{"id":29454,"date":"2025-07-04T18:02:53","date_gmt":"2025-07-04T18:02:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/04\/roland-qafoku-10-arsye-pse-ne-shqiptaret-duhet-te-duam-shba-ne-pa-kushte\/"},"modified":"2025-07-04T18:02:53","modified_gmt":"2025-07-04T18:02:53","slug":"roland-qafoku-10-arsye-pse-ne-shqiptaret-duhet-te-duam-shba-ne-pa-kushte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/04\/roland-qafoku-10-arsye-pse-ne-shqiptaret-duhet-te-duam-shba-ne-pa-kushte\/","title":{"rendered":"Roland Qafoku: 10 arsye pse ne shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb duam SHBA-n\u00eb pa kushte!"},"content":{"rendered":"<p>Sot \u00ebsht\u00eb 4 korriku, dita e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb SHBA-ve. Nuk besojm\u00eb se ka nj\u00eb komb tjet\u00ebr n\u00eb rruzull q\u00eb festa e pavar\u00ebsis\u00eb t\u00eb nj\u00eb kombi tjet\u00ebr t\u00eb ket\u00eb kaq shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi sa festa komb\u00ebtare e SHBA-ve p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Jemi populli m\u00eb proamerikan n\u00eb Bot\u00eb. Jemi populli q\u00eb miq\u00ebsin\u00eb ndaj Amerik\u00ebs e kemi t\u00eb shfaqur masivisht por jemi edhe populli m\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr at\u00eb q\u00eb SHBA ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Por duket se vitet e fundit ka nj\u00eb tendenc\u00eb her\u00eb p\u00ebr snobiz\u00ebm, her\u00eb p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillit\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb dhe her\u00eb t\u00eb inspruar nga qarte antishqiptare q\u00eb gazetar\u00eb, politikan\u00eb e deri te zyrtar\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb hedhin vickla dhe thumba ndaj Amerik\u00ebs. Kemi par\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb deri gafa t\u00eb r\u00ebnda si ajo e kryeministrit Rama q\u00eb jo vet\u00ebm shprehu preferenc\u00eb p\u00ebr kandidatin p\u00ebr president t\u00eb SHBA por me \u201cnj\u00eb mos o Zot zgjidhet Trump\u201d b\u00ebri q\u00eb v\u00ebmendja e shtetit m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb Bot\u00ebs ndaj Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb kthehej negativisht. Por kemi par\u00eb edhe Luzim Bash\u00ebn q\u00eb her\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb e her\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr atakon ambasadorin amerikan n\u00eb Tiran\u00eb sepse nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb linj\u00ebn e partis\u00eb s\u00eb tij a thua se politika e tij \u00ebsht\u00eb personale dhe jo e Departamentit t\u00eb Shtetit. Por ne kemi par\u00eb edhe gazetar\u00eb dhe analist\u00eb q\u00eb n\u00ebn frym\u00ebn e idhullit t\u00eb tyre politik dhe t\u00eb linj\u00ebs \u00e7udit\u00ebse editoriale t\u00eb etiketojn\u00eb nj\u00eb ambasador dhe t\u00eb akuzoj\u00eb diplomat\u00ebt amerikan\u00eb si persona q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht naivitet por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dashakeq\u00ebsi, arsyet e t\u00eb cilave vet\u00ebm ata i din\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr Amerik\u00ebn, ne kombi m\u00eb proamerikan\u00eb n\u00eb rruzull, kemi shum\u00eb arsye jo thjesht ti urojm\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr fest\u00ebn e tyre. Jan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 10 arsye t\u00eb forta n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb kjo dashuri dhe mir\u00ebnjohje \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb dekada dhe k\u00ebshtu dop t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Sa her\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria kalonte nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me fqinj\u00ebt dhe Amerika ishte shp\u00ebtimi I vet\u00ebm, korifeu Fan Noli shkrunte: N\u00ebno mos ki frik\u00eb\/ Se ke djemt\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb!<\/p>\n<p>1. PAVAR\u00cbSIA M\u00cb 28 N\u00cbNTOR 1912.<\/p>\n<p>Kombi shqiptar duhet ti jet\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs Amerik\u00ebs prej nj\u00eb burri t\u00eb quajur Charles Telford Ericson q\u00eb erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 1908 dhe pasi njohu mir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt duke i quajtur \u201czambaku i Ballkanit\u201d u b\u00eb i huaji i par\u00eb flamurtar q\u00eb punoi p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb nga Turqia. N\u00eb shum\u00eb shkrime n\u00eb gazetat amerikane dhe angleze q\u00eb nga mb\u00ebrritja n\u00eb Shqip\u00ebri deri n\u00eb 1913, Ericson i b\u00ebri jehon\u00eb e asaj q\u00eb po b\u00ebnt\u00eb Evropa ndaj Shqip\u00ebris\u00eb por dhe masakrat e Serbis\u00eb dhe Greqis\u00eb ndaj popullis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>2. KONFERENCA E PAQES N\u00cb PARIS 1919.