{"id":29858,"date":"2025-07-07T16:51:50","date_gmt":"2025-07-07T16:51:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/07\/denar-biba-nen-urdhrat-e-2-drejtoreve-hungareze-te-one-albania-dhe-vodafone-fsheh-raportin-e-hetimit\/"},"modified":"2025-07-07T16:51:50","modified_gmt":"2025-07-07T16:51:50","slug":"denar-biba-nen-urdhrat-e-2-drejtoreve-hungareze-te-one-albania-dhe-vodafone-fsheh-raportin-e-hetimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/07\/denar-biba-nen-urdhrat-e-2-drejtoreve-hungareze-te-one-albania-dhe-vodafone-fsheh-raportin-e-hetimit\/","title":{"rendered":"Denar Biba n\u00ebn urdhrat e 2 drejtor\u00ebve hungarez\u00eb t\u00eb One Albania dhe Vodafone, fsheh raportin e hetimit"},"content":{"rendered":"<p>Dy drejtor\u00ebt me shtet\u00ebsi hungareze q\u00eb drejtojn\u00eb One Albania dhe Vodafone Albania po na zhvasin \u00e7do sekond\u00eb n\u00ebp\u00ebr celular\u00ebt tan\u00eb, me bekimin e kryetarit t\u00eb Autoritetit t\u00eb Konkurrenc\u00ebs, Denar Biba.<\/p>\n<p>Ky i fundit ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb mbuloj\u00eb, jo vet\u00ebm munges\u00ebn e konkurrenc\u00ebs, por edhe vjedhjen e hapur q\u00eb b\u00ebjn\u00eb kompanit\u00eb duke mos zbatuar vendimin e AKEP, q\u00eb i detyron dy kompanit\u00eb t\u00eb ulin \u00e7mimet me 32%.<\/p>\n<p><strong>Ku \u00ebsht\u00eb rezultati i p\u00ebrfundimit t\u00eb hetimit paraprak t\u00eb AK?<\/strong><\/p>\n<p>Debar Biba po fsheh p\u00ebrfundimet dhe po e zvarrit publikimin e raportit p\u00ebr hetimin paraprak t\u00eb Vodafone Albania dhe One Albania. K\u00ebt\u00eb dyshim e bazojm\u00eb n\u00eb faktin se n\u00eb dat\u00ebn 29 prill 2025 ishte afati i fundit i dor\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebtij raporti n\u00eb Komisionin e Autoritetit t\u00eb konkurrenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb dokumenti zyrtar q\u00eb sh\u00ebnon hapjen e hetimit paraprak mbi kompanin\u00eb <strong>One Albania<\/strong> dhe <strong>Vodafone Albania. <\/strong><\/p>\n\n<p>Data e protokolluar e vendimit t\u00eb komisionit t\u00eb konkurrenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb 29 janar 2025. Ligji e detyron AK t\u00eb p\u00ebrmbyll\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimit brenda 3 muajve dhe t\u00eb dal\u00eb me vendim p\u00ebr vazhdim t\u00eb hetimeve apo mbylljen e tyre.<\/p>\n\n<p>N\u00eb dokumentin e m\u00ebsip\u00ebrm t\u00eb firmosur nga kryetari Denar Biba, tregohet se raporti hetimor duhet dor\u00ebzuar jo m\u00eb von\u00eb se 3 muaj nga kjo dat\u00eb. Pra n\u00eb 29 prill 2025, Biba duhet t\u00eb njoftonte zyrtarisht n\u00ebse po na vjedhin dy kompanit\u00eb p\u00ebrmes duopolit ose gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull.<\/p>\n<p>Deri tani nuk ka asnj\u00eb njoftim publik mbi k\u00ebt\u00eb hetim. Nga burime t\u00eb brendshme t\u00eb AK m\u00ebsojm\u00eb se raporti hetimor \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Sekretarin\u00eb e Autoritetit t\u00eb Konkurrenc\u00ebs, qysh para dy muajsh, por nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rendin e dit\u00ebs. Pse e fsheh Biba k\u00ebt\u00eb raport? A \u00ebsht\u00eb e koordinuar kjo zvarritje me nevojat e dy kompanive p\u00ebr t\u00eb menaxhuar dhe mbuluar zhvatjen q\u00eb po i b\u00ebhet aktualisht konsumatorit shqiptar?<\/p>\n<p><strong>Biba i heton ankesat e qytetar\u00ebve pas 3 vjet\u00ebve?!