{"id":30259,"date":"2025-07-09T19:54:53","date_gmt":"2025-07-09T19:54:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/09\/dash-sula-salianjit-i-kerkuan-te-ngujohej-ne-seli-u-hidheruan-qe-u-lirua-dhe-asnje-sdoli-ta-priste-pd-nje-tragjedi-e-vetmja-opozite-e-lumtur-qe-humbi\/"},"modified":"2025-07-09T19:54:53","modified_gmt":"2025-07-09T19:54:53","slug":"dash-sula-salianjit-i-kerkuan-te-ngujohej-ne-seli-u-hidheruan-qe-u-lirua-dhe-asnje-sdoli-ta-priste-pd-nje-tragjedi-e-vetmja-opozite-e-lumtur-qe-humbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/09\/dash-sula-salianjit-i-kerkuan-te-ngujohej-ne-seli-u-hidheruan-qe-u-lirua-dhe-asnje-sdoli-ta-priste-pd-nje-tragjedi-e-vetmja-opozite-e-lumtur-qe-humbi\/","title":{"rendered":"Dash Sula: Salianjit i k\u00ebrkuan t\u00eb ngujohej n\u00eb seli, u hidh\u00ebruan q\u00eb u lirua dhe asnj\u00eb s\u2019doli ta priste! PD nj\u00eb tragjedi, e vetmja opozit\u00eb e lumtur q\u00eb humbi"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Dashnor Sula analizoi sot p\u00ebr \u2018Studio Live\u2019, t\u00eb Report Tv at\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhi dje pas lirimit me kusht t\u00eb ish-kolegut Ervin Salianji, q\u00eb u d\u00ebnua p\u00ebr dosjen \u201cBabalja\u201d me 1 vit burg.<\/p>\n<p>Ai shprehet se ish-deputeti i ka trembur drejtuesit e PD, pasi u rrezikon postet, dhe se do e mb\u00ebshtes\u00eb n\u00ebse do krijoj\u00eb qasje dhe frym\u00eb t\u00eb re n\u00eb parti.<\/p>\n<p>\u201cU g\u00ebzuan kur u burgos, nd\u00ebrsa i k\u00ebrkuan edhe q\u00eb t\u00eb mos dor\u00ebzohej por t\u00eb ngujohej n\u00eb seli q\u00eb ata t\u00eb p\u00ebrplaseshin me Policin\u00eb, nd\u00ebrsa tani po qajn\u00eb q\u00eb u lirua sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrezik p\u00ebr ta\u201d, tha ligjv\u00ebn\u00ebsi mes t\u00eb tjerash p\u00ebr moderatorin Arb\u00ebr Hitaj.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtet edhe aksionin e Ram\u00ebs p\u00ebr hap\u00ebsirat publike dhe shkarkimin e drejtor\u00ebve dhe thot\u00eb se kryeministri po zbaton strategji duke treguar se \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr dhe prodhuar situata edhe n\u00eb momente t\u00eb caktuara kur nuk ka, si afrimi i pjes\u00ebs t\u00eb s\u00eb djasht\u00ebs s\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb me qeverisjen vendore dhe q\u00ebndrore.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb gjendja tragjike ku ka p\u00ebrfunduar opozita dhe PD. Ndihem i zhg\u00ebnjyer, m\u00eb kujtohet nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb kur u dha vendimi i gjykat\u00ebs, ku t\u00eb gjith\u00eb ishin prezent dhe i thoshin Ervin Salianjit q\u00eb t\u00eb mos dor\u00ebzohej, por t\u00eb ngujohej n\u00eb seli dhe ne t\u00eb p\u00ebrplaseshim me Policin\u00eb. E kupton ti se n\u00eb \u00e7far\u00eb mendimi kishin ata. I vetmi person q\u00eb jam ngritur dhe i kam th\u00ebn\u00eb mos d\u00ebgjo k\u00ebta, se kuotat i ke lart, se duan t\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pis figur\u00ebn t\u00ebnde politike, dhe kjo u pa dje, e braktis\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb, mungonin t\u00eb gjith\u00eb figurat e larta, p\u00ebrjashto zotin Sali Berisha. N\u00ebnkryetari, sekretari, drejtuesit, deputet\u00ebt duhet t\u00eb ishin aty. Ai paralajm\u00ebroi se do ishte n\u00eb 17:00 atje, n\u00eb seli. \u00c7a tregon kjo? Se ata duan t\u00eb mbajn\u00eb sinoret e tyre, t\u2019i tregonin Salianjit se jemi ne k\u00ebtu, si\u00e7 b\u00ebn\u00eb edhe me listat\u201d, u shpreh deputeti p\u00ebr Report Tv.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me qasjen e PD-s\u00eb ndaj situat\u00ebs politike dhe rastit t\u00eb Salianjit, Sula n\u00ebnvizon se kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja opozit\u00eb n\u00eb bot\u00eb e lumtur nga humbja.