{"id":30159,"date":"2025-07-09T11:01:33","date_gmt":"2025-07-09T11:01:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/09\/njerezit-e-putinit-drejtojne-mikrokredite-iute-e-credital-dhe-nje-vendim-gjykate\/"},"modified":"2025-07-09T11:01:33","modified_gmt":"2025-07-09T11:01:33","slug":"njerezit-e-putinit-drejtojne-mikrokredite-iute-e-credital-dhe-nje-vendim-gjykate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/09\/njerezit-e-putinit-drejtojne-mikrokredite-iute-e-credital-dhe-nje-vendim-gjykate\/","title":{"rendered":"Njer\u00ebzit e Putinit drejtojn\u00eb mikrokredit\u00eb IUTE e CREDITAL \u2013 Dhe nj\u00eb vendim gjykate"},"content":{"rendered":"<p>Iute dhe Kredo, tentakulat e oligarkut rus t\u00eb list\u00ebs s\u00eb zez\u00eb Oleg Boyko, i sanksionuar nga SHBA, Australia, Kanadaja dhe Ukraina si pjes\u00eb e rrethit t\u00eb besuar t\u00eb Putinit, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb vendeve t\u00eb tjera, lidhje me krimin e organizuar dhe pastrim parash, kan\u00eb marr\u00eb vet\u00eb drejtimin e band\u00ebs s\u00eb mikrokredive n\u00eb Shqip\u00ebri pas goditjes s\u00eb maskave t\u00eb tyre Olsi Ibros dhe Arben Meskuti, i pari u hodh (ose e hodh\u00ebn) nga tarraca e nj\u00eb pallati, nd\u00ebrsa i dyti ndodhet n\u00eb qeli, ku dyshohet se ka pasur disa tentativa p\u00ebr t\u2019a helmuar q\u00eb kur ka shprehur vullnetin p\u00ebr t\u2019u penduar.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>(Oleg Boyko)<\/p>\n<p>Fronin e piramid\u00ebs s\u00eb mashtrimit, Olsi Ibros s\u00eb MCA dhe Arben Meskutit t\u00eb Final, e kan\u00eb marr\u00eb Iute dhe Kredo me pes\u00eb emra, fije t\u00eb Mosk\u00ebs p\u00ebr destabilizimin e mundsh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrmes skem\u00ebs masive t\u00eb mashtrimit, mbledhjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, shantazhit dhe pengmarrjes financiare.<\/p>\n<p>\nKredo, e njohur me emrat Mondo Finance, Kredo Finance, Kredo.al. dhe s\u00eb fundit ECFA \u00ebsht\u00eb funitore e band\u00ebs MCA\/ADCA\/Final me fajdet e k\u00ebqija p\u00ebr zhvatjen e mij\u00ebrave shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>\nPronari n\u00eb letra i Kredo.al \u00ebsht\u00eb mashtruesi letonez Aigars Kesenfelds, i cili kontrollon rreth 100 kompani n\u00eb Letoni dhe dhjet\u00ebra kompani n\u00eb vende t\u00eb tjera, i d\u00ebbuar nga disa vende me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr skema mashtrimi, aktivitet kriminal dhe tentakul\u00eb e orligark\u00ebve pran\u00eb Putinit, t\u00eb sanksionuar nga SHBA. Ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebbuar edhe nga Kosova.<\/p>\n<p>\nAigars Kesenfelds \u00ebsht\u00eb prestanome i oligarkut rus t\u00eb list\u00ebs s\u00eb zez\u00eb Oleg Boyko. Arlinda Muja \u00ebsht\u00eb drejtoresh\u00eb e P\u00ebrgjithshme e Kredo (ECFA) dhe aksionere me 3 % te Kredo Finance. Arlinda Muja \u00ebsht\u00eb e besuara e Aigars Kesenfelds dhe Oleg Boyko n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr pun\u00ebt e zeza, zbatimin e skemave t\u00eb mashtrimit, afera korruptive, mbledhje t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb klient\u00ebve dhe kalimin e tyre tek rus\u00ebt, mashtrim me taksat, manovrave me zmadhimin dhe zvog\u00eblimin e kapitetit t\u00eb piramid\u00ebs financiare etj.