{"id":29869,"date":"2025-07-07T16:21:59","date_gmt":"2025-07-07T16:21:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/07\/prokuroria-i-pergjigjet-ramesimt-shkoder-e-klasifikoi-si-kundravajtje-administrative\/"},"modified":"2025-07-07T16:21:59","modified_gmt":"2025-07-07T16:21:59","slug":"prokuroria-i-pergjigjet-ramesimt-shkoder-e-klasifikoi-si-kundravajtje-administrative","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/07\/prokuroria-i-pergjigjet-ramesimt-shkoder-e-klasifikoi-si-kundravajtje-administrative\/","title":{"rendered":"Prokuroria i p\u00ebrgjigjet Ram\u00ebs:IMT Shkod\u00ebr e klasifikoi si kundravajtje administrative"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Shkodr\u00ebs i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur deklaratave t\u00eb kryeministrit Edi Rama lidhur me nj\u00eb nd\u00ebrtim pa leje n\u00eb zon\u00ebn e Thethit.<\/p>\n<p>Prokuroria n\u00eb reagim shkruan se nd\u00ebrtimi nuk ka qen\u00eb pa leje i referuar sipas policis\u00eb s\u00eb shtetit dhe se nuk mund t\u00eb nisej hetim penal, pasi shkelet Kushtetuta.<\/p>\n<p>Nisur nga deklaratat publike t\u00eb b\u00ebra nga Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb komentuar vendimi i nj\u00eb Prokurori t\u00eb Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Shkod\u00ebr, sqarojm\u00eb opinionin publik, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>Vendimi i dat\u00ebs 30.05.2025 i Prokurores zj.Elsa Gjeli \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me nenin 290, pika \u00e7 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ku parashikohet se: \u201cProcedimi penal nuk mund t\u00eb filloj\u00eb kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vep\u00ebr penale ose kur del qart\u00eb q\u00eb fakti nuk ekziston\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, nga vler\u00ebsimi i plot\u00eb i fakteve dhe akteve procedurale, u konstatua se faktet e referuar nga policia e shtetit nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 199\/a t\u00eb Kodit Penal, p\u00ebr arsyen se:<\/p>\n<p>Strukturat e konstatuara dhe q\u00eb jan\u00eb referuar nga policia kan\u00eb q\u00ebn\u00eb kontenjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm pa themele, t\u00eb vendosura mbi pllaka guri, dhe si t\u00eb tilla nuk p\u00ebrmbushin kriteret p\u00ebr t\u00eb konsideruar objekt nd\u00ebrtimi sipas standardeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb ligjin nr. 107\/2014 \u201cP\u00ebr planifikimin dhe zhvillimin e territorit\u201d, i ndryshuar.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Policia, n\u00eb procesverbalin e k\u00ebqyrjes s\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes \u00ebsht\u00eb shprehur se, kontenjer\u00ebt nuk jan\u00eb vendosur mbi bazamente betoni, por kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb vendosura mbi rrasa guri t\u00eb prera.<\/p>\n<p>Sipas nenit 7, pika 3, g\u00ebrma \u201ci\u201d e VKM nr. 408, dat\u00eb 13.05.2015, e ndryshuar, strukturat q\u00eb instalohen p\u00ebr nevoja t\u00eb \u00e7astit dhe\/ose t\u00eb p\u00ebrkohshme, pa themele dhe me materiale t\u00eb \u00e7montueshme, nuk k\u00ebrkojn\u00eb pajisje me leje nd\u00ebrtimi, por vet\u00ebm deklarat\u00eb paraprake.<\/p>\n<p>Vet\u00eb IMT, Bashkia Shkod\u00ebr n\u00eb shkres\u00ebn e saj drejtuar Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore e ka klasifikuar faktin si kund\u00ebrvajtje administrative, jo si vep\u00ebr penale dhe n\u00eb k\u00ebto kushte duhet t\u00eb kishin vepruar institucionet kan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi menaxhimin e territorit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, mungesa e elementit objektiv dhe pasoj\u00ebs penale, sipas analiz\u00ebs s\u00eb zbatuar t\u00eb ligjit, e b\u00ebn t\u00eb pamundur ngritjen e ndjekjes penale dhe Prokurori, si organ kushtetues i pavarur, ka detyrimin ligjor q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb faktet n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, pavar\u00ebsia funksionale e prokurorit garantohet nga Kushtetuta dhe nga ligji nr. 97\/2016 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Prokuroris\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Prokuroria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion kushtetues i pavarur q\u00eb vepron n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, ku \u00e7do vendimarrje procedurale merret mbi baz\u00ebn e fakteve dhe provave t\u00eb administruara, dhe jasht\u00eb \u00e7do ndikimi t\u00eb jasht\u00ebm politik. \u00c7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte ose indirekte n\u00eb vendimmarrjen e nj\u00eb prokurori c\u00ebnon parimin e ndarjes s\u00eb pushteteve t\u00eb sanksionuar n\u00eb nenin 7 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Respektimi i ndarjes s\u00eb pushteteteve \u00ebsht\u00eb themel i funksionimit t\u00eb shtetit demokrati dhe se nd\u00ebrhyrjet e pushtetit ekzekutiv n\u00eb proceset vendimmarr\u00ebse t\u00eb insitucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, qofshin ato edhe p\u00ebrmes komenteve publike, mund t\u00eb p\u00ebrceptohen si presion mbi institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb dhe d\u00ebmtojn\u00eb besimin e qytetar\u00ebve n\u00eb k\u00ebto institucione.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr mosfillimin e procedimit penal nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt vullneti personal, por nj\u00eb akt ligjor, q\u00eb mb\u00ebshtetet mbi rregullat themelore t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs penale materiale dhe procedurale. \u00c7do shqet\u00ebsim institucional duhet t\u00eb adresohet p\u00ebrmes rrug\u00ebve t\u00eb p\u00ebrcaktuara ligjore, dhe jo p\u00ebrmes mesazheve politike publike q\u00eb synojn\u00eb t\u2019i imponohen sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Shteti i s\u00eb drejt\u00ebs nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00ebse prokurori frik\u00ebsohet p\u00ebr \u00e7do vendimmarrje t\u00eb ligjshme q\u00eb mund t\u00eb mos p\u00ebrkoj\u00eb me interesat e pushteteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Prokuroria mbetet e angazhuar p\u00ebr t\u00eb kryer funksionin e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb paanshme dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe ligjin.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/07\/prokuroria-i-pergjigjet-ramesimt-shkoder-e-klasifikoi-si-kundravajtje-administrative\/\">Prokuroria i p\u00ebrgjigjet Ram\u00ebs:IMT Shkod\u00ebr e klasifikoi si kundravajtje administrative<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Shkodr\u00ebs i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur deklaratave t\u00eb kryeministrit Edi Rama lidhur me nj\u00eb nd\u00ebrtim pa leje n\u00eb zon\u00ebn e Thethit. Prokuroria n\u00eb reagim shkruan se nd\u00ebrtimi nuk ka qen\u00eb pa leje i referuar sipas policis\u00eb s\u00eb shtetit dhe se nuk mund t\u00eb nisej hetim penal, pasi shkelet Kushtetuta. Nisur nga deklaratat publike t\u00eb b\u00ebra [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29869","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29869","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29869"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29869\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29869"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29869"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29869"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}