{"id":29910,"date":"2025-07-07T20:50:14","date_gmt":"2025-07-07T20:50:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/07\/njeriu-i-skandalit-me-serverin-e-tatimeve-ne-2013-linda-i-jep-ermal-beqirajt-tenderin-7-6-mln-euro-te-sistemit-te-thesarit-te-shtetit\/"},"modified":"2025-07-07T20:50:14","modified_gmt":"2025-07-07T20:50:14","slug":"njeriu-i-skandalit-me-serverin-e-tatimeve-ne-2013-linda-i-jep-ermal-beqirajt-tenderin-7-6-mln-euro-te-sistemit-te-thesarit-te-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/07\/njeriu-i-skandalit-me-serverin-e-tatimeve-ne-2013-linda-i-jep-ermal-beqirajt-tenderin-7-6-mln-euro-te-sistemit-te-thesarit-te-shtetit\/","title":{"rendered":"Njeriu i skandalit me serverin e Tatimeve n\u00eb 2013, Linda i jep Ermal Beqirajt tenderin 7.6 MLN Euro t\u00eb sistemit t\u00eb Thesarit t\u00eb Shtetit"},"content":{"rendered":"<p>Dy biznesmen\u00ebt Ermal Beqiraj dhe Gentian Lika jan\u00eb kualifikuar p\u00ebr t\u00eb fituar kontrat\u00ebn e Sistemit t\u00eb ri t\u00eb Thesarit t\u00eb Shtetit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrrim skeme i Linda Kar\u00e7anajt, drejtoresh\u00eb e Agjencis\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI). I befasuar nga ky nd\u00ebrrim lojtar\u00ebsh n\u00eb skem\u00ebn e korrupsionit t\u00eb AKSHI-t, Gerond Me\u00e7e po p\u00ebrpiqet ta bllokoj\u00eb n\u00eb KPP.<\/p>\n<p><strong>Ankesa e Me\u00e7es kund\u00ebr Ermal Beqirajt<\/strong><\/p>\n<p>Pronari i ABS, q\u00eb u \u201cdogj\u201d nga denoncimi publik i Arben Ahmetajt \u00ebsht\u00eb m\u00ebnjanuar me sa duket nga ky transaksion. Me\u00e7e \u00ebsht\u00eb ortak me Armand Frangun, i njohur si baxhanaku i kryeministrit Rama.<\/p>\n<p>Kompania Advanced Business Solutions \u2013 ABS ka marr\u00eb 43 milion\u00eb euro tendera nga institucionet publike, shumic\u00ebn me procedura sekrete, me oferta fituese sa fondi limit, kryesisht pa gar\u00eb, me paracaktim etj.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto elemente ngren\u00eb dyshime t\u00eb forta p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb dyshuar korrupsioni me parat\u00eb publike.<\/p>\n<p>Jan\u00eb mbi 800 transaksione q\u00eb institucionet publike kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me kompanin\u00eb Advanced Business Solutions \u2013 ABS, duke i kaluar n\u00eb llogari 43 milion\u00eb euro p\u00ebr sh\u00ebrbime si mir\u00ebmbajtje t\u00eb aparateve dhe pajisjeve t\u00eb zyrave, sh\u00ebrbime speciale, instalim t\u00eb sistemit t\u00eb kompjuterave etj.<\/p>\n<p><em>\u201cDoni fakte, doni oborrin e familjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs. Meq\u00eb \u00ebsht\u00eb futur tek familja ime, kan\u00eb kaluar der\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme. Shum\u00eb e kollajt\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb futesh brenda sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb nj\u00eb burri, nuk e di sa kollaj \u00ebsht\u00eb t\u00eb dal\u00ebsh. Ja AKSHI ku \u00ebsht\u00eb. Ka 8 muaj q\u00eb investigohet, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjim ambiental q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb SPAK, edhe mund ta zhdukin, por dikush tjet\u00ebr e ka. Dikush e ka, dhe ai dikush m\u00eb ka garantuar se nj\u00eb kopje e saj, \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb kuti. Kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjim ambiental ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb familja e kryeministrit tek AKSHI. 43 mln n\u00ebp\u00ebrmjet prestanomeve.