{"id":29699,"date":"2025-07-06T14:54:51","date_gmt":"2025-07-06T14:54:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/06\/mes-presionit-te-shba-dhe-kines-bashkimi-europian-me-ne-veshtiresi-se-kurre\/"},"modified":"2025-07-06T14:54:51","modified_gmt":"2025-07-06T14:54:51","slug":"mes-presionit-te-shba-dhe-kines-bashkimi-europian-me-ne-veshtiresi-se-kurre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/06\/mes-presionit-te-shba-dhe-kines-bashkimi-europian-me-ne-veshtiresi-se-kurre\/","title":{"rendered":"Mes presionit t\u00eb SHBA dhe Kin\u00ebs, Bashkimi Europian m\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi se kurr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p class=\"p3\">N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku aleancat e vjetra po testohen dhe fuqit\u00eb e m\u00ebdha po shkruajn\u00eb rregulla t\u00eb reja, Bashkimi Europian ndodhet n\u00eb nj\u00eb pozicion m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb: midis nj\u00eb Amerike gjithnj\u00eb e m\u00eb proteksioniste dhe nj\u00eb Kine gjithnj\u00eb e m\u00eb agresive ekonomikisht. P\u00ebrball\u00eb tarifave t\u00eb Trump dhe shantazhit tregtar t\u00eb Pekinit, prestigjozja The New York Times analizon se Brukseli nuk ka m\u00eb luksin t\u00eb b\u00ebj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme me parime; tani \u00ebsht\u00eb koha e mbijetes\u00ebs gjeopolitike.<\/p>\n<h4><em><strong>The New York Times:\u00a0<\/strong><\/em><\/h4>\n<p class=\"p1\">Dikur dukej p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd sikur Presidenti Trump mund t\u00eb ishte nj\u00eb arsye p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Kin\u00ebn q\u00eb t\u00eb afronin ekonomit\u00eb e tyre. Tarifat e planifikuara prej tij b\u00ebn\u00eb pak p\u00ebr ta dalluar Bashkimin Europian, nj\u00eb aleat i vjet\u00ebr i Shteteve t\u00eb Bashkuara, nga Kina, sfiduesja kryesore e dominanc\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p class=\"p1\">Nuk ka ndodhur ashtu. P\u00ebrkundrazi, Bashkimi Europian e gjen veten n\u00eb nj\u00eb grack\u00eb gjeopolitike midis dy ekonomive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb Bruksel, zyrtar\u00ebt po p\u00ebrpiqen t\u00eb sigurojn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt tregtare me homolog\u00ebt e tyre amerikan\u00eb p\u00ebrpara se Trump t\u00eb godas\u00eb bllokun me tarifa t\u00eb larta, t\u00eb p\u00ebrgjithshme, q\u00eb mund t\u00eb trondisin ekonomin\u00eb e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit e Bashkimit Europian po p\u00ebrpiqen t\u00eb nxisin homolog\u00ebt e tyre n\u00eb Pekin q\u00eb t\u00eb ndalojn\u00eb s\u00eb mb\u00ebshteturi Rusin\u00eb, t\u00eb ndalojn\u00eb s\u00eb ndihmuari industrin\u00eb kineze me kaq shum\u00eb para shtet\u00ebrore dhe t\u00eb ngadal\u00ebsojn\u00eb rrjedh\u00ebn e mallrave t\u00eb lira drejt Bashkimit Europian.<\/p>\n<h4><em><strong>Lexo m\u00eb tej:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/04\/16\/cfare-do-ti-bente-ekonomise-boterore-nje-lufte-tregtare-midis-shba-se-dhe-kines\/\">\u00c7far\u00eb do t\u2019i b\u00ebnte ekonomis\u00eb bot\u00ebrore nj\u00eb luft\u00eb tregtare midis SHBA-s\u00eb dhe Kin\u00ebs?