<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto hetime p\u00ebrshijn\u00eb, sipas vendimit, periudh\u00ebn nga 1 janar 2022 deri n\u00eb 31 dhjetor 2024. Pra, AK e Bib\u00ebs \u201cheton\u201d n\u00eb vitin 2022, \u00a0qytetar\u00ebt ankohen tani se paketat e t\u00eb dy kompanive jan\u00eb si dy pika uji t\u00eb ngjashme, se t\u00eb dy subjektet mashtrojn\u00eb me \u201cinternet pa limit\u2019, me shpejt\u00ebsi 5G, nuk i ulin \u00e7mimet pavar\u00ebsisht vendimit t\u00eb AKEP q\u00eb i nxjerr kostot e tyre 32% m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Po ku ka qen\u00eb AK k\u00ebto 3 vjet, q\u00eb u zgjua tani?<\/p>\n<p>Ne kemi dyshime, se ky hetim i Bib\u00ebs \u00ebsht\u00eb kurdisur p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar One Albania dhe Vodafone Albania nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr moszbatimin e vendimeve t\u00eb AKEP.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga disa ankesa t\u00eb paraqitura pran\u00eb Autoritetit t\u00eb Konkurrenc\u00ebs mbi rritjen e \u00e7mimit t\u00eb paketave me parapages\u00eb nga nd\u00ebrmarrja Vodafone Albania SHA, si dhe t\u00eb ankesave n\u00eb vijim gjat\u00eb viti 2024 p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen One Albania SHA, Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs realizoi nj\u00eb monitorim n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg, i cili konsistoi n\u00eb vler\u00ebsimin e sjelljes s\u00eb nd\u00ebrmarrjes Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA\u201d, kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebnisja e hetimit sipas AK.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, diku tjet\u00ebr fle lepuri. Nj\u00eb institucion tjet\u00ebr, AKEP i ka kapur dy kompanit\u00eb me presh n\u00eb dor\u00eb. Kjo pasqyrohet n\u00eb raportin e AKEP t\u00eb vitit 2023, t\u00eb cilit i referohet edhe vendimi AK p\u00ebr nisjen e hetimit.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, AKEP konstaton shtrenjtimin e paketave t\u00eb dy kompanive celulare n\u00eb baz\u00eb t\u00eb \u201cinflacionit\u201d. \u00c7do vit, n\u00eb 1 prill \u00e7mimi i paketave indeksohet sipas rritjes s\u00eb inflacionit.<\/p>\n<p>Vet\u00eb One Albania e ka informuar Denar Bib\u00ebn m\u00eb 13 mars 2024 me shkres\u00ebn me protokoll 211\/1, se ka p\u00ebrdit\u00ebsuar kushtet dhe termat e kontratave t\u00eb telefonis\u00eb fikse dhe celulare, duke p\u00ebrcaktuar nj\u00eb klauzol\u00eb mbi indeksimin e \u00e7mimit t\u00eb pajtimtar\u00ebve, sipas indeksit t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb Konsumit, bazuar tek INSTAT.<\/p>\n<p>Ky rregull i l\u00eb qytetar\u00ebt n\u00eb pasiguri juridike dhe n\u00ebn \u00a0arbitraritetin e dy kompanive. Kjo nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr hetim se e ka konstatuar AKEP, q\u00eb \u00ebsht\u00eb institucion zyrtar.<\/p>\n<p><strong>AKEP k\u00ebrkon uljen e \u00e7mimeve, Biba b\u00ebn avokatin e Duopolit<\/strong><\/p>\n<p>Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka vendosur uljen e tarifave t\u00eb terminimit n\u00eb rrjetet celulare, duke filluar nga muaji tetor 2024.