{"id":30189,"date":"2025-07-09T12:53:06","date_gmt":"2025-07-09T12:53:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/09\/a-mund-ta-mbrosh-veline-duke-i-sherbyer-edi-rames\/"},"modified":"2025-07-09T12:53:06","modified_gmt":"2025-07-09T12:53:06","slug":"a-mund-ta-mbrosh-veline-duke-i-sherbyer-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/09\/a-mund-ta-mbrosh-veline-duke-i-sherbyer-edi-rames\/","title":{"rendered":"A mund ta mbrosh Velin\u00eb duke i sh\u00ebrbyer Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb furtun\u00eb tre ditore n\u00eb got\u00eb, q\u00eb fanepset sa her\u00eb q\u00eb Erion Veliaj shpreson p\u00ebr ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb arrestit, ka prodhuar nj\u00eb situat\u00eb komike, sidomos n\u00eb disa studio televizive, ku media dhe mediatik\u00eb t\u00eb pushtetit ankohen e th\u00ebrrasin se drejt\u00ebsia e re, e ve\u00e7an\u00ebrisht SPAK, kontrollohen politikisht nga\u2026 opozita. Sipas tyre, k\u00ebto organe kan\u00eb frik\u00eb kur b\u00ebrtet Berisha dhe i lirojn\u00eb dh\u00ebndrrin dhe nuk pyesin p\u00ebr Edi Ram\u00ebn kur i arrestojn\u00eb t\u00eb vet\u00ebt. Kjo tez\u00eb, sa qesharake aq edhe halu\u00e7inante, pas vendimit t\u00eb djesh\u00ebm t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr Erion Velin\u00eb, rr\u00ebshkiti drejt p\u00ebr\u00e7artjes totale nd\u00ebrsa rasti i k\u00ebtij t\u00eb fundit u servir si diktat i Dumanit mbi mazhoranc\u00ebn, standart i dyfisht\u00eb i SPAK- i ashp\u00ebr me rilindjen dhe tolerant me opozit\u00ebn- e deri si shenj\u00eb e qart\u00eb e d\u00ebshtimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Q\u00eb SPAK ashtu si dhe organet e tjera t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, jan\u00eb t\u00eb kontrolluara dhe t\u00eb dirigjuara politikisht, ky tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt evident. Madje edhe n\u00eb rastin e Erion Velis\u00eb. Por situata komike e p\u00ebrmendur m\u00eb lart nuk buron nga ky fakt, por nga absurdi ku gjendet t\u00eb ng\u00ebrthyer mbrojt\u00ebsit e kryetarit t\u00eb burgosur t\u00eb bashkis\u00eb. Ata jan\u00eb edhe me Erionin por edhe me Edi Ram\u00ebn. N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shqiptuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e thjesht\u00eb se SPAK kontrollohet politikisht nga njeriu q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb gjith\u00eb pushtetet n\u00eb Shqip\u00ebri, ata kan\u00eb zbuluar se \u201cheronjt\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb\u201d kan\u00eb frik\u00eb kur shan Sali Berisha.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/25\/hipokrizia-e-mediave-gjithnje-e-me-te-pakta-qe-mbrojne-veliajn\/\">Hipokrizia e mediave (gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb pakta) q\u00eb mbrojn\u00eb Veliajn<\/a><\/p>\n<p>Me shum\u00eb gjas\u00eb, pjesa d\u00ebrrmuese e propagandist\u00ebve t\u00eb rilindjes q\u00eb artikulojn\u00eb k\u00ebt\u00eb tez\u00eb nuk i besojn\u00eb as vet\u00eb. Dikush nga nj\u00eb lloj detyrimi moral ndaj Velis\u00eb e dikush nga shpresa e rikthmit t\u00eb tij n\u00eb detyr\u00eb e p\u00ebr pasoj\u00eb edhe e pagesave t\u00eb lehta, duhet t\u00eb thon\u00eb di\u00e7ka n\u00eb mbrojtje t\u00eb tij. Dhe e vetmja gjetje, q\u00eb edhe Veliajt t\u2019i sh\u00ebrbehet sa mundet edhe Rama mos l\u00ebndohet, \u00ebsht\u00eb kjo e kontrollit politik t\u00eb Berish\u00ebs mbi drejt\u00ebsin\u00eb e re.<\/p>\n<p>Gjendja nuk \u00ebsht\u00eb aspak e mir\u00eb dhe b\u00ebhet edhe m\u00eb shum\u00eb qesharake, kur ata q\u00eb pretendojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ndikim t\u00eb Berish\u00ebs mbi SPAK, gjykatat speciale e deri Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb nuk than\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb kur t\u00eb gjitha k\u00ebto instanca shkel\u00ebn hapur kushtetut\u00ebn duke marr\u00eb mas\u00eb ndalimi ndaj kreut t\u00eb opozit\u00ebs pa miratimin e Kuvendit. As kur ai u privua nga e drejta baz\u00eb e nj\u00eb t\u00eb zgjedhuri p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb Kuvend, i izoluar p\u00ebr nj\u00eb vit rresht n\u00eb arrest sh\u00ebtpie. P\u00ebr kontroll politik t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nuk u fol as kur nj\u00eb deputet u d\u00ebnua me burg se denoncoi v\u00ebllain trafikant t\u00eb nj\u00eb ministri t\u00eb rilindjes. Dashnor\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb pavarur nuk u ndjen\u00eb as kur u t\u00ebrhoq zvarr\u00eb e u plas n\u00eb qeli ish kryeministri dhe ish presidenti, i dyshuar p\u00ebr krime t\u00eb ndodhura mbi nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb. Madje p\u00ebr shum\u00eb prej tyre ishte normale q\u00eb p\u00ebr skandalin e patronazhist\u00ebve, SPAK t\u00eb sulej n\u00eb zyrat e koleg\u00ebve t\u00eb tyre dhe jo n\u00eb ato t\u00eb partis\u00eb s\u00eb kryeminsitrit.