<\/a>\u00a0<\/strong><\/em><\/h4>\n<p class=\"p1\">Por, n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb trazuar t\u00eb sistemit tregtar global, Bashkimi Europian gjithashtu ka nevoj\u00eb ta mbaj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me Kin\u00ebn, fuqin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe prodhuese n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb relativisht t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p class=\"p1\">Udh\u00ebheq\u00ebsit nga Bashkimi Europian pritet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb Pekin p\u00ebr nj\u00eb samit n\u00eb fund t\u00eb korrikut. Shpresat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mbledhje jan\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p class=\"p1\">Edhe pse Kina e shtyn iden\u00eb se armiq\u00ebsia e Trump ndaj tregtis\u00eb multilaterale po e shtyn Europ\u00ebn n\u00eb krah\u00ebt e saj, problemet e Europ\u00ebs me Kin\u00ebn vet\u00ebm sa po rriten.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201cNuk ka nj\u00eb kart\u00eb t\u00eb Kin\u00ebs p\u00ebr Europ\u00ebn,\u201d<\/em> tha Liana Fix, nj\u00eb hulumtuese p\u00ebr Europ\u00ebn n\u00eb K\u00ebshillin p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie me Jasht\u00eb.<\/p>\n\n<h5>(Kaja Kallas, n\u00ebnkryetarja e Komisionit Evropian, dhe Wang Yi, ministri i jasht\u00ebm i Kin\u00ebs, jav\u00ebn e kaluar n\u00eb Bruksel)<\/h5>\n<p class=\"p1\">Tensionet dol\u00ebn plot\u00ebsisht n\u00eb pah jav\u00ebn e kaluar, kur Wang Yi, ministri i Jasht\u00ebm i Kin\u00ebs, vizitoi Brukselin p\u00ebr takime n\u00eb prag t\u00eb samitit. Kina e p\u00ebrshkroi tonin si produktiv dhe hodhi posht\u00eb iden\u00eb se dy pal\u00ebt kishin konflikte. Zyrtar\u00ebt e Bashkimit Europian theksuan pikat e vazhdueshme q\u00eb jan\u00eb problem, p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7ekuilibrat tregtar\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">Ndarja u theksua edhe k\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb. Bashkimi Europian ka nd\u00ebrmarr\u00eb s\u00eb fundmi hapa p\u00ebr t\u00eb kufizuar shpenzimet qeveritare p\u00ebr pajisje mjek\u00ebsore nga Kina, duke argumentuar se agjencit\u00eb qeveritare kineze kan\u00eb trajtuar padrejt\u00ebsisht kompanit\u00eb europiane dhe se ishte e nevojshme t\u00eb barazohej fusha e loj\u00ebs. Kina njoftoi t\u00eb diel\u00ebn se do t\u00eb hakmerret.<\/p>\n<p class=\"p1\">Megjithat\u00eb, Bashkimi Europian mbetet n\u00eb nj\u00eb vall\u00ebzim t\u00eb brisht\u00eb me Kin\u00ebn. Lidhjet ekonomike mes dy ekonomive jan\u00eb t\u00eb gjera. Shum\u00eb vende europiane mbeten thell\u00ebsisht t\u00eb varura nga Kina p\u00ebr materiale industriale. Dhe eksportet europiane drejt Kin\u00ebs vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb konsiderueshme, sidomos nga Gjermania, e cila ka pasur prej koh\u00ebsh marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta tregtare me Kin\u00ebn.<\/p>\n<p class=\"p1\">Por eksportet e Europ\u00ebs jan\u00eb n\u00eb r\u00ebnie, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb importet kineze n\u00eb bllok jan\u00eb n\u00eb rritje. Me produkte t\u00eb lira nga gjigant\u00ebt e \u2018mod\u00ebs s\u00eb shpejt\u00eb\u2019 si Shein dhe Temu q\u00eb p\u00ebrmbysin tregjet europiane, politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit po punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtr\u00ebnguar kufizimet ndaj k\u00ebtyre importeve. Udh\u00ebheq\u00ebsit europian\u00eb ankohen rregullisht se bankat shtet\u00ebrore kineze subvencionojn\u00eb aq shum\u00eb prodhuesit vendas, saq\u00eb kompanit\u00eb europiane nuk mund t\u00eb konkurrojn\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">Ankesat e Europ\u00ebs nuk kufizohen vet\u00ebm tek tregtia. Zyrtar\u00ebt e Bashkimit Europian jan\u00eb t\u00eb zem\u00ebruar p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb Kina i ka dh\u00ebn\u00eb Rusis\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, duke ofruar nj\u00eb treg p\u00ebr karburantin dhe produktet e tjera ruse, gj\u00eb q\u00eb ka zbutur efektin e sanksioneve europiane.