{"id":29851,"date":"2025-07-07T15:50:45","date_gmt":"2025-07-07T15:50:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/07\/cudirat-e-rilindjes-pensionisti-nga-terpani-behet-pronar-i-koncesionit-60-milione-euro-ne-portin-e-vlores\/"},"modified":"2025-07-07T15:50:45","modified_gmt":"2025-07-07T15:50:45","slug":"cudirat-e-rilindjes-pensionisti-nga-terpani-behet-pronar-i-koncesionit-60-milione-euro-ne-portin-e-vlores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/07\/cudirat-e-rilindjes-pensionisti-nga-terpani-behet-pronar-i-koncesionit-60-milione-euro-ne-portin-e-vlores\/","title":{"rendered":"\u00c7udirat e Rilindjes\/ Pensionisti nga T\u00ebrpani b\u00ebhet pronar i koncesionit 60 milion\u00eb euro n\u00eb Portin e Vlor\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Pasi fali portin ekzistues t\u00eb Vlor\u00ebs p\u00ebr 1 euro tek kompania Brunes e Gerond \u00c7el\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar aty nj\u00eb resort dhe port jahtesh, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2021, qeveria shqiptare shpalli tenderin p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me koncesion nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri tregtar t\u00eb Vlor\u00ebs. Zona e caktuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri t\u00eb mallrave dhe pasagjer\u00ebve ishte Triporti, aty ku gjendej porti i Peshkimit.<\/p>\n<p>Sipas projektit, skema e p\u00ebrzgjedhur e koncesionit ishte ajo e nd\u00ebrtimit t\u00eb portit me para nga privati dhe m\u00eb pas qeveria do ta shlyente me k\u00ebste p\u00ebr disa vjet. Tenderi u zhvillua n\u00eb 17 shtator po t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb gar\u00eb u paraqit\u00ebn 3 oferta. Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb shpalli fituese ofert\u00ebn e nj\u00eb bashkimi t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej 5 kompanish. Ato ishin Agbes Construction me 33 p\u00ebr qind, Besta me 30 p\u00ebr qind, Arconstudio me 25, Ite Group me 8 p\u00ebr qind dhe Premium Construction &amp; Maintenance me 5 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Sipas ofert\u00ebs, ky bashkim kompanish do t\u00eb nd\u00ebrtonin portin e ri tregtar t\u00eb Vlor\u00ebs me parat\u00eb e tyre dhe n\u00eb k\u00ebmbim qeveria do t\u2019u paguante me 59 milion\u00eb euro me k\u00ebste p\u00ebr 7 vjet, menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n\n<h4><strong>Pagesat e koncesionit<\/strong><\/h4>\n<p>Kontrata e koncesionit mes ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe bashkimit t\u00eb kompanive fituese u n\u00ebnshkrua n\u00eb 29 prill t\u00eb vitit 2022 dhe sipas anekseve t\u00eb saj, kompanit\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtonin portin brenda nj\u00eb afati prej 36 muajsh ose 3 vjet.<\/p>\n<h4><strong>Koncesioni 60 milion\u00eb euro u shit p\u00ebr 100 mij\u00eb euro<\/strong><\/h4>\n<p>Nj\u00eb muaj pas firmosjes s\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare 5 kompanit\u00eb e shpallura fituese krijuan shoq\u00ebrin\u00eb e posa\u00e7me (SPV), e cila do t\u00eb ishte koncesionarja e nd\u00ebrtimit t\u00eb Portit t\u00eb ri Tregtar t\u00eb Vlor\u00ebs. Vlora Harbor Construction and Maintanance u themelua si shoq\u00ebri me q\u00ebllim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb maj t\u00eb vitit 2022 me pronar\u00eb 5 kompanit\u00eb q\u00eb ishin shpallur fituese. Por sapo u themelua shoq\u00ebria e ve\u00e7ant\u00eb nis\u00ebn marifetet.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr muaj pas themelimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb koncesionare filloi ndryshimi i pronar\u00ebve t\u00eb koncesionit. N\u00eb 28 shtator t\u00eb vitit 2022, shoq\u00ebria Agbes Construction, e cila ishte dhe aksionerja m\u00eb e madhe e koncesionit 60 milion\u00eb eurosh me 33 p\u00ebr qind, i shiti kuotat e saj p\u00ebr 100 mij\u00eb euro. Bler\u00ebsi ishte shoq\u00ebria Premium Construction &amp; Maintenance.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb muaj e pak m\u00eb pas largohet dhe nj\u00eb tjet\u00ebr aksioner. Arconstudio i shiti 25 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve q\u00eb zot\u00ebronte n\u00eb koncesionin e Portit t\u00eb ri Tregtar t\u00eb Vlor\u00ebs p\u00ebr 2 500 euro. Bler\u00ebsi ishte s\u00ebrish Premium Construction &amp; Maintenance.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb von\u00eb ik\u00ebn dhe aksioneri i tret\u00eb i madh. N\u00eb 23 n\u00ebntor 2022, Besta i shiti 30 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve t\u00eb saj tek koncesioni i Portit p\u00ebr 3 mij\u00eb euro. Bler\u00ebsi ishte po Premium Construction &amp; Maintenance, e cila me tre blerjet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme u b\u00eb pronare e 92 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve t\u00eb koncesionit 60 milion\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim total blerje prej 105 mij\u00eb e 500 euro.