<\/em><\/p>\n<p><em>I \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur emri p\u00ebr shum\u00eb, shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb at\u00eb p\u00ebrgjim ambiental. Nuk jan\u00eb thashetheme. Dhe q\u00eb at\u00eb dit\u00eb, ABS q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb prestanome e njer\u00ebzve t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb kryeministrit, prestanome, q\u00eb ka marr\u00eb 43 mln, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur, ju k\u00ebput filli trak. Pse, se u th\u00ebrrit n\u00eb SPAK dhe deponoi. \u00c7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb SPAK un\u00eb e di. Me siguri edhe kryeministri e di. Deri sa e di un\u00eb, sigurisht q\u00eb e di dhe kryeministri. K\u00ebtu jan\u00eb 43 mln. Dhe tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontroll t\u00eb dikujt tjet\u00ebr. AKSHI \u00ebsht\u00eb tmerr. Danieli \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar\u201d <\/em>deklaroi Ahmetaj n\u00eb nj\u00eb lidhje televizive nga arratia.<\/p>\n<p>Pra, pasi u dogj si kart\u00eb, Rama nuk mund t\u2019i jap\u00eb Gerond Me\u00e7es tenderin e Thesarit t\u00eb Shtetit, ku nuk i dihet \u00e7far\u00eb ka n\u00eb plan t\u00eb b\u00ebj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, Me\u00e7e ka k\u00ebrkuar ndihm\u00eb nga Jonaid Myzyri, ish-kryetari i KPP. Por pik\u00ebrisht ato dit\u00eb, Myzyrit ia hoq\u00ebn nga duart \u00e7\u00ebshtjen sepse SPAK e shkarkoi.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkoj shfuqizimin e vendimit t\u0451 Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave p\u00ebr skualifikimin e ofert\u00ebs t\u00eb paraqitur nga bashkimi i operator\u00ebve ekonomik \u201cAdvanced Business Solutions-ABS\u201d SHPK &amp; \u201cData Log\u201d SHPK n\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit \u201cE hapur, mbi kufirin e lart\u00eb monetar\u201d, me Nr. REF-34655-12-26-2024, me objekt: \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i Sistemit t\u00eb Thesarit\u201d, me fond limit 750,314,460 Leke pa TVSH ose 7,632,903 Euro pa TVSH zhvilluar me dat\u00eb 8 maj 2025, nga Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, citojm\u00eb ankes\u00ebn.<\/p>\n\n<p>Po ashtu k\u00ebrkohet \u201cShfuqizimi i vendimit p\u00ebr kualifikimin e ofert\u00ebs t\u00eb paraqitur nga bashkimi i operator\u00ebve ekonomik \u201cCommunication Progress\u201d SHPK e Gentian Lik\u00ebs dhe \u201cH O R I Z O N\u201d Shpk e Ermal Beqirajt\u201d.<\/p>\n<p>Ankesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb 19 qershor 2025 n\u00ebp\u00ebrmjet Sistemit t\u00eb Ankesave Elektronike pran\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet, kur Myzyri nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb KPP, duket e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb kursi, megjithat\u00eb nj\u00eb lloj zvarritje po i shkaktohet tenderit q\u00eb ka nisur n\u00eb dhjetor 2024.<\/p>\n<p><strong>Kush jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhurit e Linda Kar\u00e7anajt<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb KLSH p\u00ebr AKSHI-n m\u00ebsojm\u00eb se kompania \u201cHorizon\u201d merr parat\u00eb dhe nuk zbaton kontrat\u00ebn. konstatojm\u00eb se operatori ekonomik (HORIZON) shpk nuk e ka realizuar kontrat\u00ebn sipas parashikimeve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye (duke qen\u00eb se vlera ekonomike e sistemit nuk \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb sipas moduleve), AKSHI duhet t\u00eb mbante vler\u00ebn e garancis\u00eb p\u00ebr sigurimin e kontrat\u00ebs 11,735,160 lek\u00eb nga \u201cH O R I Z O N shpk\u201d, e cila n\u00eb rastin q\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb mbajtur\u201d<\/p>\n<p>Sipas Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb Shtetit, AKSHI duhet t\u00eb mbante vler\u00ebn e garancis\u00eb p\u00ebr sigurimin e kontrat\u00ebs me vler\u00eb 117 milion\u00eb lek\u00eb, e cila n\u00eb rastin q\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb mbajtur p\u00ebrb\u00ebn veprime n\u00eb kund\u00ebrshtim dhe t\u00eb paguhej nga kompania \u201cH O R I Z O N\u201d shpk.