{"id":29578,"date":"2025-07-05T17:01:53","date_gmt":"2025-07-05T17:01:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/05\/mbi-8-ore-seance-gjykata-e-fierit-le-ne-burg-ceo-n-dhe-ish-administratorin-e-bankers-petroleum-i-shkaktuan-shtetit-miliona-euro-dem\/"},"modified":"2025-07-05T17:01:53","modified_gmt":"2025-07-05T17:01:53","slug":"mbi-8-ore-seance-gjykata-e-fierit-le-ne-burg-ceo-n-dhe-ish-administratorin-e-bankers-petroleum-i-shkaktuan-shtetit-miliona-euro-dem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/05\/mbi-8-ore-seance-gjykata-e-fierit-le-ne-burg-ceo-n-dhe-ish-administratorin-e-bankers-petroleum-i-shkaktuan-shtetit-miliona-euro-dem\/","title":{"rendered":"Mbi 8 or\u00eb seanc\u00eb, gjykata e Fierit l\u00eb n\u00eb burg CEO-n dhe ish-administratorin e \u201cBankers Petroleum\u201d, i shkaktuan shtetit miliona euro d\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Fierit ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi masat e siguris\u00eb p\u00ebr drejtuesit dhe punonj\u00ebsit e kompanis\u00eb \u201cBankers Petroleum\u201d, t\u00eb arrestuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve p\u00ebr evazion fiskal dhe mashtrim me t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>CEO-ja i kompanis\u00eb, shtetasi kinez Hong Ping Xiao, dhe ish-drejtori Leonidha \u00c7obo, do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb burg, pasi ndaj tyre r\u00ebndojn\u00eb dyshime t\u00eb forta p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb mir\u00eborganizuar mashtrimi financiar.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, kompania ka krijuar struktura dhe skema p\u00ebr t\u00eb fshehur t\u00eb ardhurat reale, duke shmangur k\u00ebshtu detyrimet ndaj shtetit dhe duke d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb interesin publik.<\/p>\n<p>Po ashtu, Gjykata ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi masat e siguris\u00eb edhe p\u00ebr 7 punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt dyshohet se kan\u00eb pasur rol aktiv n\u00eb realizimin e k\u00ebsaj skeme.<\/p>\n<p>Hetimet<\/p>\n<p>Kujtojme qe Prokuroria kishte l\u00ebshuar  14 masa sigurie p\u00ebr 14 persona dhe subjekte, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve p\u00ebr \u201cBankers Petroleum Albania Ltd\u201d, n\u00ebn akuzat p\u00ebr krijim skemash mashtruese n\u00eb lidhje me Tatimin mbi Vler\u00ebn e Shtuar (TVSH), fshehje t\u00eb t\u00eb ardhurave, pastrim parash, shp\u00ebrdorim detyre dhe moskryerje detyrash nga organet tatimore.<\/p>\n<p>Hetimi, i nisur n\u00eb dhjetor 2024 pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe zhvilluar p\u00ebr gjasht\u00eb muaj me metoda proaktive, zbuloi se kompania ka deklaruar humbje t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr 20 vite, nga viti 2004 deri n\u00eb fund t\u00eb 2024-\u00ebs, duke shmangur pages\u00ebn e taksave dhe duke u p\u00ebrfituar rimbursime t\u00eb paligjshme t\u00eb TVSH-s\u00eb n\u00eb vlera miliona eurosh.<\/p>\n<p>N\u00eb bashk\u00ebpunim me Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Fier dhe Drejtorin\u00eb e Hetimit Tatimor, jan\u00eb ushtruar kontrolle n\u00eb ambiente t\u00eb ndryshme t\u00eb kompanis\u00eb dhe banesa private, ku u sekuestruan dokumente dhe sende t\u00eb lidhura me veprimtarin\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>Jan\u00eb ekzekutuar 9 masa sigurimi ndaj administratorit aktual Hongping Xiao, ish-administratorit Leonidha \u00c7obo dhe disa drejtuesve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb, nd\u00ebrsa 5 persona t\u00eb tjer\u00eb, kryesisht t\u00eb huaj, jan\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>\u201cNga hetimi i deritanish\u00ebm ka rezultuar se, shoq\u00ebria \u201cBankers Petroleum Albania Ltd\u201d, nga viti 2004 e deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 ka dal\u00eb me humbje, \u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shteti shqiptar t\u00eb mos p\u00ebrfitoj\u00eb asnj\u00eb t\u00eb ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavar\u00ebsisht se jan\u00eb nxjerr\u00eb e tregtuar sasi t\u00eb konsiderueshme karburanti n\u00eb zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marin\u00ebz-Fier. \u00cbsht\u00eb v\u00ebrejtur se, shoq\u00ebria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri n\u00eb vitin 2024 n\u00eb vler\u00ebn prej 532,433,614,112 lek\u00eb. Po ashtu, rezulton se shoq\u00ebria ka deklaruar shpenzime tatimore n\u00eb vlera q\u00eb tejkalojn\u00eb t\u00eb ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dal\u00eb n\u00eb \u00e7do vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale p\u00ebr t\u00eb gjitha periudhat \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 11,691,799,688 lek\u00eb. Nga hetimi, dyshohet se d\u00ebmi i shkaktuar n\u00eb buxhetin e shtetit, p\u00ebrmes p\u00ebrfitimit t\u00eb Tvsh-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb miliona euro\u201d, thote prokuroria.