{"id":29577,"date":"2025-07-05T17:01:52","date_gmt":"2025-07-05T17:01:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/05\/djemte-tane-nuk-shkojne-ushtare\/"},"modified":"2025-07-05T17:01:52","modified_gmt":"2025-07-05T17:01:52","slug":"djemte-tane-nuk-shkojne-ushtare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/05\/djemte-tane-nuk-shkojne-ushtare\/","title":{"rendered":"Djemt\u00eb tan\u00eb (nuk) shkojn\u00eb ushtar\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nga Kristaq Xharo*<\/p>\n<p>Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit p\u00ebr sh\u00ebrbimin e detyruesh\u00ebm ushtarak. Kroacia nuk duket se do e vonoj\u00eb, Greqia dhe Turqia nuk e diskutuan ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr ta hequr, vendet nordike pa p\u00ebrjashtim p\u00ebr djem e vajza, vendet balltike e fuqit\u00eb e m\u00ebdha europiane (Franc\u00eb, Gjermani, Spanj\u00eb) e kan\u00eb lajmin e dit\u00ebs\u2026edhe sikur ne t\u00eb reagojm\u00eb t\u00eb fundit, p\u00ebrs\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap n\u00eb drejtimin e duhur\u2026<\/p>\n<p>15 vjet m\u00eb par\u00eb\u2026 M\u00eb 4 shkurt 2010, parlamenti shqiptar vendosi mbylljen e nj\u00eb kapitulli, q\u00eb shum\u00eb shtete t\u00eb konsoliduara e m\u00eb t\u00eb fuqishme nuk guxuan ta hapin kurr\u00eb: heqjen e sh\u00ebrbimit t\u00eb detyruesh\u00ebm ushtarak. N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb parlamentare q\u00eb i ngjante m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb koncerti t\u00eb dirigjuar, deputet\u00ebt e t\u00eb gjitha krah\u00ebve votuan nj\u00ebz\u00ebri heqjen e sh\u00ebrbimit, q\u00eb ndryshe nga ushtarak do ta konsiderohej komb\u00ebtar. Salla e parlamentit duartrokiste p\u00ebr t\u00eb shuar gurin e fundit t\u00eb arkitektur\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare. Nj\u00eb entuziaz\u00ebm i till\u00eb n\u00eb parlament u p\u00ebrs\u00ebrit vet\u00ebm kur deputet\u00ebt vet-trefishuan pagesat e tyre\u2026<\/p>\n<p>Asgj\u00eb nuk ndodh pa nj\u00eb shkak\u2026.dhe as n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb\u2026Pasi kishim dhuruar m\u00eb par\u00eb mij\u00ebra tanke p\u00ebr skrap, braktisur qindra avion\u00eb n\u00eb qiell t\u00eb hapur, shitur apo mbytur disa qindra anije n\u00eb port apo n\u00eb fund t\u00eb detit, edhe sh\u00ebrbimi i detyruesh\u00ebm ushtarak u dor\u00ebzua. U kthyem n\u00eb vendin m\u00eb pacifist n\u00eb mes t\u00eb Ballkanit. Me vullnetin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve, fik\u00ebm kandilin e vet\u00ebmbrojtjes dhe ndez\u00ebm qiriun e besimit t\u00eb verb\u00ebr\u2026te aleat\u00ebt e aleancat. Edhe pse Morgenthau i madh, themeluesit t\u00eb realizmit, paralajm\u00ebronte se aleancat apo aleat\u00ebt jetojn\u00eb p\u00ebr aq koh\u00eb sa nuk ndryshojn\u00eb interesat e t\u00eb m\u00ebdhenjve\u2026por shum\u00eb m\u00eb pak se vet kombet. Edhe pse jemi m\u00eb t\u00eb rinj se shtetet e tjer\u00eb e kemi provuar ndryshimin disa her\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Prej 2010, djemt\u00eb tan\u00eb nuk shkojn\u00eb ushtar\u00eb. Sot, n\u00eb vend t\u00eb \u201cbetimit para flamurit\u201d d\u00ebgjon m\u00eb shpesh: \u201cKu e kur e ke b\u00ebr\u00eb check-in e fundit?\u201d. Termat si \u201catdhe\u201d, \u201chimn\u201d, \u201cuniform\u00eb\u201d, kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb regjim gjuh\u00ebsor, q\u00eb p\u00ebrjetohet vet\u00ebm kur komb\u00ebtarja luan me shtetet fqinj\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Rusia marshon, Kina armatoset, fuqit\u00eb rajonale provokojn\u00eb dhe fqinj\u00ebt ringjallin dekretet e mobilizimit, dhe doktrinat e \u2018fshehura\u2019 t\u00eb shekujve t\u00eb kaluar, siguresa jon\u00eb e vetme \u00ebsht\u00eb, jemi n\u00eb NATO. Si t\u00eb thuash: kemi sht\u00ebpi, por i kemi \u00e7el\u00ebsat te komshiu. Nd\u00ebrkoh\u00eb fjal\u00ebt \u201csiguri\u201d e \u201cliri\u201d b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb shtrenjta, ne i besojm\u00eb me iluzionin se jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb \u00e7mimin e statusit n\u00eb aleanc\u00eb. Trump ka merit\u00ebn q\u00eb zgjoi edhe vet\u00eb NATO-n nga iluzionet. Jan\u00eb vet\u00eb vendet e NATO-s q\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb burime fuqie pas zgjimit. Historia na jep m\u00ebsimin, ndoshta edhe t\u00eb hidhur: ai q\u00eb nuk e mbron vet\u00eb sht\u00ebpin\u00eb, v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb sakrific\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb komb pa njer\u00ebz n\u00ebn arm\u00eb, nj\u00eb komb pa frym\u00eb\u2026 (De Gol) . M\u00eb tej, Zhan Zhak Ruso, filozof iluminist e tha m\u00eb mir\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb: \u201cRomak\u00ebt humb\u00ebn perandorin\u00eb jo se armiqt\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, por se ata vet\u00eb pushuan s\u00eb qeni ushtar\u00eb.