<\/p>\n\n<h5>(Pasojat e nj\u00eb sulmi me raketa ruse n\u00eb Sloviansk t\u00eb Ukrain\u00ebs, muajin e kaluar. Zyrtar\u00ebt e Bashkimit Evropian jan\u00eb t\u00eb zem\u00ebruar p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e Kin\u00ebs p\u00ebr Rusin\u00eb n\u00eb luft\u00ebn me Ukrain\u00ebn)<\/h5>\n<p class=\"p1\">Sipas ministrit t\u00eb jasht\u00ebm danez, Lars L\u00f8kke Rasmussen, q\u00ebllimi i Bashkimit Europian nuk mund t\u00eb jet\u00eb shk\u00ebputja nga Kina. <em>\u201cB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb kushte m\u00eb t\u00eb barabarta dhe p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb qasje m\u00eb transaksionale,\u201d<\/em> tha ai, gjat\u00eb nj\u00eb konference me gazetar\u00ebt t\u00eb premten.<\/p>\n<p class=\"p1\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara po tronditin sistemin global tregtar me synimin p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar deficitin tregtar, p\u00ebr t\u00eb rritur t\u00eb ardhurat dhe p\u00ebr t\u00eb rikthyer prodhimin vendas, Bashkimi Europian gjendet n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb vetmuar. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bllok prej 27 shtetesh q\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb ekonomin\u00eb e tret\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb. BE-ja u krijua p\u00ebr t\u00eb nxitur tregtin\u00eb nd\u00ebrkufitare dhe mbetet nj\u00eb mbrojt\u00ebs i fuqish\u00ebm i tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201cEuropa d\u00ebshiron t\u2019i tregoj\u00eb bot\u00ebs se tregtia e lir\u00eb me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh vendesh \u00ebsht\u00eb e mundur mbi baz\u00ebn e rregullave,\u201d<\/em> tha Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp muajin e kaluar.<\/p>\n<p class=\"p1\">BE-ja e ka thelluar tashm\u00eb bashk\u00ebpunimin tregtar me vende me q\u00ebndrime t\u00eb ngjashme si Zvicra dhe Kanadaja. Zonja von der Leyen sugjeroi se mund t\u00eb shkoj\u00eb edhe m\u00eb tej: t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ri nd\u00ebrmjet bllokut dhe nj\u00eb grupi tregtar prej 11 vendesh q\u00eb p\u00ebrfshin Japonin\u00eb, Vietnamin dhe Australin\u00eb, por q\u00eb nuk p\u00ebrfshin as Shtetet e Bashkuara dhe as Kin\u00ebn.<\/p>\n<p class=\"p1\">Megjithat\u00eb, edhe pse zonja von der Leyen p\u00ebrpiqet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb ofensiv\u00eb, zyrtar\u00ebt e BE-s\u00eb kan\u00eb kaluar muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion shum\u00eb m\u00eb mbrojt\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"p1\">Kjo sepse, nd\u00ebrsa Bashkimi Europian ka kritika p\u00ebr politikat q\u00eb vijn\u00eb nga SHBA-ja dhe Kina, ai gjithashtu po goditet dhe po shqyhet mes t\u00eb dyjave.<\/p>\n\n<h5>(Pako nga kompania \u201cShein\u201d q\u00eb presin t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb veshjesh n\u00eb Guangzhou, Kin\u00eb, n\u00eb shkurt)<\/h5>\n<p class=\"p1\">Pavar\u00ebsisht rezultatit t\u00eb bisedimeve tregtare me administrat\u00ebn Trump, pritet q\u00eb Bashkimi Europian t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me tarifa m\u00eb t\u00eb larta ndaj eksporteve t\u00eb tij n\u00eb Shtetet e Bashkuara sesa n\u00eb fillim t\u00eb vitit. Zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur vazhdimisht se tarifat 10 p\u00ebrqind n\u00eb t\u00eb gjitha produktet nuk jan\u00eb t\u00eb negociueshme.