{"id":30177,"date":"2025-07-09T13:11:36","date_gmt":"2025-07-09T13:11:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/09\/prona-gjyqet-dhe-krimi-i-organizuar-ana-e-erret-e-ksamilit\/"},"modified":"2025-07-09T13:11:36","modified_gmt":"2025-07-09T13:11:36","slug":"prona-gjyqet-dhe-krimi-i-organizuar-ana-e-erret-e-ksamilit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/09\/prona-gjyqet-dhe-krimi-i-organizuar-ana-e-erret-e-ksamilit\/","title":{"rendered":"Prona, gjyqet dhe krimi i organizuar\/ Ana e err\u00ebt e Ksamilit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201980, Ksamili ishte nj\u00eb nga rezervatet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kafsh\u00ebve t\u00eb egra n\u00eb Shqip\u00ebri, i mbushur me derra, \u00e7akej dhe kaproj, nd\u00ebrsa rruga p\u00ebr t\u00eb shkuar aty kalonte n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb tunel t\u00eb krijuar natyrsh\u00ebm nga portokallet dhe ullinjt\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb qytez\u00eb, e nd\u00ebrtuar mbi baz\u00ebn e pun\u00ebs vullnetare nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria, jetonin rreth 500 familje, shumica e t\u00eb cilave nuk kishin banesa fikse, por banonin n\u00eb kapanonet e ngritura p\u00ebr vullnetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb parajs\u00eb mbi tok\u00ebn shqiptare, ndaj dhe qeveria e Aleksand\u00ebr Meksit, duke par\u00eb potencialin turistik t\u00eb zon\u00ebs, vendosi t\u00eb mos zbatoj\u00eb ligjin p\u00ebr ndarjen e tok\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e nd\u00ebrmarrjes bujq\u00ebsore t\u00eb ferm\u00ebs s\u00eb Ksamilit, me arsyetimin se ajo do t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr projekte madhore turistike.<\/p>\n<p>I ndar\u00eb n\u00eb 96 parcela virtuale pa kufij real\u00eb n\u00eb terren, t\u00eb dh\u00ebna dikur nga Mbret\u00ebria e Zogut p\u00ebr familje gjirokastrite, Ksamili \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb qytez\u00ebn ku zor se gjen k\u00ebnd q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dyerve t\u00eb gjykat\u00ebs, qoft\u00eb ky pretendent p\u00ebr t\u2019u shpallur pronar, apo dhe i shpallur \u201cinvestitor strategjik\u201d nga qeveria.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb 35 viteve, ajo q\u00eb dikur quhej \u201cperla e jugut\u201d \u00ebsht\u00eb zhytur n\u00eb paligjshm\u00ebri, kaos dhe sh\u00ebmti urbane. Nd\u00ebrtime t\u00eb sh\u00ebmtuara, munges\u00eb uji, rrjet i degraduar kanalizimesh dhe plazhe t\u00eb zaptuara jan\u00eb pasojat m\u00eb t\u00eb dukshme, nd\u00ebrsa dokumentet e siguruara nga \u201cshteg.org\u201d tregojn\u00eb nj\u00eb histori mafioze q\u00eb nis me kultet fetare, sekser\u00ebt e tokave, polic\u00ebt q\u00eb marrin para p\u00ebr t\u00eb lejuar nd\u00ebrtime, drejtor\u00eb legalizimesh dhe hipotekash q\u00eb zhvatin \u00e7do gj\u00eb, e gjykata shqiptare q\u00eb certifikojn\u00eb me leht\u00ebsi vendime tapish, duke e kthyer Ksamilin n\u00eb nj\u00eb qytez\u00eb ku krimi i organizuar dhe interesat politike kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vul\u00ebn e tyre t\u00eb sh\u00ebmtis\u00eb.<\/p>\n<div class=\"wp-block-stackable-heading stk-block-heading stk-block-heading--v2 stk-block stk-99517d0\">\n<p class=\"stk-block-heading__text\"><strong>Prona, gjyqet dhe krimi i organizuar<\/strong><\/p>\n<p>Fshati i Ksamilit<\/p>\n<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se 20 vitesh t\u00eb kaluara mes dyerve t\u00eb gjykatave dhe zyrave t\u00eb hipotekave, Lirika \u00c7o\u00e7oli p\u00ebrjetoi nj\u00eb ndjesi \u00e7lirimi n\u00eb maj t\u00eb vitit 2022, kur hodhi firm\u00ebn p\u00ebr shitjen e rreth 20 hektar\u00ebve tok\u00eb n\u00eb Ksamil, nj\u00eb sip\u00ebrfaqe e konsiderueshme buz\u00eb detit, pran\u00eb zon\u00ebs s\u00eb njohur si \u201cPema e That\u00eb\u201d dhe resortit luksoz Arameras.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb finalizuar shitjen, ajo kishte arritur t\u00eb bindte edhe 33 trash\u00ebgimtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Sulo Hysen \u00c7o\u00e7olit, nj\u00eb ish-bej i njohur i zon\u00ebs, t\u00eb firmosnin dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs. Frika se nuk do t\u00eb arrinin kurr\u00eb t\u00eb g\u00ebzonin pron\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve, i bashkoi t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Edhe pse trash\u00ebgimtar\u00ebt kishin fituar t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebrmes vendimeve gjyq\u00ebsore, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme prej 1320 hektar\u00ebsh q\u00eb ata pretendojn\u00eb se i p\u00ebrkiste st\u00ebrgjyshit t\u00eb tyre, nuk mund t\u00eb regjistrohej n\u00eb emrat e tyre p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit t\u00eb zyr\u00ebs lokale t\u00eb kadastr\u00ebs n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumentet tregojn\u00eb se mes pal\u00ebve, institucioneve vendore dhe Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit jan\u00eb zhvilluar dhjet\u00ebra padi e kund\u00ebrpadi, deri n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2014, kur trash\u00ebgimtar\u00ebt siguruan nj\u00eb titull ekzekutiv p\u00ebr regjistrimin e pron\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPrej vitesh nuk ia dol\u00ebm ta regjistronim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prona jon\u00eb filloi edhe t\u00eb zaptohej jo vet\u00ebm nga njer\u00ebz me pushtet, por dhe nga nd\u00ebrtime pa leje,\u201d \u2013 tha p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d, nj\u00eb prej trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij fisi, Edlira Barbullushi.