{"id":29831,"date":"2025-07-07T13:51:34","date_gmt":"2025-07-07T13:51:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/07\/behar-cukaj-i-bolv-oil-pjese-e-vjedhjes-se-bankers-me-fatura-fiktive\/"},"modified":"2025-07-07T13:51:34","modified_gmt":"2025-07-07T13:51:34","slug":"behar-cukaj-i-bolv-oil-pjese-e-vjedhjes-se-bankers-me-fatura-fiktive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/07\/behar-cukaj-i-bolv-oil-pjese-e-vjedhjes-se-bankers-me-fatura-fiktive\/","title":{"rendered":"Behar \u00c7ukaj i \u201cBolv Oil\u201d, pjes\u00eb e vjedhjes s\u00eb \u201cBankers\u201d me fatura fiktive"},"content":{"rendered":"<div class=\"elementor-element elementor-element-7b57b365 elementor-widget elementor-widget-theme-post-content\">\n<div class=\"elementor-widget-container\">\n<p>Nj\u00eb hetim i thelluar i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit ka zbuluar at\u00eb q\u00eb ekspert\u00ebt e konsiderojn\u00eb si vjedhjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar: Kompania \u201cBankers Petroleum\u201d, gjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 20 viteve t\u00eb operimit n\u00eb Shqip\u00ebri, ka p\u00ebrfituar rreth 5.5 miliard\u00eb euro nga shitja e naft\u00ebs shqiptare, duke shmangur detyrimet tatimore n\u00ebp\u00ebrmjet skemave kriminale me faturime fiktive dhe fryrje shpenzimesh.<\/p>\n<p>Sipas akt-akuzave t\u00eb ngritura, Bankers ka deklaruar 117 milion\u00eb euro humbje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka gjeneruar fitime kolosale. P\u00ebrmes manipulimit t\u00eb bilanceve, kompania jo vet\u00ebm q\u00eb ka shmangur tatimet, por ka p\u00ebrfituar edhe dhjet\u00ebra milion\u00eb euro nga buxheti i shtetit n\u00eb form\u00ebn e rimbursimeve fiktive t\u00eb TVSH-s\u00eb.<\/p>\n<h4><strong>Skema kriminale: Nga Bankers tek \u201custallar\u00ebt\u201d vendas<\/strong><\/h4>\n<p>Bankers nuk ka vepruar vet\u00ebm. Ajo ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb rrjet t\u00eb ngjeshur bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh, q\u00eb p\u00ebrfshin biznesmen\u00eb shqiptar\u00eb me rekorde t\u00eb err\u00ebta dhe lidhje t\u00eb forta politike, institucione shtet\u00ebrore q\u00eb mbyll\u00ebn syt\u00eb dhe nj\u00eb sistem t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb legalizuar grabitjeje.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj skeme \u00ebsht\u00eb Behar \u00c7ukaj, pronar i kompanis\u00eb s\u00eb naft\u00ebs Bolv Oil, i cili rezulton p\u00ebrfitues i dhjet\u00ebra kontratave t\u00eb dyshimta me Bankers. Sipas raportit hetimor, vet\u00ebm n\u00eb vitin 2011, Bankers i ka kaluar Bolv Oil mbi 10 milion\u00eb euro p\u00ebr \u201csh\u00ebrbime transporti\u201d, nj\u00eb faturim i dyshimt\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb fryr\u00eb shpenzimet dhe shmangur tatimin mbi fitimin.<\/p>\n<p>Bolv Oil, me administrator Agron Bulkun, t\u00eb njohur si \u201cmjesht\u00ebr i tenderave\u201d, \u00ebsht\u00eb skeduar nga Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs p\u00ebr krijimin e monopoleve. P\u00ebrve\u00e7 hidrokarbureve, \u00c7ukaj ka investuar n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si nd\u00ebrtimi, arsimi privat, prodhimi i bitumit, dhe ruajtja fizike.<\/p>\n<p>Por \u00c7ukaj nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn skem\u00eb figuron edhe kompania Albstar, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Idajet Ismailajt, nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr i lidhur me vjedhjen sistematike t\u00eb fondeve publike p\u00ebrmes tenderave dhe projekteve fiktive. Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2011, Albstar ka marr\u00eb 22 milion\u00eb euro nga Bankers, gjithashtu p\u00ebr \u201csh\u00ebrbime\u201d q\u00eb kan\u00eb ngritur alarmin e autoriteteve.<\/p>\n<h4><strong>AKBN dhe mashtrimi me 247 milion\u00eb dollar\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p>Agjencia Komb\u00ebtare e Burimeve Natyrore (AKBN), institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e kontrat\u00ebs me Bankers, n\u00eb nj\u00eb raport auditimi p\u00ebr vitin 2011, zbuloi se pjesa m\u00eb e madhe e shpenzimeve t\u00eb deklaruara nga Bankers ishin t\u00eb parregullta dhe fiktive.