\u201d Dhe m\u00eb tej: \u201cNj\u00eb popull q\u00eb ia l\u00eb arm\u00ebt vet\u00ebm \u2018mercenar\u00ebve\u2019 ushtar\u00ebve me pages\u00eb, fillon e humb trojet e veta.\u201d Edhe Makiaveli besonte se shpirti i republik\u00ebs lidhet me guximin e qytetar\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vetveten. Por ne? N\u00eb vend t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb pushk\u00ebs, kemi p\u00ebrqafuar barr\u00ebn e indiferenc\u00ebs. Nd\u00ebrsa fqinj\u00ebt tan\u00eb \u2013 Greqia, Turqia, Austria, Zvicra \u2013 e ruajn\u00eb sh\u00ebrbimin ushtarak si nj\u00eb shenjt\u00ebri civile, ne e braktis\u00ebm me plot entuziaz\u00ebm. Suedia e Norvegjia? E pezulluan, e p\u00ebsuan, dhe e rikthyen, sepse kuptuan q\u00eb pushka nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm arm\u00eb, \u00ebsht\u00eb edukat\u00eb, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb, \u00ebsht\u00eb formimi dhe demonstrimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb qytetare. (lexo Samuel Huntigton: \u2018Soldier and state\u2019.  <\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi i detyruesh\u00ebm duhet vler\u00ebsuar jo vet\u00ebm si burim fuqie komb\u00ebtare p\u00ebr situate k\u00ebrc\u00ebnimi, por edhe si nga t\u00eb rrallat institucione q\u00eb p\u00ebrgatisin  karaktere. Kontingjente t\u00eb sh\u00ebrbimit mund t\u00eb jet\u00eb i hapur edhe p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb emigracion e n\u00eb diaspor\u00eb. Atdheu, kombi \u00ebsht\u00eb i t\u00eb gjith\u00ebve. Ai \u00ebsht\u00eb burim fuqie. Aty m\u00ebson se t\u00eb mbrosh atdheun nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm heroiz\u00ebm, por m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb nder e detyr\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 fuqis\u00eb \u2018hard\u2019 vendi merr kohezionin \u2026fuqin\u00eb \u2018soft\u2019.  <\/p>\n<p>Nga Ai nuk nxit vet\u00ebm p\u00ebrgatitje fizike, por edhe formim psikologjik e qytetar. Ai m\u00ebson t\u00eb respektosh rregullin, t\u00eb bashk\u00ebjetosh me dallime, t\u00eb p\u00ebrballesh me v\u00ebshtir\u00ebsi, t\u00eb drejtosh, por edhe t\u00eb bindesh. Si\u00e7 shprehet Uilliam Armstrong: \u201cN\u00ebse d\u00ebshironi nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb me karakter, t\u00eb disiplinuar, t\u00eb respektuesh\u00ebm e t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm \u2013 mos k\u00ebrkoni p\u00ebr nj\u00eb pilul\u00eb magjike\u2026gjendet te sh\u00ebrbimi i detyruesh\u00ebm ushtarak.\u201d  N\u00eb kazerm\u00eb, djali i politikanit dhe i fshatarit, i oligarkut dhe i t\u00eb papunit, i biznesmenit dhe emigrantit ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fjetore, t\u00eb nj\u00ebjtin orar zgjimi, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pjat\u00eb fasule. Aty barazia, nocion i p\u00ebrbuzur, nuk \u00ebsht\u00eb teori \u2014 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb.<\/p>\n<p>Europa me dhe n\u00ebn arm\u00eb, po ne\u2026. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bota ndizet si nj\u00eb fshat n\u00eb flak\u00eb, Europa zgjohet nga \u00ebndrra e gjat\u00eb pacifiste. Gjermania nuk flet m\u00eb p\u00ebr \u201cdiplomaci t\u00eb p\u00ebrjetshme\u201d, por p\u00ebr p\u00ebrgatitje t\u00eb menj\u00ebhershme. Finlanda, q\u00eb dikur mburrej p\u00ebr neutralitetin, sot po nd\u00ebrton fortifikime. Polonia hap transhe, minon rrug\u00eb e nd\u00ebrton bunker\u00eb, Britania flet p\u00ebr rritje kontingjentesh, Franca p\u00ebr edukim ushtarak edhe n\u00eb shkolla. Kroacia dhe Serbia tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb realitetin e rikthimit t\u00eb sh\u00ebrbimit. Holanda e Spanja e kan\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn e politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Po tek ne\u2026? Me gishtat e dor\u00ebs mund t\u00eb num\u00ebrosh rastet kur \u00ebsht\u00eb ngritur z\u00ebri p\u00ebr debat serioz mbi rikthimin e sh\u00ebrbimit ushtarak. Edhe pse