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/17\/shqetesim-serioz-be-denon-sulmet-e-qeverise-ndaj-spak-pas-arrestimit-te-veliajt\/\">\u2018Shqet\u00ebsim serioz\u2019: BE d\u00ebnon sulmet e qeveris\u00eb ndaj SPAK pas arrestimit t\u00eb Veliajt<\/a><\/p>\n<p>M\u00eb paradoksale ting\u00ebllon teoria e ndikimit apo kompleksimit t\u00eb SPAK nga Berisha, kur ata q\u00eb e artikulojn\u00eb, madje edhe vet\u00eb Veliaj, deri para arrestimit kishin vet\u00ebm nj\u00eb shqet\u00ebsim: a do e l\u00ebshonte Rama delfinin e tij apo jo? Pra ishin t\u00eb bindur se fati i tij varej vet\u00ebm nga vullneti i Edi Ram\u00ebs dhe jo nga presioni i opozit\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebn talleshin sa her\u00eb protestonte para Bashkis\u00eb. SPAK e mori n\u00eb \u201cdor\u00ebzim\u201d Velin\u00eb, vet\u00ebm pasi lideri maksimal e zhveshi nga fuqia politike, e retushoi nga fotografit\u00eb publike dhe i hoqi mb\u00ebshtetjen mediatike. Fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebr Velin\u00eb, ajo furtuna tre ditore ndodh vet\u00ebm n\u00eb mediat e kategoris\u00eb s\u00eb dyt\u00eb, q\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb lojtar\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e madhe, jan\u00eb k\u00ebnaqur deri dje me lop\u00ebn e Bashkis\u00eb. Mediat e m\u00ebdha e trajtuan rastin Veliaj thjesht si lajm t\u00eb kronik\u00ebs, duke e ditur se nj\u00eb kurban i till\u00eb nuk shkon pa \u201cleje nga lart\u201d.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/22\/sinjalet-e-goditjes-se-erion-veliajt-pas-11-majit\/\">Sinjalet e goditjes s\u00eb Erion Veliajt pas 11 Majit<\/a><\/p>\n<p>Loja e v\u00ebrtet\u00eb e kontrollit mbi SPAK nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me fatin personal t\u00eb Velis\u00eb, Ahemtajt apo ndonj\u00eb zyrtari tjet\u00ebr t\u00eb lart\u00eb nes\u00ebr. Ato jan\u00eb kokat me t\u00eb cilat ushqehet pushteti i gjat\u00eb i nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm. P\u00ebrsa koh\u00eb SPAK dhe drejt\u00ebsia e re nuk hetojn\u00eb procedurat e aferave korruptive, por t\u00eb brendshmet e grave dhe pllakat e banjove, kokat e erjonvelirave jan\u00eb thjesht\u00eb statistik\u00eb p\u00ebr raportet e Dumanit. P\u00ebrsa koh\u00eb SPAK dhe drejt\u00ebsia e re nukvepron ndaj bandave q\u00eb masakrojn\u00eb zgjedhjet dhe zyrtar\u00ebve q\u00eb blejn\u00eb vota dit\u00ebn p\u00ebr diell, \u00e7far\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie ka se kush e ka radh\u00ebn nga shok\u00ebt e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Erion Velin\u00eb mund ta paraqesin si viktim\u00eb t\u00eb inatit t\u00eb nj\u00eb prokurori, si hakmarrje t\u00eb Dumanit apo kompleksimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga Berisha, por n\u00eb fund t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se ai nuk do t\u00eb ishte sot n\u00eb qelit\u00eb e burgut t\u00eb Durr\u00ebsit pa vullnetin e nj\u00eb njeriu. T\u00eb atij q\u00eb kontrollon gjith\u00e7ka, p\u00ebrfshi edhe vet\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitur nga ikja e \u2018njeriut t\u00eb pun\u00ebs\u201d q\u00eb mendonte edhe p\u00ebr ta. <strong>\u00a9lapsi.al<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/09\/a-mund-ta-mbrosh-veline-duke-i-sherbyer-edi-rames\/\">A mund ta mbrosh Velin\u00eb duke i sh\u00ebrbyer Edi Ram\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb furtun\u00eb tre ditore n\u00eb got\u00eb, q\u00eb fanepset sa her\u00eb q\u00eb Erion Veliaj shpreson p\u00ebr ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb arrestit, ka prodhuar nj\u00eb situat\u00eb komike, sidomos n\u00eb disa studio televizive, ku media dhe mediatik\u00eb t\u00eb pushtetit ankohen e th\u00ebrrasin se drejt\u00ebsia e re, e ve\u00e7an\u00ebrisht SPAK, kontrollohen politikisht nga\u2026 opozita. Sipas tyre, k\u00ebto organe kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30189","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30189","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30189"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30189\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30189"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30189"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30189"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}