<\/p>\n<p>Njoftimi i Prokurorise<\/p>\n<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Fier, l\u00ebshoi 14 masa sigurimi p\u00ebr \u2018Bankers Petroleum Albania Ltd\u2019 n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr veprat penale \u201cKrijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar\u201d, \u201cFshehja e t\u00eb ardhurave\u201d, \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d dhe \u201cMoskryerja e detyrave nga organet tatimore\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 144\/a, 180\/3, 287, 248, 181\/a t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Hetimet mbi procedimin penal nr.2063, dat\u00eb 30.12.2024 nis\u00ebn pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve dhe pas nj\u00eb hetimi 6-mujor edhe me metoda t\u00eb hetimit proaktiv, n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Drejtorin\u00eb e Hetimit Tatimor, u grumbulluan prova t\u00eb mjaftueshme t\u00eb cilat krijojn\u00eb dyshimin e arsyesh\u00ebm se jan\u00eb konsumuar elementet e figurave t\u00eb veprave penale p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb regjistruar ky procedim penal.<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Fier dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Fuer dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb Hetimit Tatimor, jan\u00eb ushtruar kontrolle n\u00eb disa ambiente t\u00eb kompanis\u00eb si dhe n\u00eb banesa private, nga ku jan\u00eb sekuestruar sende q\u00eb i p\u00ebrkasin veprave penale dhe u ekzekutuan 9 (n\u00ebnt\u00eb) masa sigurimi personal me karakter shtr\u00ebngues, ndaj Administratorit aktual t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb H.X, ish- administratorit t\u00eb kompanis\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cBankers Petroleum Albania Ltd\u201d, L.\u00c7, si dhe ndaj disa shtetasve t\u00eb tjer\u00eb L.\u00cb, A.K, K.Xh, D.G, M.Th, M.I dhe E.A, me pozicione drejtuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani. Nd\u00ebrsa u shpall\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim 5 (pes\u00eb) shtetas, kryesisht t\u00eb huaj. Nd\u00ebrhyrja n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimit, lidhet me rrezikun e prishjes s\u00eb provave, nd\u00ebrprerjen e m\u00ebtejshme t\u00eb aktivitetit kriminal dhe shmangien e rrezikut t\u00eb ikjes.<\/p>\n<p>Nga hetimi i deritanish\u00ebm ka rezultuar se, shoq\u00ebria \u201cBankers Petroleum Albania Ltd\u201d, nga viti 2004 e deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 ka dal\u00eb me humbje, \u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shteti shqiptar t\u00eb mos p\u00ebrfitoj\u00eb asnj\u00eb t\u00eb ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavar\u00ebsisht se jan\u00eb nxjerr\u00eb e tregtuar sasi t\u00eb konsiderueshme karburanti n\u00eb zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marin\u00ebz-Fier. \u00cbsht\u00eb v\u00ebrejtur se, shoq\u00ebria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri n\u00eb vitin 2024 n\u00eb vler\u00ebn prej 532,433,614,112 lek\u00eb. Po ashtu, rezulton se shoq\u00ebria ka deklaruar shpenzime tatimore n\u00eb vlera q\u00eb tejkalojn\u00eb t\u00eb ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dal\u00eb n\u00eb \u00e7do vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale p\u00ebr t\u00eb gjitha periudhat \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 11,691,799,688 lek\u00eb. Nga hetimi, dyshohet se d\u00ebmi i shkaktuar n\u00eb buxhetin e shtetit, p\u00ebrmes p\u00ebrfitimit t\u00eb Tvsh-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb miliona euro.