{"id":29591,"date":"2025-07-05T18:53:13","date_gmt":"2025-07-05T18:53:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/05\/paqsor-buzi-sipermarresi-i-ballukut-per-tenderat-elektorale-9-mln-euro-pa-gare-para-zgjedhjeve\/"},"modified":"2025-07-05T18:53:13","modified_gmt":"2025-07-05T18:53:13","slug":"paqsor-buzi-sipermarresi-i-ballukut-per-tenderat-elektorale-9-mln-euro-pa-gare-para-zgjedhjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/05\/paqsor-buzi-sipermarresi-i-ballukut-per-tenderat-elektorale-9-mln-euro-pa-gare-para-zgjedhjeve\/","title":{"rendered":"Paqsor Buzi sip\u00ebrmarr\u00ebsi i Ballukut p\u00ebr tenderat elektoral\u00eb, 9 MLN Euro pa gar\u00eb para zgjedhjeve"},"content":{"rendered":"<p>Kryebashkiaku Armando Subashi autorizoi para zgjedhjeve tenderin p\u00ebr blerjen e asfaltit p\u00ebr 3 vjet. K\u00ebshtu, edhe zgjedh\u00ebsit u mashtruan, edhe u mbush arka e firm\u00ebs s\u00eb mikut t\u00eb tij \u201cG.P.G Company\u201d. Tenderi 2.5 miliard\u00eb lek\u00ebsh ishte paracaktuar p\u00ebr Paqsor Buzin dhe k\u00ebt\u00eb porosi e \u00e7oi n\u00eb vend n\u00ebnkryetari i bashkis\u00eb Vasil Bregu.<\/p>\n<p>Ky i fundit ka firmosur m\u00eb 30 qershor 2015, kontrat\u00ebn me kompanin\u00eb e Buzit me objekt \u201cBlerje (funizim\/vendosje) materialeve t\u00eb nevojshme p\u00ebr reabilitimin dhe mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebve t\u00eb brendshme dhe shesheve t\u00eb Bashkis\u00eb Fier\u201d.<\/p>\n\n<p>Tenderi me vler\u00eb mbi kufirin e lart\u00eb me fond limit 249 470 651,00 pa TVSH u shpall fillimisht m\u00eb 24 janar 2025 dhe data e mbajtjes s\u00eb procedur\u00ebs ishte m\u00eb 24 shkurt 2025. Megjith\u00ebse kishte mjaftuesh\u00ebm pjes\u00ebmarr\u00ebs, 7 kompani u munduan kot t\u00eb b\u00ebnin letrat, sepse Subashi nuk i ndahet Paqsor Buzit.<\/p>\n<p>Ky i fundit u shpall fitues m\u00eb 18 mars 2025 me ofert\u00ebn 165 098 873,00 lek\u00eb pa TVSH.\n<\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, ky \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi i Open Data Albania p\u00ebr procedur\u00ebn e prokurimit. Tenderi \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u2018Flamur t\u00eb kuq q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb nj\u00ebri nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit e pak\u00ebnaqur e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb vendim. Operatori ekonomik BIBA-X SHPK ofroi ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim me 144 656 156 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Megjith\u00ebse kompania tjet\u00ebr ofroi \u00e7mim m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm komisioni i Subashit e skualifikoi. Organizator\u00ebt e tenderit nuk pyet\u00ebn p\u00ebr faktin se G.P.G. COMPANY SHPK b\u00ebri ofert\u00eb me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb: 165 098 873 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p><strong>Denoncimi n\u00eb KPP i tenderit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 11 prill 2025, Komisioni i Prokurimit Publik mori n\u00eb shqyrtim k\u00ebrkes\u00ebn e kompanis\u00eb \u201cBIBA-X\u201d shpk p\u00ebr shfuqizimin e vendimit komisionit t\u00eb Subashit q\u00eb e skualifikonte pa t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb nga argumentet q\u00eb ka p\u00ebrdorur komisioni ishte larg\u00ebsia e Fabrik\u00ebs s\u00eb asfaltobetonit t\u00eb BIBA-X SHPK. Objekti rezulton t\u00eb ndodhet n\u00eb nj\u00eb larg\u00ebsi af\u00ebrsisht 54 km nga qendra e qytetit t\u00eb Fierit. Nd\u00ebrsa n\u00eb dokumentet e tenderit, komisioni i Subashit e kishte v\u00ebn\u00eb kufirin 50 km larg. Nuk duhet shkenc\u00eb e madhe t\u00eb kuptosh se p\u00ebr 4 km m\u00eb shum\u00eb asfalti nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb gjendjen kimiko-fizike. