{"id":29439,"date":"2025-07-04T17:12:38","date_gmt":"2025-07-04T17:12:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/04\/jakin-marena-pd-ne-e-zuri-mallkimi-i-olldashit-dhe-veteraneve-selia-si-vend-vakef\/"},"modified":"2025-07-04T17:12:38","modified_gmt":"2025-07-04T17:12:38","slug":"jakin-marena-pd-ne-e-zuri-mallkimi-i-olldashit-dhe-veteraneve-selia-si-vend-vakef","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/04\/jakin-marena-pd-ne-e-zuri-mallkimi-i-olldashit-dhe-veteraneve-selia-si-vend-vakef\/","title":{"rendered":"Jakin Marena: PD-n\u00eb e \u2018zuri\u2019 mallkimi i Olldashit dhe veteran\u00ebve, selia si vend \u2018vak\u00ebf\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb habitshme n\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebto vite n\u00eb historikun e Partis\u00eb Demokratike, parti e cila ndryshoi selin\u00eb para se t\u00eb humbiste pushtetin n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2013! <\/p>\n<p>Nuk po merremi me faktin se si u kalua ish godina e SHQUP-it buz\u00eb Lan\u00ebs, nga pron\u00ebsia e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, tek subjekti politik asokohe n\u00eb pushtet, Partia Demokratike.<\/p>\n<p>Nuk po i hyjm\u00eb as \u2018formul\u00ebs\u2019 s\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn u mor vendimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kalim t\u00eb k\u00ebsaj godine nga Mbrojtja, tek PD, as l\u00ebvizjen gjeneral\u00ebve q\u00eb e firmos\u00ebn me nxitim, madje as l\u00ebvizjen e administrat\u00ebs s\u00eb SHQUP po me nxitim dhe kalimin e saj n\u00eb ambiente aspak komode p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>E mbi t\u00eb gjitha nuk po analizojm\u00eb as pritshm\u00ebrit\u00eb e poseduesve t\u00eb rinj t\u00eb k\u00ebsaj godine, e shquar p\u00ebr hap\u00ebsirat e bollshme e mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e bollshme q\u00eb e rrethonte, pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur nj\u00eb projekt si ai i xhamis\u00eb s\u00eb re sapo ishte hedhur n\u00eb tregun mediatik p\u00ebr t\u2019u diskutuar e q\u00eb mund t\u00eb shtrihej deri n\u00eb kufijt\u00eb e k\u00ebsaj godine. K\u00ebto po i l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb, s\u2019po i diskutojm\u00eb, pasi jan\u00eb diskutuar mjaft!<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, p\u00ebrpos sh\u00ebrbimit ndaj Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, ambientet e SHQUP-it t\u00eb asaj kohe sh\u00ebrbenin dhe p\u00ebr veteran\u00ebt e luft\u00ebs, si dhe p\u00ebr shoqatat e ndryshme q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me veteran\u00ebt. Sh\u00ebrbente p\u00ebr aktivitete n\u00eb raste p\u00ebrvjetoresh, p\u00ebr aktivitete n\u00eb raste promovimi librash, por dhe p\u00ebr t\u00eb organizuar n\u00eb ambientet e k\u00ebsaj godine ceremonit\u00eb mortore p\u00ebr veteran\u00ebt q\u00eb ndaheshin nga jeta. Ishte nj\u00eb \u2018nyje\u2019 takimi, me nj\u00eb fjal\u00eb, ku veteran\u00ebt, ata anti-komunist\u00eb por dhe ata t\u00eb Luft\u00ebs Antifashiste Nacional\u00e7lirimtare, takoheshin me nj\u00ebri tjetrin, p\u00ebr aktivitete t\u00eb ndryshme por dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb lamtumir\u00ebn nj\u00ebri tjetrit, n\u00eb rastin e ndarjes nga jeta. Dhe ky ka q\u00ebn\u00eb dhe nj\u00eb nga funksionet e selis\u00eb s\u00eb sotme t\u00eb PD, para se ajo t\u00eb transformohej n\u00eb seli politike.