<\/p>\n<p>Tarifat e terminimit jan\u00eb tarifat q\u00eb operator\u00ebt i paguajn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit p\u00ebr thirrjet q\u00eb kryhen drejt rrjeteve respektive dhe rregullimi i k\u00ebtyre tarifave \u00ebsht\u00eb instrumenti kryesor i rregullimit t\u00eb tregjeve t\u00eb komunikimeve elektronike nga autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb analiz\u00ebn e tregut, AKEP ka shpallur p\u00ebrs\u00ebri si Operator\u00eb me Fuqi t\u00eb Ndjeshme (OFNT) n\u00eb tregun p\u00ebrkat\u00ebs me shumic\u00eb t\u00eb terminimit t\u00eb thirrjeve komb\u00ebtare p\u00ebr operator\u00ebt celular\u00eb One Albania dhe Vodafone Albania. Pra, AKEP tregon \u201cujkun\u201d, Denari i AK-s\u00eb thot\u00eb \u201cja gjurma\u201d.<\/p>\n<p>AKEP ka vendosur q\u00eb tarifa maksimale e terminimit t\u00eb thirrjeve komb\u00ebtare n\u00eb rrjetet celulare t\u00eb Vodafone Albania dhe One Albania t\u00eb ulet nga niveli aktual prej 1.1 lek\u00eb\/minut\u00eb n\u00eb 1.02 lek\u00eb\/minut\u00eb n\u00eb 1 tetor 2024, n\u00eb 0.89 lek\u00eb\/minut\u00eb n\u00eb 1 prill 2025 dhe p\u00ebrfundimisht n\u00eb 0.75 lek\u00eb\/minut\u00eb n\u00eb 1 tetor 2025.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, afatet e aplikimit t\u00eb uljeve t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuara t\u00eb tarifave t\u00eb terminimit jan\u00eb shtyr\u00eb krahasuar me propozimet q\u00eb ishin paraqitur n\u00eb analiz\u00ebn e tregut, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Sipas propozimeve fillestare, uljet e tarifave duhet t\u00eb zbatoheshin p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb 1 mars 2024, 1 shtator 2024 dhe p\u00ebrfundimisht n\u00eb 0.75 lek\u00eb\/minut\u00eb n\u00eb 1 mars 2025.<\/p>\n<p>N\u00eb komentet e tyre gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb konsultimit publik, t\u00eb dy operator\u00ebt, Vodafone Albania dhe One Albania kishin k\u00ebrkuar nj\u00eb shtrirje m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb uljes n\u00eb kosto t\u00eb tarifave t\u00eb terminimit. Vodafone Albania kishte propozuar q\u00eb ulja e tarifave t\u00eb niste n\u00eb prill 2024 dhe t\u00eb arrinte gradualisht nivelin prej 0.75 lek\u00eb p\u00ebr minut\u00eb n\u00eb prill 2027.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa One Albania propozonte q\u00eb ulja t\u00eb fillonte n\u00eb janar 2025 dhe t\u00eb shtrihej n\u00eb koh\u00eb deri n\u00eb janar 2027.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i \u00e7uar tarifat n\u00eb kosto, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe detyra e AKEP, tarifat e terminimit t\u00eb thirrjeve duhet t\u00eb ulen me rreth 32%.<\/p>\n<p>Orientimi n\u00eb kosto i tarifave me shumic\u00eb vler\u00ebsohet si m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nj\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb ndershme mes operator\u00ebve n\u00eb tregun me pakic\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb, p\u00ebr vendosjen e tarifave t\u00eb terminimit t\u00eb thirrjeve komb\u00ebtare AKEP \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb metod\u00ebn benchmark t\u00eb mesatarizimit t\u00eb tarifave t\u00eb aplikuara n\u00eb vendet e BEREC (Trupa e Rregullator\u00ebve Europian\u00eb t\u00eb Komunikimeve Elektronike). Megjith\u00ebse dokumenti me kostot e matura u miratua qysh n\u00eb vitin 2021, ulja e p\u00ebrshkall\u00ebzuar e tarifave n\u00eb kosto ngeli pezull p\u00ebr af\u00ebrsisht tre vjet.