{"id":30057,"date":"2025-07-08T15:52:00","date_gmt":"2025-07-08T15:52:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/08\/ild-sistemi-llogaridhenes-ndaj-magjistrateve-funksionon\/"},"modified":"2025-07-08T15:52:00","modified_gmt":"2025-07-08T15:52:00","slug":"ild-sistemi-llogaridhenes-ndaj-magjistrateve-funksionon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/08\/ild-sistemi-llogaridhenes-ndaj-magjistrateve-funksionon\/","title":{"rendered":"ILD: Sistemi llogaridh\u00ebn\u00ebs ndaj magjistrat\u00ebve funksionon"},"content":{"rendered":"<p>Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb Artur Metani mori pjes\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn \u201cVler\u00ebsimi i Arkitektur\u00ebs Institucionale n\u00eb funksion t\u00eb Performanc\u00ebs dhe Integritetit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me: Garancit\u00eb p\u00ebr Pavar\u00ebsi dhe Mekanizmat e Llogaridh\u00ebnies\u201d, organizuar nga Qendra p\u00ebr Studimin e Demokracis\u00eb dhe Qeverisjes, ku u paraqit raporti vler\u00ebsues \u201cPavar\u00ebsia dhe llogaridh\u00ebnia e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, si parakushte p\u00ebr performanc\u00ebn dhe integritetin institucional\u201d.<\/p>\n<p>Metani u ndal n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb koncepte dhe praktik\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb magjistrat\u00ebve, duke p\u00ebrcjell\u00eb statistika nga veprimtaria 5 vje\u00e7are e ILD-s\u00eb mbi nivelin e kontrollit disiplinor ndaj prokuror\u00ebve e gjyqtar\u00ebve t\u00eb SPAK, GJKKO e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KLP.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb:<\/p>\n<p>Kur shqyrtohet apo analizohet veprimtaria e nj\u00eb pushteti t\u00eb pavarur, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pushteti gjyq\u00ebsor, padyshim diskutimi fillon nga p\u00ebrcaktimi dhe r\u00ebnd\u00ebsia e parimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij pushteti. Dhe padyshim, pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i sundimit t\u00eb ligjit dhe k\u00ebtu duhet t\u00eb filloj\u00eb diskutimi p\u00ebr \u00e7do vler\u00ebsim q\u00eb i b\u00ebhet pushtetit gjyq\u00ebsor. Natyrisht pavar\u00ebsia e pushtetit gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk arrihet n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon ndjekje t\u00eb vazhdueshme, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon vullnet politik dhe zhvillim t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb nj\u00eb vendi.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimi se nuk ka demokraci pa pushtet gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur dhe se nuk ka pushtet gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur pa demokraci, mund t\u00eb duket pak zhg\u00ebnjyes n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, por kjo tregon lidhjen e fort\u00eb t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit dhe demokracis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra an\u00eb e medaljes. Rrjedhoja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e parimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb magjistrat\u00ebve \u00ebsht\u00eb mungesa e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr vendimet q\u00eb japin, sipas bindjes s\u00eb tyre t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb ligj. Megjithat\u00eb pasojat e pushtetit p\u00ebr vler\u00ebsimin q\u00eb shoq\u00ebria i jep magjistrat\u00ebve \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, p\u00ebrfshir\u00eb edhe largimin nga detyra n\u00eb rast t\u00eb shkeljeve q\u00eb justifikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim. Kjo sepse pavar\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb privilegj, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi! N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb proces i vazhduesh\u00ebm i pavar\u00ebsis\u00eb dhe llogaridh\u00ebnies. K\u00ebto procese duhet t\u00eb karakterizohen nga veprimi dhe kund\u00ebr reagimi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb kompetenca t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb pushteti gjyq\u00ebsor, aq m\u00eb t\u00eb larta do t\u00eb jen\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr llogaridh\u00ebnie. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb organet e qeverisjes s\u00eb gjyq\u00ebsorit t\u00eb ken\u00eb qasje aktive ndaj sistemit llogaridh\u00ebn\u00ebs t\u00eb magjistrave, duke aplikuar qasje t\u00eb reja, t\u00eb cilat konsistojn\u00eb n\u00eb aplikimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kombinuar t\u00eb standardeve t\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre. Kur i referohemi konceptit t\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb magjistrat\u00ebve duhet t\u00eb mbajm\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb faktin se ky koncept \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm nga ai i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre, koncepte k\u00ebto q\u00eb lidhen bashk\u00eb, dhe t\u00eb dyja bashk\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet sistemi llogaridh\u00ebn\u00ebs i magjistrat\u00ebve. Standarti i p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb p\u00ebrfshin rekrutimin apo p\u00ebrzgjedhjen e magjistrat\u00ebve mbi baz\u00ebn e meritave, kualifikimin profesional t\u00eb tyre, pal\u00ebvizshm\u00ebrin\u00eb nga detyra, pavar\u00ebsin\u00eb substanciale, pavar\u00ebsin\u00eb strukturore dhe financiare, imunitetin dhe integritetin fizik, ushtrimin dhe kontrollin nga gjykatat m\u00eb t\u00eb larta, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimeve t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb brendshme t\u00eb magjistrat\u00ebve dhe joformal nd\u00ebrmjet jurisprudenc\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe doktrin\u00ebs juridike dhe krijimin e nj\u00eb sistemi etik dhe profesional t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se k\u00ebto mjete nuk rezultojn\u00eb efektive, at\u00ebher\u00eb n\u00eb raste p\u00ebrjashtimore, si dhe n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb rrethanave t\u00eb caktuara aplikohen masa q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sistemin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb magjistrat\u00ebve dhe q\u00eb lidhen me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale, civile, apo disiplinore t\u00eb tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, magjistrat\u00ebt mund t\u00eb ndiqen penalisht sipas dispozitave t\u00eb Kodit Penal dhe Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale dhe konkretisht SPAK, i cili heton veprat penale n\u00eb fush\u00ebn e korrupsionit ka pasur disa raste objekt t\u00eb hetimit t\u00eb tij disa magjistrat\u00eb. S\u00eb