<\/p>\n<p>Kjo kompani ishte n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb Enea Buzas me nj\u00eb kompani offshore n\u00eb Qipro, \u201cComscope Limited\u201d. Kjo kompani rezulton e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Maria Procopiu-Kyriakidou dhe si administrator i kompanis\u00eb \u201cHORIZON\u201d \u00ebsht\u00eb VASILEIOS STACHOS. Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2022, kjo kompani ka fituar tendera me vler\u00eb 930 milion\u00eb lek\u00eb ose 9 milion\u00eb\u00a0 dollar\u00eb nga AKSHI. Kompania m\u00eb pas do t\u2019i kalonte me letra Ermal Beqirajt.<\/p>\n<p>Beqiri \u00ebsht\u00eb njeri q\u00eb zgjidh \u201cpun\u00ebt e pista\u201d. Emri i Ermal Beqirit u b\u00eb i njohur p\u00ebr publikun n\u00eb vitin 2021. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, inxhinjeri elektronik 30-vje\u00e7ar nga Gjirokastra dhe drejtor i Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit n\u00eb Rektoratin e Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, u p\u00ebrzgjodh si nj\u00eb prej ekspert\u00ebve t\u00eb thirrur n\u00eb procesin p\u00ebr \u201ckorrupsion\u201d q\u00eb po zhvillohej n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb ndaj ish.zv.kryeministrit, Ilir Meta.<\/p>\n<p>Ekspertiza e kryer nga Ermal Beqiri dhe ekspert\u00ebt e tjer\u00eb konkludoi se \u201cvideoja ishte e p\u00ebrpunuar\u201d dhe se teksti ishte nxjerr\u00eb nga konteksti. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekspertiz\u00eb, trupa prej 5 gjyqtar\u00ebsh e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb shpalli t\u00eb pafajsh\u00ebm Ilir Met\u00ebn.<\/p>\n<p>Beqiri rishfaqet n\u00eb publik n\u00eb fund t\u00eb vitit 2013, n\u00eb at\u00eb q\u00eb konsiderohet si \u201cskandali i serverit t\u00eb Tatimeve\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb atij viti pati dyshime t\u00eb forta se kishte nd\u00ebrhyrje t\u00eb paligjshme n\u00eb serverin qendror t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve. P\u00ebr verifikimin e situat\u00ebs, pran\u00eb Tatimeve shkuan deputeti i Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Spartak Braho, i shoq\u00ebruar nga eksperti Ermal Beqiri. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb u m\u00ebsua se Beqiri sh\u00ebrbente si k\u00ebshilltar informatik pran\u00eb kabinetit t\u00eb kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>Ermal Beqiri dhe Panajot Gjiknuri, v\u00ebllai i ish-ministrit Damian Gjiknuri, kryen auditimin administrativ t\u00eb k\u00ebtij rasti, sipas d\u00ebshmive t\u00eb b\u00ebra publike gjat\u00eb Komisionit Hetimor Parlamentar p\u00ebr \u201cserverin e Tatimeve\u201d, t\u00eb zhvilluar n\u00eb vitin 2016. N\u00eb fakt t\u00eb dh\u00ebnat e bizneseve u mor\u00ebn dhe u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr q\u00ebllime private nga t\u00eb tret\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, Ermal Beqiri merr n\u00eb kontroll kompanin\u00eb \u201cSoft &amp; Solution\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka pasur dyshime t\u00eb m\u00ebhershme mediatike se e kontrollonte n\u00eb hije, q\u00eb kur ai ishte drejtor IT n\u00eb Hipotek\u00eb dhe shoq\u00ebria fitonte tendera radhazi pran\u00eb atij institucionit.<\/p>\n<p>N\u00eb Maj 2024, Ermal Beqiri b\u00ebn blerjen e \u00e7uditshme: p\u00ebr 380 mij\u00eb euro merr t\u00eb gjith\u00eb aksionet e kompanis\u00eb \u201cHorizon\u201d q\u00eb fitonte miliona euro.