<\/p>\n<p>Deri tani nuk ka asnj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb reflektimit t\u00eb uljes s\u00eb \u00a0\u00e7mimeve tek konsumatori. N\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb ka hyr\u00eb tashm\u00eb Denar Biba q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb sfumoj\u00eb dhe relativizoj\u00eb me an\u00eb t\u00eb \u201chetimit\u201d analizat e tregut q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb AKEP.<\/p>\n<p>Biba \u00ebsht\u00eb pro duopolit t\u00eb k\u00ebtyre kompanive dhe k\u00ebt\u00eb e ka deklaruar publikisht m\u00eb 29 maj 2023. Kreu i konkurrenc\u00ebs Denar Biba deklaroi se aktualisht tregu i telefonis\u00eb celulare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb duopol ku operojn\u00eb vet\u00ebm dy kompani celulare.<\/p>\n<p>\u201cKa tregje q\u00eb jan\u00eb qart\u00ebsisht oligopole. Mir\u00eb ose keq legjislacioni yn\u00eb nuk e ndalon k\u00ebt\u00eb. Tregu i telefonis\u00eb celulare \u00ebsht\u00eb aktualisht nj\u00eb duopol. Mbret\u00ebria e Bashkuar ka vet\u00ebm tre operator\u00eb celular\u00eb dhe ka 64 milion banor\u00eb. Kur ata kaluan nga 4 n\u00eb 3, kompanit\u00eb e interesuara e \u00e7uan \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Gjykat\u00ebn e Luksenburgut e cila tha: Ju nuk mund t\u00eb ndaloni t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ata marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb ruajn\u00eb disa element\u00eb t\u00eb konkurrenc\u00ebs,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Pra ky hetim q\u00eb ka nisur AK, \u00ebsht\u00eb sa p\u00ebr sy e faqe, sepse rezultati \u201cBiba\u201d do t\u00eb thuret si\u00e7 e duan dy drejtor\u00ebt hungarez\u00eb.<\/p>\n<p><strong>One dhe Vofafone po zhvasin klient\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit klient\u00ebt kan\u00eb mbushur me ankesa kompanin\u00eb telefonike se po i vjedhin duke mos u dh\u00ebn\u00eb sh\u00ebrbimin e domosdosh\u00ebm t\u00eb internetit.<\/p>\n<p>Dhjet\u00ebra abonent\u00eb t\u00eb ONE kan\u00eb denoncuar rrjetet sociale nd\u00ebrprerjen e internetit n\u00eb telefon prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaji, edhe pse paguajn\u00eb p\u00ebr plane pa limit si Ultra150.<\/p>\n<p>Ata thon\u00eb se sh\u00ebrbimi ndaj klientit nuk jep zgjidhje dhe i kalon ankesat tek nj\u00eb \u201cdepartament\u201d q\u00eb raporton se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb raportohet se po ndodh edhe me klient\u00ebt me numrin me kontrat\u00eb tek kjo kompani, t\u00eb cil\u00ebt paguajn\u00eb nj\u00eb tarif\u00eb fikse prej 18 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb muaj dhe interneti n\u00eb telefon nuk i funksionon.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, qysh nga fundi i vitit t\u00eb kaluar, One dhe Vodafone pretendojn\u00eb se kan\u00eb futur rrjetin 5G n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjith\u00e7ka do ishte krejt normale sikur rrjeti i telefonis\u00eb celulare t\u00eb ofronte sh\u00ebrbimet dhe tarifat me standardet q\u00eb pretendojn\u00eb. Por qytetar\u00ebt jan\u00eb shumic\u00ebn e koh\u00ebs t\u00eb pak\u00ebnaqur me paketat q\u00eb shkurtohen n\u00eb koh\u00eb dhe sasi interneti. Dhe t\u00eb gjitha i shpjegon situata q\u00eb kompania Vodafon dhe One jan\u00eb duopol. Ato bien dakord p\u00ebr tarifat duke shmangur konkurrenc\u00ebn e duke zhvatur konsumatorin q\u00eb nuk ka mund\u00ebsi tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb zgjedhur.