{"id":29978,"date":"2025-07-08T09:50:39","date_gmt":"2025-07-08T09:50:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/08\/kuvendi-perkrahes-i-pushtetit-gjyqesor-spiropali-spak-e-gjkko-model-krahasimor-per-gjithe-arkitekturen-tjeter-te-sistemit-pavaresia-e-tyre-jetike-per-drejtesine\/"},"modified":"2025-07-08T09:50:39","modified_gmt":"2025-07-08T09:50:39","slug":"kuvendi-perkrahes-i-pushtetit-gjyqesor-spiropali-spak-e-gjkko-model-krahasimor-per-gjithe-arkitekturen-tjeter-te-sistemit-pavaresia-e-tyre-jetike-per-drejtesine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/08\/kuvendi-perkrahes-i-pushtetit-gjyqesor-spiropali-spak-e-gjkko-model-krahasimor-per-gjithe-arkitekturen-tjeter-te-sistemit-pavaresia-e-tyre-jetike-per-drejtesine\/","title":{"rendered":"\u201cKuvendi, p\u00ebrkrah\u00ebs i pushtetit gjyq\u00ebsor\u201d\/ Spiropali: SPAK e GJKKO, model krahasimor p\u00ebr gjith\u00eb arkitektur\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb sistemit! Pavar\u00ebsia e tyre, jetike p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjes\u00eb n\u00eb Tryez\u00ebn e Diskutimit \u201cVler\u00ebsimi i Arkitektur\u00ebs Institucionale n\u00eb funksion t\u00eb Performanc\u00ebs dhe Integritetit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb: Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb nga pushtetet ky\u00e7 n\u00eb Shqip\u00ebri, si miratuesi i ndryshimeve kushtetuese t\u00eb vitit 2016 q\u00eb jet\u00ebsuan reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi ka qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet nj\u00eb nga mb\u00ebshtet\u00ebsit dhe p\u00ebrkrah\u00ebsit m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb pushtetit gjyq\u00ebsor, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimit t\u00eb ndarjes, kontrollit dhe ekuilibrit t\u00eb pushteteve, rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb akti me frym\u00ebzim politik t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb jasht\u00ebzakonshme: ndryshimit t\u00eb arkitektur\u00ebs s\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Ndryshimi n\u00eb filozofin\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb arkitektur\u00ebs s\u00eb re t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare i ka garantuar atij di\u00e7ka t\u00eb paimagjinueshme m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>I ka afruar pavar\u00ebsi nga politika, dhe duke shkallmuar, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, bunkerin e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb q\u00eb politika i kishte krijuar vetes me pushtetin e tradit\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb pak se nj\u00eb dekad\u00eb nga funksionimi i k\u00ebtyre dy institucioneve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e mjaftueshme, qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb arsyetim t\u00eb motiveve q\u00eb ideuan dhe udh\u00ebhoq\u00ebn k\u00ebt\u00eb reform\u00eb krejt sui generis n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, qoft\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb rezultatin e deri tanish\u00ebm e p\u00ebr t\u00eb projektuar vizionin e parashikuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen.<\/p>\n<p>Esht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb n\u00eb krahasim me t\u00eb shkuar\u00ebn, nevojitet t\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb qytetarit shqiptar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn cil\u00ebsi drejt\u00ebsie si gjetk\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe duke e b\u00ebr\u00eb vet\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb si garante t\u00eb raportit mes individit dhe shtetit, me detyrat dhe detyrimet reciproke n\u00eb respekt t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Karriera n\u00eb sistem q\u00eb diktohej nga politika, ishte nj\u00eb mjet alkimist q\u00eb krijonte mund\u00ebsin\u00eb e shnd\u00ebrrimit t\u00eb sistemit n\u00eb klient t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs. E b\u00ebnte t\u00eb varur prej saj dhe i jepte politik\u00ebs nj\u00eb vaksin\u00eb imuniteti nga ndjekja penale p\u00ebr vepra n\u00eb fush\u00ebn e korrupsionit.<\/p>\n<p>Thyerja e k\u00ebsaj var\u00ebsie pushtet-drejt\u00ebsi, ka sjell\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb realitet, e ka \u00e7uar n\u00eb stenda muzeumesh kultur\u00ebn e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb. Ajo ka krijuar bindjen se askush m\u00eb nuk ka garanci q\u00eb n\u00eb mos sot, nes\u00ebr, nuk do t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb keq e n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, pavar\u00ebsisht ngjyr\u00ebs s\u00eb pasaport\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Kush e njeh Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti dhe Ballkanin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e kupton forc\u00ebn e pushtetit t\u00eb tradit\u00ebs. Dhe beteja me tradit\u00ebn e pushtetit t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar dhe mend\u00ebsin\u00eb q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e konsideron t\u00eb paprekshme ka qen\u00eb e vijon t\u00eb jet\u00eb, nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u fituar.