{"id":29916,"date":"2025-07-07T20:50:17","date_gmt":"2025-07-07T20:50:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/07\/decentralizimi-i-pushtetit-lokal-emergjence-baze-per-te-hyre-ne-be-duhen-kthyer-syte-nga-fshati\/"},"modified":"2025-07-07T20:50:17","modified_gmt":"2025-07-07T20:50:17","slug":"decentralizimi-i-pushtetit-lokal-emergjence-baze-per-te-hyre-ne-be-duhen-kthyer-syte-nga-fshati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/07\/decentralizimi-i-pushtetit-lokal-emergjence-baze-per-te-hyre-ne-be-duhen-kthyer-syte-nga-fshati\/","title":{"rendered":"Decentralizimi i pushtetit lokal, emergjenc\u00eb\/ Baze: P\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb BE duhen kthyer syt\u00eb nga fshati"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari Mero Baze, ka folur p\u00ebr mandatin e kat\u00ebrt t\u00eb qeveris\u00eb Rama dhe mund\u00ebsin\u00eb e kryeministrit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb reforma t\u00eb guximshme, \u00e7ka ia lejon pushteti q\u00eb ka aktualisht.<\/p>\n<p>I ftuar n\u00eb emisionin \u201cT\u00eb Paekspozuarit\u201d n\u00eb MCN TV, Baze tha se \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb emergjente p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, decentralizimi i pushtetit vendor, pasi bashkit\u00eb nuk kan\u00eb kompetenca dhe gjith\u00e7ka varet nga qeverisja vendore. Sipas Bazes, \u201cpushteti vendor n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb pushteti m\u00eb qesharak n\u00eb bot\u00eb\u201d.  <\/p>\n<p>\u201cKam nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dilemash dhe dyshimesh se \u00e7\u2019mund t\u00eb prodhoj\u00eb p\u00ebr keq mandati i kat\u00ebrt, ashtu si\u00e7 ka edhe gj\u00ebra q\u00eb mund ti prodhoj\u00eb p\u00ebr mir\u00eb, por ajo q\u00eb jam i bindur \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb Rama, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i fort\u00eb politikisht brenda partis\u00eb dhe shum\u00eb i fort\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shans i rrall\u00eb p\u00ebr t\u00eb, sepse mandatet e tjera nuk i ka patur kaq t\u00eb forta dhe solide, q\u00eb n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt ai t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb mandati popullor, t\u00eb decentralizoj\u00eb pushtetin vendor, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe defektet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka Shqip\u00ebria dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga detyrimet p\u00ebr ne, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb BE dhe duhet t\u00eb kthej\u00eb syt\u00eb nga fshati, i cili p\u00ebrb\u00ebn 2\/3 e shtetit shqiptar. Kur them duhet t\u00eb decentralizoj\u00eb pushtetin vendor, duhet t\u00eb them q\u00eb pushteti vendor n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb pushteti m\u00eb qesharak n\u00eb bot\u00eb. Kryetar\u00ebt e bashkive nuk kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb marrin rrog\u00ebn dhe t\u00eb paguajn\u00eb rrogat. Populli nuk e di dhe i quan kryetar\u00eb bashkie, por po ta dij\u00eb i z\u00eb me gur\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Ata nuk kan\u00eb asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Taksat dhe tatimet ia merr qeveria, ekonomin\u00eb lokale e ka qeveria q\u00ebndrore, ti mund t\u00eb kesh n\u00eb bashkin\u00eb t\u00ebnde nj\u00eb minier\u00eb ari apo kromi, apo pus nafte, por jan\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb q\u00ebndrore. Biznesin e vog\u00ebl e ka pa