<\/p>\n<p>Me vendimet nr. 29 dhe nr. 30, t\u00eb dat\u00ebs 25 n\u00ebntor 2024, K\u00ebshilli Drejtues i AKEP-it miratoi dh\u00ebnien e autorizimeve individuale p\u00ebr p\u00ebrdorimin e frekuencave n\u00eb brezin 3,5 GHz p\u00ebr sip\u00ebrmarr\u00ebsit e komunikimeve elektronike ONE Albania sh.a\u00a0 dhe Vodafone Albania sh.a.<\/p>\n<p>Sip\u00ebrmarr\u00ebsi ONE Albania sh.a merr n\u00eb p\u00ebrdorim 120 MHz n\u00eb brezin e frekuencave 3420-3540 MHz (spekt\u00ebr i pa\u00e7iftuar), nd\u00ebrsa Vodafone Albania sh.a merr n\u00eb p\u00ebrdorim po 120 MHz n\u00eb brezin 3680-3800 MHz, spekt\u00ebr i pa\u00e7iftuar. Kjo u b\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb aplikimit t\u00eb teknologjis\u00eb 5G.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb kemi internet 5G n\u00ebp\u00ebr telefona, dy kompanit\u00eb na japin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb sasi t\u00eb limituara brenda t\u00eb nj\u00ebjtit \u00e7mim t\u00eb paketave.<\/p>\n<p><strong>Kush jan\u00eb 2 hungarez\u00ebt q\u00eb po i stresojn\u00eb pajtimtar\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Kur nuk kemi internet nga kompania One Albania, p\u00ebrgjigja e ankes\u00ebs na vjen nga Rusia. Kjo skem\u00eb mashtrimi menaxhohet nga kompani satelit\u00eb me lidhje direkte n\u00eb Rusi, si \u201cLimited Company IT Prospekt\u201d dhe platforma \u201cChat2Desk\u201d, q\u00eb operon nga Sh\u00ebn Petersburgu, n\u00eb adres\u00ebn: 9 ulica Raynochinnaya, office 306, Saint Petersburg, Russian Federation. One Albania, nd\u00ebrsa reklamon sh\u00ebrbim cil\u00ebsor, nuk zbaton detyrimet kontraktuale, por p\u00ebrdor klauzola t\u00eb fshehta, mashtrime teknike dhe nd\u00ebrpret sh\u00ebrbimet sipas d\u00ebshir\u00ebs, duke zbatuar nj\u00eb model mafioz t\u00eb zhvatjes.<\/p>\n<p>Pas ONE Albania q\u00ebndron nj\u00eb zinxhir kompanish dhe individ\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb pastrim parash, afera korruptive dhe lidhje me krimin. N\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij rrjeti \u00ebsht\u00eb hungarezi Gell\u00e9rt Zolt\u00e1n J\u00e1szai, ortak i ngusht\u00eb i kryeministrit Viktor Orb\u00e1n dhe prestnom\u00eb i oligark\u00ebve t\u00eb Putinit. J\u00e1szai \u00ebsht\u00eb i skeduar p\u00ebr afera financiare n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 10 shtete, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Fillimisht, kompania Telekom Albania (ish-AMC), ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb grupit greko-gjerman OTE, por n\u00eb vitin 2019 u shk\u00ebmbye p\u00ebr vet\u00ebm 50 milion\u00eb euro me kompanin\u00eb Albania Telecom Invest AD, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bullgarit Spas Roussev dhe shqiptaro-bullgarit Elvin Guri. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Telekom kishte fitime t\u00eb pashp\u00ebrndara prej 352 milion\u00eb eurosh. Pra, u ble p\u00ebr nj\u00eb fraksion t\u00eb vler\u00ebs reale.