<\/p>\n<p>Kombi shqiptar duhet ti jet\u00eb p\u00ebrjet\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs presidentit t\u00eb 28-t\u00eb t\u00eb SHBA-ve Thomas Woodrow Wilson, i cili n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris 1919 mb\u00ebshtetur n\u00eb doktrin\u00ebn e vet\u00ebvendosjes s\u00eb popujve mb\u00ebshteti fuqimisht rinkonfirmimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb n\u00eb realitet n\u00eb ato momente ishte nj\u00eb pavar\u00ebsi e humbur. Ishte vetoja e Wilson ndaj Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb shkat\u00ebrroi planet e Evrop\u00ebs dhe sidmos t\u00eb Serbis\u00eb, Greqis\u00eb dhe Itali\u00eb p\u00ebr t\u00eb eleminuar dhe fshir\u00eb nga harta shtetin shqiptar. Sa sinjifikative \u00ebsht\u00eb t\u00eb lezosh sot pas 99 vjetr\u00ebsh at\u00eb q\u00eb \u00cbilson e tha ato dit\u00eb n\u00eb Paris: Amerika e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb thirrjet e shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb, nj\u00eblloj sikurse kapiteni i anijes e ka p\u00ebr detyr\u00eb ti p\u00ebrgjigjet sinjalit SOS dhe ti afroj\u00eb ndihm\u00eb anijes q\u00eb po mbytet.<\/p>\n<p>3. DIPLOMACIA AMERIKANE PRO SHQIP\u00cbRIS\u00cb N\u00cb VITET 20-T\u00cb<\/p>\n<p>Kombi shqiptar duhet ti jet\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs diplomacis\u00eb amerikane q\u00eb m\u00eb 22 korrik 1922 arriti t\u00eb vendos\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie zyrtare diplomatike me Shqip\u00ebrin\u00eb duke i dh\u00ebn\u00eb prioritet k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vendimesh. Jo vet\u00ebm statusi i kombit t\u00eb favorizuar m\u00eb 28 dhjetor 1925, jo vet\u00ebm heqja e vizave me Shqip\u00ebrin\u00eb, por nd\u00ebrtimi i godin\u00ebs s\u00eb ambasd\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb me vedimin e 21 gushtit 1926 p\u00ebr 60 mij\u00eb dollar\u00eb, e para godin\u00eb q\u00eb Departamenti i Shtetit nd\u00ebrtoi jasht\u00eb SHBA-ve, tregoi p\u00ebr vizionin e qart\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb SHBA-s\u00eb me Shqip\u00ebin\u00eb. Si vitrin\u00eb e k\u00ebtyre marrdh\u00ebnieve qendron marr\u00ebveshja unikale e ekstradimit mes presidentit Franklin Delano Rosevelt me mbretin Ahmet Zogu n\u00eb vitin 1937 q\u00eb tregon shkall\u00ebn e nivelit t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>4. QENDRIMI I SHBA GJAT\u00cb LUFT\u00cbS S\u00cb II-T\u00cb BOT\u00cbRORE.<\/p>\n<p>Kombi shqiptar duhet ti jet\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs i vetmi shtet n\u00eb bot\u00eb q\u00eb denoncoi pushtimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga Italia m\u00eb 7 prill 1939. Nd\u00ebrsa Evropa nuk e quajti as lajm k\u00ebt\u00eb pushtim, SHBA ende asnjan\u00ebse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ndaj luft\u00ebs, b\u00ebri \u00e7mos q\u00eb ta ekspozonte dhe d\u00ebnonte aktin e pushetett. Vlen t\u00eb p\u00ebrmendet se mbasadori amerikan n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Hugh Grant, m\u00eb 6 prill I afroi mbretit Zog tre pasaporta, p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr mbret\u00ebresh\u00ebn Geraldin\u00eb dhe p\u00ebr Lek\u00ebn 1 dit\u00ebsh p\u00ebr tu strehua rn\u00eb ambasad\u00ebn amerikane n\u00eb Tiran\u00eb duke i marr\u00eb n\u00eb mbrojtje. Zogu nuk pranoi por n\u00ebse do ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb, historia do shkruhej ndryshe.<\/p>\n<p>5. RR\u00cbZIMI I KOMUNIZMIT<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse pati nj\u00eb indiferenc\u00eb nga shtetet e Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore ndaj Shqip\u00ebris\u00eb pas konferenc\u00ebs s\u00eb Jalt\u00ebs, SHBA kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb v\u00ebmendshme q\u00eb vendi yn\u00eb t\u00eb ishte jasht\u00eb orbit\u00ebs komuniste. N\u00eb fund t\u00eb viteve 80-t\u00eb angazhimi dhe impenjimi i SHBA ndaj Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb q\u00eb asnj shtet amerikan nuk e ka patur. Vet\u00ebm radioja shtet\u00ebror e Departamentit t\u00eb Shtetit, \u201cZeri I Amerik\u00ebs\u201d ka luajtur nj rol t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb rr\u00ebzimin e komunizmit.