{"id":29912,"date":"2025-07-07T20:50:16","date_gmt":"2025-07-07T20:50:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/07\/dosja-preke-kodra-perdori-te-moshuar-per-kabinat-ne-theth-prokuroria-nuk-nisi-hetime-sepse-skishte-themele\/"},"modified":"2025-07-07T20:50:16","modified_gmt":"2025-07-07T20:50:16","slug":"dosja-preke-kodra-perdori-te-moshuar-per-kabinat-ne-theth-prokuroria-nuk-nisi-hetime-sepse-skishte-themele","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/07\/dosja-preke-kodra-perdori-te-moshuar-per-kabinat-ne-theth-prokuroria-nuk-nisi-hetime-sepse-skishte-themele\/","title":{"rendered":"DOSJA- Prek\u00eb Kodra p\u00ebrdori t\u00eb moshuar p\u00ebr kabinat n\u00eb Theth, Prokuroria nuk nisi hetime sepse\u2026 s\u2019kishte themele"},"content":{"rendered":"<p>Detaje t\u00eb reja jan\u00eb zbuluar n\u00eb lidhje me nd\u00ebrtimin pa leje t\u00eb 10 kapanoneve n\u00eb fshatin turistik t\u00eb Thethit, t\u00eb denoncuara m\u00eb par\u00eb n\u00eb prokurori nga autoritetet lokale, por q\u00eb kjo e fundit nuk nisi asnj\u00eb hetim. Burime b\u00ebjn\u00eb me dije se ka dyshime t\u00eb forta se shtetasja Lene Prroni, e cila \u00ebsht\u00eb pronarja e tok\u00ebs ku jan\u00eb vendos kapanonet, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga i k\u00ebrkuari i drejt\u00ebsis\u00eb Prek Kodra.<\/p>\n<p>Ky i fundit dyshohet se ka investuar p\u00ebr vendosjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme t\u00eb k\u00ebtyre objekteve q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr turiz\u00ebm me q\u00ebllim p\u00ebrfitim monetar, por n\u00eb letra rezulton emri i t\u00eb moshuar\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky biznes turistik i ngritur kund\u00ebr ligjit, administrohet nga djali i saj. Sipas dosjes s\u00eb prokuroris\u00eb, e cila ka dh\u00ebn\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb mos nisur hetimet p\u00ebr k\u00ebto objekte, e moshuara ka k\u00ebrkuar leje n\u00eb bashki por nuk ia kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb pasi nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta p\u00ebrfitoj\u00eb. Edhe pse objektet sipas autoriteteve vendore jan\u00eb pa leje, prokuroria e Shkodr\u00ebs me n\u00eb krye prokuroren e \u00e7\u00ebshtjes Elsa Gjeli, thot\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera se nuk ka nisur nj\u00eb hetim, pasi objektet jan\u00eb pa themele.<\/p>\n<p>Prek Kodra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i njohur p\u00ebr bot\u00ebn e krimit i cili ka dal\u00eb n\u00eb dosjen \u2018Metamorfoza\u2019, ku nga hetimet ka rezultuar se ky i fundit kishte planifikuar vrasjen e Albin Kurtit dhe dy politikan\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb nga Kosova.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin e saj p\u00ebr mosnisje t\u00eb hetimeve, Prokuroria e thekson:<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 199\/a t\u00eb Kodit Penal \u00ebsht\u00eb parashikuar figura e vepr\u00ebs penale \u201cNd\u00ebrtim i paligjsh\u00ebm\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb ligjore parashikohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb qart\u00eb se:<\/p>\n<p>\u201c1. Nd\u00ebrtimi i kryer pa leje, n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb lejes ose n\u00eb kushtet e nj\u00eb lejeje t\u00eb shfuqizuar n\u00eb tok\u00ebn n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb vet, d\u00ebnohet me burgim deri n\u00eb nj\u00eb vit.<\/p>\n<p>2. Po kjo vep\u00ebr, e kryer p\u00ebr plot\u00ebsimin e nevojave p\u00ebr strehim sipas ligjit, d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb tre muaj.<\/p>\n<p>3. Po kjo vep\u00ebr, e kryer n\u00eb tok\u00ebn publike ose shtet\u00ebrore apo n\u00eb tok\u00ebn e tjetrit, d\u00ebnohet me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p>4. Po kjo vep\u00ebr, kur ka sjell\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda apo e kryer p\u00ebr q\u00ebllime fitimi, d\u00ebnohet me burgim nga tre deri n\u00eb tet\u00eb vjet.\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me objektin e vepr\u00ebs penale, theksohet se vepra penale objekt hetimi \u00ebsht\u00eb parashikuar nga Kodi Penal n\u00eb pjes\u00ebn e posa\u00e7me t\u00eb tij, n\u00eb Kreun II, Seksioni XI, t\u00eb titulluar \u201cVepra penale q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb regjimin juridik t\u00eb tok\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Objekt i k\u00ebtyre veprave jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet juridike t\u00eb vendosura p\u00ebr t\u00eb mbrojtur regjimin juridik t\u00eb tok\u00ebs, paprekshm\u00ebrin\u00eb e saj, si edhe destinacionin e p\u00ebrcaktuar dhe m\u00ebnyr\u00ebn e menaxhimit t\u00eb tok\u00ebs. