{"id":29495,"date":"2025-07-05T06:50:20","date_gmt":"2025-07-05T06:50:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/05\/falja-e-gjobave-dhe-taksave-para-zgjedhjeve-qeveria-nuk-eshte-per-te-gjitha-mjetet\/"},"modified":"2025-07-05T06:50:20","modified_gmt":"2025-07-05T06:50:20","slug":"falja-e-gjobave-dhe-taksave-para-zgjedhjeve-qeveria-nuk-eshte-per-te-gjitha-mjetet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/05\/falja-e-gjobave-dhe-taksave-para-zgjedhjeve-qeveria-nuk-eshte-per-te-gjitha-mjetet\/","title":{"rendered":"Falja e gjobave dhe taksave para zgjedhjeve, qeveria: Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha mjetet"},"content":{"rendered":"<p>Konfuzion p\u00ebr faljen e detyrimeve t\u00eb tatimpaguesit dhe individ\u00ebt krijuan edhe dy nisma t\u00eb tjera t\u00eb qeveris\u00eb. S\u00eb pari, ishte hyrja n\u00eb fuqi e vendimit p\u00ebr shfuqizimin e gjobave administrative t\u00eb vendosura nga 1 janar 2025 deri n\u00eb 30 N\u00ebntor 2024. Kjo falje krijoi konfuzion te individ\u00ebt dhe bizneset, sidomos p\u00ebr institucionet zbatuese q\u00eb p\u00ebrfshiheshin, si: Inspektorati Komb\u00ebtar i Mbrojtjes s\u00eb Territorit (IKMT), Autoritetin Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit (AKU), Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.<\/p>\n<p>Vendimi hyri n\u00eb fuqi 3 dit\u00eb para mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve vendore. VKM-ja p\u00ebrcaktonin procedurat q\u00eb do t\u00eb ndiqnin institucionet m\u00eb lart dhe qytetar\u00ebt p\u00ebr gjobat q\u00eb ishin shfuqizuar n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb ligji q\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb fuqi qysh n\u00eb muajin dhjetor 2024.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet ligjit \u201cP\u00ebr shfuqizimin e masave administrative t\u00eb vendosura nga data 1 janar 2015 deri m\u00eb 30 n\u00ebntor 2024 nga inspektoratet vendore t\u00eb mbrojtjes s\u00eb territorit, inspektorati komb\u00ebtar i mbrojtjes s\u00eb territorit, autoriteti komb\u00ebtar i ushqimit, inspektorati shtet\u00ebror sh\u00ebndet\u00ebsor, si dhe Policia e Shtetit e Policia bashkiake\u201d, p\u00ebrcaktonte faljen e gjobave p\u00ebr individ\u00eb dhe biznese, p\u00ebr nd\u00ebrtime pa leje apo nd\u00ebrhyrje pa njoftim paraprak, si te objektet p\u00ebr q\u00ebllime banimi dhe aktivitet biznese, kryesisht n\u00eb blegtori.<\/p>\n<p>Po ashtu parashikohej falja e gjobave p\u00ebr ata q\u00eb nuk zbatuan rregullat gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb Covid-19. Nj\u00eb tjet\u00ebr dokument strategjik i publikuar nga K\u00ebshilli i Ministrave shkaktoi perceptim p\u00ebr faljen e taksave dhe gjobave p\u00ebr automjetet n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb pensionist\u00ebve. Nd\u00ebr disa leht\u00ebsi fiskale q\u00eb projektoheshin p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr mosh\u00ebn e tret\u00eb deri n\u00eb 2030 te \u201cDokumenti politik p\u00ebr moshimin dhe plani i veprimit 2025-2030\u201d ishte edhe heqja e taks\u00ebs vjetore p\u00ebr automjetet vetiake t\u00eb t\u00eb moshuarve mbi 65 vje\u00e7 dhe reduktimi i gjobave dhe kamat-vonesave.