{"id":2963,"date":"2024-11-09T06:59:56","date_gmt":"2024-11-09T06:59:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/09\/bota-e-donald-trump\/"},"modified":"2024-11-09T06:59:56","modified_gmt":"2024-11-09T06:59:56","slug":"bota-e-donald-trump","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/09\/bota-e-donald-trump\/","title":{"rendered":"Bota e Donald Trump"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Ben Blushi\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Sikur Donald Trump t\u00eb mos mbaj\u00eb asnj\u00eb nga premtimet q\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb amerikan\u00ebve, por vet\u00ebm t\u00eb mbyll\u00eb luft\u00ebrat, Amerika mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb bot\u00ebs nj\u00eb nga sh\u00ebrbimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kur ky vend egziston.<br \/>\nN\u00eb 100 vitet e fundit Amerika ka qen\u00eb luft\u00ebnxit\u00ebsja m\u00eb e madhe e planetit dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq vazhdon t\u00eb jet\u00eb. Kur shkruaj k\u00ebshtu e di q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz do habiten. Si nj\u00eb planet i madh q\u00eb drejton jet\u00ebn e satelit\u00ebve q\u00eb sillen rreth saj, Amerika nuk duket nj\u00eblloj nga \u00e7do cep i bot\u00ebs.<br \/>\nNe q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend i cili edhe me ndihm\u00ebn e Amerik\u00ebs, shp\u00ebtoi nga komunizmi, besojm\u00eb se ajo ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pushtoj\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb. N\u00ebse ushtar\u00ebt amerikan\u00eb do vinin n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet 1970, sot ndoshta do ishim duke jetuar m\u00eb mir\u00eb, do ishim nj\u00eb vend m\u00eb i pasur dhe ndoshta pak m\u00eb i madh. Por kjo nuk ndodhi. Amerika nuk erdhi.<br \/>\nN\u00eb ato vite Amerika shkoi n\u00eb Vietnam p\u00ebr t\u00eb luftuar komunizmin. P\u00ebr fat t\u00eb keq ky vend sot drejtohet ende nga komunist\u00ebt dhe aty pluralizmi politik ndalohet me ligj. N\u00ebse i pyet vietnamez\u00ebt, ata do thon\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e keqe q\u00eb ju ka ndodhur n\u00eb histori. Dhe kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<br \/>\nPasi ushtria amerikane u t\u00ebrhoq, Vietnami u stabilizua. Sot ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i hapur komunist, q\u00eb lejon turizmin, tregtin\u00eb e lir\u00eb, investimet e huaja dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb i bashkuar. N\u00ebse Amerika do e kishte fituar luft\u00ebn n\u00eb Vietnam ky vend do ishte i ndar\u00eb n\u00eb dy, mes jugut dhe veriut, nj\u00eblloj si Korea. Sot do kishim dy Kore dhe dy Vietnam dhe me siguri nj\u00eb arm\u00eb b\u00ebrthamore m\u00eb shum\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Vietnami as nuk ka, as nuk k\u00ebrkon bomb\u00eb atomike, sepse nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb luft\u00eb me asnj\u00ebri. Vietnami \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i bashkuar q\u00eb mundohet t\u00eb l\u00ebpij\u00eb plag\u00ebt e veta t\u00eb paharrueshme.<br \/>\nKur ik\u00ebn, amerikan\u00ebt lan\u00eb aty 3 milion t\u00eb vdekur. T\u00eb gjith\u00eb vietnamez\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb Japoni 250 mij\u00eb u vran\u00eb n\u00eb tre dit\u00eb.