lajmet dhe emisionet hapen \u00e7do dit\u00eb me pamje nga luft\u00ebra, shkat\u00ebrrime dhe viktima, ende mungon reflektimi i thelluar mbi domosdoshm\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrgatitjes son\u00eb si shoq\u00ebri. Vendimi p\u00ebr ngritjen e forcave rezerviste \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap pozitiv, por t\u00eb kujton nd\u00ebrtimin e nj\u00eb godine trekat\u00ebshe ku jan\u00eb ngritur fillimisht kati i tret\u00eb \u2013 forcat profesioniste \u2013 dhe m\u00eb pas i dyti \u2013 rezervist\u00ebt. Por mungon kati i par\u00eb. Mungon themeli: kontingjenti baz\u00eb, ai i sh\u00ebrbimit t\u00eb detyruesh\u00ebm ushtarak. A mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb funksionoj\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb pa themele?<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr vler\u00ebsim e veprim\u2026?  Vendi nuk ruhet me selfie n\u00eb baza t\u00eb huaja ushtarake, as me spote e retorik\u00eb televizive. Ai ruhet nga djem dhe vajza q\u00eb nuk largohen nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia. Q\u00eb kan\u00eb ndjeshm\u00ebri p\u00ebr disiplin\u00ebn dhe p\u00ebrkushtimin. Q\u00eb kuptojn\u00eb se t\u00eb jesh pjes\u00eb e nj\u00eb kombi, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pasaport\u00eb, por sakrific\u00eb.  Sh\u00ebrbimi (komb\u00ebtar) nuk duhet t\u00eb jet\u00eb ushtarak vet\u00ebm n\u00eb kuptimin klasik. N\u00ebse nuk mund t\u00eb mbash nj\u00eb pushk\u00eb, mbaj nj\u00eb lopat\u00eb. N\u00ebse nuk d\u00ebshiron t\u00eb gjuash me plumba, ndihmo p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar nj\u00eb shkoll\u00eb apo jep nj\u00eb ndihm\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb nevojshme n\u00eb komunitet. N\u00ebse nuk e p\u00ebrballon uniform\u00ebn e ushtarit, mund t\u00eb p\u00ebrshtatet p\u00ebrpar\u00ebsja e infermierit. Emergjencat civile jan\u00eb p\u00ebrher\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb. Por, mos e p\u00ebrjashto ask\u00ebnd nga obligimi p\u00ebr t\u00eb kontribuar. Nj\u00eb komb q\u00eb nuk p\u00ebrgatit shtetar\u00ebt e tij p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e angazhimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, po p\u00ebrgatitet t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>Djemt\u00eb tan\u00eb (nuk) shkojn\u00eb ushtar\u00eb\u2026 edhe pse nes\u00ebr, n\u00ebse lufta vjen pa trokitur, do t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb. Jo p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar himnin, por p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vetveten. Dhe kjo do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e dhimbshme, shum\u00eb m\u00eb e von\u00eb dhe shum\u00eb m\u00eb e shtrenjt\u00eb. Le t\u00eb kujtojm\u00eb shprehjen: n\u00eb koh\u00eb paqe bijt\u00eb p\u00ebrcjellin prind\u00ebrit\u2026n\u00eb koh\u00eb lufte prind\u00ebrit p\u00ebrcjellin bijt\u00eb. Sa m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur aq m\u00eb t\u00eb fort\u00eb do t\u00eb jemi e m\u00eb pak dhimbje do t\u00eb ndjejm\u00eb edhe n\u00eb situata ekstreme.  Sot \u00ebsht\u00eb ende koha\u2026 nes\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm histori.<\/p>\n<p>*Profesor Doktor p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Siguris\u00eb e Strategjis\u00eb, n\u00eb UET, (kolonel n\u00eb rezerv\u00eb).<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/djemte-tane-nuk-shkojne-ushtare\/\">Djemt\u00eb tan\u00eb (nuk) shkojn\u00eb ushtar\u00eb\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kristaq Xharo* Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit p\u00ebr sh\u00ebrbimin e detyruesh\u00ebm ushtarak. Kroacia nuk duket se do e vonoj\u00eb, Greqia dhe Turqia nuk e diskutuan ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr ta hequr, vendet nordike pa p\u00ebrjashtim p\u00ebr djem e vajza, vendet balltike e fuqit\u00eb e m\u00ebdha europiane (Franc\u00eb, Gjermani, Spanj\u00eb) e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29577","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29577","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29577"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29577\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29577"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29577"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29577"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}