dyti magjistrati nuk ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi civile p\u00ebr shkak t\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit p\u00ebrve\u00e7 rastit kur ka treguar pakujdesi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Dhe s\u00eb treti magjistrat\u00ebt e t\u00eb gjitha niveleve, an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillave, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, si dhe an\u00ebtar\u00ebt e gjykat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore n\u00eb rast t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs apo jasht\u00eb saj, nd\u00ebrmarrin veprime q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje disiplinore, sipas dispozitave ligjore n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh k\u00ebto parametra dhe k\u00ebto standarde do doja t\u2019ju prezantoj disa shifra, jo sepse shifrat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb standard, por shifrat tregojn\u00eb trend t\u00eb funksionimit t\u00eb mekanizmit llogaridh\u00ebn\u00ebs t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb magjistrat\u00eb dhe n\u00eb rastin konkret t\u00eb SPAK. Shifrat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb trajtimin e ankesave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nivelin, apo t\u00eb gjitha strukturat q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr kontrollin e pun\u00ebs s\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn 2020-korrik 2025, pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb depozituar 128 ankesa ndaj magjistrat\u00ebve t\u00eb SPAK, p\u00ebr t\u00eb cilat rezulton se jan\u00eb trajtuar 92 ankesa dhe jan\u00eb n\u00eb proces 36 ankesa. Ligji parashikon, q\u00eb n\u00ebse ankuesi nuk bie dakord me vendimmarrjen e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb ta ankimoj\u00eb vendimin pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb p\u00ebr 92 vendimmarrje t\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb jan\u00eb ushtruar 5 ankime dhe ky komision p\u00ebrkat\u00ebs i k\u00ebshillit ka vendosur l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimeve t\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr Shkall\u00ebn e Par\u00eb t\u00eb GJKKO, t\u00eb gjith\u00ebs koh\u00ebs 2020-korrik 2025 pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb depozituar gjithsej 53 ankesa, p\u00ebr t\u00eb cilat rezulton se jan\u00eb trajtuar 42 ankesa dhe jan\u00eb n\u00eb proces 11 ankesa. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb ndaj vendimeve t\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb ushtruar 3 ankime pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. N\u00eb t\u00eb tre rastet K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb ka konfirmuar vendimmarrjen e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn 2020-korrik 2005, p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Apelit p\u00ebr Krimin e Organizuar dhe Korrupsionit pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb depozituar 55 ankesa, jan\u00eb trajtuar 49 dhe jan\u00eb n\u00eb proces 6. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb jan\u00eb ankimuar pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb dy vendimmarrje t\u00eb Inspektorit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb dyja rastet \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimmarrja e inspektorit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr periudh\u00ebn 2020-korrik 2025 pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb depozituar 174 ankesa p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat rezulton se jan\u00eb trajtuar 112 ankesa dhe jan\u00eb n\u00eb proces 62. T\u00eb gjitha k\u00ebto, po p\u00ebrfshij edhe K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb q\u00eb e kemi k\u00ebtu, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb jan\u00eb depozituar pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb 7 ankesa p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KLP dhe jan\u00eb trajtuar 4 dhe 3 ankesa jan\u00eb n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje k\u00ebtu, se edhe p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Inspektori i Lart\u00eb i drejt\u00ebsis\u00eb ka pasur dy procedura hetimore, t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebrfunduar p\u00ebr shkak se provat ishin t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb provuar kryerjen e shkeljes disiplinore.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto tregojn\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim, se sistemi i llogaridh\u00ebnies funksionon dhe kjo \u00ebsht\u00eb besoj nj\u00eb nga standardet e arritura k\u00ebto 5 vite. Ky sistem funksionon dhe \u00e7do magjistrat, p\u00ebrfshir\u00eb dhe prokuror\u00ebt e SPAK, p\u00ebrfshir\u00eb dhe gjyqtar\u00ebt e gjykatave p\u00ebr krimin e organizuar dhe korrupsionin apo dhe gjykata t\u00eb tjera, e ndjejn\u00eb q\u00eb sistemi llogaridh\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb aty, \u00e7do ankes\u00eb ndaj tyre trajtohet n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet, duke ruajtur balanc\u00ebn e drejt\u00eb midis interesit publik p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si e administron drejt\u00ebsin\u00eb nj\u00eb prokuror apo nj\u00eb gjyqtar, e padyshim duke e balancuar k\u00ebt\u00eb, me at\u00eb q\u00eb tham\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim, pavar\u00ebsin\u00eb e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve. Besoj se trendi \u00ebsht\u00eb pozitiv.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/ild-sistemi-llogaridhenes-ndaj-magjistrateve-funksionon\/\">ILD: Sistemi llogaridh\u00ebn\u00ebs ndaj magjistrat\u00ebve funksionon<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb Artur Metani mori pjes\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn \u201cVler\u00ebsimi i Arkitektur\u00ebs Institucionale n\u00eb funksion t\u00eb Performanc\u00ebs dhe Integritetit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me: Garancit\u00eb p\u00ebr Pavar\u00ebsi dhe Mekanizmat e Llogaridh\u00ebnies\u201d, organizuar nga Qendra p\u00ebr Studimin e Demokracis\u00eb dhe Qeverisjes, ku u paraqit raporti vler\u00ebsues \u201cPavar\u00ebsia dhe llogaridh\u00ebnia e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, si parakushte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-30057","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30057","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30057"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30057\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30057"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30057"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30057"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}