<\/p>\n<p>\u201cKjo pun\u00eb dihet, ata ia kan\u00eb futur gjumit q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 12 maj. Opozit\u00eb q\u00eb ka humbur, deputet\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lumtur q\u00eb ka humbur PD-ja, do marrin rrog\u00ebn e vet. A po b\u00ebjn\u00eb organizime, protesta, takime me njer\u00ebzit n\u00eb zona, po i b\u00ebjn\u00eb? Zero! Jan\u00eb n\u00eb rregulla ata, marrin rrog\u00ebn 4 vjet. E vetmja opozit\u00eb n\u00eb bot\u00eb e lumtur nga humbja\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>Por a i rrezikon Salianji drejtuesit e PD-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb l\u00ebvizje apo fraksion, sikurse p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb qasje tjet\u00ebr n\u00eb drejtimin e selis\u00eb?<\/p>\n<p>\u201cAta ndihen t\u00eb rrezikuar, p\u00ebrjashto zotin Berisha, q\u00eb do jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb PD. Salianji ka pozita t\u00eb forta, ka ego t\u00eb fort\u00eb politike, t\u00eb jeni t\u00eb sigurt se nuk do ndihen r\u00ebhat, \u00ebsht\u00eb kafsh\u00eb politike, nuk \u00ebsht\u00eb si k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt, ai punon n\u00eb terren, jo si k\u00ebta q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pushime. Ata duan habitatin e vet, r\u00ebhatin\u00eb, por ai do t\u00eb aktivizohet gjith\u00eb ver\u00ebs. Do krijoj\u00eb dinamika t\u00eb reja n\u00eb PD. Mesazhi i tyre dje ky ishte, u g\u00ebzuan q\u00eb hyri n\u00eb burg dhe u hidh\u00ebruan q\u00eb doli nga burgu. Saliani \u00ebsht\u00eb shpresa e fundit e demokrat\u00ebve nga ajo pjes\u00eb rutinore, rudimentale. Ju e d\u00ebgjuat Tritan Shehun, tha k\u00ebtu do jem un\u00eb deri n\u00eb fund. Un\u00eb them se vez\u00ebt q\u00eb kan\u00eb aty do u dalin lluka, nuk do nxjerrin dot m\u00eb zogj, do i ken\u00eb kot. Qasja e Salianjit mendoj se do jet\u00eb e fort\u00eb. Ka shum\u00eb z\u00ebra kritik\u00eb brenda PD-s\u00eb. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt le ta mbaj\u00eb Rama, t\u00eb vazhdoj\u00eb dhe k\u00ebta t\u00eb mbajn\u00eb partin\u00eb\u201d, theksoi ligjv\u00ebn\u00ebsi.<\/p>\n<p>Por a do t\u00eb afrohet deputeti me nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb mundshme t\u00eb Salianjit n\u00eb PD, n\u00ebse kjo do t\u00eb ndodh\u00eb. Ai shprehet i hapur dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb ish-kolegut t\u00eb tij demokrat dhe beson se do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb qasje dhe frym\u00eb t\u00eb re politike n\u00eb parti.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam qen\u00eb nj\u00eb z\u00eb ndryshe gjithmon\u00eb, e kam treguar q\u00eb nga 2013, madje e kam p\u00ebsuar edhe me problematika e largim nga parlamenti. Por mendoj se duhet t\u00eb krijohet frym\u00eb e fort\u00eb dhe mb\u00ebshtetje, ndryshe edhe Salianji nuk ka \u00e7far\u00eb b\u00ebn n\u00ebse nuk k\u00ebrkon frym\u00eb, n\u00ebse nuk do ket\u00eb nism\u00eb, program dhe qasje, edhe n\u00eb raport me mazhoranc\u00ebn. Un\u00eb do e shikoj me kujdes, do jem n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb zotit Salianji dhe atyre q\u00eb sjellin koncepte t\u00eb reja n\u00eb PD\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sula ndau edhe nj\u00eb mendim p\u00ebr aksionin p\u00ebr lirimin e hap\u00ebsirave publike nga nd\u00ebtimet pa leje apo zaptimet e trotuareve, si dhe urdhrin e Ram\u00ebs p\u00ebr shkarkimin e drejtor\u00ebve t\u00eb bashkive. Ai e cil\u00ebsoi kryeministrin si mjesht\u00ebr t\u00eb taktikave q\u00eb prodhon politik\u00eb e lajm edhe aty ku nuk ka dhe nism\u00ebn e cil\u00ebsoi t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>\u201cBizneset jan\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve, por kryetar\u00ebt e bashkis\u00eb dhe punonj\u00ebsit e tyre, gjat\u00eb viteve, muajve e dit\u00ebve t\u00eb m\u00ebparshme i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dor\u00eb, i kan\u00eb lejuar vet\u00eb shkeljet. Ndaj edhe Rama po vepron, se n\u00ebse nuk zbatohet ligji dhe detyra, t\u00eb largohen nga detyra, po krijon shkundjen. Rama sigurisht \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr me programet e tij, prodhon politik\u00eb me l\u00ebvizjet e tij, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb thuhet p\u00ebr t\u00eb. N\u00eb momente t\u00eb caktuara Rama prodhon gj\u00ebra, nj\u00eb hap para t\u00eb tjer\u00ebve. Ndryshe n\u00eb analogji ndodh n\u00eb PD, ku kan\u00eb hallin e interesave t\u00eb tyre\u201d, vijoi ai.