{"id":30067,"date":"2025-07-08T17:07:07","date_gmt":"2025-07-08T17:07:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/08\/iute-dhe-credital-zhvatesit-qe-zune-fronin-e-mca-final\/"},"modified":"2025-07-08T17:07:07","modified_gmt":"2025-07-08T17:07:07","slug":"iute-dhe-credital-zhvatesit-qe-zune-fronin-e-mca-final","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/08\/iute-dhe-credital-zhvatesit-qe-zune-fronin-e-mca-final\/","title":{"rendered":"IUTE dhe CREDITAL, zhvat\u00ebsit q\u00eb zun\u00eb fronin e MCA-FINAL"},"content":{"rendered":"<p>Skemat mashtruese me mikrokredit\u00eb kan\u00eb zhvatur mij\u00ebra qytetar\u00eb t\u00eb pamundur, kan\u00eb shkat\u00ebrruar familje dhe kan\u00eb marr\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzish.<\/p>\n<p>Por, asgj\u00eb nuk ka mjaftuar p\u00ebr t\u00eb ndalur k\u00ebt\u00eb fenomen kriminal. Pal Trashaj, nj\u00eb i moshuar q\u00eb nuk gjeti dot drejt\u00ebsi kund\u00ebr band\u00ebs s\u00eb mikrokredive q\u00eb i shkat\u00ebrroi jet\u00ebn, u vethelmua n\u00eb dyert e SPAK. Gjat\u00eb zhvillimeve t\u00eb bujshme t\u00eb vitit 2024 n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, u vet\u00ebvra duke u hedhur nga lart\u00ebsia e pallatit Olsi Ibro, nj\u00eb prej personazheve ky\u00e7 n\u00eb skem\u00ebn e mashtrimeve me mikrokredit\u00eb.<\/p>\n<p>Ai i dha fund jet\u00ebs n\u00eb 20 Korrik 2024, vet\u00ebm 1 dit\u00eb pasi prokuroria sekuestroi kompanit\u00eb Microcredit Albania dhe Final. Vet\u00ebvrasja e tij u konsiderua tep\u00ebr e mistershme, marr\u00eb parasysh edhe momentin kur ndodhi.<\/p>\n<p>VOX NEWS ka siguruar t\u00eb tjera materiale kompromentuese nga kompanit\u00eb e mikroredive, fijet e t\u00eb cilave shkojn\u00eb pik\u00ebrisht tek njer\u00ebzit q\u00eb ishin pas skemave t\u00eb MCA dhe FINAL. Por, t\u00eb shfaqur me kompani q\u00eb reklamohen me pompozitet.<\/p>\n<p>Gjykata e Gjirokastr\u00ebs, kishte marr\u00eb disa k\u00ebrkesa p\u00ebr nxjerrjen urdhra ekzekutimi nga noterja Ernela \u00c7uberi. Zonja \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorte e Arben Meskutit, pronarit t\u00eb kompanis\u00eb FINAL, e v\u00ebn\u00eb n\u00eb sekuestro p\u00ebr skem\u00ebn zhvat\u00ebse. Nj\u00eb histori skandaloze q\u00eb n\u00eb fakt kishte plasur t\u00eb pakt\u00ebn 7 apo 8 vite m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Por, le t\u00eb kthehemi tek nj\u00eb padi konkrete q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb prej gjykat\u00ebsve n\u00eb Gjirokast\u00ebr, ndaj Ernela \u00c7uberit, k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb kishte si indicie dhe prov\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebn e \u00c7uberit p\u00ebr nj\u00eb urdh\u00ebr ekzekutimi. N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e zonj\u00ebs \u00c7uberi p\u00ebr nxjerrje urdhri ekzekutimi, gjyqtari kishte ngritur dyshime p\u00ebr falsifikim.<\/p>\n<p>Pra, e nj\u00ebjta histori me kompanit\u00eb MCA-FINAL ku n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skandalit ishte bashk\u00ebshorti i saj. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skem\u00eb subjekti ADCA s\u00eb cil\u00ebs i ishin dh\u00ebn\u00eb tagrat e p\u00ebrfaq\u00ebsimit nga IUTE CREDIT.<\/p>\n<p>\u00c7uberi k\u00ebrkonte nga Gjykata e Gjirokastr\u00ebs ekzekutimin e nj\u00eb borxhi t\u00eb pretenduar nga IUTE CREDIT ndaj nj\u00eb qytetareje. Por, bashk\u00ebshortja e Arben Meskutit, \u00c7uberi, sipas gjykat\u00ebs dyshohet se ka falsifikuar kopjet e kontrat\u00ebs s\u00eb kredimarr\u00ebsit me IUTE CREDIT. Pra, ajo k\u00ebrkonte n\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb ti bllokonte pronat qytetares duke p\u00ebrdorur dokumente false.