{"id":29524,"date":"2025-07-05T09:20:45","date_gmt":"2025-07-05T09:20:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/05\/mijera-qytetare-te-kosoves-jetojne-ne-banesa-pa-certifikaten-e-perdorimit\/"},"modified":"2025-07-05T09:20:45","modified_gmt":"2025-07-05T09:20:45","slug":"mijera-qytetare-te-kosoves-jetojne-ne-banesa-pa-certifikaten-e-perdorimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/05\/mijera-qytetare-te-kosoves-jetojne-ne-banesa-pa-certifikaten-e-perdorimit\/","title":{"rendered":"Mij\u00ebra qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs jetojn\u00eb n\u00eb banesa pa certifikat\u00ebn e p\u00ebrdorimit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb kryeqytetin e Kosov\u00ebs, dhjet\u00ebra mij\u00ebra banesa jan\u00eb t\u00eb banuara, por pa dokumentin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ligjor: certifikat\u00ebn e p\u00ebrdorimit. Kjo munges\u00eb, q\u00eb prek mbi 85 p\u00ebr qind t\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb larta, i l\u00eb banor\u00ebt n\u00eb pasiguri juridike. Q\u00eb pes\u00eb vjet, Besim Shala dhe familja e tij 4-an\u00ebtar\u00ebshe jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb katin e pest\u00eb t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtese n\u00eb lagjen Rruga B n\u00eb Prishtin\u00eb, por, as sot e k\u00ebsaj dite, ai nuk \u00ebsht\u00eb pronar ligjor i saj. Shala e ka bler\u00eb banes\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2020 p\u00ebr rreth 80 mij\u00eb euro dhe ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn me investitorin te noteri. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, emri i tij nuk figuron ende n\u00eb dokumentacionin zyrtar t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb komun\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam k\u00ebrkuar disa her\u00eb nga pronari q\u00eb banesa t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb emrin tim, por, secil\u00ebn her\u00eb, p\u00ebrgjigjja ka qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb procedur\u00eb t\u00eb marrjes s\u00eb certifikat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorimit n\u00eb komun\u00eb\u201d, thot\u00eb Shala p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyeja? Investitori nuk e ka marr\u00eb ende certifikat\u00ebn e p\u00ebrdorimit p\u00ebr nd\u00ebrtes\u00ebn, e njohur ndryshe si pranimi teknik. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument thelb\u00ebsor q\u00eb v\u00ebrteton se objekti \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb p\u00ebrputhje me lejen nd\u00ebrtimore dhe se i plot\u00ebson kushtet p\u00ebr banim t\u00eb sigurt \u2013 duke p\u00ebrfshir\u00eb funksionimin e rregullt t\u00eb instalimeve elektrike, uj\u00ebsjell\u00ebsit, ngrohjes dhe ventilimit.<\/p>\n<p>Rasti i Shal\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i izoluar. N\u00eb Prishtin\u00eb, rreth 85 p\u00ebr qind e nd\u00ebrtesave t\u00eb larta nuk e kan\u00eb certifikat\u00ebn e p\u00ebrdorimit. Sipas Zyr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Auditimit, gjat\u00eb viteve 2017-2021 jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm 46 certifikata p\u00ebrdorimi p\u00ebr mbi 300 nd\u00ebrtime t\u00eb larta.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm 15 p\u00ebr qind e lejeve t\u00eb l\u00ebshuara p\u00ebr nd\u00ebrtim gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe jan\u00eb pajisur me certifikat\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorimit\u201d, thuhet n\u00eb raportin \u201cEfikasiteti dhe efektiviteti n\u00eb procesin e nd\u00ebrtimeve t\u00eb larta n\u00eb Komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs\u201d, i cili \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb muajin mars nga Zyra Komb\u00ebtare e Auditimit.<\/p>\n<p>Raporti thekson se pa certifikat\u00ebn e p\u00ebrdorimit, nd\u00ebrtesat nuk konsiderohen t\u00eb sigurta p\u00ebr banor\u00ebt, nuk i plot\u00ebsojn\u00eb standardet ligjore p\u00ebr jetes\u00eb dhe nuk u japin qytetar\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebn e plot\u00eb ligjore mbi pron\u00ebn. P\u00ebr lejet e nd\u00ebrtimit t\u00eb l\u00ebshuara n\u00eb vitet 2022\u20132023, raporti shpjegon se ato nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb, pasi nd\u00ebrtimet nuk kan\u00eb p\u00ebrfunduar ende dhe nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohen. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn 2014-2023, Komuna e Prishtin\u00ebs ka l\u00ebshuar gjithsej 1.601 leje nd\u00ebrtimore, por vet\u00ebm 147 prej tyre kan\u00eb p\u00ebrfunduar me certifikat\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorimit.