{"id":29558,"date":"2025-07-05T15:09:54","date_gmt":"2025-07-05T15:09:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/05\/alibia-qe-sulmuesit-e-spak-ut-i-japin-pikerisht-deshtimeve-te-spak\/"},"modified":"2025-07-05T15:09:54","modified_gmt":"2025-07-05T15:09:54","slug":"alibia-qe-sulmuesit-e-spak-ut-i-japin-pikerisht-deshtimeve-te-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/05\/alibia-qe-sulmuesit-e-spak-ut-i-japin-pikerisht-deshtimeve-te-spak\/","title":{"rendered":"Alibia q\u00eb sulmuesit e SPAK-ut i japin pik\u00ebrisht d\u00ebshtimeve t\u00eb SPAK"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje konstante nga opozita e Berish\u00ebs dhe shtypi rreth tij p\u00ebr t\u00eb shpjeguar gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e SPAK p\u00ebrmes veprimtaris\u00eb politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs. E gjith\u00eb kjo vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos rr\u00ebzohet teza e Sali Berish\u00ebs dhe Ilir Met\u00ebs q\u00eb SPAK komandohet nga Edi Rama. Dhe tani nuk shpjegojn\u00eb m\u00eb l\u00ebvizjet e SPAK apo shpeshher\u00eb tejkalimet e t\u00eb drejtave t\u00eb tij duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb organ represiv, por me l\u00ebvizjet politike t\u00eb Ram\u00ebs shpjegojn\u00eb SPAK-un.<\/p>\n<p>Dje, nd\u00ebrsa kryeministri Edi Rama mblodhi deputet\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe drejtuesit e Bashkis\u00eb, lajmi nuk ishte se \u00e7far\u00eb u tha, por a do b\u00ebhen zgjedhje n\u00eb Tiran\u00eb, \u201ca e shiti Erion Veliajn?\u201d, \u201ca i doli zot?\u201d etj. E gjith\u00eb kjo p\u00ebr t\u00eb kompleksuar Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, meq\u00eb ajo do shqyrtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen \u201cVeliaj\u201d s\u00eb shpejti.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, veprimtaria e SPAK pas 7 vitesh pun\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bilanc i lavd\u00ebruesh\u00ebm sa i p\u00ebrket luft\u00ebs kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, por nuk \u00ebsht\u00eb aspak nj\u00eb bilanc i shk\u00eblqyesh\u00ebm n\u00eb betej\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>I vetmi bilanc pozitiv n\u00eb veprimtarin\u00eb e SPAK lidhur me korrupsionin \u00ebsht\u00eb statistikor, dhe \u00ebsht\u00eb distanca q\u00eb ai ka nga pushteti politik dhe goditja e tij pa rezerva n\u00eb t\u00eb dy krah\u00ebt. Por cil\u00ebsia e hetimit dhe standardet q\u00eb ka krijuar jan\u00eb turp\u00ebruese p\u00ebr pritshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb ka pasur shoq\u00ebria p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Lefter Kok\u00ebs, ne nuk kemi ende asnj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb formuluar p\u00ebr nj\u00eb zyrtar t\u00eb lart\u00eb q\u00eb e lidh drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb me nj\u00eb afer\u00eb korruptive, por shumica e \u00e7\u00ebshtjeve kan\u00eb kaluar p\u00ebr hetim pasuror apo hetim ndaj veprimtaris\u00eb s\u00eb grave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr Ilir Beqajn hetohet restoranti i gruas, p\u00ebr Arben Ahmetajn hetohet nj\u00eb vil\u00eb e dyshuar se \u00ebsht\u00eb e ish-gruas, p\u00ebr Ilir Met\u00ebn hetohet pse ka p\u00ebrdorur Monika nj\u00eb kart\u00eb krediti t\u00eb kush\u00ebrit t\u00eb saj biznesmen, p\u00ebr Erion Veliajn hetohet se mos biznesmen\u00ebt q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb donacione p\u00ebr aktivitete kulturore t\u00eb fondacionit gruas s\u00eb tij, mund t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfituar nga bashkia e tij.