<\/p>\n<p>Strategjia u shoq\u00ebrua me keqkuptim dhe reagime pasi shum\u00eb pensionist\u00eb debitor\u00eb menduan se falja do t\u00eb zbatohej menj\u00ebher\u00eb. Shqet\u00ebsimi p\u00ebr perceptim t\u00eb gabuar pas publikimit t\u00eb strategjis\u00eb u ngrit p\u00ebr Monitor nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Transportit Rrugor (DPSHTRR), pasi n\u00eb rang vendi deri n\u00eb qershor 2025, rezultojn\u00eb 249,882 mjete debitor\u00eb, ku nj\u00eb pjes\u00eb d\u00ebrmuese e tyre ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb pensionist\u00ebve.<\/p>\n<p>Shuma totale e borxhit t\u00eb papaguar p\u00ebr taks\u00ebn vjetore t\u00eb mjeteve t\u00eb p\u00ebrdorura (TVMP) dhe taks\u00ebn e mjeteve luksoze (TVML) arrinte vler\u00ebn e rreth 17 miliard\u00eb lek\u00ebve, ose af\u00ebrsisht 170 milion\u00eb USD, me detyrime q\u00eb datojn\u00eb nga viti 2012 deri m\u00eb Qershor 2025.<\/p>\n<p>Nisur nga numri i lart\u00eb i debitor\u00ebve t\u00eb taksave t\u00eb mjeteve DPSHTRR nisi t\u2019u b\u00ebj\u00eb thirrje debitor\u00ebve p\u00ebr shlyerje t\u00eb detyrimeve t\u00eb papaguara. Nd\u00ebrsa q\u00eb prej muajit janar si pjes\u00eb operacionale t\u00eb planit p\u00ebr mbledhjen e detyrimeve p\u00ebrfshinte edhe d\u00ebrgimin e mesazhe t\u00eb personalizuara n\u00ebp\u00ebrmjet e-Albania, ku debitori njoftohej p\u00ebr shum\u00ebn e papaguar t\u00eb taksave t\u00eb makinave (p\u00ebrfshir\u00eb principalin, gjobat dhe kamat\u00ebvonesat).<\/p>\n<p>Me tej pronarit debitor t\u00eb mjetit nuk i ofrohet asnj\u00eb nga sh\u00ebrbimet prej transportit rrugor, p\u00ebrfshir\u00eb moskolaudimin e mjetit apo procedurat p\u00ebr ndryshimin e pron\u00ebsis\u00eb. N\u00eb planin e masa p\u00ebrfshihej edhe d\u00ebrgimi nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Sh\u00ebrbimit t\u00eb Transportit Rrugor n\u00eb fillim t\u00eb vitit, e list\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb debitor\u00ebve Drejtorive Rajonale t\u00eb Tatimeve, me q\u00ebllim marrjen e masave p\u00ebr mbledhjen e taksave t\u00eb papaguara p\u00ebr makinat nga bizneset, si dhe Drejtorive Rajonale t\u00eb Policis\u00eb sipas qarqeve.<\/p>\n<p>Ku p\u00ebr rastet e evidentuara t\u00eb qarkullimit t\u00eb mjetit n\u00eb munges\u00eb t\u00eb kolaudimit, drejtuesi penalizohet me gjob\u00eb ose sekuestrim mjeti. T\u00eb dh\u00ebnat e debitor\u00ebve i jan\u00eb d\u00ebrguar edhe Bashkive, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb ark\u00ebtues 25% t\u00eb taksave vjetore t\u00eb mjeteve.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/falja-e-gjobave-dhe-taksave-para-zgjedhjeve-qeveria-nuk-eshte-per-te-gjitha-mjetet\/\">Falja e gjobave dhe taksave para zgjedhjeve, qeveria: Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha mjetet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Konfuzion p\u00ebr faljen e detyrimeve t\u00eb tatimpaguesit dhe individ\u00ebt krijuan edhe dy nisma t\u00eb tjera t\u00eb qeveris\u00eb. S\u00eb pari, ishte hyrja n\u00eb fuqi e vendimit p\u00ebr shfuqizimin e gjobave administrative t\u00eb vendosura nga 1 janar 2025 deri n\u00eb 30 N\u00ebntor 2024. Kjo falje krijoi konfuzion te individ\u00ebt dhe bizneset, sidomos p\u00ebr institucionet zbatuese q\u00eb p\u00ebrfshiheshin, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29495","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29495","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29495"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29495\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29495"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29495"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29495"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}