<\/p>\n<p>Sipas raportit, kompania kishte sajuar 247 milion\u00eb dollar\u00eb shpenzime, duke shmangur pages\u00ebn e 60 milion\u00eb dollar\u00ebve n\u00eb tatim fitimi q\u00eb i takonin shtetit shqiptar.<\/p>\n<h4><strong>Parat\u00eb e pastra nga nafta n\u00eb vila dhe komplekse luksoze<\/strong><\/h4>\n<p>Pjesa m\u00eb e err\u00ebt e k\u00ebsaj afere shfaqet kur ndjekim rrjedh\u00ebn e parave. Parat\u00eb e p\u00ebrfituara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, Behar \u00c7ukaj i ka pastruar p\u00ebrmes nd\u00ebrtimit t\u00eb komplekseve rezidenciale, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ai me vila luksoze \u201cTulipan\u201d n\u00eb Fark\u00eb, ku nj\u00eb pjes\u00eb e nj\u00ebsive jan\u00eb bler\u00eb nga politikan\u00eb t\u00eb korruptuar, zyrtar\u00eb dhe figura t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Behar \u00c7ukaj \u00ebsht\u00eb pronari i kompanis\u00eb s\u00eb naft\u00ebs Bolv Oil shpk, ku si administrator t\u00eb besuar mban \u2018mjeshtrin\u2019 e tenderave Agron Bulkun. P\u00ebrmes kompanis\u00eb Bolv Oil, i skeduar nga Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs p\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb ndaluara dhe krijimin e monopoleve, kontrollon nj\u00eb kartel kompanish p\u00ebr shitje makinash, nd\u00ebrtimi, institucione private arsimore, hidrokarburesh, k\u00ebrkimi nafte, prodhim bitumi, ruajtje fizike etj.<\/p>\n<p>Nga viti 2008 dhe n\u00eb vijim, kompania Bankers ka kontraktuar kompanin\u00eb Bolv Oil p\u00ebr kryerjen e sh\u00ebrbimeve t\u00eb transportit, sipas hetimeve dhe nj\u00eb raporti auditues, me q\u00ebllim zhvendosjen dhe kamuflimin e fitimit, shmangien e taksave, p\u00ebrfitimin nga rimbursimi i TVSH dhe pastrimin e parave. Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2011, Bankers ka kaluar n\u00eb llogarit\u00eb e kompanis\u00eb Bolv Oil mbi 10 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs skem\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Idajet Ismailaj i Albstar-it, nj\u00eb nga \u2018star\u00ebt\u2019 e pastrimit t\u00eb parave, vjedhjes me tendera dhe nd\u00ebrtimit n\u00eb zona t\u00eb mbrojtura. Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2011, kompania e Ismailajt ka p\u00ebrfituar 22 milion\u00eb euro nga Bankers n\u00eb funksion t\u00eb skem\u00ebs s\u00eb fryrjes s\u00eb shpenzimeve.<\/p>\n<p>Agjencia Komb\u00ebtare e Burimeve Natyrore, (AKBN) institucioni q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn koncesionare, kreu nj\u00eb auditim t\u00eb Bankers dhe procedurave t\u00eb prokurimit t\u00eb kompanis\u00eb p\u00ebr vitin 2011 dhe konkludoi se pjesa d\u00ebrrmuese e shpenzimeve t\u00eb kompanis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit ishin t\u00eb parregullta.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb hartuar nga Agjencia Komb\u00ebtare e Burimeve Natyrore, thuhet se Bankers duhet t\u00eb derdh\u00eb n\u00eb buxhetin e shtetit 60 milion dollar\u00eb tatim fitim, pasi p\u00ebrmes mashtrimit t\u00eb bilanceve ajo ka deklaruar shpenzime t\u00eb fryra dhe n\u00eb shkelje t\u00eb kontrat\u00ebs q\u00eb ka me Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebr t\u00eb shmangur taksat dhe fshehur fitimet, Bankers kishte sajuar 247 milion dollar\u00eb shpenzime.<\/p>\n<h4><strong>Behar \u00c7ukaj pastroi parat\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim<\/strong><\/h4>\n<p>Parat\u00eb e paligjshme q\u00eb ka p\u00ebrfituar nga skema zhvat\u00ebse e Bankers, Behar \u00c7ukaj rezulton se i ka pastruar n\u00eb nd\u00ebrtim, mbi prona t\u00eb grabitura. Nj\u00eb pjes\u00eb e parave dyshohet se i ka pastruar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kompleksit me vila\u00a0<strong>Tulipan<\/strong>\u00a0n\u00eb Fark\u00eb, disa nga t\u00eb cilat i kan\u00eb bler\u00eb politikan\u00eb t\u00eb korruptuar, drejtor\u00eb dhe figura t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.\u00a0<em><strong>Tulipani \u00ebsht\u00eb hinka e parave t\u00eb evazionit fiskal, korrupsionit dhe trafikut t\u00eb kokain\u00ebs.