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje, dhe kjo pranohet dhe n\u00ebp\u00ebr koridoret e selis\u00eb s\u00eb PD, \u00ebsht\u00eb fakti se q\u00eb n\u00eb momentin kur lidershipi, strukturat e administrata e PD ka shkelur dhe \u00ebsht\u00eb akomoduar n\u00eb selin\u00eb e re buz\u00eb Lan\u00ebs, pun\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti kan\u00eb ecur s\u00ebprapthi, pa asnj\u00eb rezultat pozitiv. P\u00ebrkundrazi, q\u00eb nga ai moment ka filluar rr\u00ebnimi dhe fundi i partis\u00eb s\u00eb par\u00eb opozitare n\u00eb vend.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kaluar t\u00eb terma konkret\u00eb, PD q\u00eb me kalimin n\u00eb selin\u00eb e re buz\u00ebn Lan\u00ebs humbi r\u00ebnd\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ver\u00ebs s\u00eb vitit 2013, duke marr\u00eb mbi nj\u00eb milion vota kund\u00ebr, duke dor\u00ebzuar pushtetin n\u00eb duart e kreut t\u00eb at\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb opozit\u00ebs Edi Rama. I cili vijon t\u00eb qeveris\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite, me nj\u00eb parashikim t\u00eb dakord\u00ebsuar pothuajse nga t\u00eb gjith\u00eb se do t\u00eb largohet nga pushteti vet\u00ebm kur t\u00eb vendos\u00eb vet\u00eb ai. Pra kur t\u00eb ket\u00eb vendosur flamurin shqiptar n\u00eb tryez\u00ebn e BE, me Shqip\u00ebrin\u00eb si vend an\u00ebtar t\u00eb Bashkimit Evropian! At\u00ebher\u00eb e ka l\u00ebn\u00eb Rama \u2018shenj\u00ebn\u2019 n\u00eb histori, por dhe pasi t\u00eb ket\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb vij\u00eb t\u00ebr\u00eb pun\u00ebt e tjera, p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb moderne!<\/p>\n<p>Por PD ka humbur zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2015, ka humbur zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2017, ka djegur mandatin e deputet\u00ebve duke sh\u00ebnuar rr\u00ebnimin total t\u00eb saj, pasi doli jasht\u00eb sistemit n\u00eb vitin 2019, p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb \u2018vul\u00ebn\u2019 me bojkotin e zgjedhjeve vendore po t\u00eb vitit 2019 pasi i ka l\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e pushtetit vendor mazhoranc\u00ebs socialiste. Nj\u00ebher\u00ebsh PD ka humbur zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2021, zgjedhjet e fundit t\u00eb drejtuara nga Basha. Por PD, ka humbur thell\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2023 me fitimin e vet\u00ebm 6 bashkive relativisht t\u00eb vogla e periferike. Dhe \u2018qershia mbi tort\u00eb\u2019, p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb humbjen e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit t\u00eb k\u00ebtij viti, ku opozita e drejtuar nga Berisha kryetar i PD mori vet\u00ebm 50 mandate bashk\u00eb me aleat\u00ebt, nd\u00ebrsa Rama mori plot 83 mandate, e ku bashk\u00eb me PSD shkon n\u00eb 86 mandate, shumica e nevojshme e cil\u00ebsuar p\u00ebr ligje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, pa hasur n\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr pazar t\u00eb opozit\u00ebs. T\u00eb gjitha k\u00ebto ngjarje ndodh\u00ebn, me PD n\u00eb selin\u00eb e re buz\u00eb Lan\u00ebs.