<\/p>\n<p class=\"p1\">Zyrtar\u00ebt europian\u00eb ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb detyrohen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe l\u00ebshime p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb marr\u00ebveshje, p\u00ebrfshir\u00eb ndoshta nj\u00eb angazhim, p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj Kin\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"p1\">BE-ja \u00ebsht\u00eb dakord me Trump-in q\u00eb Kina ka ndjekur praktika t\u00eb padrejta tregtare. Por blloku mund ta shtyj\u00eb Kin\u00ebn vet\u00ebm deri n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrlidhjes s\u00eb thell\u00eb ekonomike mes tyre.<\/p>\n<p class=\"p1\">Kina, s\u00eb fundmi, ia ka kujtuar BE-s\u00eb me kosto k\u00ebt\u00eb realitet.<\/p>\n<p class=\"p1\">Si p\u00ebrgjigje ndaj tarifave t\u00eb SHBA-s\u00eb, Kina kufizoi eksportet globale t\u00eb magneteve me element\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb jan\u00eb thelb\u00ebsor\u00eb p\u00ebr prodhimin e nj\u00eb game t\u00eb gjer\u00eb mallrash, nga makinat dhe dron\u00ebt, te robot\u00ebt industrial\u00eb dhe raketat.<\/p>\n<p class=\"p1\">Duke qen\u00eb se Kina dominon prodhimin e element\u00ebve t\u00eb rrall\u00eb, ajo mund t\u2019u shkaktoj\u00eb d\u00ebm serioz partner\u00ebve t\u00eb saj tregtar\u00eb me kufizime t\u00eb tilla.<\/p>\n<p class=\"p1\">Fillimisht, politikan\u00ebt europian\u00eb shpresonin q\u00eb k\u00ebto kufizime t\u00eb preknin kryesisht kompanit\u00eb amerikane. Por edhe firmat europiane jan\u00eb p\u00ebrballur me vonesa t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb aprovimin e Kin\u00ebs p\u00ebr blerjet e k\u00ebtyre materialeve.<\/p>\n<p class=\"p1\">Ngadal\u00ebsimi nuk lidhet vet\u00ebm me probleme logjistike p\u00ebr shkak t\u00eb radh\u00ebs s\u00eb aplikimeve q\u00eb Kina po p\u00ebrpunon. P\u00ebrkundrazi, duket se \u00ebsht\u00eb i lidhur me nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr tensioni tregtar mes Europ\u00ebs dhe Kin\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"p1\">Prej vitesh, qeveria kineze ka k\u00ebrkuar q\u00eb kompanit\u00eb e huaja t\u00eb ndajn\u00eb ose t\u00eb transferojn\u00eb teknologjin\u00eb te partner\u00ebt kinez\u00eb si kusht p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb tregun kinez. Koh\u00ebt e fundit, prodhuesit europian\u00eb t\u00eb makinave dhe kompani t\u00eb tjera kan\u00eb mbetur prapa krahasuar me konkurrent\u00ebt kinez\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt udh\u00ebheqin zhvillimin n\u00eb makinat elektrike, panelet diellore dhe teknologjit\u00eb e tjera.<\/p>\n\n<h5>(Nj\u00eb parking makinash n\u00eb sip\u00ebrmarrjen e p\u00ebrbashk\u00ebt Shanghai Automotive Industrial Corporation-Volkswagen n\u00eb prill n\u00eb Shangai)<\/h5>\n<p class=\"p1\">Duke pasur parasysh k\u00ebt\u00eb, zyrtar\u00ebt e Bashkimit Europian kan\u00eb ushtruar presion mbi kompanit\u00eb kineze q\u00eb t\u00eb transferojn\u00eb teknologji si pjes\u00eb e \u00e7mimit p\u00ebr hyrjen n\u00eb tregun europian.<\/p>\n<p class=\"p1\">Bashkimi Europian gjithashtu i \u00ebsht\u00eb bashkuar Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb kufizimin e d\u00ebrgesave drejt Kin\u00ebs t\u00eb pajisjeve p\u00ebr prodhimin e \u00e7ipave m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrdorim si ushtarak ashtu edhe civil.