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, tani ka mjete q\u00eb\u00a0 mund ta ruajn\u00eb asfaltin n\u00eb temperatur\u00ebn optimale p\u00ebr shtrimin e rrug\u00ebve. Shum\u00eb her\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, q\u00eb e ka quajtur \u201ckriter diskriminues\u2019, pa mb\u00ebshtetje n\u00eb ligj. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast edhe KPP, sa p\u00ebr formalitet, ka mbajtur q\u00ebndrim n\u00eb krah t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb skualifikuar.<\/p>\n<p>Komisioni i Prokurimit Publik me vendim Nr. 487 dat\u00eb 11 prill 2025 vendosi: \u201cT\u00eb pranoj\u00eb pjes\u00ebrisht ankes\u00ebn e operatorit ekonomik \u201cBIBA-X\u201d SHPK n\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit; Bashkia Fier t\u00eb kryej\u00eb rivler\u00ebsimin e procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit n\u00eb p\u00ebrputhje me konstatimet e Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik.<\/p>\n<p>Pes\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Bashkia Fier e skualifikoi s\u00ebrish kompanin\u00eb \u201cBIBA-X\u201d shpk me t\u00eb nj\u00ebjtat arsye si her\u00ebn e par\u00eb, duke mos e p\u00ebrfillur \u201cvendimin\u201d e KPP.<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebr Bashkin\u00eb Fier e r\u00ebnd\u00ebsishme ishte q\u00eb porosia p\u00ebr Paqsor Buzin t\u00eb \u00e7ohej deri n\u00eb fund, pavar\u00ebsisht se arka e bashkis\u00eb mund t\u00eb kursente ca lek\u00eb t\u00eb taksapaguesve fierak\u00eb, n\u00ebse merrte n\u00eb konsiderat\u00eb ofert\u00ebn e skualifikuar.<\/p>\n<p><strong>Edhe Josif Gorrea n\u00eb sqetull\u00ebn e Paqsorit<\/strong><\/p>\n<p>Edhe kryebashkiaku i Divjak\u00ebs i dha nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb madhe Paqsorit n\u00eb nj\u00eb tender me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr procedur\u00ebn me objekt \u201cBlerje \u00e7ak\u00ebll makinerie (sp 1-100mm) p\u00ebr rrug\u00eb urbane dhe rurale n\u00eb Bashkin\u00eb Divjak\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Fondi Limit i p\u00ebrllogaritur nga komisioni i Gorreas \u00ebsht\u00eb 25 264 120,00 lek\u00eb pa TVSH. P\u00ebr t\u00eb justifikuar parat\u00eb jan\u00eb futur n\u00eb plan p\u00ebr shtresa \u00e7ak\u00eblli thuajse t\u00eb gjitha rrug\u00ebt kryesore t\u00eb nj\u00ebsive administrative.<\/p>\n<p>Ky tender \u00ebsht\u00eb rutin\u00eb e p\u00ebrvitshme, por sivjet Gorrea ka pes\u00ebfishuar fondin, se ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb lek! N\u00eb vitin 2022, tenderi i \u00e7ak\u00ebllit e ka pasur fondin\u00a0 limit 2 678 307 lek\u00eb pa TVSH. N\u00eb vitin 2023 fondi ka qen\u00eb 6 346 416 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe pasi ka miratuar k\u00ebt\u00eb buxhet t\u00eb madh dhe pasi i asfaltoi rrug\u00ebt para zgjedhjeve, vjen super tenderi i \u00e7ak\u00ebllit i cili \u00ebsht\u00eb njoftuar n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik m\u00eb 7 mars 2025, nd\u00ebrsa fituesi \u00ebsht\u00eb shpallur pas zgjedhjeve, m\u00eb 23 maj 2025. Tenderi ka merituar \u201cFlamurin e kuq\u201d t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr bie n\u00eb sy se oferta m\u00eb e lart\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur nga partneri i Paqsor Buzit n\u00eb tendera Bashkim Dulla, pronar i \u201cBoshnjaku B\u201d shpk. Paraqitja ndarazi n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sa p\u00ebr formalitet.