<\/p>\n<p>Por me kalimin n\u00eb selin\u00eb e re t\u00eb demokrat\u00ebve kan\u00eb ndodhur dhe ngjarje t\u00eb tjera t\u00eb pazakonta, si ajo e organizimit t\u00eb zgjedhjes s\u00eb kryetarit t\u00eb PD sipas parimit \u2018nj\u00eb an\u00ebtar nj\u00eb vot\u00eb\u2019 pas dor\u00ebheqjes fiktive t\u00eb Berish\u00ebs nga posti i kryetarit m\u00eb 2013. Gara u la e hapur p\u00ebr Lulzim Bash\u00ebn, i cili teksa kishte mb\u00ebshtetjen totale t\u00eb Berish\u00ebs si trash\u00ebgimtar dhe \u2018bir\u2019 politik i tij, kishte p\u00ebrball\u00eb Sokol Olldashin nj\u00eb politikan race t\u00eb djatht\u00eb, i b\u00ebr\u00eb vet\u00eb pasi kishte ardhur nga radh\u00ebt e gazetaris\u00eb, q\u00eb b\u00ebri nj\u00eb fushat\u00eb brilante. Fatkeq\u00ebsisht ishte n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb ku fituesi ishte paravendosur, fitoi Basha q\u00eb mb\u00ebshtetej nga Berisha. Olldashi humbi p\u00ebrball\u00eb Bash\u00ebs, por ishte aty me q\u00ebndrimet e tij t\u00eb forta n\u00eb Kuvend, n\u00eb opozit\u00eb e p\u00ebrball\u00eb atyre q\u00eb kishin uzurpuar lidershipin e PD. Kishte dhe mb\u00ebshtet\u00ebs, poltikan\u00eb t\u00eb rinj por me karrier\u00eb dhe kredeciale serioze p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb lidership i PD.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm disa muaj m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 20 n\u00ebntor 2013 Sokol Olldashi humbi dhe jet\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb aksident misterioz automobilistik n\u00eb aksin rrugor Tiran\u00eb-Elbasan, pik\u00ebrisht n\u00eb rrug\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn e kishte nisur dhe nd\u00ebrtuar vet\u00eb, sa koh\u00eb ishte minist\u00ebr i Transporteve n\u00eb qeverin\u00eb e Berish\u00ebs. Edhe sot ka mbetur mister largimi i tij tragjik nga jeta, por ajo q\u00eb dim\u00eb \u00ebsht\u00eb se ky largim, p\u00ebrpos q\u00eb krijoi nj\u00eb far\u00eb leht\u00ebsimi tek lidershipi i ri i PD, i cili e shihte si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr marrjen e kreut t\u00eb partis\u00eb n\u00eb rastin e humbjeve t\u00eb m\u00ebpastajme zgjedhore, nj\u00ebher\u00ebsh krijoi edhe nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb madh n\u00eb PD, boshll\u00ebk q\u00eb nuk po arrin t\u00eb mbushet asnj\u00ebher\u00eb, teksa fatet e partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare tashm\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb duart e nj\u00eb 81 vje\u00e7ari si Sali Berisha, i rikthyer pas armiq\u00ebsimit p\u00ebr vdekje me Bash\u00ebn, t\u00eb cilin e p\u00ebrzuri nga partia, pasi m\u00eb par\u00eb \u2018biri\u2019 politik e kishte p\u00ebrjashtuar nga PD, pas shpalljes \u2018non grata\u2019 nga SHBA.<\/p>\n<p>Munges\u00ebn e Olldashit vijon ta ndjej\u00eb p\u00ebrdit\u00eb PD, e cila nuk po gjen nj\u00eb lidership t\u00eb ri, q\u00eb t\u00eb ndahet nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga berishizmi dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb PD-n\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb serioze p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet. Ata q\u00eb mund t\u00eb merrnin \u2018stafet\u00ebn\u2019 e drejtimit u p\u00ebrjashtuan m\u00eb her\u00ebt, me urdh\u00ebr t\u00eb Berish\u00ebs dhe me firm\u00ebn e Bash\u00ebs, duke filluar nga Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb figurash t\u00eb tjera q\u00eb i kishin dh\u00ebn\u00eb tonin politik\u00ebs n\u00eb partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare, por dhe politik\u00ebs shqiptare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Megjith\u00ebse ishin t\u00eb rinj!