{"id":29908,"date":"2025-07-07T18:53:09","date_gmt":"2025-07-07T18:53:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/07\/birn-hetimi-per-16-ton-kanabis-si-u-zbeh-dosja-qe-mund-te-ishte-trofe-karriere\/"},"modified":"2025-07-07T18:53:09","modified_gmt":"2025-07-07T18:53:09","slug":"birn-hetimi-per-16-ton-kanabis-si-u-zbeh-dosja-qe-mund-te-ishte-trofe-karriere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/07\/birn-hetimi-per-16-ton-kanabis-si-u-zbeh-dosja-qe-mund-te-ishte-trofe-karriere\/","title":{"rendered":"BIRN: Hetimi p\u00ebr 16 ton kanabis, si u zbeh dosja q\u00eb mund t\u00eb ishte \u201ctrofe karriere\u201d"},"content":{"rendered":"<p><em><strong><span>Kolegji d\u00ebgjoi pal\u00ebt n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen kund\u00ebr prokurores, Flora \u00c7ela konfirmimi i s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb KPK kund\u00ebrshtohet nga ONM dhe Komisioneri Publik, p\u00ebr d\u00ebshtim t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb hetimin e \u00e7\u00ebshtjeve \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb hetimet pas kapjes s\u00eb nj\u00eb sasie rekord prej 16 ton kanabis. \u00c7ela mohoi shkeljet, nd\u00ebrsa drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, k\u00ebrkoi shkarkimin e saj.<\/span><\/strong><\/em><\/p>\n<p><span><em>\u201cSa gram kanabis duhen p\u00ebr nj\u00eb cigare?\u201d<\/em>, pyeti <strong>Theo Jacobs<\/strong> prokuroren <strong>Flora \u00c7ela<\/strong>, pasi ishin lexuar parashtrimet e saj dhe t\u00eb SPAK para Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Pasi u mendua pak, \u00c7ela u p\u00ebrgjigj: <em>\u201cDy gram\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Jacobs, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte ONM-n\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb h\u00ebn\u00ebs, e korrigjoi: <em>\u201c0.3 gram. Me nj\u00eb gram b\u00ebhen 3 cigare. Me 16 ton, 50 milion cigare\u201d,<\/em> tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Pasi e pyeti prokuroren n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb retorike p\u00ebr numrin e banor\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Jacobs shtoi se sasia e kanabisit ishte e mjaftueshme q\u00eb secili prej tyre, nga foshnja te m\u00eb i moshuari, t\u00eb pinte kanabis.<\/span><\/p>\n<p><span>Ironia e Jacobs \u2013 se kjo sasi droge nuk mund t\u00eb konsumohej n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 vinte si p\u00ebrgjigje p\u00ebr argumentet e \u00c7el\u00ebs se nuk kishte dyshime apo prova p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb dosjen e kapjes s\u00eb rreth 16 ton\u00ebve kanabis n\u00eb vitin 2017 n\u00eb Vlor\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej dosjeve q\u00eb ajo ka hetuar dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ONM dhe SPAK k\u00ebrkojn\u00eb shkarkimin e saj n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb parashtrimet e lexuara nga Dumani arsyetohet se \u00c7ela duhej t\u00eb kishte shpallur moskompetenc\u00eb dhe t\u00eb kishte referuar dosjen tek ish-Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, pasi sasia e drog\u00ebs s\u00eb kapur, 16 ton\u00eb, ngrinte dyshime se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe t\u00eb organizuar.<\/span><\/p>\n<p><span>Duke p\u00ebrmendur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mosveprimesh t\u00eb prokurores n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, si dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, Dumani i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb ajo t\u00eb shkarkohej p\u00ebr \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Jacobs k\u00ebrkoi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cM\u00eb pikon zemra gjak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje\u201d,<\/em> theksoi ai, duke iu referuar faktit se hetimet kishin qen\u00eb t\u00eb dob\u00ebta dhe se paaft\u00ebsia ishte m\u00ebnyra m\u00eb e but\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar rastin.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKjo \u00e7\u00ebshtje duhej t\u00eb kishte qen\u00eb trofe i karrier\u00ebs t\u00ebnde\u201d<\/em>, i tha ai \u00c7el\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Prokurorja u mbrojt duke k\u00ebmb\u00ebngulur se kishte kryer t\u00eb gjitha veprimet e mundshme hetimore. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte zbatuar procedur\u00ebn dhe se vendimmarrja ishte e bazuar n\u00eb prova dhe <em>\u201cnuk ndodhet n\u00eb asnj\u00eb prej kushteve q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>\u00c7ela tha se nj\u00eb pjes\u00eb e l\u00ebnd\u00ebs narkotike t\u00eb kapur ishte prishur, nd\u00ebrsa theksoi se kishte marr\u00eb vet\u00eb pjes\u00eb n\u00eb operacionin policor dhe u p\u00ebrfshi n\u00eb nj\u00eb diskutim t\u00eb gjat\u00eb me Dumanin mbi veprimet hetimore q\u00eb mund t\u00eb merreshin apo ishin marr\u00eb n\u00eb rastin konkret.