<\/p>\n<p>P\u00ebr kujtes\u00eb, 12 gusht 2016, Bashkia Berat u ka dh\u00ebn\u00eb Paqsor Buzit dhe Bashkim Dull\u00ebs tenderin \u201cRikonstruksion i rrug\u00ebs Stadium i Vjet\u00ebr \u2013Stadiumi i Ri, rruga Stadiumi Rruga Koli Vesho dhe sheshit para stadiumit\u201d. Vlera e kontrat\u00ebs \u00a0ishte 299 824 000,00 lek\u00eb<\/p>\n<p>M\u00eb 18 shtator 2020, t\u00eb bashkimi i kompanive t\u00eb Buzit dhe Dull\u00ebs mori nga Bashkia Peqin tenderin me objekt \u201cNd\u00ebrtim i uj\u00ebsjell\u00ebsit p\u00ebr fshatrat Gjocaj, Celhakaj dhe Hashmataj, Bashkia Peqin\u201d me fond limit 81 499 422,00 lek\u00eb pa tvsh. Pjes\u00ebmarrja e tyre t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb tenderin e Bashkis\u00eb Divjak\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht loj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Belinda Balluku, dirigjentja e tenderave elektoral\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Duek qen\u00eb se kan\u00eb efekt elektoral, p\u00ebr k\u00ebto tendera ka qen\u00eb pa tjet\u00ebr n\u00eb dijeni edhe ministrja Belinda Balluku, e cila \u00ebsht\u00eb kryetare e shtabit politik t\u00eb PS-s\u00eb p\u00ebr Qarkun Fier. T\u00eb pakt\u00ebn tenderin q\u00eb do raportojm\u00eb m\u00eb posht\u00eb, ka qen\u00eb vet\u00eb Balluku q\u00eb e ka miratuar. Nuk e besojm\u00eb se drejtori i Uj\u00ebsjell\u00ebsit Lushnj\u00eb, Klaidi Shkurti, ka guximin t\u2019i jap\u00eb Paqsor Buzit kontrat\u00ebn 5.7 miliard\u00eb lek\u00eb, 4 muaj para zgjedhjeve, pa pyetur Belind\u00ebn.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cFurnizimi me uj\u00eb i fshatrave Goricaj, Sopez, Senesa, Ferras, M\u00ebrtish, K\u00ebmishtaj, Spolate, Gradisht, Fier Seman, Gungas, Babunje, Babunje e re n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Gradisht\u00eb\u201d. Fondi limit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt me koh\u00ebzgjatje 1 vit e gjysm\u00eb \u00ebsht\u00eb 571 515 049,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb tender mor\u00ebn pjes\u00eb 5 kompani, por drejtori i Ballukut i skualifikoi 4 prej tyre dhe la vet\u00ebm \u201cGPG Company\u201d p\u00ebr vler\u00ebsim.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu, pasi u eliminua konkurrenca, kontrata u n\u00ebnshkrua me kompanin\u00eb e Paqsor Buzit m\u00eb 13 janar 2025.<\/p>\n<p><strong>Pse Balluku mb\u00ebshtetet tek Paqsor Buzi?<\/strong><\/p>\n<p>Korrupsioni politik i \u201cRilindjes\u201d me tenderat mb\u00ebshtetet tek nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl biznesmen\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb \u201cprova\u201d m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Biznesmeni Paqsor Buzi me selin\u00eb e kompanive n\u00eb Lushnj\u00eb \u00ebsht\u00eb i lidhur me t\u00eb pakt\u00ebn 7 firma: G.P.G Company, Egnatia Hydropower, HIDROALBANIA ENERGJI, BETA, VELLEZERIT-TOLA, PARK SOL ENERGY dhe PAG Investment Group.