taksa, t\u00eb vetmet taksa q\u00eb mund t\u00eb merrte bashkia. Investimet vijn\u00eb nga qeveria q\u00ebndrore. Sh\u00ebndet\u00ebsia dhe arsimi varen nga qeveria q\u00ebndrore. P\u00ebr turp t\u00eb madh, k\u00ebto t\u00eb fundit q\u00eb po them jan\u00eb gj\u00ebmat e Edi Ram\u00ebs. Uj\u00ebsjell\u00ebsit, varen nga qeveria q\u00ebndrore, OSHEE varet nga qeveria q\u00ebndrore, hipoteka po k\u00ebshtu. M\u00eb fal, p\u00ebrse mund ti ankohesh ti kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs? M\u00eb thuaj. Hipotek\u00ebn, nuk e pyet ai, nuk e qas fare. Uj\u00ebsjell\u00ebsin e ka Bela, nuk e pyet fare. OSHEE, e ka ai tjetri. Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, ajo e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Arsimin e ka ajo e arsimit. Taksat i merr ky i financave. \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ai dit\u00ebzi, p\u00ebrse do ti b\u00ebrtas\u00ebsh atij? \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ai? Lejet i ka brigadierja e nd\u00ebrtimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe i jep p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, tani \u00e7far\u00eb pune ka bashkia? N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ku ka arritur centralizimi i pushtetit vendor n\u00eb Shqip\u00ebri, i ka b\u00ebr\u00eb qesharak\u00eb. \u00cbsht\u00eb e hidhur ta them. Pushteti m\u00eb i decentralizuar n\u00eb Shqip\u00ebri, ka qen\u00eb pushteti i Enver Hoxh\u00ebs. Kryetari i komitetit b\u00ebnte t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebt, sot kryetari i bashkis\u00eb nuk b\u00ebn dot asnj\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Sfida kryesore e Edi Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb pushtetin lokal n\u00eb dor\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb zgjedhur. Pushteti lokal \u00ebsht\u00eb kot, n\u00eb dor\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb q\u00ebndrore dhe me xhelozi t\u00eb madhe, se mos kan\u00eb ndonj\u00eb kompetenc\u00eb kryetar\u00ebt e bashkive. \u00c7do gj\u00eb, \u00e7do fond, \u00e7do gj\u00eb q\u00eb l\u00ebviz, \u00ebsht\u00eb ose nga Fondi i Zhvillimit ose nga linjat e ministrive q\u00eb investojn\u00eb. Kryetar\u00ebt e bashkive jan\u00eb thjesht disa vasal\u00eb politik\u00eb q\u00eb punojn\u00eb. Sfida kryesore e Ram\u00ebs, q\u00eb t\u00eb decentralizoj\u00eb pushtetin, ta dor\u00ebzoj\u00eb, ta kthej\u00eb te i Zoti dhe \u00ebsht\u00eb komod, p\u00ebr shkak se ka shumic\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Parlament dhe shumic\u00ebn e pushtetit vendor, pra e ka pak m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, sepse t\u00eb vet\u00ebve po ua dor\u00ebzon h\u00eb p\u00ebr h\u00eb\u2026\u201d, tha Baze.<\/p>\n<p>Reforma e dyt\u00eb ku qeveria socialiste duhet t\u00eb fokuset, sipas Bazes, \u00ebsht\u00eb \u201cintegrimi i fshatit n\u00eb shtetin shqiptar\u201d dhe zhvillimi i bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE dyta q\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb problem i madh, integrimi i fshatit shqiptar n\u00eb shtetin shqiptar. Kjo q\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebta, me fshatin shqiptar, ka shkat\u00ebrruar gjith\u00eb bujq\u00ebsin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dega m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e ekonomis\u00eb komb\u00ebtare, q\u00eb i ka ardhur fati n\u00eb der\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb turizmit. Meqen\u00ebse turizmi mb\u00ebrriti n\u00eb