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, Behar \u00c7ukaj themeloi kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit\u00a0<strong>B &amp; O Construction<\/strong>, me administrator\u00a0<em>Zaho Ja\u00e7aj, ish-Drejtor i Tatimeve Fier q\u00eb i ka fshir\u00eb mbi 5 milion\u00eb euro detyrime tatimore me aktivitetin e import- tregtimin e karburanteve.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Behar \u00c7ukaj, i skeduar dhe i lakuar edhe si<em>\u00a0kontrabandist karburantesh, falsifikator cil\u00ebsie e zhvat\u00ebs nafte nga depozitat e Albpetrol<\/em>, p\u00ebr pastrim parash dhe lidhje me dy El Chapo kokaine n\u00eb Fier, i vuri syrin nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 50 mij\u00eb m2, n\u00eb fshatin Mjull Bathore q\u00eb i p\u00ebrket komun\u00ebs Fark\u00eb, mes TEG dhe Saukut, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kompleksin e vilave \u2018Tulipan\u2019.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb pari,\u00a0<\/strong>prona publike dhe private \u00ebsht\u00eb denoncuar n\u00eb mediat se \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsuar me dokumente false, mbivendosje dhe zhdukje letrash, duke kaluar n\u00eb disa duar dhe n\u00eb fund n\u00eb duart e Behar \u00c7ukajt.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb dyti,\u00a0<\/strong>kompanit\u00eb e Behar \u00c7uakjt, edhe pse me bilanc zhvatje dhe kontrabande me vler\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb euro, kan\u00eb nj\u00eb kapital m\u00eb pak se 9 milion\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb investimi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kompleksin \u00ebsht\u00eb rreth 90 milion\u00eb euro. Vlera e kapitalit t\u00eb Bolv Group n\u00eb raport me vler\u00ebn e investimit, ngre dyshime t\u00eb forta p\u00ebr nj\u00eb operacion masiv t\u00eb pastrimit t\u00eb parave q\u00eb jan\u00eb produkt i afer\u00ebs me\u00a0<strong>Bankers<\/strong>\u00a0dhe aktivitetet e tjera t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb, biznesmeni i naft\u00ebs Behar \u00c7ukaj ka p\u00ebrlar\u00eb edhe 35 mij\u00eb m2 t\u00eb tjera prona, duke aplikuar p\u00ebr leje p\u00ebr nd\u00ebrtim vilash, disa nga t\u00eb cilat p\u00ebr bos\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, trafikant\u00eb droge, ish ministra, deputet\u00eb dhe ish deputet\u00eb, drejtor\u00eb t\u00eb korruptuar etj.<\/p>\n<p>Kjo sip\u00ebrfaqe prej 35 mij\u00eb m2 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar me letra false bazuar n\u00eb nj\u00eb dosje t\u00eb prokuroris\u00eb n\u00eb vitin 2011, pasuar n\u00eb nj\u00eb vendim gjykate, ku jan\u00eb d\u00ebnuar disa nga falsifikator\u00ebt Masar Dushku, Fiqiri Dallashi dhe Halil Teqja, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr administrimin e tokave t\u00eb ish Komun\u00ebs Fark\u00eb.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq. Por, Behar \u00c7ukaj dyshohet se po nd\u00ebrton edhe pa leje n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb nga ankthi p\u00ebr t\u00eb mbyllur sa m\u00eb shpejt kantier\u00ebt e nd\u00ebrtimit para ndonj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb mundshme nga SPAK-u.<\/p>\n<p>\u00c7ukaj ka p\u00ebrdorur nj\u00eb tjet\u00ebr kompani nd\u00ebrtimi, B&amp;O Construction, e themeluar n\u00eb vitin 2019, me administrator Zaho Ja\u00e7aj, ish-drejtor i Tatimeve n\u00eb Fier, q\u00eb dyshohet se i ka fshir\u00eb 5 milion\u00eb euro detyrime tatimore.<\/p>\n<p>Investimi prej mbi 90 milion\u00eb euro n\u00eb kompleksin \u201cTulipan\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kapitali zyrtar i kompanive t\u00eb \u00c7ukajt \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se 9 milion\u00eb euro, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shembull tipik t\u00eb pastrimit masiv t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Toka publike e grabitur dhe nd\u00ebrtimi pa leje<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb zbardhura, nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 50 mij\u00eb m\u00b2 n\u00eb zon\u00ebn Mjull-Bathore i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb \u00c7ukajt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb, p\u00ebrmes dokumenti t\u00eb falsifikuar dhe mbivendosje pron\u00ebsie. Hetimet e m\u00ebparshme t\u00eb prokuroris\u00eb kan\u00eb identifikuar autor\u00eb t\u00eb falsifikimeve si Masar Dushku, Fiqiri Dallashi dhe Halil Teqja.