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu analizoi situat\u00ebn n\u00eb kampin tjet\u00ebr, n\u00eb PD, ku sipas tij nuk kan\u00eb as energji dhe as mb\u00ebshtetje.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb k\u00ebtyre dy muajve duhet t\u00eb ishim n\u00eb terren n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat meq\u00eb pretendojn\u00eb fars\u00eb. Kuptojn\u00eb se nuk kan\u00eb as energji, por as nuk i besojn\u00eb m\u00eb demokrat\u00ebt, ose jan\u00eb zhg\u00ebnjyer dhe larguar, sepse nuk i b\u00ebn dot fitues. Sigurisht ka edhe probleme me manipulimin e zgjedhjeve, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb jesh vet\u00eb i past\u00ebr, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt n\u00ebse t\u00eb dyja pal\u00ebt jan\u00eb pis, do vazhdoj\u00eb kjo situat\u00eb, qytetari zgjedh pal\u00ebn tjet\u00ebr\u201d, tha Sula.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ai e mbylli me nj\u00eb koment p\u00ebr l\u00ebvizjen e mundshme t\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb afruar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb qeverisje, si rasti i Genc Deromemajt n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr edhe t\u00eb reform\u00ebs q\u00eb po b\u00ebn n\u00eb Bashki.<\/p>\n<p>\u201cQasja e Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb e zgjuar duke afruar edhe pjes\u00eb t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs me qeverin\u00eb, si rasti i Vlor\u00ebs, pra do marri pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs. Por edhe fakti se nj\u00eb pjes\u00eb e votave q\u00eb ai mori ishin t\u00eb djathta, krijon iden\u00eb e t\u00eb djatht\u00ebs s\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb dhe demokratike n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre l\u00ebvizjeve si Genc Dermomemaj\u201d, u shpreh deputeti p\u00ebr \u2018Studio Live\u2019.\/<a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/lajm\/dash-sula-per-report-tv-salianjit-i-kerkuan-te-ngujohej-ne-seli-u-hidheruan-qe-u-lirua-dhe-asnje-sdoli-ta-priste-pd-nje-tragjedi-e-vetmja-opozite-e-lumtur-qe-humbi\"><em><strong>Shqiptarja.com<\/strong><\/em><\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/dash-sula-salianjit-i-kerkuan-te-ngujohej-ne-seli-u-hidheruan-qe-u-lirua-dhe-asnje-sdoli-ta-priste-pd-nje-tragjedi-e-vetmja-opozite-e-lumtur-qe-humbi\/\">Dash Sula: Salianjit i k\u00ebrkuan t\u00eb ngujohej n\u00eb seli, u hidh\u00ebruan q\u00eb u lirua dhe asnj\u00eb s\u2019doli ta priste! PD nj\u00eb tragjedi, e vetmja opozit\u00eb e lumtur q\u00eb humbi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Dashnor Sula analizoi sot p\u00ebr \u2018Studio Live\u2019, t\u00eb Report Tv at\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhi dje pas lirimit me kusht t\u00eb ish-kolegut Ervin Salianji, q\u00eb u d\u00ebnua p\u00ebr dosjen \u201cBabalja\u201d me 1 vit burg. Ai shprehet se ish-deputeti i ka trembur drejtuesit e PD, pasi u rrezikon postet, dhe se do e mb\u00ebshtes\u00eb n\u00ebse do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30259","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30259","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30259"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30259\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30259"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30259"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30259"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}