<\/p>\n<p>\nArlinda Muja \u00ebsht\u00eb gjithashtu kryetare e Shoqat\u00ebs Mikrofinanca Shqiptare. Pjes\u00eb e Shoqat\u00ebs Mikrofinanca Shqiptare jan\u00eb Kredo.al, Iute Credit, Fed Invest, Fondi Besa, Noa, Agrokredit etj., pra i gjith\u00eb karteli i mikrokredive.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, faktet tregojn\u00eb se Iute Credit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr linj\u00eb ruse p\u00ebr t\u00eb destabilizuar Shqip\u00ebrin\u00eb. Ashtu si Kredo, Iute Credit ka furnizuar band\u00ebn MCA-ADCA-Final me l\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb, kontratat e mikrokredive kurth p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>\nIute bleu edhe Final-in e themeluar nga Emin Bar\u00e7i dhe Dritan Shano, duke e kaluar m\u00eb pas n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prestanomes Arben Meskutin, t\u00eb cilin rus\u00ebt dyshohet se po b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019a hequr qafet si ortakun e tij Olsi Ibro.<\/p>\n<p>\nIute dhe Kredo jan\u00eb dy fije n\u00eb dukje t\u00eb ndryshme, por q\u00eb komandohen nga e nj\u00ebjta dor\u00eb, Oleg Boyko, njeriu i besuar i Putinit, i sanksinuar nga SHBA. Dy piramidat financiare mashtrojn\u00eb qyetar\u00ebt duke u dh\u00ebn\u00eb kredi deri n\u00eb 800 % dhe m\u00eb pas i kalonin tek MCA\/Fianl, duke u grabitur sht\u00ebpit\u00eb.<\/p>\n<p>\nPronar\u00ebt n\u00eb letra t\u00eb Iute jan\u00eb dy estonez\u00ebt Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu, t\u00eb skeduar p\u00ebr mashtrim me pasoja t\u00eb r\u00ebnda dhe tentakula t\u00eb Mosk\u00ebs. Dy estonez\u00ebt, sipas disa ivestigimeve, jan\u00eb prestanome t\u00eb Oleg Boyko. I besuari i rus\u00ebve p\u00ebr drejtimin e pun\u00ebve t\u00eb zeza t\u00eb Iute n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb Akan Ajdini, personazhi me em\u00ebr dhe fytyr\u00eb libanezi, i njohur si \u2018Njeriu q\u00eb qesh\u2019.<\/p>\n<p>\nAjdini \u00ebsht\u00eb kunati i Blendi Fevziut, lidhje q\u00eb mund t\u2019a ket\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr hapjen e rrug\u00ebve n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, si kupola q\u00eb kujdeset p\u00ebr veprimtarin\u00eb e band\u00ebs s\u00eb mikrokredive.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb Gjirokast\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata e Gjirokastr\u00ebs ka marr\u00eb disa k\u00ebrkesa p\u00ebr nxjerrjen me urdhra ekzekutimi nga noterja Ernela \u00c7uberi. Zonja \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorte e Arben Meskutit, pronarit t\u00eb kompanis\u00eb FINAL, e v\u00ebn\u00eb n\u00eb sekuestro p\u00ebr skem\u00ebn zhvat\u00ebse. Nj\u00eb histori skandaloze q\u00eb n\u00eb fakt kishte plasur t\u00eb pakt\u00ebn 7 apo 8 vite m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>\n\u00c7uberi k\u00ebrkonte nga Gjykata e Gjirokastr\u00ebs ekzekutimin e nj\u00eb borxhi t\u00eb pretenduar nga IUTE CREDIT ndaj nj\u00eb qytetareje. Por, bashk\u00ebshortja e Arben Meskutit, \u00c7uberi, sipas gjykat\u00ebs dyshohet se ka falsifikuar kopjet e kontrat\u00ebs s\u00eb kredimarr\u00ebsit me IUTE CREDIT. Pra, ajo k\u00ebrkonte n\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb t\u2019i bllokonte pronat qytetares duke p\u00ebrdorur dokumente false.