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, autoritetet zvarrit\u00ebn shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, duke pretenduar p\u00ebr mbivendosje pronash.<\/p>\n<p>\u201cNa thoshin se kishte mbivendosje, ndaj nuk mund t\u00eb regjistrohej prona. N\u00eb fund, nuk na mbeti tjet\u00ebr ve\u00e7se ta shisnim,\u201d \u2013 tregon Lirika \u00c7o\u00e7oli.<\/p>\n<p>I vetmi q\u00eb pranoi t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr zgjidhjen e problemit me institucionet shtet\u00ebrore ishte Klajdi Merkaj, nj\u00eb nd\u00ebrtues i ri, at\u00ebher\u00eb i konsideruar i suksessh\u00ebm n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Kompania e tij, \u201c<a href=\"https:\/\/www.opencorporates.al\/sq\/nipt\/m21410046q\" target=\"_blank\">Merkaj Invest<\/a>\u201d, kishte siguruar leje nd\u00ebrtimi n\u00eb disa nga zonat m\u00eb t\u00eb lakmuara t\u00eb Tiran\u00ebs, me projekte me vlera miliona euro.<\/p>\n<p>\u201cAta mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb ekzekutonin vendimin e gjykat\u00ebs, t\u00eb nxirrnin certifikatat e pasurive p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt, ndaj edhe ne n\u00ebnshkruam kontrat\u00ebn e porosis\u00eb duke i p\u00ebrcaktuar mir\u00eb kushtet,\u201d \u2013 thot\u00eb Lirika.<\/p>\n<p>Sipas\u00a0<a href=\"https:\/\/shteg.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Kontratat-e-trashegimtareve-te-Sulo-Cocolit-dhe-kompanise-Merkaj-shpk.pdf\">kontrat\u00ebs<\/a>\u00a0s\u00eb porosis\u00eb q\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt n\u00ebnshkruan me kompanin\u00eb, Merkaj merrte p\u00ebrsip\u00ebr ekzekutimin e vendimit gjyq\u00ebsor, nxjerrjen e certifikatave t\u00eb pasuris\u00eb dhe p\u00ebrfundimin e procesit t\u00eb regjistrimit brenda gjasht\u00eb muajve. Pagesa p\u00ebr tok\u00ebn u caktua n\u00eb 45 euro\/m\u00b2.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Edlira Barbullushit, vlera reale e p\u00ebrfituar nga shitja ishte sa gjysma e \u00e7mimit t\u00eb dakort\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Pas kontrat\u00ebs, dyert e zyr\u00ebs s\u00eb kadastr\u00ebs n\u00eb Sarand\u00eb, t\u00eb mbyllura p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, u hap\u00ebn brenda pak muajsh.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se nuk e regjistronim dot, nuk kishim zgjidhje tjet\u00ebr ve\u00e7se ta shisnim, edhe pse \u00e7mimi i dakort\u00ebsuar n\u00eb kontrat\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrfundoi sa gjysma e tij,\u201d \u2013 tregon Barbullushi.<\/p>\n<p>Hetimet e m\u00ebvonshme zbuluan se Klajdi Merkaj ishte nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i ngusht\u00eb i Franc dhe Hajdar \u00c7opjes, dy v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb njohur n\u00eb bot\u00ebn e krimit, t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasje me pages\u00eb, trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge dhe pastrim parash.<\/p>\n<p>Sipas vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs dhe komunikimeve t\u00eb p\u00ebrgjuara n\u00eb aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, Merkaj identifikohet si personi q\u00eb menaxhonte vlera t\u00eb m\u00ebdha monetare \u201ccash\u201d p\u00ebr llogari t\u00eb Franc Gergely (\u00c7opja), duke b\u00ebr\u00eb transferime nga Mbret\u00ebria e Bashkuar drejt Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb biseda me Franc \u00c7opjen, Merkaj e informonte rregullisht p\u00ebr ecurin\u00eb e projekteve dhe k\u00ebrkonte shuma t\u00eb m\u00ebdha parash p\u00ebr \u201ct\u00eb l\u00ebvizur pun\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShtetasi Klajdi Merkaj evidentohet si nj\u00eb nga personat e besuar q\u00eb mban dhe menaxhon vlera monetare t\u00eb konsiderueshme cash p\u00ebr llogari t\u00eb shtetasit Franc Gergely,\u201d \u2013 thuhet n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Klajdi e informonte \u00c7opjen p\u00ebr ecurin\u00eb e projekteve dhe i k\u00ebrkonte shuma t\u00eb konsiderueshme parash sa her\u00eb i dilte nevoja.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb dy vendet jemi konsumuar lart p\u00ebr t\u2019u realizu. Kemi marr\u00eb ok,\u201d \u2013 i shkruan ai Franc \u00c7opjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb komunikimet e tyre u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb dosjeje t\u00eb zgjeruar t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me mbi organizat\u00ebn \u201c\u00c7opja\u201d.<\/p>\n<p>Prokuroria e\u00a0<a href=\"https:\/\/shteg.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/NJOFTIM-PER-SHTYP.pdf\">Posa\u00e7me<\/a>\u00a0deklaron se vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2022, organizata ka transferuar rreth 7.5 milion\u00eb euro n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrmes strukturave financiare t\u00eb sofistikuara q\u00eb synonin pastrimin e parave t\u00eb drog\u00ebs p\u00ebrmes investimeve n\u00eb nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p>Prona prej 20 hektar\u00ebsh n\u00eb Ksamil, me tu regjistruar nga kadastra shtet\u00ebrore, u shit me nj\u00eb vler\u00eb prej 18 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>\u201cNa e zaptonin, nuk kishim mund\u00ebsi ta mbronim m\u00eb. E shit\u00ebm sepse nuk kishim zgjidhje tjet\u00ebr,\u201d \u2013 u shpreh nj\u00eb prej trash\u00ebgimtar\u00ebve \u00c7o\u00e7oli p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d.