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tender tjet\u00ebr me probleme t\u00eb shkaktuara nga AKSHI \u00ebsht\u00eb \u201ce Kontroll, Sistemi i kontrollit t\u00eb subjekteve q\u00eb kan\u00eb kontrat\u00eb me FSDKSH\u201d, me vler\u00eb 1.8 milion\u00eb dollar\u00eb i fituar nga kompania \u201cSoft &amp; Solutions\u201d shpk n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Ermal Beqirit,\u00a0 p\u00ebr t\u00eb cilin KLSH ka nxjerr\u00eb konkluzione.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb marrja n\u00eb dor\u00ebzim p\u00ebr pik\u00ebn 6.5 t\u00eb propozimit teknik \u201cKomunikimi me sistemet e tjera\u201d. Nuk jan\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebrkesat e raportimit, pika 6.4.1 e Propozimit teknik, n\u00eb lidhje me raportimet brenda 2 jav\u00ebsh si dhe draft raporti p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi specialist\u00ebt e ngarkuar p\u00ebr ndjekjen e kontrat\u00ebs A.S dhe M.P, si dhe mos p\u00ebrmbushja e detyrimit kontraktor n\u00eb lidhje me raportimin si dhe me Komunikimin me sistemet e tjera \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e OE, (Soft &amp; Solutions).\u201d<\/p>\n<p>Kompania tjet\u00ebr, \u201cCOMMUNICATION PROGRESS\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb dhe administrimin e Gentian Likajt. KLSH e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb rreth edhe k\u00ebt\u00eb kompani. Konkretisht u gjet\u00ebn probleme n\u00eb tenderin \u201cImplementimi i platform\u00ebs elektronike e-Transport p\u00ebr DPSHTRR\u201d, i fituar nga kompania \u201cCommunication Progress\u201d, n\u00eb pron\u00ebsi\u00a0t\u00eb Gentian Likajt dhe Enkeleid Zoraqit me vler\u00eb\u00a0 2.2 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Dyshimet jan\u00eb se Ermal Beqiraj po merr pjes\u00eb s\u00ebrish n\u00eb n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb pist\u00eb t\u00eb \u201cRilindjes\u201d, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb n\u00eb Thesarin e Shtetit. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e rrezikshme, po t\u00eb kihet parasysh se kompania \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb Qipro dhe pronar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb themelues mbet\u00ebn anonim\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/njeriu-i-skandalit-me-serverin-e-tatimeve-ne-2013-linda-i-jep-ermal-beqirajt-tenderin-7-6-mln-euro-te-sistemit-te-thesarit-te-shtetit\/\">Njeriu i skandalit me serverin e Tatimeve n\u00eb 2013, Linda i jep Ermal Beqirajt tenderin 7.6 MLN Euro t\u00eb sistemit t\u00eb Thesarit t\u00eb Shtetit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy biznesmen\u00ebt Ermal Beqiraj dhe Gentian Lika jan\u00eb kualifikuar p\u00ebr t\u00eb fituar kontrat\u00ebn e Sistemit t\u00eb ri t\u00eb Thesarit t\u00eb Shtetit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrrim skeme i Linda Kar\u00e7anajt, drejtoresh\u00eb e Agjencis\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI). I befasuar nga ky nd\u00ebrrim lojtar\u00ebsh n\u00eb skem\u00ebn e korrupsionit t\u00eb AKSHI-t, Gerond Me\u00e7e po p\u00ebrpiqet ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29910","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29910","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29910"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29910\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29910"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29910"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29910"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}