<\/p>\n<p>Nj\u00eb skem\u00eb e zbatuar masivisht nga subjektet MCA-FINAL dhe rrjeti i subjekteve pas tyre. Por, k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb qend\u00ebr del edhe IUTE CREDIT. N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb pak ose aspak fakti q\u00eb IUTE CREDIT, dikur ka qen\u00eb kompani m\u00ebm\u00eb p\u00ebr subjektin FINAL.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht kompanin\u00eb e mikrokredive q\u00eb u sekuestrua p\u00ebr zhvatjen e mij\u00ebra qytetar\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens, nuk duket fare rast\u00ebsore q\u00eb del n\u00eb sken\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb dyshimta edhe IUTE, nj\u00eb kompani q\u00eb prej disa vitesh e ka shp\u00ebrngulur jasht\u00eb vendit selin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kall\u00ebzimin penal t\u00eb gjyqtarit p\u00ebr noteren dhe subjektin IUTE CREDIT thuhet mes t\u00eb tjerash se dyshohet p\u00ebr falsifikim dokumentesh pasi \u201cK\u00ebto kopje t\u00eb kontrat\u00ebs nuk jan\u00eb marr\u00eb nga origjinali, por nga pamje fotografike t\u00eb telefonit dhe kompjuterit, duke u treguar n\u00eb pamje, pjes\u00eb t\u00eb telefonit, kompjuterit dhe tastier\u00ebs s\u00eb tij\u201d.N\u00eb k\u00ebto kushte, ai k\u00ebrkoi ndjekjen penale duke e referuar materialin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. Gjyqtari ka ngritur dyshimin p\u00ebr zhvatje, t\u00eb orkestruara mbi dokumente t\u00eb falsifikuara p\u00ebr borxhe q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb. Nuk dihet se n\u00eb \u00e7far\u00eb faze \u00ebsht\u00eb dosja n\u00eb Prokurori por kall\u00ebzimi i b\u00ebr\u00eb nga vet\u00eb Gjykata, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues mbi seriozitetin e situat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e b\u00ebn \u00e7\u00ebshtjen alarmante \u00ebsht\u00eb fakti se n\u00eb Gjykata, jan\u00eb paraqitur qindra \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla t\u00eb cilat paralajm\u00ebrojn\u00eb t\u00eb tjera skandale me kompanit\u00eb e mikrokredive. K\u00ebt\u00eb her\u00eb, syt\u00eb jan\u00eb drejtuar tek IUTE CREDIT, e cila ishte objekt i kall\u00ebzimit penal. Jo nga nj\u00eb qytetar i zakonsh\u00ebm, por nga nj\u00eb profesionist i drejt\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb gjyqtar\u2026<\/p>\n<p><strong>HISTORIA Q\u00cb P\u00cbRS\u00cbRITET\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Por, a kufizohet ky fenomen vet\u00ebm tek IUTE CREDIT dhe kompanit\u00eb e damkosura nd\u00ebr vite p\u00ebr zhvatjen e pronave t\u00eb qytetar\u00ebve\u2026? Fenomeni \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i gjer\u00eb se kaq. N\u00eb ver\u00ebn e vitit 2024, teksa drejt\u00ebsia m\u00eb n\u00eb fund u kujtua t\u00eb kthej\u00eb syt\u00eb nga zhvat\u00ebsit e MCA dhe FINAL, nj\u00eb tjet\u00ebr kompani e ngjashme konsumonte t\u00eb tilla shkelje. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skandalit \u00ebsht\u00eb kompania \u201cCredital\u201d, dikur e regjistruar me emrin \u201cMicro Credit Risk\u201d. Kompania kishte bler\u00eb borxhet e subjektit tjet\u00ebr \u201cKredo Financ\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebtu, zbulohet se n\u00eb skem\u00eb rezultonte edhe kjo kompani mjaft e njohur si \u201cKredo Financ\u00eb\u201d. Qytetarja me inicialet Z.R. kishte marr\u00eb nj\u00eb borxh prej vet\u00ebm 5 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb reja te subjekti \u2018Kredo\u2019 q\u00eb pretendohej se nuk ishte shlyer.