{"id":29865,"date":"2025-07-07T16:51:56","date_gmt":"2025-07-07T16:51:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/07\/mero-baze-rasti-malltezi-ku-spak-dhe-gjkko-ka-prodhuar-me-shume-politike-se-sa-drejtesi\/"},"modified":"2025-07-07T16:51:56","modified_gmt":"2025-07-07T16:51:56","slug":"mero-baze-rasti-malltezi-ku-spak-dhe-gjkko-ka-prodhuar-me-shume-politike-se-sa-drejtesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/07\/mero-baze-rasti-malltezi-ku-spak-dhe-gjkko-ka-prodhuar-me-shume-politike-se-sa-drejtesi\/","title":{"rendered":"Mero Baze: Rasti Malltezi, ku SPAK dhe GJKKO ka prodhuar m\u00eb shum\u00eb politik\u00eb se sa drejt\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i GJKKO p\u00ebr lirimin e Jamarb\u00ebr Malltezit nga arresti sht\u00ebpiak, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i drejt\u00eb, q\u00eb i jep fund arbitraritetit t\u00eb arrestit paraprak, por q\u00eb jep nj\u00eb mesazh t\u00eb keq p\u00ebr standardet me t\u00eb cilat trajtohen personat me ekspozim t\u00eb lart\u00eb politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Me k\u00ebt\u00eb vendim familja Berisha, b\u00ebhet rasti i par\u00eb kur t\u00eb dy t\u00eb akuzuarit mbesin t\u00eb lir\u00eb fal\u00eb betej\u00ebs politike kund\u00ebr SPAK dhe GJKKO, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb n\u00eb fakt nuk duhej t\u00eb ishin arrestuar paraprakisht.<\/p>\n<p>Por lirimi i t\u00eb dy personave t\u00eb akuzuar, p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr penale e cila n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kapje shteti e past\u00ebr dhe q\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb do t\u00eb gjykohet n\u00eb themel me qet\u00ebsi, ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr standardet q\u00eb ka krijuar drejt\u00ebsia e re me personat q\u00eb akuzohen p\u00ebr korrupsion n\u00eb Shqip\u00ebri dhe q\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar \u201cbalancat\u201d politike futen n\u00eb burgje paraprakisht.<\/p>\n<p>Edhe pse nuk kam asnj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb mbroj Ilir Met\u00ebn, pasi jam vet\u00eb pjes\u00eb e atyre q\u00eb kan\u00eb ngritur dyshime serioze p\u00ebr korrupsionin e tij, arrestimi i tij paraprak p\u00ebr gati nj\u00eb vit dhe b\u00ebrja publike e kazusit ndaj tij q\u00eb lidhet me nj\u00eb kart\u00eb krediti t\u00eb p\u00ebrdorur nga ish-gruaja e tij p\u00ebr shpenzime, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast spektakular d\u00ebshtimi jo vet\u00ebm p\u00ebr hetimet, por dhe p\u00ebr mas\u00ebn e arrestit paraprak p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb ka qen\u00eb president, kryeminist\u00ebr dhe kryetar i parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Zot\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe d\u00ebnuar Ilir Met\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb ta arrestosh nj\u00eb her\u00eb ta mbash n\u00eb qeli, ta \u00e7mend\u00ebsh dhe pastaj t\u00eb gjesh fakte rrug\u00ebs p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb dhe p\u00ebr Erion Veliaj. Ai ka kaluar gjasht\u00eb muaj n\u00eb burg, pa asnj\u00eb akuz\u00eb q\u00eb lidhet direkt me t\u00eb p\u00ebr korrupsion, por n\u00ebn dyshimet se biznesmen\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndihmuar p\u00ebr bamir\u00ebsi nj\u00eb fondacion kulturor t\u00eb lidhur me gruan e tij, mund t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfituar leje nd\u00ebrtimi n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb leja e nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb dhe jo nj\u00eb privilegj, p\u00ebrjashto rastet kur ajo \u00ebsht\u00eb abuzive dhe n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>T\u00eb arrestuar t\u00eb tjer\u00eb paraprakisht p\u00ebr akuza p\u00ebr korrupsion si Ilir Beqja apo Arben Ahmetaj, jan\u00eb ende n\u00eb faz\u00eb hetimesh nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb urdhrat p\u00ebr arrestimin e tyre jan\u00eb l\u00ebshuar nj\u00eb vit dhe dy vjet p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e qart\u00eb repressive e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb e nj\u00eb fushate nd\u00ebshkimi politik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb hetimet e SPAK kan\u00eb d\u00ebshmuar nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb thell\u00eb kompetence duke mos kapur asgj\u00eb thelb\u00ebsore n\u00eb historit\u00eb e tyre t\u00eb dyshuara si korruptive dhe duke p\u00ebrfunduar t\u00eb gjitha n\u00eb hetime pronash dhe udh\u00ebtimesh.<\/p>\n<p>Paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb hetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb mbuluar me masa represive dhe propagand\u00eb politike nga zyra e shtypit e SPAK, dhe p\u00ebr t\u2019ua hedhur si ushqim turmave q\u00eb t\u00eb besojn\u00eb te drejt\u00ebsia popullore. Drejt\u00ebsia n\u00eb vetvete nuk ka q\u00ebllim vuajtjen fizike n\u00eb burg, por d\u00ebnimin e krimit dhe korrupsionit sidomos n\u00eb rastet e figurave politike me profil t\u00eb lart\u00eb. Nj\u00eb ish-president apo ish-kryeminist\u00ebr e turp\u00ebron fakti q\u00eb t\u00eb shpallet fajtor p\u00ebr korrupsionin apo vrasje politike dhe jo dit\u00ebt e burgut paraprakisht.