Shqip\u00ebri, bujq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e vetmja deg\u00eb e ekonomis\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitonte nga turizmi dhe t\u00eb kapilarizonte, t\u00eb ardhurat nga turizmi, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Bujq\u00ebsia shqiptare \u00ebsht\u00eb e paralizuar s\u00eb pari nga ligji 7501, p\u00ebr shkak t\u00eb ndarjes abuzive t\u00eb tokave, t\u00eb cilat kan\u00eb 35 vjet pa punuar. Nuk ka asnj\u00eb komb, as nj\u00eb shtet n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb 35 vjet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme, lejon q\u00eb nj\u00eb tuf\u00eb fshatar\u00ebsh shqiptar\u00eb, t\u00eb ken\u00eb marr\u00eb nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr q\u00eb e kan\u00eb humbur edhe at\u00eb dhe t\u00eb thon\u00eb, ajo toka atje \u00ebsht\u00eb e imja, mos e prek, se un\u00eb jam n\u00eb Greqi po punoj tok\u00ebn e grekut apo italianit. Ka 35 vjet q\u00eb Shqip\u00ebria nuk zhvillohet, sepse \u00e7do investitor q\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb fshat, nuk kan\u00eb me k\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr tok\u00ebn. Qeveria nuk flet sepse ua ka ndar\u00eb fshat\u00ebar\u00ebve, nd\u00ebrsa fshatar\u00ebt nuk kan\u00eb letrat\u2026<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye qeveria duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb e cila ka kosto politike, por Edi Rama e ka k\u00ebt\u00eb luks sepse nuk ka m\u00eb kosto politike. Po t\u00eb ishte n\u00eb situat\u00eb tjet\u00ebr nuk e b\u00ebnte dot. Ndaj them se duhet t\u00eb jet\u00eb prioritet i k\u00ebtij mandati. Edi Rama nuk e zhb\u00ebn dot ligjin 7501, sepse ajo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tani, por mendoj se mund t\u00eb b\u00ebhen disa reforma q\u00eb ta tejkalojn\u00eb efektin e keq t\u00eb ligjit 7501. Fjala vjen duhet t\u00eb vendoset nj\u00eb koefi\u00e7ent boniteti mbi tokat, q\u00eb kjo tok\u00eb \u00ebsht\u00eb pasuri komb\u00ebtare, duhet t\u00eb jap\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb kaq lek\u00eb, ti thua q\u00eb \u00ebsht\u00eb e jotja, por duhet t\u00eb dor\u00ebzosh kaq lek\u00eb, nda\u00e7 punoje ose jo, ndryshe shteti e shtet\u00ebzon dhe mund t\u00eb nxis\u00eb forma t\u00eb tjera t\u00eb zhvillimit t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb jet\u00eb nxitja e atyre, se ka em\u00ebr t\u00eb keq tu thuash kooperativa bujq\u00ebsore, por kooperative ose ferma, si t\u00eb duash quaje, investitor\u00ebt q\u00eb duan t\u00eb investojn\u00eb, ti kthejn\u00eb n\u00eb aksioner\u00eb pronar\u00ebt e tokave, me p\u00ebrqindje modeste sa i takon, dhe t\u00eb zhvillojn\u00eb bujq\u00ebsin\u00eb duke konsideruar edhe ata si pjes\u00eb t\u00eb biznesit t\u00eb tyre. Kjo q\u00eb fshatar\u00ebt, edhe kur duan ta shesin, ta shesin sikur \u00ebsht truall p\u00ebr kull\u00eb\u2026 Toka bujq\u00ebsore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn e ka \u00e7mimin 1 dollar\u00eb p\u00ebr met\u00ebr katror, n\u00eb Franc\u00eb e ka 1 dollar\u00eb. K\u00ebtu ta shesin sikur do t\u00eb b\u00ebsh nd\u00ebrtes\u00eb. Nuk ka njeri q\u00eb ble tok\u00eb bujq\u00ebsore 20 dollar\u00eb metri katror, q\u00eb t\u00eb mbjell\u00eb domate q\u00eb b\u00ebjn\u00eb 30 cent. Pra reforma p\u00ebr fshatin, duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb tejkalimin e efekteve negative t\u00eb ligjit 7501, subvencione t\u00eb forta p\u00ebr prodhimin blegtoral dhe bujq\u00ebsor dhe rregullimin e jet\u00ebs sociale n\u00eb fshat, q\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gj\u00ebrat