<br \/>\nThon\u00eb q\u00eb lufta nuk ka rregulla, por ka proporcionalitet, pra edhe kur vret duhet t\u00eb respektosh disa parime. Duhet t\u00eb vras\u00ebsh me mas\u00eb. Kur t\u00eb vrasin ushtar\u00eb, nuk mund t\u00eb vras\u00ebsh civil\u00eb. Kur Japonia sulmoi nj\u00eb baz\u00eb detare t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, vrau 2400 ushtar\u00eb. Amerika ju p\u00ebrgjigj me arm\u00eb b\u00ebrthamore dhe vrau 250 mij\u00eb banor\u00eb civil\u00eb. P\u00ebr \u00e7do ushtar amerikan t\u00eb vrar\u00eb u shfaros\u00ebn 100 japonez\u00eb duke shkuar n\u00eb pun\u00eb dhe q\u00eb at\u00eb dit\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi b\u00ebrthamor nuk i ndahet m\u00eb bot\u00ebs.<br \/>\nPor, mesa duket demokracia nuk lind mbi varreza. Bilanci luftarak i Amerik\u00ebs nuk shk\u00eblqen. Vietnami \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb vend komunist, Koreja \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb, Afganistanin e mor\u00ebn prap\u00eb taleban\u00ebt, Siria \u00ebsht\u00eb e shpartalluar, Iraku u b\u00eb djep i ISIS dhe sot ka p\u00ebfunduar n\u00eb nj\u00eb kukull t\u00eb Iranit. Megjith\u00ebse k\u00ebto pushtime u b\u00ebn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb, demokracia nuk ka ardhur askund dhe ky d\u00ebshtim ka nj\u00eb arsye : popujt e pushtuar e refuzuan demokracin\u00eb si recet\u00ebn e pushtuesit.<br \/>\nNjer\u00ebzit q\u00eb thon\u00eb se Amerika b\u00ebn mir\u00eb q\u00eb pushton n\u00eb em\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb ngat\u00ebrrohen sa her\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Kub\u00eb. Askush nuk e kupton pse Amerika shkon aq larg p\u00ebr t\u00eb luftuar komunizmin deri n\u00eb Vietnam dhe Kore por nuk shkon n\u00eb nj\u00eb ishull me 10 milion banor\u00eb, shumica e t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb familjet n\u00eb Amerik\u00eb. Tortura e atij populli t\u00eb braktisur n\u00eb mes t\u00eb detit \u00ebsht\u00eb pasqyra e zhg\u00ebnjimit. Pse Vietnami dhe jo Kuba? Pushtimi i Kub\u00ebs do ishte edhe m\u00eb i lir\u00eb sepse ky vend \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr Amerik\u00ebs se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb Vlora me Brindizin.<br \/>\nP\u00ebr fat t\u00eb keq sjellja e Amerik\u00ebs n\u00eb pyllin e bot\u00ebs i ngjan sjelljes s\u00eb luanit. Veprimet e tij ndikojn\u00eb tek kafsh\u00ebt e tjera. Kur ai del p\u00ebr gjah t\u00eb tjer\u00ebt mbrohen, fshihen, ngjiten n\u00ebp\u00ebr pem\u00eb, mbeten pa buk\u00eb, acarohen, ul\u00ebrijn\u00eb, nxjerrin kthetrat, sulmojn\u00eb dhe vrasin kafsh\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla.<br \/>\nN\u00ebse nuk do kishte ndodhur Hiroshima, Vietnami dhe Korea, bota do ishte pa dyshim m\u00eb paq\u00ebsore. Kafsh\u00ebt e m\u00ebdha q\u00eb duan t\u00eb frenojn\u00eb luanin nuk do ishin armatosur prandaj Lindja e Mesme do ishte m\u00eb e qet\u00eb, Irani nuk do kishte arm\u00eb b\u00ebrthamore, Rusia nuk do financonte nj\u00eb her\u00eb taleban\u00ebt pastaj Iranin, Ukraina nuk do ishte pushtuar p\u00ebr shkak t\u00eb parimit, ti pushton un\u00eb pushtoj, dhe terrorizmi islamik nuk do ishte kthyer n\u00eb arm\u00eb t\u00eb vrasjes n\u00eb mas\u00eb.<br \/>\nKur argumenti i shfarosjes s\u00eb komunizmit ra, filloi ai i zhdukjes s\u00eb terrorizmit. Amerika \u00e7oi ushtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhdukur terrorist\u00ebt dhe shtetet e tyre dhe natyrisht n\u00eb disa raste b\u00ebri mir\u00eb. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se edhe para Amerik\u00ebs ka patur islam, si\u00e7 ka patur shoq\u00ebri fetare dhe shtete muslimane. Ato kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebra por nuk vrisnin. Kur Britania dhe Franca kolonizuan Afrik\u00ebn, Indin\u00eb dhe Arabin\u00eb nuk pati terrorriz\u00ebm islamik.