arm\u00ebve\u201d. Avokat\u00ebt e tij mohojn\u00eb se ai ka dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrdorim arm\u00ebsh.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ai akuzohet se ka k\u00ebrkuar arrestimin e figurave ky\u00e7e t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme, p\u00ebrfshir\u00eb ish-kreun Lee Jae-myung \u2013 q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb president i Kores\u00eb s\u00eb Jugut. Sipas hetuesve, Yoon ka urdh\u00ebruar gjithashtu sh\u00ebrbimin e siguris\u00eb presidenciale t\u00eb fsheh\u00eb regjistrat e komunikimeve t\u00eb b\u00ebra p\u00ebrmes telefonave t\u00eb sigurt pas t\u00ebrheqjes s\u00eb shpalljes s\u00eb gjendjes ushtarake.<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr akuz\u00eb ndaj tij \u00ebsht\u00eb pengimi i zbatimit t\u00eb urdhrave t\u00eb l\u00ebshuara nga Zyra e Hetimeve p\u00ebr Korrupsion (CIO) n\u00eb dhjetor dhe janar, p\u00ebrmes mobilizimit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb siguris\u00eb presidenciale dhe autorizimit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt e Yoon e kan\u00eb quajtur k\u00ebt\u00eb hetim \u201ct\u00eb nxituar dhe t\u00eb padrejt\u00eb\u201d, duke argumentuar se \u00ebsht\u00eb i motivuar politikisht. Ata pretendojn\u00eb se pyetjet e hetuesve kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe se urdhri i ri i arrestit nuk p\u00ebrfshin akuza p\u00ebr tradhti ndaj shtetit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/ish-presidenti-serish-ne-burg-seul-rrezikon-prishjen-e-provave-te-hetimit-per-gjendjen-ushtarake\/\">Ish Presidenti s\u00ebrish n\u00eb burg\/ Seul, rrezikon prishjen e provave t\u00eb hetimit p\u00ebr gjendjen ushtarake<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-presidenti i Kores\u00eb s\u00eb Jugut, Yoon Suk Yeol, \u00ebsht\u00eb vendosur s\u00ebrish n\u00eb paraburgim pas miratimit t\u00eb nj\u00eb urdhri arresti nga Gjykata Qendrore e Seulit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve t\u00eb pavarura lidhur me shpalljen e gjendjes ushtarake n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Sipas k\u00ebshilltarit t\u00eb pavarur q\u00eb udh\u00ebheq hetimin, masa u mor her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjesin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30356","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30356","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30356"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30356\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30356"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30356"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30356"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}