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ka k\u00ebrkuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Infrastruktur\u00ebs (MMPHI) t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr situat\u00ebn e certifikatave t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb banesave n\u00eb t\u00eb gjitha komunat e Kosov\u00ebs. N\u00eb p\u00ebrgjigje, ministria ka th\u00ebn\u00eb se nuk posedon statistika specifike, pasi nd\u00ebrtimet e k\u00ebsaj kategorie jan\u00eb kompetenc\u00eb ekskluzive e vet\u00eb komunave. Por, n\u00eb nj\u00eb paraqitje para Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022, ministri Liburn Aliu ka th\u00ebn\u00eb se mbi 75 p\u00ebr qind e nd\u00ebrtesave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin jan\u00eb nd\u00ebrtuar pa leje nd\u00ebrtimi dhe, rrjedhimisht, pa certifikata t\u00eb p\u00ebrdorimit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn, mbi 352.000 objekte jan\u00eb pa leje, nd\u00ebrsa vet\u00ebm n\u00eb Prishtin\u00eb ka rreth 46.000 nd\u00ebrtesa t\u00eb tilla\u201d, ka th\u00ebn\u00eb at\u00ebkoh\u00eb Aliu.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ka k\u00ebrkuar t\u00eb dh\u00ebna edhe prej disa komunave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 Gjakova, Ferizaj, Peja, Mitrovica e Jugut, Gjilani dhe Prizreni \u2013 p\u00ebr numrin e lejeve nd\u00ebrtimore dhe certifikatave t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb l\u00ebshuara gjat\u00eb periudh\u00ebs 2017-2021, por asnj\u00ebra nga to nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje. Driton Tafallari, ish-k\u00ebshilltar n\u00eb Ministrin\u00eb e Mjedisit, thot\u00eb se mungesa e certifikatave t\u00eb p\u00ebrdorimit \u00ebsht\u00eb problem i p\u00ebrhapur n\u00eb pothuajse t\u00eb gjitha komunat e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se situata \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb shqet\u00ebsuese n\u00eb komunat e m\u00ebdha, ku nd\u00ebrtimet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shumta dhe m\u00eb intensive. Sipas tij, mbi 90 p\u00ebr qind e banesave n\u00eb nivel vendi nuk kan\u00eb pranim teknik. Problemi, thot\u00eb Tafallari, buron kryesisht nga pap\u00ebrgjegj\u00ebsia e investitor\u00ebve q\u00eb nuk aplikojn\u00eb p\u00ebr certifikat\u00eb p\u00ebrdorimi, por edhe nga mungesa e kontrollit institucional gjat\u00eb procesit t\u00eb nd\u00ebrtimit. Ai shton se shum\u00eb nd\u00ebrtues nuk u jan\u00eb p\u00ebrmbajtur projekteve p\u00ebr t\u00eb cilat kan\u00eb marr\u00eb leje nd\u00ebrtimi, duke b\u00ebr\u00eb zgjerime ose ndryshime q\u00eb i pengojn\u00eb t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr pranimin teknik t\u00eb objektit.<\/p>\n<p>\u201cAta i kan\u00eb rritur sip\u00ebrfaqet e nd\u00ebrtimit, kan\u00eb shtuar kate mbi sa jan\u00eb pranuar me leje nd\u00ebrtimore. Ndaj, kur ka mosp\u00ebrputhje mes lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe gjendjes reale n\u00eb terren, organi p\u00ebrgjegj\u00ebs nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta l\u00ebshoj\u00eb certifikat\u00ebn e p\u00ebrdorimit\u201d, thot\u00eb Tafallari p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Ilir Gjinolli, profesor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, vler\u00ebson se nj\u00eb pjes\u00eb e fajit q\u00ebndron te nd\u00ebrtuesit, por p\u00ebrgjegj\u00ebsia m\u00eb e madhe, sipas tij, bie mbi autoritetet komunale, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb kapacitete t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kryer inspektime gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Faton Hoxha, kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Nd\u00ebrtimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, pranon se nj\u00eb num\u00ebr i madh nd\u00ebrtesash n\u00eb vend jan\u00eb t\u00eb banuara pa certifikat\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorimit.Por, ai thot\u00eb se ka raste kur investitor\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb pajisen me k\u00ebt\u00eb dokument, e komunat nuk e kan\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb koh\u00eb. Mungesa e certifikat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorimit sjell pasoja serioze p\u00ebr bler\u00ebsit e banesave, thot\u00eb Tafallari. P\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb juridike p\u00ebr banim, qytetar\u00ebt nuk mund t\u2019i p\u00ebrdorin k\u00ebto prona si hipotek\u00eb p\u00ebr kredi, as nuk mund t\u2019i shesin ligj\u00ebrisht, sipas tij.