<br \/>\nKy helm u shp\u00ebrnda n\u00eb 30 vitet e fundit, kur fuqit\u00eb e m\u00ebdha filluan t\u00eb financojn\u00eb grupe islamike kund\u00ebr njera-tjetr\u00ebs duke i armatosur me arm\u00eb dhe me urrejtje. K\u00ebshtu u krijuan me rradh\u00eb Al Kaeda, ISIS, Hezbollahu, Hamasi dhe historia vazhdon n\u00eb Palestin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e marr\u00eb peng nga terrorist\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Irani \u00ebsht\u00eb pothuajse nj\u00eb shtet terrorist.<br \/>\nKjo \u00e7\u00ebshtje q\u00eb vazhdon, ishte nj\u00eb nga tre arsyet kryesore q\u00eb rr\u00ebzuan qeverin\u00eb amerikane n\u00eb zgjedhjet e fundit.<br \/>\nPrandaj ne q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs ku komunizmi, fashizmi, nacionalizmi, dhe radikalizmi fetar mund t\u00eb ndryshojn\u00eb kollaj vendet, duke na kaluar nj\u00eb her\u00eb n\u00eb shi, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb bresh\u00ebr dhe pastaj n\u00eb that\u00ebsis\u00eb, kemi arsye t\u00eb besojm\u00eb se Amerika po ndryshon. Ne duam q\u00eb Amerika t\u00eb ndryshoj\u00eb si ata njer\u00ebzit q\u00eb presin me syt\u00eb nga dielli kur dimri i l\u00eb vendin pranver\u00ebs.<br \/>\nT\u00eb zgjohesh nj\u00eb dit\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebgjosh se Amerika nuk do m\u00eb luft\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj sikur t\u00eb shikosh daljen e drit\u00ebs nga nj\u00eb re q\u00eb ka zgjatur nj\u00ebzet vjet. Ret\u00eb, pra luft\u00ebrat dhe frika e tyre ka shum\u00eb vjet q\u00eb kan\u00eb nxir\u00eb horizontin e bot\u00ebs son\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebrave \u00e7do gj\u00eb ka ndryshuar dhe po ndryshon me shpejt\u00ebsi.<br \/>\nP\u00ebr shkak t\u00eb Ukrain\u00ebs, \u00e7do centim\u00ebr beton n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb 50 p\u00ebr qind m\u00eb shtrenjt\u00eb se para luft\u00ebs. Por k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb me t\u00eb gjitha \u00e7mimet q\u00eb nga mielli, nafta e deri te perimet t\u00eb cilat ushqehen me fertilizues q\u00eb dikur vinin m\u00eb lir\u00eb nga Lindja. Inflacioni q\u00eb u dy dhe trefishua vazhdon t\u2019i varf\u00ebroj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, jo vet\u00ebm m\u00eb Shqip\u00ebri dhe bota para Luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb duket si nj\u00eb parajs\u00eb e humbur e \u00e7mimeve t\u00eb lira q\u00eb ndoshta nuk do kthehet m\u00eb kurr\u00eb.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb bota q\u00eb kemi humbur sepse liberal\u00ebt amerikan\u00eb dhe ata evropian\u00eb nuk arrit\u00ebn dot nj\u00eb kompromis me Rusin\u00eb. Ata ndoq\u00ebn fiksimin e tyre t\u00eb vjet\u00ebr, se Rusia \u00ebsht\u00eb armiku q\u00eb duhet mundur, duke harruar se e kishin mundur nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vitin 1990 si Bashkim Sovjetik. Ta rrah\u00ebsh nj\u00eb qen dy her\u00eb p\u00ebr kaq pak koh\u00eb, e ke shtyr\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb ujk dhe t\u00eb kafshoj\u00eb si\u00e7 po b\u00ebn. Po kafshon pjes\u00ebt e buta t\u00eb Evrop\u00ebs, kofsh\u00ebt e saj t\u00eb zbuluara.<br \/>\nFiksimi i liberal\u00ebve amerikan\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar Rusin\u00eb duke p\u00ebrdorur nj\u00eb her\u00eb Vietnamin, pastaj Koren\u00eb, pastaj Afganistanin dhe tani Ukrain\u00ebn e ndau bot\u00ebn, e militarizoi n\u00eb ekstrem, varf\u00ebroi shum\u00eb Evrop\u00ebn, forcoi Kin\u00ebn, inkurajoi Hamasin dhe Iranin, rriti \u00e7mimet dhe inflacionin edhe n\u00eb Amerik\u00eb dhe ua humbi atyre zgjedhjet.