<\/p>\n<p class=\"p1\">Kjo ka zem\u00ebruar zyrtar\u00ebt kinez\u00eb. Ministri i Tregtis\u00eb i Kin\u00ebs, Wang Wentao, i b\u00ebri thirrje Europ\u00ebs q\u00eb t\u00eb heq\u00eb kontrollin ndaj eksporteve t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb lart\u00eb drejt Kin\u00ebs si pjes\u00eb e diskutimeve p\u00ebr rifillimin e furnizimit me element\u00eb t\u00eb rrall\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201cMinistri Wang Wentao shprehu shpres\u00ebn q\u00eb BE-ja t\u00eb na takoj\u00eb n\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs dhe t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa efektive p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar, mbrojtur dhe promovuar tregtin\u00eb e p\u00ebrputhshme t\u00eb produkteve t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb lart\u00eb drejt Kin\u00ebs,\u201d<\/em> tha Ministria e Tregtis\u00eb n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb muajin e kaluar.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb samitin q\u00eb do t\u00eb mbahet k\u00ebt\u00eb muaj n\u00eb Pekin, tha ai, zyrtar\u00ebt europian\u00eb ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb presion mbi zyrtar\u00ebt kinez\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar akses m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb element\u00ebt e rrall\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">Jens Eskelund, presidenti i Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb s\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb Kin\u00eb, tha se dhoma d\u00ebshiron gjithashtu q\u00eb takimet t\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb bindur zyrtar\u00ebt kinez\u00eb p\u00ebr nevoj\u00ebn e rregullave m\u00eb transparente dhe t\u00eb parashikueshme, si dhe t\u00eb trajtohet v\u00ebshtir\u00ebsia n\u00eb rritje p\u00ebr kompanit\u00eb e huaja q\u00eb duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb biznes n\u00eb Kin\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">Por perspektiva p\u00ebr ndryshime t\u00eb ndjeshme, apo ndonj\u00eb afrim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mes Europ\u00ebs dhe Kin\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e zymt\u00eb. Toni q\u00eb vjen nga Europa nuk \u00ebsht\u00eb pozitive.<\/p>\n<p class=\"p1\">Zonja von der Leyen, n\u00eb nj\u00eb fjalim n\u00eb takimin e G7-s muajin e kaluar n\u00eb Kanada, tha se Kina \u00ebsht\u00eb e angazhuar n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl<em> \u201cdominimi, var\u00ebsie dhe shantazhi.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrgatiti <strong>\u00a9LAPSI.AL\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/06\/mes-presionit-te-shba-dhe-kines-bashkimi-europian-me-ne-veshtiresi-se-kurre\/\">Mes presionit t\u00eb SHBA dhe Kin\u00ebs, Bashkimi Europian m\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi se kurr\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku aleancat e vjetra po testohen dhe fuqit\u00eb e m\u00ebdha po shkruajn\u00eb rregulla t\u00eb reja, Bashkimi Europian ndodhet n\u00eb nj\u00eb pozicion m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb: midis nj\u00eb Amerike gjithnj\u00eb e m\u00eb proteksioniste dhe nj\u00eb Kine gjithnj\u00eb e m\u00eb agresive ekonomikisht. P\u00ebrball\u00eb tarifave t\u00eb Trump dhe shantazhit tregtar t\u00eb Pekinit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":29700,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29699","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29699","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29699"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29699\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29700"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29699"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29699"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29699"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}