<\/p>\n<p>Sot mund t\u00eb thuhet pa dilem\u00eb se sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb ende larg t\u00eb qenit i p\u00ebrkryer, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur t\u00eb funksionimit, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb garantimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb plot\u00eb nga humori i politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se k\u00ebto dy institucione, SPAK e GJKKO, aty ku publiku ka investuar m\u00eb s\u00eb shumti besim e shpres\u00eb, jan\u00eb shnd\u00ebrruar do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb nj\u00eb model krahasimor p\u00ebr gjith\u00eb arkitektur\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb sistemit, duke nisur me procese t\u00eb rregullta e njehsuara, respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb individit dhe garantimit e dh\u00ebnies s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb paanshme, me garanci kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl si Shqip\u00ebria, shpesh ndodh q\u00eb edhe nj\u00eb individ i vet\u00ebm apo ca pak t\u00eb till\u00eb, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb diferenc\u00ebn dhe t\u00eb afrojn\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi e sinergji m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb procese.<\/p>\n<p>Jam e lumtur t\u00eb v\u00ebrej se n\u00eb k\u00ebto institucione, pa p\u00ebrmendur emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm, fatmir\u00ebsisht ka individ\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb me guximin, p\u00ebrkushtimin, integritetin e profesionalizmin e tyre, kan\u00eb fituar besimin e publikut.<\/p>\n<p>Progresi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i leht\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e paprer\u00eb, ku duhen fituar betejat e \u00e7do dite. Sepse p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebrpara shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe qytetarit t\u00eb ballafaquar me t\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, \u00ebsht\u00eb maksimale.<\/p>\n<p>Mbas \u00e7do shifre dhe statistike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzore, nj\u00eb dram\u00eb familjare e sociale, koston e t\u00eb cil\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb keq, e paguan gjith\u00eb shoq\u00ebria.<\/p>\n<p>E duke pasur parasysh nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, nuk mund t\u00eb le pa p\u00ebrmendur se nd\u00ebshkimi \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr nga dh\u00ebnia e drejt\u00ebsis\u00eb, se perceptimi nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb me v\u00ebrtetimin p\u00ebrtej dyshimit t\u00eb arsyesh\u00ebm t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb s\u00eb \u00e7dokujt, se shpesh procedura \u00ebsht\u00eb po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme sa dhe vet\u00eb thelbi i \u00e7\u00ebshtjes, se edhe kush \u00ebsht\u00eb n\u00ebn dyshim, prezumohet si i pafajsh\u00ebm deri sa gjykata t\u00eb vendos\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb disa t\u00eb v\u00ebrteta elementare q\u00eb me raste kund\u00ebrshtohet nga praktika, shpesh e ardhur si frym\u00ebzim i pushtetit t\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb sistemit ton\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb ndan t\u00eb nj\u00ebjtin vler\u00ebsim e mb\u00ebshtetje me Raportin e Komisionit Europian p\u00ebr nevoj\u00ebn e progresit thelb\u00ebsor n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe sigurimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb;<\/p>\n<p>P\u00ebr arritjet e deritanishme dhe vijimin e hetimeve n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb nivele t\u00eb larta, si nj\u00eb prioritet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm;<\/p>\n<p>P\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrusionit dhe inkurajimin e forcimin e kapaciteteve t\u00eb tyre operacionale dhe investiguese;<\/p>\n<p>P\u00ebr thirrjen p\u00ebr ndalimin e avazit t\u00eb etiketimeve e sulmeve gati t\u00eb p\u00ebrditshme, q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb intimidojn\u00eb, ndikojn\u00eb dhe minojn\u00eb pun\u00ebn e SPAK-ut.<\/p>\n<p>P\u00ebr rritjen e mb\u00ebshtetjes dhe t\u00eb besimit publik p\u00ebr gjyqtar\u00ebt e prokuror\u00ebt, si premisa p\u00ebr forcimin e shtetit ligjor dhe avancimin e integrimit europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh lidershipin e Kuvendit n\u00eb procesin e integrimit europian, d\u00ebshiroj t\u00eb n\u00ebnvizoj se p\u00ebrshpejtimi i procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian \u00ebsht\u00eb edhe rezultat e merit\u00eb e prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve t\u00eb Prokuroris\u00eb dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, e integritetit dhe vendosm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>SPAK, GJKKO dhe organet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb legjimitet procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb familjen europiane.<\/p>\n<p>Ecuria e procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit gjat\u00eb vitit 2025 po d\u00ebshmon se ky \u00ebsht\u00eb viti i grup-kapitullit \u201cThemeloret\u201d, ecuria e t\u00eb cilit do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb edhe zhvillimet edhe n\u00eb grup-kapitujt e tjer\u00eb negociues. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, kuptohet sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja e funksionimit t\u00eb SPAK dhe organeve t\u00eb tjera t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kuvendi ka q\u00ebndruar dhe do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb SPAK, jo mbi t\u00eb, jo p\u00ebrpara tij, por p\u00ebrkrah tij. Kuvendi ka miratuar pa asnj\u00eb hezitim k\u00ebrkesat p\u00ebr mb\u00ebshtetje me burime financiare, materiale e njer\u00ebzore p\u00ebr SPAK-un dhe organet e tjera t\u00eb sistemit, duke i vler\u00ebsuar ato si nevoja prioritare.<\/p>\n<p>Kuvendi do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb mbrojtja shum\u00ebdimensionale q\u00eb i jep SPAK-ut kuadri ligjor i miratuar, t\u00eb jet\u00ebsohet n\u00eb praktik\u00eb n\u00eb lirin\u00eb e plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar pa asnj\u00eb ndikim nga jasht\u00eb institucionit.<\/p>\n<p>Kjo garanci nuk \u00ebsht\u00eb deklarative, por konkrete, e mish\u00ebruar n\u00eb mb\u00ebshtetjen pa ekuivoke gjat\u00eb raportimit dhe miratimit t\u00eb rezolutave vjetore t\u00eb Kuvendit, por edhe gjat\u00eb bashk\u00ebpunimit ton\u00eb me institucionet e pavarura dhe agjencit\u00eb e tjera t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb rezolutat e vitit 2023 dhe 2024 Kuvendi ka shprehur vler\u00ebsimin e tij p\u00ebr veprimtarin\u00eb e SPAK n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit si dhe p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e rekomandimeve n\u00eb Kuvendit, ruajtjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij institucionale, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje t\u00eb dukshme dhe dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb rritjen e besimit t\u00eb publikut dhe t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit.<\/p>\n<p>Kuvendi, si garant i ruajtjes s\u00eb ekuilibrave institucional\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe n\u00eb sistemin demokratik, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht garanti dhe mbrojt\u00ebsi i SPAK, GJKKO, BKH dhe organeve t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kuvendi mbetet i hapur dhe mir\u00ebpret nisma ligjore dhe masa institucionale p\u00ebr t\u00eb forcuar m\u00eb tej kapacitetet e SPAK dhe strukturave p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb institucion.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe timin si Kryetare, pavar\u00ebsia dhe llogaridh\u00ebnia jan\u00eb nj\u00ebsoj jetike e t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr veprimtarin\u00eb e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Sinergjia midis pavar\u00ebsis\u00eb dhe llogaridh\u00ebnies \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kusht themelor p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem q\u00eb jep drejt\u00ebsi, sipas parimit askush mbi ligjin, por edhe askush n\u00ebn ligjin.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i Reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i nj\u00eb sistemi drejt\u00ebsie me standardte europiane dhe krahas tyre edhe respektimi i standardeve e garancive kushtetuese dhe t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb reale dhe efektive kur realizohet e lidhur ngusht\u00eb me p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb dhe llogaridh\u00ebnien para Kushtetut\u00ebs, Republik\u00ebs dhe qytetar\u00ebve. Nga ana tjet\u00ebr, kjo e fundit nuk e kufizon, por i jep pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb shum\u00eb legjitimitet.<\/p>\n<p>N\u00eb rolin tim si Kryetar Kuvendi, e konsideroj mision ruajtjen e ekuilibrit institucional, nj\u00eb ekuilib\u00ebr q\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me heshtje p\u00ebrball\u00eb gabimeve, por me nd\u00ebrtimin e nj\u00eb raporti t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm midis pavar\u00ebsis\u00eb dhe kontrollit demokratik.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i parlamentarizmit: t\u00eb mb\u00ebshtes\u00ebsh institucionet pa u ushtruar presion, t\u00eb k\u00ebrkosh llogari pa penguar veprimin e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar llogari, pa cenuar pavar\u00ebsin\u00eb aq t\u00eb k\u00ebrkuar. Dhe p\u00ebr ta udh\u00ebhequr vendin n\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim q\u00eb nuk ka kthim: drejt demokracis\u00eb funksionale dhe integrimit europian.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/kuvendi-perkrahes-i-pushtetit-gjyqesor-spiropali-spak-e-gjkko-model-krahasimor-per-gjithe-arkitekturen-tjeter-te-sistemit-pavaresia-e-tyre-jetike-per-drejtesine\/\">\u201cKuvendi, p\u00ebrkrah\u00ebs i pushtetit gjyq\u00ebsor\u201d\/ Spiropali: SPAK e GJKKO, model krahasimor p\u00ebr gjith\u00eb arkitektur\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb sistemit! Pavar\u00ebsia e tyre, jetike p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjes\u00eb n\u00eb Tryez\u00ebn e Diskutimit \u201cVler\u00ebsimi i Arkitektur\u00ebs Institucionale n\u00eb funksion t\u00eb Performanc\u00ebs dhe Integritetit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me. Fjala e plot\u00eb: Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb nga pushtetet ky\u00e7 n\u00eb Shqip\u00ebri, si miratuesi i ndryshimeve kushtetuese t\u00eb vitit 2016 q\u00eb jet\u00ebsuan reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi ka qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29978","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29978","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29978"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29978\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}