<\/p>\n<p>Nj\u00eb skem\u00eb e zbatuar masivisht nga subjektet MCA-FINAL dhe rrjeti subjekteve pas tyre. Por, k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb qend\u00ebr del edhe IUTE CREDIT. N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb pak ose aspak fakti q\u00eb IUTE CREDIT, dikur ka qen\u00eb kompani m\u00ebm\u00eb p\u00ebr subjektin FINAL.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht kompanin\u00eb e mikrokredive q\u00eb u sekuestrua p\u00ebr zhvatjen e mij\u00ebra qytetar\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens, nuk duket fare rast\u00ebsore q\u00eb del n\u00eb sken\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb dyshimta edhe IUTE, nj\u00eb kompani q\u00eb prej disa vitesh e ka shp\u00ebrngulur jasht\u00eb vendit selin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kall\u00ebzimin penal t\u00eb gjyqtarit p\u00ebr noteren dhe subjektin IUTE CREDIT thuhet mes t\u00eb tjerash se dyshohet p\u00ebr falsifikim dokumentesh pasi \u201cK\u00ebto kopje t\u00eb kontrat\u00ebs nuk jan\u00eb marr\u00eb nga origjinali, por nga pamje fotografike t\u00eb telefonit dhe kompjuterit, duke u treguar n\u00eb pamje, pjes\u00eb t\u00eb telefonit, kompjuterit dhe tastier\u00ebs s\u00eb tij\u201d.N\u00eb k\u00ebto kushte, ai k\u00ebrkoi ndjekjen penale duke e referuar materialin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. Gjyqtari ka ngritur dyshimin p\u00ebr zhvatje, t\u00eb orkestruara mbi dokumente t\u00eb falsifikuara p\u00ebr borxhe q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb. Nuk dihet se n\u00eb \u00e7far\u00eb faze \u00ebsht\u00eb dosja n\u00eb Prokurori por kall\u00ebzimi i b\u00ebr\u00eb nga vet\u00eb Gjykata, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues mbi seriozitetin e situat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e b\u00ebn \u00e7\u00ebshtjen alarmante \u00ebsht\u00eb fakti se n\u00eb Gjykata, jan\u00eb paraqitur qindra \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla t\u00eb cilat paralajm\u00ebrojn\u00eb t\u00eb tjera skandale me kompanit\u00eb e mikrokredive. K\u00ebt\u00eb her\u00eb, syt\u00eb jan\u00eb drejtuar tek IUTE CREDIT, e cila ishte objekt i kall\u00ebzimit penal. Jo nga nj\u00eb qytetar i zakonsh\u00ebm, por nga nj\u00eb profesionist i drejt\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb gjyqtar\u2026<\/p>\n<p>HISTORIA Q\u00cb P\u00cbRS\u00cbRITET\u2026<\/p>\n<p>Por, a kufizohet ky fenomen vet\u00ebm tek IUTE CREDIT DHE kompanit\u00eb e damkosura nd\u00ebr vite p\u00ebr zhvatjen e pronave t\u00eb qytetar\u00ebve\u2026? Fenomeni \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i gjer\u00eb se kaq. N\u00eb ver\u00ebn e vitit 2024, teksa drejt\u00ebsia m\u00eb n\u00eb fund u kujtua t\u00eb kthej\u00eb syt\u00eb nga zhvat\u00ebsit e MCA dhe FINAL, nj\u00eb tjet\u00ebr kompani e ngjashme konsumonte t\u00eb tilla shkelje. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skandalit \u00ebsht\u00eb kompania \u201cCredital\u201d, dikur e regjistruar me emrin \u201cMicro Credit Risk\u201d. Kompania kishte bler\u00eb borxhet e subjektit tjet\u00ebr \u201cKredo Financ\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebtu, zbulohet se n\u00eb skem\u00eb rezultonte edhe kjo kompani mjaft e njohur si \u201cKredo Financ\u00eb\u201d. Qytetarja me inicialet Z.R. kishte marr\u00eb nj\u00eb borxh prej vet\u00ebm 5 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb reja te subjekti \u2018Kredo\u2019 q\u00eb pretendohej se nuk ishte shlyer.