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00c7ela u pezullua fillimisht me nj\u00eb vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit n\u00eb tetor 2023 dhe u urdh\u00ebrua t\u00eb trajnohej p\u00ebr nj\u00eb vit pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs. Nj\u00eb vit pas k\u00ebtij trajnimi, KPK, m\u00eb 23 shtator 2024, arsyetoi se \u00c7ela duhej t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Por pas shpalljes s\u00eb vendimit nga Komisioni, ONM rekomandoi ankimin e tij, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se shkeljet n\u00eb dosjet e hetuara nga \u00c7ela ishin t\u00eb tilla q\u00eb nuk mund t\u00eb korrigjoheshin me ritrajnim.<\/span><\/p>\n<p><span>ONM vuri n\u00eb dukje se vet\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e kanabisit t\u00eb kapur n\u00eb vitin 2017 kishte 15 shkelje t\u00eb r\u00ebnda. Komisioneri Publik e ankimoi vendimin dhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, q\u00eb p\u00ebrmbush tani detyrat e Komisionerit, tha n\u00eb seanc\u00eb se i q\u00ebndronte ankimit dhe k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shkarkimin e \u00c7el\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Parashtrimet e Altin Dumanit<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Dumani, q\u00eb lexoi i pari para trup\u00ebs s\u00eb KPA-s\u00eb me kryesuese Natasha Mulaj dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol \u00c7omo dhe Mirela Tasi, k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb seanc\u00eb se gabimet e gjetura n\u00eb hetimet e \u00c7el\u00ebs ishin t\u00eb tilla q\u00eb k\u00ebrkonin shkarkimin.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cTrajtimi i rastit nga subjekti i rivler\u00ebsimit, m\u00eb s\u00eb paku, nxjerr n\u00eb pah mang\u00ebsi dhe hetim t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb kryer nga subjekti i rivler\u00ebsimit, \u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb mekanizmit t\u00eb ngjarjes dhe rolit e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb secilit pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb t\u00eb \u2013 situat\u00eb faktike e cila v\u00eb n\u00eb dyshim serioz thelbin e vendimmarrjes s\u00eb prokurores p\u00ebr akuzat e personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procedimin penal\u201d,<\/em> tha Dumani nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb parashtrime.<\/span><\/p>\n<p><span>Duke iu referuar rastit t\u00eb drog\u00ebs s\u00eb kapur, Dumani k\u00ebmb\u00ebnguli se vendimmarrja e \u00c7el\u00ebs, qoft\u00eb gjat\u00eb hetimit, qoft\u00eb n\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr masa sigurie e t\u00eb ngjashme, kishte probleme. Ai tha se \u00e7\u00ebshtja duhej t\u00eb ishte referuar n\u00eb ish-Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe, duke cituar q\u00ebndrimet e prokurores n\u00eb KPK, vuri n\u00eb dukje se ajo kishte pretenduar se referimi nuk ishte b\u00ebr\u00eb pasi Krimet e R\u00ebnda ishin duke u mbyllur. Dumani tha se mbyllja ndodhi gati dy vjet pas k\u00ebtij rasti dhe se arsyetimi nuk ishte bind\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cMbetet e paqart\u00eb pse nj\u00eb nd\u00ebr veprimet operacionale m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha antikanabis q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri u nda n\u00eb procedime t\u00eb ve\u00e7anta, duke e zbehur k\u00ebshtu r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e rastit dhe nuk u referua kurr\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e Prokuroris\u00eb kompetente, e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda\u201d<\/em>, tha Dumani.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai vuri n\u00eb dukje se problemet e gjetura ishin t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00c7ela n\u00eb parashtrime e kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuar ankimin. Fillimisht, ajo ngriti si argument se kriteri profesional ishte shqyrtuar dhe se rishqyrtimi i tij cenonte parimin e gj\u00ebs\u00eb s\u00eb gjykuar.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cRishqyrtimi i sjelljes profesionale t\u00eb subjektit, tashm\u00eb t\u00eb trajtuar dhe mbyllur me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb cenim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb parimit ne bis in idem dhe sjell nj\u00eb pasiguri t\u00eb pajustifikuar ligjore\u201d,<\/em> tha \u00c7ela, e cila i lexoi vet\u00eb parashtrimet, megjith\u00ebse n\u00eb seanc\u00eb u p\u00ebrfaq\u00ebsua edhe nga avokatja <strong>Romina Zano.