<br \/>\nKjo humbje e luft\u00ebnxit\u00ebsve ishte lajmi m\u00eb i mir\u00eb i dy dekadave t\u00eb fundit.<br \/>\nPrandaj sot Donald Trump \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr bot\u00ebn ton\u00eb. Sjellja e tij me taksat, me gjykatat amerikane, me dokumentat sekret\u00eb, me grat\u00eb, me abortet dhe me shtypin nuk jan\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb luft\u00eb. Gjat\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebs, ishte qesharake t\u00eb d\u00ebgjoje se sa her\u00eb ai thoshte do mbyll nj\u00eb luft\u00eb, kund\u00ebrshtar\u00ebt liberal\u00eb i thoshin, nuk duhet ta b\u00ebsh sepse ke ngacmuar nj\u00eb grua n\u00eb nj\u00eb dyqan rrobash. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj sikur t\u2019i thuash dikujt q\u00eb po shuan nj\u00eb zjarr, mos e shuaj sepse t\u2019i dikur ke pir\u00eb cigare.<br \/>\nP\u00ebr ne q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb mes t\u00eb zjarrit, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi as emri i zjarr\u00ebfik\u00ebsit dhe as marr\u00ebdh\u00ebnia e tij me grat\u00eb. Ne duam q\u00eb ai t\u00eb shuaj\u00eb zjarrin. Ne duam q\u00eb Amerika t\u00eb mbyll\u00eb luf\u00ebrat, sepse n\u00ebse do vazhdonte edhe pak f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb mund t\u00eb shkonin ushtar\u00eb n\u00eb frontin e Ukrain\u00ebs apo n\u00eb ndonj\u00eb front m\u00eb af\u00ebr. P\u00ebr shkak t\u00eb Ukrain\u00ebs, Kosova k\u00ebrc\u00ebnohet seriozisht dhe yjet q\u00eb dikur e p\u00ebrkrahnin k\u00ebt\u00eb vend, p\u00ebrfshi Amerik\u00ebn, kan\u00eb ndryshuar pozicion \u00e7\u2019ka na rrezikon bashkarisht.<\/p>\n<p>Ndryshe nga votuesit amerikan\u00eb n\u00eb Texas apo n\u00eb Pensylvania, ne jetojm\u00eb cdo dit\u00eb mbi th\u00ebngjinj sa her\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohemi nga bomba atomike e Rusis\u00eb, nga inflacioni dhe nga dob\u00ebsimi i pakthyesh\u00ebm i Europ\u00ebs e cila nuk na pranon sepse \u00ebsht\u00eb kaq e dob\u00ebt.<br \/>\nDob\u00ebsimi i Evrop\u00ebs q\u00eb shk\u00eblqen n\u00eb mes t\u00eb reve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e madhe p\u00ebr Amerik\u00ebn, p\u00ebr t\u2019i mbyllur luf\u00ebtrat. Lider\u00ebt e sh\u00ebmtuar europian\u00eb nuk kan\u00eb m\u00eb fuqi t\u00eb thon\u00eb jo. Prej koh\u00ebsh ata i thon\u00eb Amerik\u00ebs vet\u00ebm po. Edhe kur ajo lufton edhe kur ajo gabon edhe kur ajo ajo pushton edhe kur ajo pushon.<\/p>\n<p>Europian\u00ebt i ngjajn\u00eb sot K\u00ebshillit q\u00eb drejtonte Konstandinopij\u00ebn kur ajo u pushtua nga turqit. Ata flasin p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e ujit nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb flota armike i bombardon nga deti. Liberal\u00ebt flasin p\u00ebr transgender n\u00eb koh\u00eb lufte, taman si ata prift\u00ebrinjt\u00eb ortodoks\u00eb n\u00eb Kostandinopoj\u00eb q\u00eb flisnin p\u00ebr seksin e \u00ebngj\u00ebjve dhe k\u00ebt\u00eb e quajn\u00eb demokraci, pra nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb dua, kur t\u00eb dua, sa her\u00eb dua.