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja p\u00ebrfundon n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr nxjerrjen e urdhrit t\u00eb ekzekutimit n\u00eb d\u00ebm t\u00eb qytetares. Por, p\u00ebrfaq\u00ebsuese tashm\u00eb nuk ishte m\u00eb \u2018Kredo\u2019 por subjekti \u201cCredital\u201d q\u00eb kishte bler\u00eb borxhet nga kompania e par\u00eb. Ajo q\u00eb binte n\u00eb sy dhe u konstatua nga gjyqtari ishte fakti se marr\u00ebveshja ishte me shkrim t\u00eb palexuesh\u00ebm. Pra, linte vend p\u00ebr interpretim dhe dyshime falsifikimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs thuhej shprehimisht se \u201cEkziston dyshimi se t\u00eb drejtat dhe detyrimet e parashikuara n\u00eb marr\u00ebveshje jan\u00eb shkruar me q\u00ebllim me shkrim t\u00eb palexuesh\u00ebm n\u00eb madh\u00ebsi, q\u00eb pala huamarr\u00ebse mos t\u00eb njihej me detyrimet e marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr n\u00eb marr\u00ebveshje\u201d.<\/p>\n<p>Qytetarja Z.R. dyshohet se \u00ebsht\u00eb mashtruar p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb kredi t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb shlyer t\u00eb par\u00ebn. Pra, skema q\u00eb b\u00ebnin m\u00eb her\u00ebt MCA dhe FINAL. Kredia ishte me interes plot 204 % dhe p\u00ebrtej \u00e7do llogjike.<\/p>\n<p>Gjyqtari e konsideronte tep\u00ebr t\u00eb dyshimt\u00eb edhe faktin q\u00eb kompania \u201cCredital\u201d, i ishte drejtuar dy her\u00eb Gjykat\u00ebs me k\u00ebrkesa p\u00ebr urdhra ekzekutimi ndaj qytetares Z.R. Ajo u konsiderua nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr komplikimin ligjor t\u00eb situat\u00ebs dhe zhytjen e qytetares n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb pa kthim, derisa ti bllokonin pasurit\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb borxh q\u00eb ishte vet\u00ebm 5 mij\u00eb lek\u00eb. Me gjith\u00eb kamatvonesat shkonte rreth 60 mij\u00eb lek\u00eb. Por, \u00e7udit\u00ebrisht n\u00eb gjykat\u00eb vlera p\u00ebrllogaritej mbi 100 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, gjyqtari rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr nxjerrjen e urdhrit t\u00eb ekzekutimit ndaj qytetares. K\u00ebto dosje q\u00eb ne disponojm\u00eb zbulojn\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb jo vet\u00ebm nuk ka marr\u00eb fund, por vijon masivisht t\u00eb zhvat\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>A jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit persona q\u00eb kan\u00eb thurur skemat zhvat\u00ebse p\u00ebrmes MCA dhe FINAL? Lidhjet mes kompanive q\u00eb zbuluam n\u00eb k\u00ebt\u00eb investigim treguan se fijet mes njer\u00ebzve jan\u00eb, por pyetja q\u00eb ngrihet \u00ebsht\u00eb: kush q\u00ebndron n\u00eb maj\u00ebn e Piramid\u00ebs\u2026?