<\/p>\n<p>Bler\u00ebsi rezulton t\u00eb jet\u00eb Endri Merkaj, binjaku i Klajdit, i cili mori n\u00eb pron\u00ebsi kompanin\u00eb \u201cMerkaj 3\u201d sh.p.k., e themeluar n\u00eb vitin 2013 me aktivitet tregtar n\u00eb shitjen e gomave. Aktualisht, kompania ka kaluar n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Endri Merkaj nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb \u201cshteg.org\u201d p\u00ebr koment deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi, nd\u00ebrsa prona n\u00eb fjal\u00eb nuk figuron n\u00eb list\u00ebn e pasurive t\u00eb sekuestruara nga Prokuroria e Posa\u00e7me n\u00eb lidhje me v\u00ebllez\u00ebrit \u00c7opja.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00eb hetimi dhe p\u00ebr shkak t\u00eb sekretit hetimor, nuk mund t\u00eb b\u00ebhen publike m\u00eb shum\u00eb informacione,\u201d \u2013 deklaroi Prokuroria e Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Trash\u00ebgimtar\u00ebt e Sulo \u00c7o\u00e7olit nuk jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb kan\u00eb gjetur \u201czgjidhje\u201d p\u00ebrmes personave q\u00eb garantojn\u00eb firmosje t\u00eb dokumenteve n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb siguruara nga \u201cshteg.org\u201d n\u00eb Ksamil jan\u00eb me qindra procese gjyq\u00ebsore t\u00eb hapura mes trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb ish-\u00e7ifligar\u00ebve dhe \u201cpronar\u00ebve\u201d t\u00eb rinj q\u00eb jan\u00eb shpallur t\u00eb till\u00eb me dokumente t\u00eb falsifikuara dhe t\u00eb legalizuara nga vendime gjykatash apo komisione t\u00eb kthimit t\u00eb pronave.<\/p>\n<p>Ka dyshime se mij\u00ebra hektar\u00eb tok\u00eb n\u00eb Ksamil jan\u00eb tjet\u00ebrsuar n\u00ebp\u00ebrmjet falsifikimeve.<\/p>\n<p>Aq e madhe \u00ebsht\u00eb katrahura, sa ish-kryetari i taks-forc\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb Rama, Alket Hyseni, deklaroi se shteti duhet t\u00eb marr detin p\u00ebr t\u00eb kompensuar \u201cpronar\u00ebt\u201d e shpallur me vendime gjykatash.<\/p>\n<p>\u201cKsamili \u00ebsht\u00eb 1320 hektar\u00eb. P\u00ebr t\u00eb mbuluar t\u00eb gjith\u00eb \u2018pronar\u00ebt\u2019, na duhen 3 mij\u00eb hektar\u00eb, pra duhet t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb det. Tani kan\u00eb marr\u00eb edhe Parkun e Butrintit,\u201d \u2013 deklaroi\u00a0<a href=\"https:\/\/www.tpz.al\/te-paekspozuarit-bregdeti-mafia-e-pronave\" target=\"_blank\">Hyseni<\/a>\u00a0n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb taks-forc\u00ebs s\u00eb kabinetit t\u00eb par\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb Rama.<\/p>\n<div class=\"wp-block-stackable-heading stk-block-heading stk-block-heading--v2 stk-block stk-13c2a8e\">\n<p class=\"stk-block-heading__text\"><strong>\u201cPika e vog\u00ebl\u201d q\u00eb po fundos Ksamilin<\/strong><\/p>\n<p>Bashkim Dulaj<\/p>\n<p>Rreth 33 vjet m\u00eb par\u00eb, Bashkim Dulaj u vendos n\u00eb kodr\u00ebn e Manastirit, n\u00eb hyrje t\u00eb qytez\u00ebs s\u00eb Ksamilit. Asokohe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb t\u00eb izoluar, sht\u00ebpit\u00eb e banimit num\u00ebroheshin me gishta, nd\u00ebrsa i vetmi objekt i mbetur ishte nj\u00eb repart i braktisur ushtarak.<\/p>\n<p>Me pun\u00eb t\u00eb ndershme dhe kursime nga emigracioni, Dulaj nd\u00ebrtoi nj\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr familjen e tij. Legalizimi i saj u b\u00eb bashk\u00eb me 500 metra katror\u00eb tok\u00eb, nd\u00ebrsa ai ruan ende \u00e7do dokument dhe pages\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb. Sot, ai jeton aty me f\u00ebmij\u00ebt dhe familjen.<\/p>\n<p>Lagjja e Manastirit num\u00ebron mbi 200 sht\u00ebpi, t\u00eb nd\u00ebrtuara nga banor\u00eb t\u00eb ardhur kryesisht nga zonat p\u00ebrreth. Pjesa m\u00eb e madhe e tyre nuk zot\u00ebron dokumente pron\u00ebsie, p\u00ebrve\u00e7 faturave t\u00eb legalizimit.<\/p>\n<p>\u201cNe prisnim t\u00eb merrnim tapit\u00eb e sht\u00ebpive, sepse kemi paguar \u00e7do gj\u00eb sipas ligjit. Por m\u00eb pas m\u00ebsuam se procesi ishte pezulluar me urdh\u00ebr nga lart,\u201d \u2013 thot\u00eb Bashkimi.<\/p>\n<p>Pak prej tyre kan\u00eb arritur t\u00eb marrin certifikata pron\u00ebsie, ndon\u00ebse u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb premtime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb \u00e7do cik\u00ebl zgjedhor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb banor\u00ebt k\u00ebrkonin zgjidhje nga institucionet, qeveria n\u00eb Tiran\u00eb kishte plane t\u00eb tjera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zon\u00eb t\u00eb lakmuar buz\u00eb detit, nj\u00eb nga pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb vler\u00ebsuara t\u00eb bregdetit shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit miratoi nj\u00eb projekt zhvillimor me vler\u00eb 28 milion\u00eb euro: \u201cKsamil Seaside Resort &amp; Residential \u2013 The Mirrors, Faza I\u201d, i financuar nga shoq\u00ebria \u201c<a href=\"https:\/\/www.opencorporates.al\/sq\/nipt\/l61711009g\" target=\"_blank\">Premium Finance Invest<\/a>\u201d.<\/p>\n<p>Resorti \u00ebsht\u00eb i parashikuara\u00a0t\u00eb zhvillohet n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 139.358 m2\u00a0ku do t\u00eb\u00a0nd\u00ebrtohen\u00a0vileta dy kat\u00ebshe\u00a0me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi 32.575 m2.