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2003, pas nj\u00eb tentative p\u00ebr vrasjen e Todorovit, n\u00eb makin\u00ebn e tij u gjet nj\u00eb foto q\u00eb e lidhte Roussevin me figurat m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb mafies bullgare. K\u00ebta emra, q\u00eb luheshin n\u00eb jahtet e luksit dhe korridoret e pushtetit t\u00eb Sofjes, sot vendosin tarifat e internetit dhe fatin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 2022, kompania hungareze 4iG, e kontrolluar nga Gell\u00e9rt Zolt\u00e1n J\u00e1szai, mori zyrtarisht kontrollin e One Albania, duke bler\u00eb 100% t\u00eb aksioneve t\u00eb Albania Telecom Invest AD. 4iG \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb krahu teknologjik i interesave hungarezo-ruse n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike komb\u00ebtare dhe integritetin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n<p>Tam\u00e1s T\u00e1bori, Z\u00ebvend\u00ebs CEO i Grupit 4iG p\u00ebr Strategjin\u00eb e Telekomunikacionit, \u00ebsht\u00eb drejtor ekzekutiv interim i One Albania, qysh nga 20 qershor 2025. Ish-CEO i kompanis\u00eb Brano Djurovic do t\u00eb vazhdoj\u00eb karrier\u00ebn e tij n\u00eb deg\u00ebn e 4iG-s\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, ku do t\u00eb mbaj\u00eb detyr\u00ebn e drejtorit ekzekutiv.<\/p>\n<p>T\u00e1bori iu bashkua Grupit 4iG n\u00eb vitin 2022 si CEO i kompanis\u00eb s\u00eb telekomunikacionit DIGI dhe n\u00eb shkurt t\u00eb 2023 ai u pozicionua si z\u00ebvend\u00ebs CEO i One Hungary (n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i njohur si Vodafone Hungary), ku mbik\u00ebqyri integrimin e nj\u00ebsive t\u00eb biznesit p\u00ebr klient\u00ebt e t\u00eb dy kompanive. N\u00eb korrik 2024, ai u em\u00ebrua z\u00ebvend\u00ebs drejtor ekzekutiv p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr strategjin\u00eb e telekomunikacionit n\u00eb 4iG. M\u00eb par\u00eb, ai ka punuar n\u00eb Vodafone Hungary.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, qysh nga 6 n\u00ebntori i vitit 2023, n\u00eb krye t\u00eb Vodafone Albania \u00ebsht\u00eb vendosur hungarezi Balazs Revesz. N\u00eb vitin 2015, Revesz filloi pun\u00eb n\u00eb Vodafone Hungary, si Drejtor i Marketingut, m\u00eb von\u00eb Drejtor i Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Biznesit t\u00eb Konsumatorit dhe Z\u00ebvend\u00ebsdrejtor Ekzekutiv.<\/p>\n\n<p>Koincidenc\u00eb n\u00eb biznes nuk ka. Dy hungarez\u00ebt kuptohen mir\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka, por n\u00eb kurriz t\u00eb konsumator\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/denar-biba-nen-urdhrat-e-2-drejtoreve-hungareze-te-one-albania-dhe-vodafone-fsheh-raportin-e-hetimit\/\">Denar Biba n\u00ebn urdhrat e 2 drejtor\u00ebve hungarez\u00eb t\u00eb One Albania dhe Vodafone, fsheh raportin e hetimit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy drejtor\u00ebt me shtet\u00ebsi hungareze q\u00eb drejtojn\u00eb One Albania dhe Vodafone Albania po na zhvasin \u00e7do sekond\u00eb n\u00ebp\u00ebr celular\u00ebt tan\u00eb, me bekimin e kryetarit t\u00eb Autoritetit t\u00eb Konkurrenc\u00ebs, Denar Biba. Ky i fundit ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb mbuloj\u00eb, jo vet\u00ebm munges\u00ebn e konkurrenc\u00ebs, por edhe vjedhjen e hapur q\u00eb b\u00ebjn\u00eb kompanit\u00eb duke mos zbatuar vendimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29858","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29858","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29858"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29858\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29858"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29858"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29858"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}