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja p\u00ebrfundon n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr nxjerrjen e urdhrit t\u00eb ekzekutimit n\u00eb d\u00ebm t\u00eb qytetares. Por, p\u00ebrfaq\u00ebsuese tashm\u00eb nuk ishte m\u00eb \u2018Kredo\u2019 por subjekti \u201cCredital\u201d q\u00eb kishte bler\u00eb borxhet nga kompania e par\u00eb. Ajo q\u00eb binte n\u00eb sy dhe u konstatua nga gjyqtari ishte fakti se marr\u00ebveshja ishte me shkrim t\u00eb palexuesh\u00ebm. Pra, linte vend p\u00ebr interpretim dhe dyshime falsifikimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs thuhej shprehimisht se \u201cEkziston dyshimi se t\u00eb drejtat dhe detyrimet e parashikuara n\u00eb marr\u00ebveshje jan\u00eb shkruar me q\u00ebllim me shkrim t\u00eb palexuesh\u00ebm n\u00eb madh\u00ebsi, q\u00eb pala huamarr\u00ebse mos t\u00eb njihej me detyrimet e marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr n\u00eb marr\u00ebveshje\u201d.<\/p>\n<p>Qytetarja Z.R. dyshohet se \u00ebsht\u00eb mashtruar p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb kredi t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb shlyer t\u00eb par\u00ebn. Pra, skema q\u00eb b\u00ebnin m\u00eb her\u00ebt MCA dhe FINAL. Kredia ishte me interes plot 204 % dhe p\u00ebrtej \u00e7do llogjike.<\/p>\n<p>Gjyqtari e konsideronte tep\u00ebr t\u00eb dyshimt\u00eb edhe faktin q\u00eb kompania \u201cCredital\u201d, i ishte drejtuar dy her\u00eb Gjykat\u00ebs me k\u00ebrkesa p\u00ebr urdhra ekzekutimi ndaj qytetares Z.R. Ajo u konsiderua nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr komplikimin ligjor t\u00eb situat\u00ebs dhe zhytjen e qytetares n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb pa kthim, derisa ti bllokonin pasurit\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb borxh q\u00eb ishte vet\u00ebm 5 mij\u00eb lek\u00eb. Me gjith\u00eb kamatvonesat shkonte rreth 60 mij\u00eb lek\u00eb. Por, \u00e7udit\u00ebrisht n\u00eb gjykat\u00eb vlera p\u00ebrllogaritej mbi 100 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, gjyqtari rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr nxjerrjen e urdhrit t\u00eb ekzekutimit ndaj qytetares. K\u00ebto dosje q\u00eb ne disponojm\u00eb zbulojn\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb jo vet\u00ebm nuk ka marr\u00eb fund, por vijon masivisht t\u00eb zhvat\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>A jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit persona q\u00eb kan\u00eb thurur skemat zhvat\u00ebse p\u00ebrmes MCA dhe FINAL? Lidhjet mes kompanive q\u00eb zbuluam n\u00eb k\u00ebt\u00eb investigim treguan se fijet mes njer\u00ebzve jan\u00eb, por pyetja q\u00eb ngrihet \u00ebsht\u00eb: kush q\u00ebndron n\u00eb maj\u00ebn e Piramid\u00ebs\u2026?<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ne do t\u00eb sjellim t\u00eb tjera denoncime dhe materiale q\u00eb zbulojn\u00eb thellimin e dram\u00ebs s\u00eb mikrokredive\u2026<\/p>\n<p>\u00a9CopyrightVoxNews<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/iute-dhe-credital-zhvatesit-qe-zune-fronin-e-mca-final\/\">IUTE dhe CREDITAL, zhvat\u00ebsit q\u00eb zun\u00eb fronin e MCA-FINAL<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Skemat mashtruese me mikrokredit\u00eb kan\u00eb zhvatur mij\u00ebra qytetar\u00eb t\u00eb pamundur, kan\u00eb shkat\u00ebrruar familje dhe kan\u00eb marr\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzish. Por, asgj\u00eb nuk ka mjaftuar p\u00ebr t\u00eb ndalur k\u00ebt\u00eb fenomen kriminal. Pal Trashaj, nj\u00eb i moshuar q\u00eb nuk gjeti dot drejt\u00ebsi kund\u00ebr band\u00ebs s\u00eb mikrokredive q\u00eb i shkat\u00ebrroi jet\u00ebn, u vethelmua n\u00eb dyert e SPAK. Gjat\u00eb zhvillimeve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30067","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30067","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30067"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30067\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30067"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30067"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30067"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}