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>P\u00ebrmes firm\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit G.P.G Company ku \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar, Paqsor Buzi ka marr\u00eb mbi 100 tendera me vler\u00eb mbi 200 milion\u00eb euro, gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Paqsor Buzi ka qen\u00eb nj\u00eb nga klient\u00ebt kryesor t\u00eb Fatos Tushes, kur ky i fundit ishte n\u00eb krye t\u00eb Bashkis\u00eb Lushnje.<\/p>\n<p>Mbi 20 % t\u00eb totalit t\u00eb tenderave, Paqsor Buzi i ka marr\u00eb pik\u00ebrisht nga Bashkia Lushnje, kryesisht me paracaktim dhe me oferta fituese n\u00eb kufijt\u00eb e fondit limit, duke krijuar dyshime t\u00eb forta se Tushe ishte indirekt pjes\u00ebtar n\u00eb fitimet e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Fatos Tushe u arrestua me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK me 6 korrik 2021. N\u00eb 24 maj 2021, Tushe i ka dh\u00ebn\u00eb tenderin e fundit Paqsor Buzit me vler\u00eb 2.5 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Edhe Kontrolli i Lart\u00eb t\u00eb Shtetit e ka p\u00ebrmendur disa here\u00a0 n\u00eb raporte kompanin\u00eb e Paqsor Buzit, e cila pasi fiton tenderat n\u00eb form\u00eb pazari, mashtron me zbatimin e kontratave, duke p\u00ebrvet\u00ebsuar parat\u00eb publike me situacionet dhe faturat p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb pakryera.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin shtator t\u00eb vitit 2019, Buzi u arrestua nga policia s\u00eb bashku m\u00eb nj\u00eb grup biznesmen\u00ebsh. Ata u dyshuan si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb gjigante mashtrimi ndaj shtetit. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr mashtrim n\u00ebp\u00ebrmjet tatimit mbi Vler\u00ebn e Shtuar, TVSH. Akuzat e ngritura ndaj tyre ishin p\u00ebr \u201ckrijim t\u00eb skemave mashtruese me TVSH\u201d, \u201cfalsifikimit\u201d dhe \u201cfshehjes s\u00eb t\u00eb ardhurave\u201d. Sipas njoftimeve t\u00eb policis\u00eb s\u00eb asaj kohe, d\u00ebmi i shkaktuar prej tyre ndaj shtetit kapte shifrat e rreth 26 milion\u00eb eurove.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/paqsor-buzi-sipermarresi-i-ballukut-per-tenderat-elektorale-9-mln-euro-pa-gare-para-zgjedhjeve\/\">Paqsor Buzi sip\u00ebrmarr\u00ebsi i Ballukut p\u00ebr tenderat elektoral\u00eb, 9 MLN Euro pa gar\u00eb para zgjedhjeve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryebashkiaku Armando Subashi autorizoi para zgjedhjeve tenderin p\u00ebr blerjen e asfaltit p\u00ebr 3 vjet. K\u00ebshtu, edhe zgjedh\u00ebsit u mashtruan, edhe u mbush arka e firm\u00ebs s\u00eb mikut t\u00eb tij \u201cG.P.G Company\u201d. Tenderi 2.5 miliard\u00eb lek\u00ebsh ishte paracaktuar p\u00ebr Paqsor Buzin dhe k\u00ebt\u00eb porosi e \u00e7oi n\u00eb vend n\u00ebnkryetari i bashkis\u00eb Vasil Bregu. Ky i fundit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29591","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29591","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29591"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29591\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29591"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29591"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29591"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}