<\/p>\n<p>Kompania projektuese \u2013 Projekti \u201cKsamil Seaside Resort &amp; Residential \u2013 The Mirrors\u201d<br \/>\nKompania projektuese \u2013 Projekti \u201cKsamil Seaside Resort &amp; Residential \u2013 The Mirrors\u201d\n<\/p><\/div>\n<p>Dokumentet tregojn\u00eb se vendimi u mor n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb kur banor\u00ebt e Manastirit u informuan p\u00ebr pezullimin e procesit t\u00eb certifikimit t\u00eb pronave t\u00eb tyre, nd\u00ebrsa pronar\u00ebt i ofruan institucioneve lokale edhe\u00a0objektet q\u00eb sipas tyre ishin nd\u00ebrtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale.<\/p>\n<p>Projekti\u00a0p\u00ebr nd\u00ebrtimin e resortit \u00ebsht\u00eb firmosur nga ish-ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe Kryeministri Edi Rama, nd\u00ebrsa prona q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet resorti figuron t\u00eb jet\u00eb Ilirjana Demiraj \u00c7o\u00e7oli, nj\u00eb prej trash\u00ebgimtareve t\u00eb familjes \u00c7o\u00e7oli.<\/p>\n<p>P\u00ebr ironi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb mb\u00ebshteste projektin dhe e konsideronte si zhvillim strategjik turistik, nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e saj p\u00ebrballej n\u00eb gjykat\u00eb me po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt\u00a0<a href=\"https:\/\/shteg.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Vendimi-Iliriana-Demiraj.pdf\">trash\u00ebgimtar\u00eb<\/a>\u00a0p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e tokave n\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatura e Shtetit, bashk\u00eb me zyrat lokale, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb gjat\u00eb gjyq\u00ebsor ndaj trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/shteg.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Vendim-KM-Cocoli.pdf\">Isuf \u00c7o\u00e7olit<\/a>, t\u00eb cil\u00ebt pretendojn\u00eb pron\u00ebsin\u00eb mbi nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 1.320 hektar\u00ebsh n\u00eb Ksamil.<\/p>\n<p>Sipas tyre, toka e trash\u00ebguar p\u00ebrfshin kufijt\u00eb \u201cnga nj\u00ebra an\u00eb deti, nga ana tjet\u00ebr lumi Vivar, liqeni i Djallanit dhe kullota pran\u00eb Manastirit t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit\u201d.<\/p>\n<p>Proceset gjyq\u00ebsore jan\u00eb zhvilluar mbi vendime t\u00eb Komisionit Vendor t\u00eb Kthimit t\u00eb Pronave n\u00eb Qarkun Vlor\u00eb, dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitet 2006\u20132007. Avokatura e Shtetit ka kund\u00ebrshtuar vendimet, duke pretenduar se jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit dhe cenojn\u00eb pron\u00ebsin\u00eb shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb Arkivit Shtet\u00ebror, Avokatura ka pretenduar bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb tokave t\u00eb p\u00ebrfshira dhe ka listuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ligjesh t\u00eb shkelura, p\u00ebrfshir\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr pronat e paluajtshme t\u00eb shtetit\u201d dhe ligjin \u201cP\u00ebr rezervat ujore\u201d.<\/p>\n<p>\u201cProna ndodhet n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb me p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr zhvillimin e turizmit dhe p\u00ebrfshin edhe bregun e detit, \u00e7ka e b\u00ebn vendimin e komisionit t\u00eb pavlefsh\u00ebm,\u201d \u2013 thuhet n\u00eb nj\u00eb nga padit\u00eb e Avokatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithsesi, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve, Avokatura e Shtetit e ka humbur betej\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Ironikisht, nj\u00eb nga p\u00ebrfitueset kryesore t\u00eb k\u00ebtij vendimi \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Ilirjana Demiraj \u00c7o\u00e7oli, trash\u00ebgimtare dhe pronare e tok\u00ebs mbi t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb nd\u00ebrtohet resorti luksoz n\u00eb plazhin e Pasqyrave.<\/p>\n<p>Ish-ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e ka cil\u00ebsuar nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij resorti si nj\u00eb \u201c<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/watch\/?v=720655495668010&amp;rdid=6G8iZz5oLTx5qbLU%20Hyseni%20tpx%20ksamili\" target=\"_blank\">pik\u00eb\u00a0<\/a>t\u00eb vog\u00ebl\u201d t\u00eb projektit zhvillimor t\u00eb turizmit n\u00eb Ksamil. Por p\u00ebr banor\u00ebt, kjo \u201cpik\u00eb\u201d po shnd\u00ebrrohet n\u00eb fundin e sht\u00ebpive t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmive, kompania q\u00eb ka marr\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit ka vendosur tabela me planin e projektit pik\u00ebrisht n\u00eb zon\u00ebn ku ndodhen banesat aktuale t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Manastirit.<\/p>\n<p>Ky veprim ka shkaktuar protesta dhe frik\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur mes familjeve, t\u00eb cilat, megjith\u00ebse nuk jan\u00eb zyrtarisht t\u00eb njoftuar p\u00ebr ndonj\u00eb vendim p\u00ebr shembje, ndihen t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga \u00e7do zhvillim i m\u00ebtejsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cTabelat jan\u00eb sinjali i par\u00eb se do t\u00eb humbasim sht\u00ebpit\u00eb dhe jet\u00ebn q\u00eb kemi nd\u00ebrtuar me mund n\u00eb k\u00ebto vite,\u201d \u2013\u00a0deklaruan ata p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d.<\/p>\n<p>Dokumentet tregojn\u00eb se, t\u00eb pakt\u00ebn\u00a0<a href=\"https:\/\/shteg.