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, \u00c7ukaj dyshohet se po nd\u00ebrton pa leje, duke shfryt\u00ebzuar ng\u00ebr\u00e7in institucional dhe frik\u00ebn e nd\u00ebshkimit nga SPAK p\u00ebr t\u00eb mbyllur sa m\u00eb shpejt projektet luksoze.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Behar \u00c7ukaj po p\u00ebrfitonte qindra milion\u00eb euro p\u00ebrmes nj\u00eb skeme grabitjeje t\u00eb pasuris\u00eb komb\u00ebtare, i biri, Olsi \u00c7ukaj, \u00ebsht\u00eb par\u00eb shpesh n\u00eb protestat e opozit\u00ebs, madje ka qen\u00eb edhe kandidat p\u00ebr deputet i PD n\u00eb Fier, n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ironi e hidhur e tranzicionit shqiptar: djali lufton p\u00ebr \u201cRepublik\u00ebn e Re\u201d, nd\u00ebrsa babai pasurohet me parat\u00eb e vjedhura nga Republika.<\/p>\n<p>AFERA BANKERS \u2013 nj\u00eb plan 4-hap\u00ebsh p\u00ebr zhvatjen e shtetit<\/p>\n<p>Shpenzime t\u00eb fryra me kontrata fiktive me kompani shqiptare t\u00eb af\u00ebrta me qeverin\u00eb<br \/>\nFitimi zhvendoset nga Bankers te n\u00ebnkontraktor\u00ebt shqiptar\u00eb<br \/>\nTatimi mbi fitimin shmanget nga 50% n\u00eb 15%<br \/>\nParat\u00eb finalizohen n\u00eb nd\u00ebrtim, vila, televizione, stadiume, biznese luksi<\/p>\n<p>Emrat q\u00eb p\u00ebrfituan nga pasuria e n\u00ebntok\u00ebs shqiptare<\/p>\n<p>Behar \u00c7ukaj \u2013 Bolv Oil<br \/>\nIdajet Ismailaj \u2013 Albstar<br \/>\nQemal Sinaj \u2013 Phoenix dhe Simmons<br \/>\nFamiljar\u00eb politikan\u00ebsh, ish-ministra, ish-deputet\u00eb dhe drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs publike<\/p>\n<p>Ku jan\u00eb sot miliardat q\u00eb duhet t\u00eb ishin n\u00eb ark\u00ebn e shtetit?<\/p>\n<p>Nga 5.5 miliard\u00eb euro t\u00eb nxjerra nga nafta, Shqip\u00ebria ka marr\u00eb m\u00eb pak se 1% t\u00eb prodhimit t\u00eb saj natyror, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fatur\u00ebn e mashtrimit dhe d\u00ebmit e ka paguar qytetari shqiptar, me \u00e7mime t\u00eb rritura t\u00eb karburanteve dhe buxhet t\u00eb grabitur.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk hetohen deri n\u00eb fund n\u00ebnkontraktor\u00ebt dhe ata q\u00eb pastruan parat\u00eb, hetimi i Bankers do mbetet nj\u00eb show gjysmak, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pasuria komb\u00ebtare vazhdon t\u00eb rrjedh\u00eb n\u00eb xhepat e t\u00eb paprekshm\u00ebve.<\/p>\n<p>Sepse Bankers nuk vodhi vet\u00ebm vodhi me t\u00eb tjer\u00eb!<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"elementor-element elementor-element-39394f1 elementor-widget elementor-widget-heading\">\n<div class=\"elementor-widget-container\">\n<p class=\"elementor-heading-title elementor-size-default\"><strong><em>\/Publik Media\/<\/em><\/strong><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/behar-cukaj-i-bolv-oil-pjese-e-vjedhjes-se-bankers-me-fatura-fiktive\/\">Behar \u00c7ukaj i \u201cBolv Oil\u201d, pjes\u00eb e vjedhjes s\u00eb \u201cBankers\u201d me fatura fiktive<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb hetim i thelluar i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit ka zbuluar at\u00eb q\u00eb ekspert\u00ebt e konsiderojn\u00eb si vjedhjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar: Kompania \u201cBankers Petroleum\u201d, gjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 20 viteve t\u00eb operimit n\u00eb Shqip\u00ebri, ka p\u00ebrfituar rreth 5.5 miliard\u00eb euro nga shitja e naft\u00ebs shqiptare, duke shmangur detyrimet tatimore n\u00ebp\u00ebrmjet skemave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29831","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29831","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29831"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29831\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29831"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29831"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29831"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}