<br \/>\nK\u00ebto mund t\u00eb jen\u00eb edhe korrupsion, por akuza me t\u00eb cilat i kan\u00eb paraburgosur dhe propaganda gebelsiane e zyr\u00ebs s\u00eb shtypit t\u00eb SPAK ka helmuar opinionin publik me fakte t\u00eb rreme dhe propagand\u00eb, dhe tani ka m\u00eb shum\u00eb se dy vite q\u00eb nuk mbyll dot asnj\u00eb dosje p\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb arrestuara paraprakisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb skandaloze.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb viktimat e k\u00ebsaj padrejt\u00ebsie juridiko-politike t\u00eb b\u00ebjn\u00eb betej\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre, duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb betej\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Sali Berish\u00ebs q\u00eb SPAK varet nga Rama, edhe pse Sali Berisha \u00ebsht\u00eb i vetmi politikan i lart\u00eb i privilegjuar haptazi nga SPAK, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb dhe me ndonj\u00eb skem\u00eb kompromisi p\u00ebr ta nxjerr\u00eb pa lagur n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Ilir Meta \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vet, fjala vjen, t\u00eb protestoj\u00eb p\u00ebr arrestimin paraprak para nj\u00eb viti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tani ende k\u00ebrkojn\u00eb shtyrje afati p\u00ebr hetimet dhe akuza q\u00eb qarkullon \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb krejt e ndryshme nga ato q\u00eb u than\u00eb kur e prangos\u00ebn. P\u00ebrtej distanc\u00ebs q\u00eb un\u00eb kam me t\u00eb, ai ka qen\u00eb president dhe kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb dhe burgosja paraprake e nj\u00eb personaliteti t\u00eb till\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet kur jemi para krimit flagrant t\u00eb tradhtis\u00eb komb\u00ebtare apo nj\u00eb vepre me impakt publik t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm, dhe jo t\u00eb mbahet paraprakisht nj\u00eb vit n\u00eb burg sepse ka p\u00ebrdorur ish-gruaja e tij nj\u00eb kart\u00eb krediti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abuzive.<\/p>\n<p>Mjerisht kan\u00eb pasur plot gj\u00ebra ku mund t\u00eb hetonin dhe kapnin Ilir Met\u00ebn, por mes t\u00eb tjerash jan\u00eb dhe t\u00eb paaft\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet dhe p\u00ebr Arben Ahmetajn, tashm\u00eb nj\u00eb aleat politik i Sali Berish\u00ebs. K\u00ebrkesa p\u00ebr ta arrestuar at\u00eb dy vite m\u00eb par\u00eb dhe k\u00ebrkesa e k\u00ebsaj jave p\u00ebr shtyrje hetimesh, tregon se ai do ishte n\u00eb burg p\u00ebr dy vite dhe k\u00ebta do vazhdonin t\u00eb hetonin p\u00ebr vil\u00ebn e ish-gruas, q\u00eb e ka bler\u00eb nj\u00eb qytetare zvicerane. Kjo i jep gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn Arben Ahmetajt q\u00eb \u00ebsht\u00eb arratisur, por jo q\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb aleat me Sali Berish\u00ebn mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkimi i tij n\u00eb korin q\u00eb SPAK varet nga Edi Rama vet\u00ebm sa leht\u00ebson SPAK-un t\u00eb vazhdoj\u00eb masakra t\u00eb tilla dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb sikur \u00ebsht\u00eb dakord me akuz\u00ebn q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb, pasi me at\u00eb rast heq dhe ngarkes\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb nga supet.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb SPAK do \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb b\u00ebjn\u00eb Berisha, Ilir Meta, Ahmetaj etj., t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vend t\u00eb b\u00ebjn\u00eb betej\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre haptazi t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbura nga SPAK, b\u00ebjn\u00eb betej\u00eb ta politizojn\u00eb veprimtarin\u00eb e SPAK dhe ta konsiderojn\u00eb regji t\u00eb Edi Ram\u00ebs, duke leht\u00ebsuar SPAK-un nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta dhe duke i dh\u00ebn\u00eb Ram\u00ebs nj\u00eb pushtet q\u00eb nuk e ka.