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Pronat-Informale-ne-Ksamil.pdf\">19 banesa<\/a>\u00a0n\u00eb Manastir jan\u00eb evidentuar si nd\u00ebrtime in-formale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar shembja e banesave nga IKM-t\u00eb apo mos vijimi i procedurave t\u00eb legalizimit nga strukturat lokale n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<div class=\"wp-block-stackable-heading stk-block-heading stk-block-heading--v2 stk-block stk-13c2a8e\">\n<p class=\"stk-block-heading__text\"><strong>T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama me Nicolas Sarkozy dhe bashk\u00ebshortja e tij Carla Bruni<\/p>\n<p>N\u00eb fillimver\u00ebn e vitit 2019, Ksamil u vu n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare kur ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe bashk\u00ebshortja e tij Carla Bruni q\u00ebndruan n\u00eb nj\u00eb resort luksoz n\u00eb zon\u00eb, nd\u00ebrsa Bruni mbajti nj\u00eb koncert n\u00eb Teatrin Antik t\u00eb Butrintit me rastin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Muzik\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 qershor, Kryeministri Edi Rama publikoi q\u00ebndrimin e \u00e7iftit presidencial n\u00eb rrjetet sociale, duke e cil\u00ebsuar eventin si \u201cfoto e dit\u00ebs\u201d nd\u00ebrsa pamjet tregonin momente relaksimi mes dy familjeve. Media zbuloi se\u00a0\u00e7ifti presidencial francez\u00a0q\u00ebndroi n\u00eb resortin \u201cKep Merli\u201d e q\u00eb nga ajo koh\u00eb, personazhe t\u00eb njohur si vajza e Presidentit t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/watch\/?v=507454028332807\" target=\"_blank\">Ivanka Trump<\/a>\u00a0apo edhe Mira Murati jan\u00eb p\u00ebrfolur se kan\u00eb pushuar aty, nd\u00ebrsa gjiri i Ksamilit \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar nga shum\u00eb si nj\u00eb prej m\u00eb t\u00eb bukurve n\u00eb vend, shpesh i krahasuar me \u201cMaldivet Shqiptare\u201d.<\/p>\n<p class=\"has-text-align-left\">Pavar\u00ebsisht luksit q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb personazhet e famsh\u00ebm dhe\u00a0privat\u00ebsis\u00eb q\u00eb ofron resorti me 63 vila, dokumentet tregojn\u00eb nj\u00eb realitet tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e Manastirit nuk jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb ndihen t\u00eb \u201ck\u00ebrc\u00ebnuar\u201d nga vendimet e gjykatave q\u00eb njohin dhe u rikthejn\u00eb pronat me dokumente t\u00eb kontestueshme.<\/p>\n<p>Projekti i vler\u00ebsuar nga qeveria si \u201cinvestim strategjik\u201d n\u00eb turiz\u00ebm, rezulton t\u00eb ket\u00eb mbivendosje me pronat e rikthyera t\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb Isuf \u00c7o\u00e7olit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto prona, Avokatura e Shtetit ka ngritur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pik\u00ebpyetjesh p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e akteve, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave nd\u00ebr vite jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendime nga zyrat lokale p\u00ebr kthimin dhe kompensimin e pronave, t\u00eb cilat m\u00eb pas jan\u00eb ligj\u00ebruar me vendime gjykate.<\/p>\n<p>Resorti Kep Merli<\/p>\n<p>Dokumentet tregojn\u00eb se gjiri ku \u00ebsht\u00eb miratuar leja e nd\u00ebrtimit, n\u00eb maj t\u00eb vitit 2005 ishte pron\u00eb shtet\u00ebrore, ndaj kompanis\u00eb iu dha statusi \u201cperson i stimuluar\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshimet ligjore t\u00eb miratuara n\u00eb vitin 2009, p\u00ebr \u201crregullimin e pron\u00ebsis\u00eb mbi truallin shtet\u00ebror n\u00eb zonat e zhvillimit t\u00eb turizmit\u201d, i dhan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb subjekteve q\u00eb kishin k\u00ebt\u00eb status t\u00eb kalonin pron\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb privatizonin truallin me t\u00eb cilin m\u00eb her\u00ebt kishin n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje me shtetin shqiptar. Kjo e drejt\u00eb parashikohet edhe n\u00eb rastin kur mbi truallin zon\u00eb e stimuluar ka pronar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb njohur si t\u00eb till\u00eb pas vendimit t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb statusit \u201cperson i stimuluar\u201d.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria q\u00eb q\u00ebndron pas resortit turistik \u201cKep\u00a0Merlit\u201d aplikoi p\u00ebr privatizimin e truallit ku ishte ngritur resorti, ku sipas vendimeve gjyq\u00ebsore, nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 210.469 m\u00b2 i ishte njohur trash\u00ebgimtar\u00ebve \u00c7o\u00e7oli.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vendim qeveris\u00eb Rama dh\u00ebn\u00eb m\u00eb 2015 hapi rrug\u00ebn privatizimit t\u00eb pron\u00ebs duke miratuar edhe shpron\u00ebsimin e trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb Isuf \u00c7o\u00e7olit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrfaqe.<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht vendimit te qeveris\u00eb, procesi u nd\u00ebrpre papritur.\u00a0Agjencia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs pezulloi procedur\u00ebn e privatizimit pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim zyrtar.<\/p>\n<p>N\u00eb 2021 kur ASHK vijoi me l\u00ebshimin e fatur\u00ebs p\u00ebr blerjen e tok\u00ebs u konstatua se kishte pasakt\u00ebsi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e llogaritjes se \u00e7mimit dhe n\u00eb rilevimin topografik t\u00eb zon\u00ebs, pa-sakt\u00ebsi k\u00ebto t\u00eb konstatuara edhe nga Drejtoria e Apelimit dhe Bashk\u00ebqeverisjes.<\/p>\n<p>N\u00eb\u00a0tetor t\u00eb 2021 nj\u00eb vendim i dal\u00eb nga ky institucion urdh\u00ebron ASHK-n\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb regjistrin kadastral dhe t\u00eb vijoj\u00eb procedurat e kalimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb ekzekutuar nga kadastra lokale.