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb posa\u00e7me, neni 199\/a, si pjes\u00eb e k\u00ebtij seksioni, synon t\u00eb mbroj\u00eb paprekshm\u00ebrin\u00eb e tok\u00ebs, nga nd\u00ebrtimet e paligjshme t\u00eb kryera n\u00eb tok\u00ebn e t\u00eb pandehurit apo t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, objekti i k\u00ebsaj vepre \u00ebsht\u00eb toka si nj\u00eb send i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb qarkullimin civil si dhe regjimi i nd\u00ebrtimeve. Sikurse do t\u00eb analizohet edhe n\u00eb an\u00ebn objektive t\u00eb k\u00ebsaj figure penale, nuk rezulton q\u00eb ky objekt t\u00eb jet\u00eb c\u00ebnuar nga veprime t\u00eb kundraligjshme t\u00eb personave t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me an\u00ebn objektive (actus reus), ajo \u00ebsht\u00eb element i domosdosh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale sepse, n\u00ebse nuk ka veprim ose mosveprim t\u00eb d\u00ebnuesh\u00ebm nuk ka vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Pra, nga p\u00ebrmbajtja e nenit 199\/a t\u00eb Kodit Penal rezulton se nj\u00eb element i domosdosh\u00ebm i figur\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs penale \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi pa leje si dhe vendi ku nd\u00ebrtohet, q\u00eb lidhet domosdoshm\u00ebrisht me tok\u00ebn. Q\u00ebllimi i ligjv\u00ebn\u00ebsit n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj figure t\u00eb vepr\u00ebs penale ka qen\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb regjimin juridik t\u00eb tok\u00ebs dhe nd\u00ebrtimeve, nga nd\u00ebrtimet pa leje.<\/p>\n<p>Neni 199\/a i Kodit Penal \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dispozit\u00eb blankete, q\u00eb t\u00eb referon n\u00eb ligje t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb kuptuar nocionet \u201cNd\u00ebrtim i paligjsh\u00ebm\u201d dhe \u201cTok\u00eb\u201d. Po ashtu, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse ligjv\u00ebn\u00ebsi n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj dispozite ka si q\u00ebllim t\u00eb penalizoj\u00eb \u00e7do nd\u00ebrtim pa leje, si shtesa pa leje, nd\u00ebrtime jasht\u00eb projektit, shtesa katesh pa leje apo ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb mbroj\u00eb vet\u00ebm ato nd\u00ebrtime q\u00eb nd\u00ebrtohen mbi tok\u00eb, vler\u00ebsohet se duhet t\u00eb jap\u00eb kuptimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe kuptimin e tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Koncepti i nd\u00ebrtimit pa leje jepet n\u00eb ligjin nr. 9482, dat\u00eb 3.4.2006 \u201cP\u00ebr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e nd\u00ebrtimeve pa leje\u201d, i ndryshuar. N\u00eb nenin 3, n\u00ebn titullin \u201cP\u00ebrkufizime\u201d t\u00eb k\u00ebtij ligji, parashikohet shprehimisht se: \u201c\u2026a) \u201cNd\u00ebrtim pa leje\u201d \u00ebsht\u00eb objekti, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar konstruksioni dhe mbulesa, i destinuar p\u00ebr banim, veprimtari ekonomike dhe\/ose funksione t\u00eb tjera (si p\u00ebr shembull, social-kulturor, arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi e t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij lloji), p\u00ebr t\u00eb cilin nuk jan\u00eb respektuar procedurat e p\u00ebrcaktuara n\u00eb ligjin nr. 8405, dat\u00eb 17.9.1998 \u201cP\u00ebr urbanistik\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Prokuroria thekson:<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb, k\u00ebto punime, kategorizohen si nd\u00ebrhyrje t\u00eb cilat nuk kan\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr t\u2019u pajisur me leje nd\u00ebrtimi, por me deklarat\u00eb paraprake punimesh, t\u00eb normuara dhe t\u00eb disipinuara me an\u00eb t\u00eb nenit 7, pika 3 t\u00eb VKM nr. 408, dat\u00eb 13.05.2015, e ndryshuar \u201cPunime t\u00eb tjera\u201d: i. struktura q\u00eb instalohen p\u00ebr nevoja t\u00eb \u00e7astit dhe\/ose t\u00eb p\u00ebrkohshme, pa themele, me materiale t\u00eb \u00e7montueshme, pa p\u00ebrdorur struktura beton-armeje, blloqe betoni, muratura e soleta dhe q\u00eb hiqen n\u00eb \u00e7do rast, brenda nj\u00eb afati kohor maksimal 12-mujor nga momenti i l\u00ebshimit.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Policia Gjyq\u00ebsore n\u00eb informacion e referuar nga ana e saj ka theksuar se edhe Inspektoriati i Mbrojtjes s\u00eb Territorit Shkod\u00ebr n\u00eb shkres\u00ebn e d\u00ebrguar Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Shkod\u00ebr, ka p\u00ebrcaktuar se fakti p\u00ebrb\u00ebn kundravajtje administrative, pra nuk e ka kall\u00ebzuar si nj\u00eb krim.