kryesore q\u00eb mund t\u00eb nxis\u00eb kthimin e njer\u00ebzve n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>T\u00eb nxitet zhvillimi, nj\u00eb njeri q\u00eb ka jetuar n\u00eb Tiran\u00eb, nuk mund t\u00eb kthehet n\u00eb fshat q\u00eb nuk ka as uj\u00eb dhe as drita, as kanale, q\u00eb ka qen\u00eb t\u00eb eg\u00ebr rrug\u00ebve dhe njer\u00ebz t\u00eb \u00e7mendur q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb vrasin\u2026 Duhet q\u00eb rregullat me t\u00eb cilat administrohen qytetet, t\u00eb administrohen edhe fshatrat. Njer\u00ebzit nuk kthehen, p\u00ebr shkak t\u00eb infrastruktur\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb subvenciove q\u00eb mungojn\u00eb dhe nuk kthehen edhe p\u00ebr shkak t\u00eb jet\u00ebs sociale, nuk ka m\u00eb vajza q\u00eb duan t\u00eb martohen n\u00eb fshat, duket banale, por nuk gjen ndonj\u00eb vajz\u00eb ta martosh n\u00eb fshat dhe n\u00ebse nuk martohen m\u00eb njer\u00ebz n\u00eb fshat dhe nuk lindin m\u00eb f\u00ebmij\u00eb, n\u00ebse ky cik\u00ebl mbyllet si\u00e7 po mbyllet, Shqip\u00ebria do t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb kapanon gjigand, ku njer\u00ebzit flen\u00eb n\u00eb qytet, ata q\u00eb jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb k\u00ebtu, t\u00eb tjer\u00ebt jasht\u00eb shtetit, kthehet n\u00eb nj\u00eb vend konsumator pa asnj\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>Reformat e m\u00ebdha q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb qeveria n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt, sepse e ka t\u00eb plot\u00eb mandatin dhe nuk ka kosto, madje edhe sikur t\u00eb humbas\u00eb zgjedhjet e tjera, i b\u00ebn nder vetes po t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebto reforma, me q\u00ebllim q\u00eb fshati shqiptar t\u00eb integrohet n\u00eb shtetin shqiptar. Fshati shqiptar nuk ka asnj\u00eb lidhje me shtetin shqiptar, as paguan taksa, as merr sh\u00ebrbime nga shteti, ndonj\u00eb pun\u00eb private b\u00ebjn\u00eb, jetojn\u00eb n\u00eb gjendje gjysm\u00eb primitive, \u00ebsht\u00eb turp p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian\u201d, deklaroi Baze.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/decentralizimi-i-pushtetit-lokal-emergjence-baze-per-te-hyre-ne-be-duhen-kthyer-syte-nga-fshati\/\">Decentralizimi i pushtetit lokal, emergjenc\u00eb\/ Baze: P\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb BE duhen kthyer syt\u00eb nga fshati<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari Mero Baze, ka folur p\u00ebr mandatin e kat\u00ebrt t\u00eb qeveris\u00eb Rama dhe mund\u00ebsin\u00eb e kryeministrit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb reforma t\u00eb guximshme, \u00e7ka ia lejon pushteti q\u00eb ka aktualisht. I ftuar n\u00eb emisionin \u201cT\u00eb Paekspozuarit\u201d n\u00eb MCN TV, Baze tha se \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb emergjente p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, decentralizimi i pushtetit vendor, pasi bashkit\u00eb nuk kan\u00eb kompetenca [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29916","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29916","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29916"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29916\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29916"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29916"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29916"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}