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se argumentet e Komisionerit nuk arrijn\u00eb t\u00eb justifikojn\u00eb cenimin e besimit t\u00eb publikut n\u00eb drejt\u00ebsi dhe tha se trajnimi i detyruesh\u00ebm kishte qen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nj\u00eb nd\u00ebshkim i mjaftuesh\u00ebm si mas\u00eb disiplinore.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00c7ela k\u00ebmb\u00ebnguli se p\u00ebrtej sasis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb narkotik\u00ebve t\u00eb kapur nuk kishte prova q\u00eb ajo t\u00eb kualifikohej si <em>\u201ctrafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d. \u201cMateriali nuk \u00ebsht\u00eb referuar p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb informacioneve t\u00eb disponuara dhe nuk \u00ebsht\u00eb kualifikuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u2018Trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u2019 t\u00eb parashikuar nga neni 283\/a i Kodit Penal, q\u00eb subjekti t\u00eb shpallte moskompetenc\u00ebn\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb parashtrime.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00c7ela solli gjithashtu statistika t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr disa vite dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte punuar me p\u00ebrkushtim dhe profesionaliz\u00ebm. Ajo tha se nuk kishte cenuar besimin te drejt\u00ebsia dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Debati n\u00eb KPA<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Jacobs, i cili vuri n\u00eb dukje se sasia e madhe e drog\u00ebs ishte e pamundur t\u00eb konsumohej p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb brendsh\u00ebm, Dumani dhe \u00c7ela u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb nj\u00eb diskutim t\u00eb gjat\u00eb mbi veprimet hetimore t\u00eb kryera dhe t\u00eb pakryera.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cVet\u00ebm sasia e drog\u00ebs s\u00eb kapur dhe paketimi i saj tregojn\u00eb se kemi nj\u00eb grup t\u00eb strukturuar\u201d<\/em>, tha Dumani, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se klasifikimi i vepr\u00ebs si thjesht kultivim dhe mbajtje narkotik\u00ebsh ishte i mang\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00c7ela k\u00ebmb\u00ebnguli se provat kishin qen\u00eb t\u00eb pamjaftueshme. Ajo tha se t\u00eb arrestuarit nuk lidheshin drejtp\u00ebrdrejt me drog\u00ebn dhe se gjysma e saj ishte e kalbur.<\/span><\/p>\n<p><span>Dumani megjithat\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli se q\u00ebndrimet e saj n\u00eb k\u00ebrkimin e masave t\u00eb siguris\u00eb dhe moskryerja e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb verifikimesh, p\u00ebrfshir\u00eb moskrahasimin e gjurm\u00ebve t\u00eb gishtave, tregonin probleme.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00c7ela n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pretendoi se gjurm\u00ebt e gishtave ishin krahasuar automatikisht n\u00eb sistem.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb dy diskutuan edhe mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00c7ela ishte mbrojtur n\u00eb KPK, q\u00eb Dumani tha se kishte pasakt\u00ebsi, si ajo p\u00ebr koh\u00ebn e mbylljes s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fund, KPA pranoi t\u00eb merrte si prova t\u00eb reja dokumentet e paraqitura nga subjekti dhe caktoi si seanc\u00eb p\u00ebr leximin e konkluzioneve dat\u00ebn 14 korrik. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/07\/07\/hetimi-per-16-ton-kanabis-si-u-zbeh-dosja-qe-mund-te-ishte-trofe-karriere\/\">Reporter.al<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/07\/birn-hetimi-per-16-ton-kanabis-si-u-zbeh-dosja-qe-mund-te-ishte-trofe-karriere\/\">BIRN: Hetimi p\u00ebr 16 ton kanabis, si u zbeh dosja q\u00eb mund t\u00eb ishte \u201ctrofe karriere\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji d\u00ebgjoi pal\u00ebt n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen kund\u00ebr prokurores, Flora \u00c7ela konfirmimi i s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb KPK kund\u00ebrshtohet nga ONM dhe Komisioneri Publik, p\u00ebr d\u00ebshtim t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb hetimin e \u00e7\u00ebshtjeve \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb hetimet pas kapjes s\u00eb nj\u00eb sasie rekord prej 16 ton kanabis. \u00c7ela mohoi shkeljet, nd\u00ebrsa drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, k\u00ebrkoi shkarkimin e saj. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29908","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29908","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29908"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29908\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}