{"id":29586,"date":"2025-07-05T18:04:53","date_gmt":"2025-07-05T18:04:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/05\/gjeni-dhe-i-paperseritshem-bujar-hudhri-tregon-momentet-e-fundit-te-kadarese-me-pershendeti-dhe-me-falenderoi\/"},"modified":"2025-07-05T18:04:53","modified_gmt":"2025-07-05T18:04:53","slug":"gjeni-dhe-i-paperseritshem-bujar-hudhri-tregon-momentet-e-fundit-te-kadarese-me-pershendeti-dhe-me-falenderoi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/05\/gjeni-dhe-i-paperseritshem-bujar-hudhri-tregon-momentet-e-fundit-te-kadarese-me-pershendeti-dhe-me-falenderoi\/","title":{"rendered":"\u201cGjeni dhe i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm\u201d\/ Bujar Hudhri tregon momentet e fundit t\u00eb Kadares\u00eb: M\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeti dhe m\u00eb fal\u00ebnderoi\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Botuesi dhe miku i ngusht\u00eb i shkrimtarit t\u00eb madh Ismail Kadare, Bujar Hudhri, ka ndar\u00eb emocionet dhe kujtimet e tij t\u00eb fundit me autorin e shquar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin Kjo jav\u00eb n\u00eb News 24, ai tregoi p\u00ebr p\u00ebrkeq\u00ebsimin e sh\u00ebndetit t\u00eb Kadares\u00eb n\u00eb muajt e fundit, p\u00ebr p\u00ebrsh\u00ebndetjen e fundit prek\u00ebse dhe p\u00ebr dhimbjen e humbjes s\u00eb shkrimtarit t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Hudhri e p\u00ebrshkroi Kadaren\u00eb si nj\u00eb njeri t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj kombit dhe let\u00ebrsis\u00eb.<\/p>\n<p>Bujar Hudhri, botuesi i shkrimtarit Ismail Kadare: N\u00eb vitin e tij t\u00eb fundit, ai u r\u00ebndua shum\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Donte t\u00eb shkonte 90 vje\u00e7. Ai ra shum\u00eb fizikisht, nuk kishte interes. Nuk shfaqte interes dhe p\u00ebr biseda shum\u00eb. Kadare informohej se \u00e7far\u00eb ndodhte n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e kishte t\u00eb zgjuar kureshtjen. Ai donte t\u00eb ishte i mir\u00ebinformuar. Let\u00ebrsia e tij e madhe ishte nj\u00eb univers i till\u00eb, q\u00eb nuk mund ta shoh\u00ebsh t\u00eb shk\u00ebputur nga ajo q\u00eb ndodhte n\u00eb vend. Kadare jetonte aktivisht jet\u00ebn. Kur piva kafe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit me t\u00eb, e ndjeva se ishte dita e fundit e Kadares\u00eb. E ndjeja se ishte shum\u00eb i lodhur, me disa njer\u00ebz dhe nuk fliste fare, kur t\u00eb gjith\u00eb ik\u00ebn e m\u00eb tha mua \u201cDo t\u00eb ulem p\u00ebrs\u00ebri\u201d. M\u00eb thoshte q\u00eb m\u00eb l\u00ebr k\u00ebtu. Im bir Davidi ishte shofer i mir\u00eb, e d\u00ebrguam te makina dhe ishte shum\u00eb i lodhur.<\/p>\n<p>Un\u00eb e lija te Sky Touer te hyrja, e priste aty nj\u00eb vajz\u00eb bionde, e bukur dhe ajo i sillte gjithmon\u00eb g\u00ebzim. K\u00ebt\u00eb her\u00eb, m\u00eb tha do m\u00eb \u00e7osh ti deri n\u00eb sht\u00ebpi. E \u00e7ova n\u00eb sht\u00ebpi, u ul n\u00eb kolltukun e tij, e d\u00ebgjova q\u00eb m\u00eb fal\u00ebnderoi, por nuk kam dashur q\u00eb Kadare t\u00eb m\u00eb fal\u00ebnderoj\u00eb. Un\u00eb duhet ta fal\u00ebnderoja at\u00eb, jo ai mua. T\u00eb gjith\u00eb ne duhet ta fal\u00ebnderonim at\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, Kadare foli di\u00e7ka dhe un\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigja e n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, nj\u00eb grua q\u00eb sh\u00ebrbente aty m\u00eb tha \u201cBujar kthehu pak se shiko se \u00e7far\u00eb po thot\u00eb zoti Kadare\u201d. U ktheva dhe Kadare m\u00eb pa e m\u00eb tha \u201cBujar, shum\u00eb faleminderit\u201d m\u00eb fal\u00ebnderoi duke p\u00ebrsh\u00ebndetur me duar dhe kjo \u00ebsht\u00eb pamja e fundit. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dhimbshme. Lajmin q\u00eb iku nga kjo bot\u00eb e mora vesh n\u00eb zyr\u00ebn time, m\u00eb telefonoi nj\u00eb njeri i af\u00ebrt, q\u00eb rrinte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Kadares\u00eb dhe m\u00eb tha q\u00eb shkrimtari nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb. U nisa me makin\u00ebn time.<\/p>\n<p>Shpesh i thosha q\u00eb ti nuk je nga ky planet dhe g\u00ebzohej shum\u00eb. Ismail Kadare nuk ishte njeri fort shoq\u00ebror, vet\u00eb puna e b\u00ebnte t\u00eb mos kishte shum\u00eb miq, vetmia e tij nuk e b\u00ebnte t\u00eb kishte shum\u00eb miq. Ai thoshte se nj\u00eb shkrimtar \u00ebsht\u00eb vet\u00eb nj\u00eb diktator, nuk pranon k\u00ebshilla, nuk pranon ta m\u00ebsosh dhe i bie q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb shtetit mos pyeste njeri, pra shkurt ai nuk ishte p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb. Ai ishte shum\u00eb korrekt dhe i ndersh\u00ebm. Kadare b\u00ebnte shum\u00eb shaka. Kadare ka pasur histori jete, por Helena Kadare ishte dashuria e jet\u00ebs s\u00eb tij. Kadare ishte i ndersh\u00ebm, gjeni, i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm. Politika e ka shqet\u00ebsuar deri n\u00eb fund, ai interesohej p\u00ebr fatet e kombet.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/gjeni-dhe-i-paperseritshem-bujar-hudhri-tregon-momentet-e-fundit-te-kadarese-me-pershendeti-dhe-me-falenderoi\/\">\u201cGjeni dhe i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm\u201d\/ Bujar Hudhri tregon momentet e fundit t\u00eb Kadares\u00eb: M\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeti dhe m\u00eb fal\u00ebnderoi\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Botuesi dhe miku i ngusht\u00eb i shkrimtarit t\u00eb madh Ismail Kadare, Bujar Hudhri, ka ndar\u00eb emocionet dhe kujtimet e tij t\u00eb fundit me autorin e shquar. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin Kjo jav\u00eb n\u00eb News 24, ai tregoi p\u00ebr p\u00ebrkeq\u00ebsimin e sh\u00ebndetit t\u00eb Kadares\u00eb n\u00eb muajt e fundit, p\u00ebr p\u00ebrsh\u00ebndetjen e fundit prek\u00ebse dhe p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29586","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29586","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29586"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29586\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29586"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29586"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29586"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}