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb k\u00ebtij shkrimi, Agjencia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs (ASHK) nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkesave p\u00ebr koment mbi gjetjet e \u201cshteg.org\u201d lidhur me \u00e7\u00ebshtjet e regjistrimit t\u00eb pasurive n\u00eb Ksamil.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit t\u00eb Investimeve, e cila n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2019 i akordoi kompanis\u00eb statusin e investitorit strategjik p\u00ebr realizimin e projektit \u201cKep Merli Eco Resort\u201d,\u00a0me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb parashikuar prej 78 milion\u00eb euro dhe nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 250 mij\u00eb metrash katror\u00eb, sqaroi p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d se kompetencat p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e regjistrimin e pasuris\u00eb i p\u00ebrkasin ASHK-s\u00eb, bazuar n\u00eb legjislacionin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb zhvilluese deklaruan se statusi i investitorit strategjik ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb formal sesa funksional.<\/p>\n<p>\u201cProcedura e dh\u00ebnies s\u00eb statusit t\u00eb investitorit strategjik nuk ka qen\u00eb as efektive dhe as funksionale n\u00eb praktik\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb p\u00ebrmasave dhe kompleksitetit t\u00eb \u2018Kep Merli\u2019. Ai \u00ebsht\u00eb trajtuar m\u00eb tep\u00ebr si nj\u00eb formul\u00eb teorike n\u00eb let\u00ebr sesa si nj\u00eb mekaniz\u00ebm real dhe i zbatuesh\u00ebm q\u00eb ofron p\u00ebrfitime konkrete, mb\u00ebshtetje institucionale apo p\u00ebrshpejtim t\u00eb proceseve administrative,\u201d \u2013 u shpreh kompania p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr investimet strategjike, i miratuar nga Kuvendi n\u00eb vitin 2015, synonte t\u00eb nxit\u00eb investimet n\u00eb turiz\u00ebm dhe sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb prioritar\u00eb p\u00ebr zhvillimin ekonomik.<\/p>\n<p>\u00c7do investim mbi 5 milion\u00eb euro, q\u00eb krijon t\u00eb pakt\u00ebn 80 vende pune, p\u00ebrfiton k\u00ebt\u00eb status dhe p\u00ebrfshin mb\u00ebshtetje infrastrukturore nga shteti, si lidhje energjetike, uj\u00ebsjell\u00ebs, kanalizime dhe rrug\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se p\u00ebrfitimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga k\u00ebto procedura t\u00eb thjeshtuara dhe t\u00eb p\u00ebrshpejtuara i kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb grusht biznesmen\u00ebsh vendas.<\/p>\n<p>Fillimisht, afati p\u00ebr aplikim p\u00ebr statusin p\u00ebrfundonte n\u00eb dhjetor 2018, por \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb disa her\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mars 2024, afati u shty s\u00ebrish deri m\u00eb 31 dhjetor, mes debateve t\u00eb forta politike dhe munges\u00ebs s\u00eb kuorumit parlamentar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim i organizat\u00ebs \u201cQ\u00ebndresa Qytetare\u201d n\u00eb vitin 2021 tregoi se shumica e investimeve t\u00eb miratuara ishin vendase, t\u00eb fokusuara n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit dhe turizmit, nd\u00ebrsa transparenca dhe p\u00ebrfshirja e komuniteteve lokale ka qen\u00eb thuajse inekzistente.<\/p>\n<p>Ekspert\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs e kan\u00eb kritikuar ligjin si mjet q\u00eb leht\u00ebson shpron\u00ebsimet dhe krijon presion ndaj pronar\u00ebve legjitim\u00eb, duke favorizuar kompani t\u00eb lidhura me interesat qeveritare.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kritikohet fakti q\u00eb ligji nd\u00ebrhyn n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes pronar\u00ebve privat\u00eb dhe investitor\u00ebve, duke ushtruar presion mbi pronar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb pranuar marr\u00ebveshje, pasi n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, shteti mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb me shpron\u00ebsime, shpesh p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt sesa ajo e tregut.<\/p>\n<div class=\"wp-block-stackable-heading stk-block-heading stk-block-heading--v2 stk-block stk-db5e89d\">\n<p class=\"stk-block-heading__text\"><strong>Nj\u00eb pron\u00eb fantazm\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Ksamilit<\/strong><\/p>\n<p>Zona m\u00eb e frekuentuar n\u00eb Ksamil<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa banor\u00ebt e Manastirit p\u00ebrballen me vendime t\u00eb diskutueshme q\u00eb u rrezikojn\u00eb pronat, nj\u00eb tjet\u00ebr histori n\u00eb Ksamil hedh drit\u00eb mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si prona publike \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar p\u00ebrmes dokumentesh t\u00eb dyshimta, aktesh noteriale dhe vendimesh gjyq\u00ebsore t\u00eb kontestuara.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 2006, nj\u00eb shtetas me emrin\u00a0<a href=\"https:\/\/shteg.