<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ne do t\u00eb sjellim t\u00eb tjera denoncime dhe materiale q\u00eb zbulojn\u00eb thellimin e dram\u00ebs s\u00eb mikrokredive\u2026<\/p>\n<p><strong>N\u00eb sken\u00eb Credital e Elton Janin\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Pas Credital, pjes\u00eb e mashtrimit t\u00eb madh, q\u00ebnron Elton Janina. Janina njihet si nj\u00eb shit\u00ebs i thjesht\u00eb mobiliesh. Drejtori i Hipotekave Ilirjan Muho, p\u00ebrfaq\u00ebsues i LSI, e katapuloi n\u00eb Hipotek\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\nJanina dyshohet se b\u00ebri miliona euro n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr me dallaveret n\u00eb Hipotek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 10 maj 2019, Elton Janina themelon kompanin\u00eb Micro Credit Risk, me nipt L91803020G, me objekt veprimtarie mikro kredi dhe blerje t\u00eb kredive me vones\u00eb.<\/p>\n<p>\nP\u00ebr t\u2019u kamufluar, n\u00eb dhjetor 2022, Janina ndryshon emrin e kompanis\u00eb nga Micro Credit Risk n\u00eb Credital.<\/p>\n<p>Kompanin\u00eb e mikrokredis\u00eb Credital, Elton Janina e kontrollon p\u00ebrmes kompanis\u00eb Angelus Lex me nipt L51713007A, me objekt konsulenc\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>Angelus Lex \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb prill 2015, ku Janina \u00ebsht\u00eb aksioner me 100 %.<\/p>\n<p>Fillimisht Janina e nisi aktivitetin e dyshuar dhe t\u00eb denoncuar si kriminal, n\u00eb nj\u00eb apartament modest n\u00eb ish Bllok. Janina \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti i ambasadores s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bruksel, Suela Janina.<\/p>\n<p>\nTashm\u00eb Janina \u00ebsht\u00eb zgjeruar, ka krijuar nj\u00eb \u2018band\u00eb\u2019 me dhjet\u00ebra pun\u00ebnj\u00ebs, duke u zhvendosur tek Pazari i Ri, vet\u00ebm disa metra larg Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>\/<a href=\"https:\/\/prapaskena.com\/2025\/07\/09\/njerezit-putinit-marrin-drejtimin-bandes-se-mikrokredive-ne-tirane-iute-dhe-credital-ne-fronin-e-mca-final-gjykata-e-gjirokastres-zbulon-pa-dashje-falsifikimin-e-kontratave-pas-olsi-ibros-tentohet\/?fbclid=IwY2xjawLbIFFleHRuA2FlbQIxMQABHgcRzUcmSRlBnaFtA_b24cjmTEDvl-IZB8rRb3xB0VpcYiKXMIbmskJCz4KJ_aem_zRh0O3KA9URALWqlojOVEg\">Prapaskena.com\/<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/njerezit-e-putinit-drejtojne-mikrokredite-iute-e-credital-dhe-nje-vendim-gjykate\/\">Njer\u00ebzit e Putinit drejtojn\u00eb mikrokredit\u00eb IUTE e CREDITAL \u2013 Dhe nj\u00eb vendim gjykate<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Iute dhe Kredo, tentakulat e oligarkut rus t\u00eb list\u00ebs s\u00eb zez\u00eb Oleg Boyko, i sanksionuar nga SHBA, Australia, Kanadaja dhe Ukraina si pjes\u00eb e rrethit t\u00eb besuar t\u00eb Putinit, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb vendeve t\u00eb tjera, lidhje me krimin e organizuar dhe pastrim parash, kan\u00eb marr\u00eb vet\u00eb drejtimin e band\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30159","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30159","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30159"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30159\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30159"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30159"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30159"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}