<\/p>\n<p>6. KONSOLIDIMI I DEMOKRACIS\u00cb<\/p>\n<p>Angazhimi i SHBA-s\u00eb p\u00ebr vendosjen e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Nuk ka ansj\u00eb sitaut\u00eb, rrethan\u00eb apo ngjarje e madhe politike q\u00eb SHBA t\u00eb mos mb\u00ebshtes\u00eb dhe inkurajoj\u00eb politik\u00ebn shqiptare p\u00ebr t\u00eb zhvilluar demokracin\u00eb. Vizita e Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit James Becker m\u00eb 6 qershor 1991 dhe vizita historike m\u00eb 10 qershor 2007 e presidentit George \u00cb. Bush por m\u00eb von\u00eb edhe t\u00eb sekretar\u00ebve Hillary Clinton dhe Madaleine Allbright jan\u00eb shembuj t\u00eb k\u00ebsaj mb\u00ebshtetejeje. Nuk ka proces t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr konsolidimin e isntitucioneve q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb mb\u00ebshtetjen e SHBA-s\u00eb. S\u00eb fundi refroma n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarrje dhe mb\u00ebhsteteje eksklzuyive e SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>7. PAVAR\u00cbSIA E KOSOV\u00cbS.<\/p>\n<p>Shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 17 shkurt 2008 \u00ebsht\u00eb eksklzivisht vep\u00ebr e SHBA-s\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ngjarja m\u00eb e madhe dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar pas 28 n\u00ebntorit 1912 t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pas afro 100 vjet q\u00eb Serbia e kishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj Kosov\u00ebn, SHBA arriti ta shk\u00ebpus\u00eb prej saj dhe ti jap\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e humbur prej nj\u00eb shekulli. Sot kombi shqiptar ka dy shtete shqiptare dhe kjo kryevep\u00ebr \u00ebsht\u00eb produkt ekskluziv i SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>8. AN\u00cbTAR\u00cbSIMI N\u00cb NATO<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO \u2013s m\u00eb 1 prill 2009 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kryevep\u00ebr ekskluzive e SHBA-s\u00eb. Mb\u00ebshtetja q\u00eb diplomacia dhe shteti amerikan i ka dh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim ishte dhe mbetet nj\u00eb pun\u00eb e p\u00ebrhershme dhe ekskluzive e shtetit amerikan. Q\u00eb nga ai moment Shqip\u00ebria jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb i sigurt\u00eb, por \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e aleanc\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb ka njohur njer\u00ebzimi.<\/p>\n<p>9. MB\u00cbSHTETJA E SHTETEVE PER\u00cbNDIMORE<\/p>\n<p>N\u00ebse pas rr\u00ebzimit t\u00eb komunizmit Evropa Per\u00ebndimore ka treguar mb\u00ebshtetje ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, kjo ka qen\u00eb e inspiruar dhe nxitur padyshim nga SHBA. \u00cbsht\u00eb vepra e diplomacis\u00eb dhe shtetit amerikan q\u00eb Evropa ta t\u00ebrhiqte n\u00eb gjirin e vet Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb gjeografikisht ishte n\u00eb kontinent por tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces pa kthim p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dit\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Evropian. Kordinimi I dip,omacis\u00eb amerikane me at\u00eb evropiane, ka qen\u00eb i pand\u00ebrprer\u00eb dhe vazhdon me t\u00eb nj\u00ebjtin temp edhe sot.<\/p>\n<p>10. P\u00cbRKRAHJA E SHQIP\u00cbRIS\u00cb KUND\u00cbR ARMIQVE T\u00cb SAJ<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrkrahjen q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb shum\u00eb momente decisive kur fqinj\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb synuar ose ti marrin toka dhe terrirore ose ta dob\u00ebsojn\u00eb si shtet. Jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb situatash n\u00eb k\u00ebto 107 vjet shtet shqiptar q\u00eb Serbia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia kan\u00eb treguar deri agresione ushtarake ndaj Shqip\u00ebris\u00eb por SHBA n\u00eb \u00e7do rast u ka th\u00ebn\u00eb ndal.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/roland-qafoku-10-arsye-pse-ne-shqiptaret-duhet-te-duam-shba-ne-pa-kushte\/\">Roland Qafoku: 10 arsye pse ne shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb duam SHBA-n\u00eb pa kushte!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot \u00ebsht\u00eb 4 korriku, dita e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb SHBA-ve. Nuk besojm\u00eb se ka nj\u00eb komb tjet\u00ebr n\u00eb rruzull q\u00eb festa e pavar\u00ebsis\u00eb t\u00eb nj\u00eb kombi tjet\u00ebr t\u00eb ket\u00eb kaq shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi sa festa komb\u00ebtare e SHBA-ve p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Jemi populli m\u00eb proamerikan n\u00eb Bot\u00eb. Jemi populli q\u00eb miq\u00ebsin\u00eb ndaj Amerik\u00ebs e kemi t\u00eb shfaqur masivisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29454","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29454","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29454"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29454\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29454"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29454"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29454"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}