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Kontrata-e-Rebani-Bocait-me-Kryegjyshaten.pdf\">Rebani Bocai<\/a>\u00a0i dha Kryegjyshat\u00ebs Bot\u00ebrore Bektashiane nj\u00eb shum\u00eb prej 2 miliard\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb pron\u00eb n\u00eb Ksamil q\u00eb, sipas pretendimeve t\u00eb kryegjyshat\u00ebs, i p\u00ebrkiste asaj. N\u00eb kontrat\u00ebn e n\u00ebnshkruar mes tij dhe Komitetit Bektashian, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Baba Besnik Fekushi, thuhet se pagesa u krye jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale. Vet\u00ebm tre muaj m\u00eb von\u00eb, Bocai n\u00ebnshkroi nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb dyt\u00eb,\u00a0k\u00ebsaj here marr\u00ebveshje qiraje p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pron\u00eb, me vler\u00eb 100 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb afat 99-vje\u00e7ar, q\u00eb do t\u00eb paguhej n\u00eb dy k\u00ebste.<\/p>\n<p>B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 137 hektar\u00ebsh kullot\u00eb n\u00eb Ksamil, nj\u00eb tok\u00eb dikur e p\u00ebrbashk\u00ebt mes familjeve t\u00eb m\u00ebdha gjirokastrite dhe institucioneve fetare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u201cTeqeja e Zallit\u201d. Secili prej tyre kishte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb k\u00ebsaj pasurie virtuale. Fjala vjen \u201cTeqeja e Zallit\u201d kishte 6\/96 dikush tjet\u00ebr 2\/96 e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Ata merrnin t\u00eb ardhurat nga administrimi i k\u00ebtyre kullotave t\u00eb cilat ende nuk kishin kufij n\u00eb terren, por vet\u00ebm sip\u00ebrfaqe virtuale.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2006, nj\u00eb vendim i\u00a0<a href=\"https:\/\/shteg.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Gjyqi-me-Kryegjyshaten.pdf\">Gjykat\u00ebs s\u00eb Sarand\u00ebs<\/a>\u00a0e njohu pron\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb si pron\u00ebsi t\u00eb Teqes\u00eb, bazuar n\u00eb nj\u00eb \u201czotim\u201d t\u00eb vitit 1927 sipas t\u00eb cilit sip\u00ebrfaqja ishte bler\u00eb nga Zylejha dhe Han\u00ebme Riza \u00c7o\u00e7oli.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se dokumentet e zyrave t\u00eb pronave p\u00ebrfshinin plot 8 vendime kontradiktore, prona n\u00eb vitin 2009 u regjistrua p\u00ebrfundimisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kryegjyshat\u00ebs Bektashiane.<\/p>\n<p>Pas regjistrimit, prona u nda dhe nj\u00eb pjes\u00eb e saj, rreth 250.000 m\u00b2, p\u00ebrfundoi n\u00eb duart e Rebani Bocait. Aty nisi nj\u00eb seri shitjesh me rit\u00ebm t\u00eb shpejt\u00eb: toka kalonte nga nj\u00eb em\u00ebr n\u00eb tjetrin, p\u00ebrmes kontratave, garancive bankare, noter\u00ebve dhe regjistrimeve zyrtare.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb t\u00eb pron\u00ebs iu shit\u00ebn shoq\u00ebris\u00eb \u201cDola\u201d sh.p.k., \u201cKsamil Investment\u201d, u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr garanci n\u00eb Union Bank, kaluan n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bank\u00ebs Credins dhe madje p\u00ebrfunduan edhe tek p\u00ebrmbarues privat\u00eb.<\/p>\n<p>Emra t\u00eb tjer\u00eb si Bujar Nurka, Shk\u00eblqim Beshiri, Rahman Selmanllari, Erion dhe Dashnor Cenokaci dol\u00ebn si pronar\u00ebt e radh\u00ebs t\u00eb tok\u00ebs q\u00eb fillimisht nuk ekzistonte.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb vendimi t\u00eb vitit 2012, edhe vet\u00eb Bocait iu shpron\u00ebsua nj\u00eb pjes\u00eb e tok\u00ebs, q\u00eb m\u00eb pas kaloi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt q\u00eb jetonin n\u00eb ato troje, shpesh pa dokumente, nis\u00ebn t\u00eb merrnin njoftime qiraje nga persona t\u00eb panjohur.\u00a0Disa protestuan, t\u00eb tjer\u00eb u ankuan n\u00eb komuna, shum\u00eb hesht\u00ebn.<\/p>\n<p>Komuna e Ksamilit nisi nj\u00eb betej\u00eb ligjore, k\u00ebrkoi pavlefshm\u00ebrin\u00eb e vendimit nr. 188, nisi kall\u00ebzim penal dhe p\u00ebrmes nj\u00eb relacioni drejtuar KLD-s\u00eb,\u00a0<a href=\"https:\/\/shteg.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Komuna-Ksamil.pdf\">Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb<\/a>\u00a0dhe Prokuroris\u00eb, pretendoi se toka ishte publike, se dokumentet ishin false dhe\u00a0vendimet ishin marr\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb \u00e7do ligji.<\/p>\n<p>Petrit Aliaj\u00a0ishte gjyqtari q\u00eb gjat\u00eb viteve 2006\u20132009 firmosi kat\u00ebr vendime q\u00eb e njoh\u00ebn tok\u00ebn si pron\u00eb t\u00eb Kryegjyshat\u00ebs. Vendimet e tij filluan me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb vog\u00ebl, por p\u00ebrmes interpretimesh gjyq\u00ebsore dhe pa asnj\u00eb hetim t\u00eb thelluar mbi origjin\u00ebn e dokumenteve, ai e zgjeroi pron\u00ebn deri n\u00eb 137.5 hektar\u00eb.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb hetimi t\u00eb nisur nga Prokuroria e Vlor\u00ebs n\u00eb vitin 2013, Gjykata d\u00ebnoi tre zyrtar\u00eb t\u00eb AKKP-s\u00eb Petraq Puleri (1 vit e 6 muaj burg), Besnik Dine dhe Emiljana Pandazo (me nga 6 muaj) p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre.<\/p>\n<p>Edhe pse \u00e7\u00ebshtja penale provoi se prona ishte p\u00ebrfituar p\u00ebrmes dokumenteve t\u00eb falsifikuara, vendimi i kthimit t\u00eb pron\u00ebs nuk u shfuqizua.<\/p>\n<div class=\"wp-block-stackable-heading stk-block-heading stk-block-heading--v2 stk-block stk-3737323\">\n<p class=\"stk-block-heading__text\"><strong>P\u00ebrpjekjet e d\u00ebshtuara t\u00eb qeveris\u00eb<\/strong><\/p>\n<\/div>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nismave p\u00ebr t\u00eb ndalur abuzimin me tokat publike, qeveria \u201cRama\u201d ngriti nj\u00eb task-forc\u00eb p\u00ebr verifikimin e vendimeve t\u00eb dyshimta. Por prona e p\u00ebrfituar nga Kryegjyshata mbeti e paprekur.