<\/p>\n<p>Donald Trump nuk e kufizon k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, sepse ai thot\u00eb vet\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb doj\u00eb, kur t\u00eb doj\u00eb, sa her\u00eb t\u00eb doj\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb fitoi. Ai \u00ebsht\u00eb produkt tipik i demokracis\u00eb kaotike prandaj kaosi i tij duket sikur nuk i shkon demokracis\u00eb. Gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb ai nuk mbylli asnj\u00eb gazet\u00eb, nuk burgosi asnj\u00eb kund\u00ebrshtar, nuk nxorri asnj\u00eb parti jasht\u00eb ligjit dhe megjith\u00ebse nuk njohu zgjedhjet, e l\u00ebshoi zyr\u00ebn dhe shkoi n\u00eb sht\u00ebpi pa p\u00ebrdorur ushtrin\u00eb.<br \/>\nNdryshimi q\u00eb ai ka me shum\u00eb liberal\u00eb, \u00ebsht\u00eb se ai mendon se demokracia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zgjidhur hallet e bot\u00ebs. Dhe ka shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<br \/>\nAi t\u00eb pranon nj\u00eblloj edhe n\u00ebse je demokrat edhe n\u00ebse nuk je, mjafton t\u00eb kesh di\u00e7ka n\u00eb dor\u00eb, pra t\u00eb kesh fuqi. N\u00ebse nuk i bindesh ai t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon me tarifa n\u00eb vend t\u00eb bombave dhe kjo \u00ebsht\u00eb demokratike. Ai i beson m\u00eb shum\u00eb ekonomis\u00eb sesa luft\u00ebs, m\u00eb shum\u00eb dollarit sesa bomb\u00ebs atomike, m\u00eb shum\u00eb sanksioneve sesa pushtimit.<\/p>\n<p>Meq\u00eb kryesisht rreziqet vijn\u00eb nga Lindja, ai negocion n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Per\u00ebndimit p\u00ebr t\u00eb shuar luf\u00ebtrat dhe p\u00ebr t\u2019i futur arm\u00ebt n\u00eb depo. A duhet t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb at\u00ebher\u00eb, q\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb negocioj\u00eb me Putinin t\u00ebrheqjen nga Ukraina ta pyesi pse ka anulluar nj\u00eb koncert t\u00eb nj\u00eb grupi muzikor me emrin Pussy Riot?<\/p>\n<p>Do ishte e tep\u00ebrt. Do ishte si biseda e prift\u00ebrinjve n\u00eb Kostandinopoj\u00eb. Ndoshta edhe m\u00eb keq.<\/p>\n<p>Prandaj sot t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb se lufta \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebimi m\u00eb i madh i demokracive tona, kan\u00eb shpres\u00eb se Amerika ka votuar p\u00ebr t\u00eb mos shkuar n\u00eb luft\u00eb.<br \/>\nDhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka zgjedhur Presidentin Donald Trump, i cili edhe n\u00ebse nuk e do demokracin\u00eb, nuk e shkat\u00ebrron dot at\u00eb.<br \/>\nK\u00ebshtuq\u00eb mirevini ne bot\u00ebn e Donald Trump. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb arg\u00ebtim q\u00eb nuk mbaron asnjeher\u00eb me luft\u00eb.<br \/>\nShpresoj.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/11\/bota-e-donald-trump\/\">Bota e Donald Trump<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ben Blushi\/ Sikur Donald Trump t\u00eb mos mbaj\u00eb asnj\u00eb nga premtimet q\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb amerikan\u00ebve, por vet\u00ebm t\u00eb mbyll\u00eb luft\u00ebrat, Amerika mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb bot\u00ebs nj\u00eb nga sh\u00ebrbimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kur ky vend egziston. N\u00eb 100 vitet e fundit Amerika ka qen\u00eb luft\u00ebnxit\u00ebsja m\u00eb e madhe e planetit dhe p\u00ebr fat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2963","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2963","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2963"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2963\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2963"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2963"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2963"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}