<\/p>\n<p>Dyshohet se, gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ka ushtruar aktivitetin e saj, shoq\u00ebria \u201cBankers Petroleum Albania Ltd\u201d ka rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive shpezimet e saj, me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb bilancin vjetor t\u00eb rezultoj\u00eb me humbje, e m\u00eb pas nuk ka paguar asnj\u00eb tatim mbi fitimin, por ka p\u00ebrfituar nga rimbursimi i TVSH-s\u00eb n\u00ebp\u00ebrmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individ\u00eb e shoq\u00ebri t\u00eb tjera kontraktuese t\u00eb saj, me objekte dhe veprimtari t\u00eb ndryshme. P\u00ebr arritjen e k\u00ebtij q\u00ebllimi, nga shoq\u00ebria e punonj\u00ebsit e saj dyshohet se jan\u00eb falsifikuar dokumente t\u00eb ndryshme dhe kryhen operacione financiare t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme me operator\u00eb dhe individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm si brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal vijojn\u00eb pasi dyshohen disa skema t\u00eb ndyshme mashtrimi p\u00ebr TVSH-n\u00eb, pastrim parash, etj, ku jan\u00eb t\u00eb implikuar dhe shum\u00eb individ\u00eb dhe kompani t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Fier, mbetet e angazhuar n\u00eb ushtrimin me efektivitet t\u00eb ndjekjes penale dhe vendosjen para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb autor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre veprave q\u00eb lidhen me taksat dhe tatimet.<\/p>\n<p>Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajsh\u00ebm deri sa nuk v\u00ebrtetohet faj\u00ebsia e tij me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Reagimi i Bankers Petroleum Albania <\/p>\n<p>Bankers Petroleum Albania ka reaguar n\u00eb lidhje me hetimet e nisura ndaj saj p\u00ebr shmangen e detyrimeve tatimore, ku jan\u00eb l\u00ebshuar edhe 14 masa sigurimi.<\/p>\n<p>Kompania thekson se gjat\u00eb 21 viteve n\u00eb Shqip\u00ebri ka qen\u00eb partner i p\u00ebrkushtuar n\u00eb zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit energjetik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Sipas kompanis\u00eb, q\u00eb prej vitit 2004, BPAL ka investuar mbi 4.5 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare, duke siguruar 83% t\u00eb prodhimit komb\u00ebtar t\u00eb naft\u00ebs bruto dhe duke pun\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb se 1,500 familje lokale.<\/p>\n<p>N\u00eb reagim theksohet edhe kontributi i kompanis\u00eb n\u00eb buxhetin e shtetit, me 730 milion\u00eb dollar\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb form\u00eb rente minerare, si dhe investime prej 40 milion\u00eb dollar\u00ebsh p\u00ebr mbrojtjen e mjedisit dhe 10 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb projekte komunitare.<\/p>\n<p>BPAL njofton gjithashtu se aktualisht ka rimbursime t\u00eb papaguara t\u00eb TVSH-s\u00eb pran\u00eb autoriteteve shqiptare n\u00eb vler\u00ebn mbi 36 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb prej ndryshimit t\u00eb aksioner\u00ebve n\u00eb vitin 2016, kemi p\u00ebrforcuar transparenc\u00ebn dhe p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb me ligjet shqiptare, duke ulur ndjesh\u00ebm mosmarr\u00ebveshjet dhe duke forcuar partneritetin me autoritetet,\u201d thekson kompania.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb hetimeve t\u00eb fundit, Bankers Petroleum Albania dhe kompania m\u00ebm\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuara p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb plot\u00eb me institucionet dhe po punojn\u00eb p\u00ebr em\u00ebrimin e nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi t\u00eb lart\u00eb q\u00eb do t\u00eb siguroj\u00eb transparenc\u00eb dhe bashk\u00ebpunim t\u00eb vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb hetimeve t\u00eb fundit rregullatore, BPAL dhe kompania jon\u00eb m\u00ebm\u00eb, BPL, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuara t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb plot\u00ebsisht me autoritetet shqiptare. Jemi n\u00eb proces t\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb plot\u00eb dhe transparenc\u00eb operacionale. Respektojm\u00eb dhe mb\u00ebshtesim t\u00eb gjitha masat ligjore p\u00ebr t\u00eb ruajtur standardet rregullatore dhe t\u00eb integritetit n\u00eb Shqip\u00ebri. Deri m\u00eb tani, operacionet tona mbeten t\u00eb q\u00ebndrueshme, ekipi yn\u00eb baz\u00eb \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb dhe aktivitetet tona t\u00eb p\u00ebrditshme vazhdojn\u00eb pa nd\u00ebrprerje t\u00eb m\u00ebdha\u201d, thuhet n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>Reagimi: <\/p>\n<p>BANKERS PETROLEUM LTD.<\/p>\n<p>BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD.<br \/>\n3 Korrik 2025<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00ebzet e nj\u00eb vjet, Bankers Petroleum Albania (BPAL) ka q\u00ebndruar krah p\u00ebr krah me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb fuqizimin e s\u00eb ardhmes s\u00eb saj energjetike. Q\u00eb prej vitit 2004, operacionet tona kan\u00eb sjell\u00eb vlera t\u00eb prekshme: kemi investuar 4.5 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare; kemi siguruar 83% t\u00eb prodhimit komb\u00ebtar t\u00eb naft\u00ebs bruto; dhe kemi mb\u00ebshtetur m\u00eb shum\u00eb se 1,500 familje lokale p\u00ebrmes pun\u00ebsimit cil\u00ebsor. Jemi krenar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrulur q\u00eb kemi kontribuar me 730 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb rent\u00ebn minerare (68.9% e totalit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb) p\u00ebr zhvillimin e sektorit energjetik, 40 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e mjedisit dhe 10 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr forcimin e komuniteteve \u2013 nj\u00eb trash\u00ebgimi q\u00eb e konsiderojm\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kompania vazhdon t\u00eb ket\u00eb t\u00eb pashlyera pran\u00eb autoriteteve tatimore, rimbursime t\u00eb TVSH-s\u00eb (Tatimi mbi Vler\u00ebn e Shtuar) n\u00eb vler\u00ebn mbi 36 milion\u00eb USD.<\/p>\n<p>Q\u00eb pas blerjes nga aksioner\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb vitin 2016, ekipi yn\u00eb i ri drejtues ka integruar ndershm\u00ebrin\u00eb n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb operacioneve t\u00eb BPAL. Kemi d\u00ebshmuar angazhimin ton\u00eb ndaj partneritetit p\u00ebrmes prokurimeve m\u00eb transparente, p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb m\u00eb rigoroze me ligjet dhe uljes s\u00eb ndjeshme t\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb hetimeve t\u00eb fundit rregullatore, BPAL dhe kompania jon\u00eb m\u00ebm\u00eb, BPL, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuara t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb plot\u00ebsisht me autoritetet shqiptare. Jemi n\u00eb proces t\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb plot\u00eb dhe transparenc\u00eb operacionale. Respektojm\u00eb dhe mb\u00ebshtesim t\u00eb gjitha masat ligjore p\u00ebr t\u00eb ruajtur standardet rregullatore dhe t\u00eb integritetit n\u00eb Shqip\u00ebri. Deri m\u00eb tani, operacionet tona mbeten t\u00eb q\u00ebndrueshme, ekipi yn\u00eb baz\u00eb \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb dhe aktivitetet tona t\u00eb p\u00ebrditshme vazhdojn\u00eb pa nd\u00ebrprerje t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejm\u00eb klient\u00ebt dhe partner\u00ebt tan\u00eb. Duke par\u00eb p\u00ebrpara, BPAL mbetet e vendosur n\u00eb q\u00ebllimin e saj p\u00ebr t\u00eb garantuar stabilitetin energjetik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrmes operacioneve t\u00eb besueshme, thellimit t\u00eb rr\u00ebnj\u00ebve n\u00eb pun\u00ebsimin lokal dhe investimeve n\u00eb komunitet, si dhe duke nderuar besimin q\u00eb Shqip\u00ebria na ka dh\u00ebn\u00eb q\u00eb prej vitit 2004.<\/p>\n<p>Ne ecim p\u00ebrpara me p\u00ebrkushtim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb tona ndaj Shqip\u00ebris\u00eb me profesionaliz\u00ebm dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>Bankers Petroleum Ltd.<br \/>\nBankers Petroleum Albania Ltd.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/mbi-8-ore-seance-gjykata-e-fierit-le-ne-burg-ceo-n-dhe-ish-administratorin-e-bankers-petroleum-i-shkaktuan-shtetit-miliona-euro-dem\/\">Mbi 8 or\u00eb seanc\u00eb, gjykata e Fierit l\u00eb n\u00eb burg CEO-n dhe ish-administratorin e \u201cBankers Petroleum\u201d, i shkaktuan shtetit miliona euro d\u00ebm<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Fierit ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi masat e siguris\u00eb p\u00ebr drejtuesit dhe punonj\u00ebsit e kompanis\u00eb \u201cBankers Petroleum\u201d, t\u00eb arrestuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve p\u00ebr evazion fiskal dhe mashtrim me t\u00eb ardhurat. CEO-ja i kompanis\u00eb, shtetasi kinez Hong Ping Xiao, dhe ish-drejtori Leonidha \u00c7obo, do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb burg, pasi ndaj tyre r\u00ebndojn\u00eb dyshime t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29578","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29578","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29578"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29578\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29578"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29578"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29578"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}