<\/p>\n<p>SPAK nuk mund t\u00eb mbuloj\u00eb d\u00ebshtimet e veta duke p\u00ebrdorur zyr\u00ebn e shtypit si G\u00ebbelsi komunikatat e Hitlerit, dhe duke shpikur histori p\u00ebr t\u00eb lumturuar popullin q\u00eb po d\u00ebnon armiqt\u00eb. SPAK duhet t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb prova q\u00eb nd\u00ebshkojn\u00eb abuzuesit dhe jo fletrrufe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur popullin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt lirimi i Arb\u00ebr Malltezit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb duhej t\u00eb ishte marr\u00eb me koh\u00eb, por jo me k\u00ebt\u00eb kosto.<\/p>\n<p>SPAK dhe GJKKO ka prodhuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast m\u00eb shum\u00eb politik\u00eb se sa drejt\u00ebsi duke e b\u00ebr\u00eb familjen Berisha familjen e par\u00eb politike q\u00eb po e fiton betej\u00ebn me drejt\u00ebsin\u00eb jo me avokat por me l\u00ebvizje politike n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo krijon nj\u00eb precedent t\u00eb keq p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare e cila n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr tu dukur e distancuar nga politika, n\u00eb fakt po prodhon m\u00eb shum\u00eb politik\u00eb dhe politizim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb se kur akuzohej v\u00ebrtet q\u00eb kishte lidhje me politik\u00ebn.<\/p>\n<p>Bilanci i sot\u00ebm i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, \u00ebsht\u00eb katastrofik. Tani i bie q\u00eb Sali Berisha dhe Jamarb\u00ebr Malltezi q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr kapje shteti dhe pastrim parash jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb, kurse njer\u00ebz t\u00eb zakonsh\u00ebm q\u00eb akuzohen p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb ardhurash apo akuza dhe m\u00eb qesharake jan\u00eb ende n\u00eb burgje. P\u00ebr m\u00eb sakt\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb njer\u00ebz me profil t\u00eb lart\u00eb politik si Meta, Veliaj, Beqja apo Ahmetaj, tanim\u00eb duhet t\u00eb konsiderohen t\u00eb burgosur se nuk i kan\u00eb mbrojtur sa duhet politikisht partit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb kostoja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb SPAK me k\u00ebrkesat e tij represive dhe GJKKO me noterizmin e tyre po i krijojn\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi si nj\u00eb drejt\u00ebsi e d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>Tani e vetmja gj\u00eb e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00ebse b\u00ebn betej\u00eb politike, n\u00ebse e shan me n\u00ebn\u00eb e bab\u00eb Dumanin apo Irena Gjok\u00ebn, gjykata dor\u00ebzohet dhe b\u00ebn at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnte dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore me Sali Berish\u00ebn dhe dh\u00ebndrrin e vet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, pasi ata po hetohen p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk kan\u00eb \u00e7far\u00eb fshehin m\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ende sillen v\u00ebrdall\u00eb p\u00ebr 21 Janarin dhe G\u00ebrdecin duke b\u00ebr\u00eb sikur nuk e kan\u00eb mendjen q\u00eb jan\u00eb krime t\u00eb pastra vrasjesh dhe korrupsioni madhor nga familja n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Duke prodhuar m\u00eb shum\u00eb politik\u00eb sesa drejt\u00ebsi me vendimet e veta represive dhe paaft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb hetuar thell\u00eb, SPAK dhe GJKKO n\u00eb fakt po \u00e7ojn\u00eb drejt d\u00ebshtimit pik\u00ebrisht objektivin kryesor t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb distanca formale nga politika, por t\u00eb prodhuarit drejt\u00ebsi dhe jo politik\u00eb.\/TEMA <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/mero-baze-rasti-malltezi-ku-spak-dhe-gjkko-ka-prodhuar-me-shume-politike-se-sa-drejtesi\/\">Mero Baze: Rasti Malltezi, ku SPAK dhe GJKKO ka prodhuar m\u00eb shum\u00eb politik\u00eb se sa drejt\u00ebsi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i GJKKO p\u00ebr lirimin e Jamarb\u00ebr Malltezit nga arresti sht\u00ebpiak, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i drejt\u00eb, q\u00eb i jep fund arbitraritetit t\u00eb arrestit paraprak, por q\u00eb jep nj\u00eb mesazh t\u00eb keq p\u00ebr standardet me t\u00eb cilat trajtohen personat me ekspozim t\u00eb lart\u00eb politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Me k\u00ebt\u00eb vendim familja Berisha, b\u00ebhet rasti i par\u00eb kur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29865","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29865","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29865"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29865\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29865"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29865"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29865"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}