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb edhe ngarkesa psikologjike, sepse gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs e ke ndjenj\u00ebn se po jeton n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb q\u00eb ka telashe juridike\u201d, thot\u00eb Tafallari.<\/p>\n<p>Sipas vler\u00ebsimit t\u00eb Gjinollit, nuk jan\u00eb vet\u00ebm banor\u00ebt q\u00eb humbin nga kjo situat\u00eb, por edhe vet\u00eb komunat.<\/p>\n<p>\u201cAty ku nuk ka nj\u00eb certifikat\u00eb p\u00ebrdorimi, nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb regjistrohet prona n\u00eb kadast\u00ebr. K\u00ebshtu, n\u00eb humbje jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb bler\u00eb nj\u00eb banes\u00eb apo pron\u00eb tjet\u00ebr dhe komun\u00ebn, e cila humb taksat n\u00eb pron\u00eb\u201d, thot\u00eb Gjinolli p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Shala, i cili jeton n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb pa dokumentacion t\u00eb rregullt pron\u00ebsor, tregon se ka tentuar t\u00eb marr\u00eb kredi n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb komerciale, por se nuk ka mundur ta p\u00ebrdor\u00eb banes\u00ebn si garanci.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam jasht\u00ebzakonisht i shqet\u00ebsuar, sepse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb. Derisa nuk kam d\u00ebshmi se kjo \u00ebsht\u00eb prona ime, un\u00eb nuk ndjehem rehat\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, profesori Gjinolli thot\u00eb se duhet vullnet nga t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht nga ata q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt. Sipas tij, banor\u00ebt duhet t\u2019u b\u00ebjn\u00eb trysni autoriteteve komunale p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin dhe p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar certifikatat e p\u00ebrdorimit, nd\u00ebrsa qeveria duhet t\u2019i ndihmoj\u00eb komunat me burime financiare, kapacitete njer\u00ebzore dhe teknike.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb caktuar, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshinte inspektimin dhe certifikimin e t\u00eb gjitha nd\u00ebrtesave, duke mos pritur aplikimin nga nd\u00ebrtuesit, por duke shkuar direkt tek ata\u201d, thot\u00eb Gjinolli.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr Nd\u00ebrtim parashikon d\u00ebnime p\u00ebr p\u00ebrdorimin e objekteve pa certifikat\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorimit. Investitor\u00ebt mund t\u00eb gjobiten nga 1.000 deri n\u00eb 30.000 euro n\u00ebse objekti \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion pa k\u00ebt\u00eb dokument ligjor. Radio Evropa e Lir\u00eb pyeti disa prej komunave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 Prishtin\u00eb, Prizren, Gjakov\u00eb, Ferizaj, Pej\u00eb, Gjilan etj. \u2013 se sa e monitorojn\u00eb zbatimin e Ligjit p\u00ebr Nd\u00ebrtim dhe sa \u00ebsht\u00eb numri i kompanive nd\u00ebrtuese t\u00eb gjobitura p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb objekteve t\u00eb larta pa certifikat\u00eb p\u00ebrdorimi, por, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, nuk mori p\u00ebrgjigje prej asnj\u00ebr\u00ebs.\/ REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/07\/05\/mijera-qytetare-te-kosoves-jetojne-ne-banesa-pa-certifikaten-e-perdorimit\/\">Mij\u00ebra qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs jetojn\u00eb n\u00eb banesa pa certifikat\u00ebn e p\u00ebrdorimit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb kryeqytetin e Kosov\u00ebs, dhjet\u00ebra mij\u00ebra banesa jan\u00eb t\u00eb banuara, por pa dokumentin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ligjor: certifikat\u00ebn e p\u00ebrdorimit. Kjo munges\u00eb, q\u00eb prek mbi 85 p\u00ebr qind t\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb larta, i l\u00eb banor\u00ebt n\u00eb pasiguri juridike. Q\u00eb pes\u00eb vjet, Besim Shala dhe familja e tij 4-an\u00ebtar\u00ebshe jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb katin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29524","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29524","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29524"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29524\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29524"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29524"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29524"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}