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht tashm\u00eb pronar\u00eb t\u00eb koncesionit mbet\u00ebn Premium Construction &amp; Maintenance me 92 p\u00ebr qind dhe ITE Group me 8 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p><strong>Pensionisti b\u00ebhet pronar<\/strong><br \/>\nNga t\u00eb pesta kompanit\u00eb q\u00eb u shpall\u00ebn fituese si joint-venture n\u00eb koncesionin e Portit, Premium Construction &amp; Maintenance ishte ajo nuk plot\u00ebsonte asnj\u00eb kusht p\u00ebr t\u00eb fituar, qofte edhe nj\u00eb kontrat\u00eb publike t\u00eb vog\u00ebl, jo m\u00eb nj\u00eb koncesion 60 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>E themeluar vet\u00ebm dy muaj p\u00ebrpara tenderit t\u00eb koncesionit, sakt\u00ebsisht n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2021, Premium Construction &amp; Maintenance kishte nj\u00eb kapital prej 10 mij\u00eb lek\u00ebsh dhe aksionet e saj zot\u00ebroheshin nga Hektor Agalliu, nj\u00eb pensionist i lindur n\u00eb T\u00ebrpan t\u00eb Beratit dhe banues n\u00eb Dimal.<\/p>\n\n<h4><strong>Themelimi i Premium Construction &amp; Maintenance<\/strong><\/h4>\n<p>Sipas dokumentave t\u00eb konsultuara nga Kapitali, gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit zoti Agalliu ka punuar si magazinier pran\u00eb kompanis\u00eb Salillari. Befas ai e pa veten pronar t\u00eb nj\u00eb koncesioni 60 milion\u00eb euro.<\/p>\n<h4><strong>Porti ngelet rrug\u00ebve<\/strong><\/h4>\n<p>Shitja e kuotave t\u00eb nj\u00eb koncesioni vet\u00ebm disa muaj pas tenderit praktikisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7montim korruptiv i t\u00eb gjith\u00eb procedur\u00ebs konkurruese. Kur qeveria shpall tender p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb vepre, pjes\u00eb e dokumentave t\u00eb tenderit jan\u00eb dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kriteresh, q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbushen nga kompanit\u00eb fituese.<\/p>\n<p>Por kur fituesi ndryshon pas tenderit, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr \u00e7mime qesharake, at\u00ebher\u00eb kriteret kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dhe bashk\u00eb me t\u00eb edhe tenderi. Nuk dihet n\u00ebse ministria e Infrastruktur\u00ebs i ka miratuar shitjet e dyshimta t\u00eb aksioneve dhe largimin e kompanive fituese nga koncesioni. Por ajo q\u00eb dihet, \u00ebsht\u00eb se zoti Agalliu nuk p\u00ebrmbushte asnj\u00eb kriter p\u00ebr t\u00eb fituar tenderin dhe nuk kishte asnj\u00eb lek p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar Portin.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb rritjet e m\u00ebdha t\u00eb pensioneve q\u00eb trumbeton kryeministri, Shqip\u00ebria nuk e ka arritur akoma stadin ku pensionist\u00ebt t\u00eb financojn\u00eb koncesione miliona eurosh. Ndoshta do ta arrij\u00eb me vizionin Shqip\u00ebria 2030, por kjo mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb.<\/p>\n<p>Sapo shtiu n\u00eb dor\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e koncesionit, shoq\u00ebria Premium Construction &amp; Maintenance i la kuotat e saj peng dhe bashk\u00eb me to edhe koncesionin pran\u00eb Tirana Bank, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb kredi prej 7 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, edhe pse duhet t\u00eb p\u00ebrfundonte brenda tre vitesh, porti i ri tregtar i Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb akoma n\u00eb let\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Porti ekzistues shkallmohet dita dit\u00ebs p\u00ebr t\u2019u ngritur kullat e Gerond Me\u00e7es dhe Vlora Marina.<\/p>\n\n<h4><strong>Porti ka ngelur ne leter<\/strong><\/h4>\n<p>Kjo po materalizon nj\u00eb rrezik t\u00eb ri, q\u00eb ishte paralajm\u00ebruar m\u00eb par\u00eb si n\u00eb Vlor\u00eb ashtu dhe n\u00eb Durr\u00ebs. L\u00ebnien e dy qytetareve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha portuale t\u00eb vendit pa port. P\u00ebr shkak t\u00eb marifeteve me sheik\u00eb dhe pensionist\u00eb q\u00eb b\u00ebn qeveria.<\/p>\n<p>\/<strong><a href=\"https:\/\/www.kapitali.al\/cudirat-e-rilindjes-pensionisti-nga-terpani-behet-pronar-i-koncesionit-60-milione-euro-ne-portin-e-vlores\/\">Kapitali.al<\/a><\/strong>\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/cudirat-e-rilindjes-pensionisti-nga-terpani-behet-pronar-i-koncesionit-60-milione-euro-ne-portin-e-vlores\/\">\u00c7udirat e Rilindjes\/ Pensionisti nga T\u00ebrpani b\u00ebhet pronar i koncesionit 60 milion\u00eb euro n\u00eb Portin e Vlor\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi fali portin ekzistues t\u00eb Vlor\u00ebs p\u00ebr 1 euro tek kompania Brunes e Gerond \u00c7el\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar aty nj\u00eb resort dhe port jahtesh, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2021, qeveria shqiptare shpalli tenderin p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me koncesion nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri tregtar t\u00eb Vlor\u00ebs. Zona e caktuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29851","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29851","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29851"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29851\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29851"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29851"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29851"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}