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb legjislacionit t\u00eb p\u00ebrmendur m\u00eb lart veprimet e kryera, nuk jan\u00eb veprime t\u00eb cilat c\u00ebnojn\u00eb an\u00ebn objektive t\u00eb vepr\u00ebs penale \u201cNd\u00ebrtim i paligjsh\u00ebm\u201d, parashikuar nga neni 199\/a t\u00eb Kodit Penal. N\u00eb k\u00ebto kushte, kur mungon pasoja si element i domosdosh\u00ebm i an\u00ebs objektive t\u00eb k\u00ebsaj vepre penale (nuk kemi nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm), kryerja e k\u00ebtyre punimeve nuk p\u00ebrb\u00ebn objekt material t\u00eb k\u00ebsaj vepre penale dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb fakti nuk parashikohet nga ligji si vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me subjektin (aktiv) t\u00eb vepr\u00ebs penale, vler\u00ebsohet se n\u00eb rastin konkret plot\u00ebsohet ky element, patur parasysh nenin 12 t\u00eb Kodit Penal ka parashikon se \u201cKa p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale personi q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb nj\u00eb krimi ka mbushur mosh\u00ebn kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7. Personi q\u00eb kryen nj\u00eb kund\u00ebrvajtje penale ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi kur ka mbushur mosh\u00ebn gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket an\u00ebs subjektive t\u00eb k\u00ebsaj figure krimi, fillimisht evidentohet se ky element i figur\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs penale lidhet me q\u00ebndrimin psikik q\u00eb mban personi kundrejt vepr\u00ebs s\u00eb kryer prej tij. Ana subjektive karakterizohet nga dy element\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs: Faji, pa t\u00eb cilin nuk mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale \u201cnullum crimen, nulla poena sine culpa \u201d (neni 4 i Kodit Penal), n\u00eb dy format e tij dashjen dhe pakujdesin\u00eb, si dhe nga motivet dhe q\u00ebllimet.<\/p>\n<p>Figura e vepr\u00ebs penale \u201cNd\u00ebrtim i paligjsh\u00ebm\u201d, parashikuar nga neni 199\/a i Kodit Penal k\u00ebrkon si form\u00eb faji dashjen e drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb. Gjithashtu, vler\u00ebsohet se, ana subjektive e figur\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs penale zbulohet dhe qart\u00ebsohet n\u00ebp\u00ebrmjet an\u00ebs objektive, sepse proceset e brendshme psikike dhe psikologjike jo vet\u00ebm q\u00eb ngacmohen nga faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, por edhe materializohen n\u00eb veprimtarin\u00eb kriminale gjat\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebrmjet procesit t\u00eb zhvillimit t\u00eb an\u00ebs objektive.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, p\u00ebrderisa nuk provohet se ka fakt penal, at\u00ebher\u00eb nuk kemi as faj, pasi mungon si elementi intelektual ashtu dhe ai volutiv, q\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb faji si element thelb\u00ebsor i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb figur\u00eb konkrete t\u00eb vepr\u00ebs penale \u00ebsht\u00eb e domosdoshme ekzistenca e t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebve p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb saj t\u00eb marra s\u00eb bashku, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb: a) objekti i vepr\u00ebs penale; b) ana objektive; c) subjekti dhe \u00e7) ana subjektive. Provueshm\u00ebria e element\u00ebve objektive dhe subjektive t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs penale, sh\u00ebrben si baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb nj\u00eb person p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale. Gjithashtu, vepra penale e kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur ekzistojn\u00eb t\u00eb kat\u00ebr element\u00ebt e saj: objekti, ana objektive, subjekti dhe ana subjektive.<\/p>\n<p>N\u00ebse mungon nj\u00ebri prej k\u00ebtyre element\u00ebve, vepra penale nuk ekziston.\/Top Channel<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/dosja-preke-kodra-perdori-te-moshuar-per-kabinat-ne-theth-prokuroria-nuk-nisi-hetime-sepse-skishte-themele\/\">DOSJA- Prek\u00eb Kodra p\u00ebrdori t\u00eb moshuar p\u00ebr kabinat n\u00eb Theth, Prokuroria nuk nisi hetime sepse\u2026 s\u2019kishte themele<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Detaje t\u00eb reja jan\u00eb zbuluar n\u00eb lidhje me nd\u00ebrtimin pa leje t\u00eb 10 kapanoneve n\u00eb fshatin turistik t\u00eb Thethit, t\u00eb denoncuara m\u00eb par\u00eb n\u00eb prokurori nga autoritetet lokale, por q\u00eb kjo e fundit nuk nisi asnj\u00eb hetim. Burime b\u00ebjn\u00eb me dije se ka dyshime t\u00eb forta se shtetasja Lene Prroni, e cila \u00ebsht\u00eb pronarja e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29912","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29912","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29912"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29912\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29912"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29912"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29912"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}