<\/p>\n<p>As\u00a0<a href=\"https:\/\/shteg.org\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Relacioni-i-qeverise-Rama.pdf\">konkluzionet<\/a>\u00a0e grupit t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb drejtuar nga Kryeministri nuk mjaftuan p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar zinxhirin e falsifikimeve q\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb baz\u00eb t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 30 maj 2018, Gjykata e Sarand\u00ebs, me trup gjykues t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga P\u00ebllumb Vehbi, Pashk Gjaci dhe Sokol Pina, rr\u00ebzoi padin\u00eb e ngritur nga K\u00ebshilli i Ministrave ndaj Kryegjyshat\u00ebs.<\/p>\n<p>Avokatura e Shtetit solli prova q\u00eb tregonin se dokumenti i vitit 1927, mbi t\u00eb cilin bazohej pron\u00ebsia, ishte fals. N\u00eb t\u00eb thuhej se toka ishte bler\u00eb nga dy vajzat e Riza \u00c7o\u00e7olit,\u00a0Zylejha dhe Han\u00ebme.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb verifikim n\u00eb regjistrat civil\u00eb v\u00ebrtetoi se \u00c7o\u00e7oli kishte vet\u00ebm nj\u00eb vajz\u00eb dhe nj\u00eb djal\u00eb, Selfo \u00c7o\u00e7oli. Personazhet e aktit noterial rezultonin t\u00eb sajuar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, gjykata refuzoi t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e dokumentit, duke argumentuar se \u201cnjohja e pav\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij dokumenti nuk \u00ebsht\u00eb objekt i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i k\u00ebtij gjykimi.\u201d nj\u00eb dokument i l\u00ebshuar nga Zyra e Hipotek\u00ebs n\u00eb Delvin\u00eb n\u00eb vitin 1996, q\u00eb i njihte pron\u00ebsin\u00eb Kryegjyshat\u00ebs, nuk ekziston m\u00eb.<\/p>\n<p>ZVRPP Sarand\u00eb konfirmoi se nuk figuron n\u00eb asnj\u00eb inventar dhe nuk gjendet n\u00eb librat hipotekor\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata e justifikoi k\u00ebt\u00eb munges\u00eb duke cituar djegien e arkivit t\u00eb Hipotek\u00ebs s\u00eb Delvin\u00ebs gjat\u00eb trazirave t\u00eb vitit 1997 dhe e quajti t\u00eb pabazuar \u00e7do pretendim p\u00ebr falsifikim.<\/p>\n<p>\u201cGabimet e n\u00ebpun\u00ebsve nuk mund t\u00eb interpretohen si falsifikim. Mungesa e dokumenteve nuk \u00ebsht\u00eb prov\u00eb p\u00ebr pavlefshm\u00ebri,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Aktualisht, \u00e7\u00ebshtja ndodhet n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit n\u00eb Gjirokast\u00ebr, ku Avokatura e Shtetit ka paraqitur ankim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, banor\u00ebt e zon\u00ebs q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb tokat e pretenduara nga Kryegjyshata jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procese t\u00eb ndara p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pronat e tyre. Por mungesa e nj\u00eb regjistri t\u00eb qart\u00eb gjyq\u00ebsor, mbivendosja e titujve dhe precedent\u00ebt kontradiktor\u00eb e b\u00ebjn\u00eb pothuajse t\u00eb pamundur ndjekjen e plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Institucionet heshtin, nd\u00ebrsa nj\u00eb pron\u00eb publike \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb, shitur dhe kthyer n\u00eb nj\u00eb pasuri me pron\u00ebsi t\u00eb diskutueshme q\u00eb sfidon \u00e7do koncept t\u00eb shtetit ligjor.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb vend i ngritur me pun\u00eb vullnetare n\u00eb vitet \u201980, Ksamili\u00a0sot \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr kaotike, ku ligji, pron\u00ebsia dhe interesi publik jan\u00eb deformuar nga abuzimi, korrupsioni dhe marr\u00ebveshjet n\u00eb prapasken\u00eb.<\/p>\n<p>Qyteza e dikurshme \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb makth p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb: p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb zaptuar, p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb mashtruar, p\u00ebr ish-pronar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb mashtruar dhe jan\u00eb mashtruar, dhe p\u00ebr turist\u00ebt q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb \u201cMaldiv\u00ebve t\u00eb Evrop\u00ebs\u201d gjejn\u00eb nj\u00eb fshat ku krimi i organizuar dhe interesat politike kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vul\u00ebn e tyre t\u00eb sh\u00ebmtis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\/<a href=\"https:\/\/shteg.org\/ksamili-ana-e-erret-e-maldive-te-evropes\/\">Shteg.org<\/a><\/strong><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/prona-gjyqet-dhe-krimi-i-organizuar-ana-e-erret-e-ksamilit\/\">Prona, gjyqet dhe krimi i organizuar\/ Ana e err\u00ebt e Ksamilit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201980, Ksamili ishte nj\u00eb nga rezervatet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kafsh\u00ebve t\u00eb egra n\u00eb Shqip\u00ebri, i mbushur me derra, \u00e7akej dhe kaproj, nd\u00ebrsa rruga p\u00ebr t\u00eb shkuar aty kalonte n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb tunel t\u00eb krijuar natyrsh\u00ebm nga portokallet dhe ullinjt\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb qytez\u00eb, e nd\u00ebrtuar mbi baz\u00ebn e pun\u00ebs vullnetare nga e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30177","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30177","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30177"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30177\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30177"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30177"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30177"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}