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb kurthin e Berish\u00ebs, pasi ai \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb shan SPAK-un dhe SPAK b\u00ebn \u00e7far\u00eb thot\u00eb ai. T\u00eb tjer\u00ebt po vuajn\u00eb burgun ende pa u formuluar akuza, a thua se jan\u00eb kapur duke vrar\u00eb ndonj\u00eb njeri. Merr me mend pastaj si \u00ebsht\u00eb situata me njer\u00ebz q\u00eb ne nuk i njohim \u2013 n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb vegj\u00ebl apo polic\u00eb e doganier\u00eb q\u00eb shpallen n\u00eb krim me lista 40 emrash, fati i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb larg syve t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, pas 7 vitesh, nga SPAK nuk kemi m\u00eb nj\u00eb standard se pse duhet t\u00eb d\u00ebnohet nj\u00eb politikan, nuk kemi nj\u00eb standard apo dosje shembullore t\u00eb hetimit dhe gjykimit t\u00eb tij, por kemi bashkiak\u00eb t\u00eb futur n\u00eb burg p\u00ebr banalitete q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar me nga nj\u00eb apo dy vite burg kot, me kritere q\u00eb mund t\u00eb fut\u00ebsh n\u00eb burg \u00e7do bashkiak n\u00eb vend pa akuz\u00eb, apo raste t\u00eb ndjeshme si k\u00ebto ndaj ish-zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb jan\u00eb paraburgosur n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit dhe akoma nuk ka akuz\u00eb, edhe pse ata ishin njer\u00ebz t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndikuar mbi hetimet.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr SPAK po ja leht\u00ebsojn\u00eb pik\u00ebrisht ata q\u00eb, p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer Berish\u00ebs, jan\u00eb gati t\u00eb djegin dhe veten duke th\u00ebn\u00eb se \u201cne jemi paraburgosur prej Edi Ram\u00ebs\u201d. Mos prisni ta p\u00ebrg\u00ebnjeshtroj\u00eb k\u00ebt\u00eb as SPAK, as Edi Rama, pasi SPAK \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i k\u00ebnaqur q\u00eb e shfaj\u00ebsoni dhe Edi Rama shum\u00eb i k\u00ebnaqur q\u00eb e \u201cfaj\u00ebsoni\u201d p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb s\u2019e b\u00ebn dot.<\/p>\n<p>Por kjo \u00ebsht\u00eb rruga m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb SPAK t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb standardet e hetimit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb sillet si organ represiv, nd\u00ebrsa Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi t\u00eb rr\u00ebnohet politikisht n\u00eb p\u00ebrvjetorin e saj t\u00eb 9 n\u00eb fund t\u00eb korrikut.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/alibia-qe-sulmuesit-e-spak-ut-i-japin-pikerisht-deshtimeve-te-spak\/\">Alibia q\u00eb sulmuesit e SPAK-ut i japin pik\u00ebrisht d\u00ebshtimeve t\u00eb SPAK<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje konstante nga opozita e Berish\u00ebs dhe shtypi rreth tij p\u00ebr t\u00eb shpjeguar gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e SPAK p\u00ebrmes veprimtaris\u00eb politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs. E gjith\u00eb kjo vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos rr\u00ebzohet teza e Sali Berish\u00ebs dhe Ilir Met\u00ebs q\u00eb SPAK komandohet nga Edi Rama. Dhe tani nuk shpjegojn\u00eb m\u00eb l\u00ebvizjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29558","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29558","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29558"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29558\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29558"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29558"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29558"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}