<\/p>\n<p>Por q\u00eb nga viti 2013 kur PD erdhi te selia e re buz\u00eb Lan\u00ebs, kan\u00eb ndodhur edhe ngjarje t\u00eb tjera aspak dinjitoze p\u00ebr nj\u00eb parti politike. Madje t\u00eb pandodhura kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb! P\u00ebr t\u00eb arritur pik\u00ebn kulminante m\u00eb 8 janar 2022, kur Berisha n\u00eb krye t\u00eb \u2018Rithemelimit\u2019, n\u00eb krye t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij t\u00eb \u2018armatosur\u2019 me qysqi, varre, shkopinj dhe mjete t\u00eb tjera rrethanore sulmoi selin\u00eb e PD q\u00eb ishte n\u00eb \u2018zot\u00ebrimin\u2019 e Bash\u00ebs kryetar i pjes\u00ebs zyrtare t\u00eb partis\u00eb, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr ta pushtuar me forc\u00eb. Rezistoi p\u00ebr momentin selia e PD q\u00eb t\u00eb mos binte n\u00eb duart e \u2018armikut\u2019 Berisha, pasi ishin blinduar dyer e dritare nga Basha si mas\u00eb paraprake, pasi doli dhe Salianji me shkop n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e selis\u00eb, si dhe fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb policis\u00eb m\u00eb von\u00eb, p\u00ebr t\u2019u \u2018pushtuar\u2019 m\u00eb pas disa muaj m\u00eb von\u00eb pa \u2018luft\u00eb\u2019 po nga Berisha, i cili e mori \u2018paket\u00eb\u2019 si \u2018dhurat\u00eb\u2019 nga Bardhi, bashk\u00eb dhe me vet\u00eb Gazin e grupin e deputet\u00ebve mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tij, brenda.<\/p>\n<p>Pra, periudha prej mbi 12 vitesh e kalimit t\u00eb PD n\u00eb selin\u00eb e re buz\u00eb Lan\u00ebs ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb \u2018grop\u00eb\u2019 m\u00eb vete, e shoq\u00ebruar me p\u00ebrplasje t\u00eb forta brenda partis\u00eb, p\u00ebrjashtime t\u00eb figurave kryesore nga partia, p\u00ebrplasjeve me dhun\u00eb p\u00ebr selin\u00eb e PD, e deri dhe humbje jete t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb fort\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie n\u00eb aksidente t\u00eb pamundura automobilistike, aq sa u ka dh\u00ebn\u00eb \u2018jet\u00eb\u2019 teorive konspirative, sipas t\u00eb cilave selia e re \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb vend \u2018vak\u00ebf\u2019 ku nuk b\u00ebn hajr asgj\u00eb, sado t\u00eb p\u00ebrpiqesh.<br \/>\nNuk p\u00ebrjashtohen z\u00ebrat n\u00eb PD, t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se k\u00ebt\u00eb parti e zuri \u2018mallkimi\u2019 i Sokol Olldashit, njeriut t\u00eb vet\u00ebm adapt q\u00eb mund t\u00eb kishte shp\u00ebtuar PD nga rr\u00ebnimi q\u00eb po i ndodh p\u00ebrdit\u00eb deri m\u00eb sot. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb pushteti, por Berisha ia mohoi k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi, duke investuar tek Lulzim Basha, si nj\u00eb njeri i lakuesh\u00ebm e i d\u00ebgjuesh\u00ebm, pa\u00e7ka se ishte nj\u00eb investim i shkuar d\u00ebm!<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh z\u00ebrat \u2018supersticioz\u00eb\u2019, teksa e cil\u00ebsojn\u00eb selin\u00eb e re t\u00eb PD si vend \u2018vak\u00ebf\u2019, ku kryheshin dhe ritet mortore p\u00ebr veteran\u00ebt, thon\u00eb se k\u00ebt\u00eb parti e ka z\u00ebn\u00eb edhe \u2018mallkimi\u2019 i veteran\u00ebve, \u00e7ka  \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb ket\u00eb d\u00ebrman as n\u00eb t\u00eb ardhmen. Posht\u00eb e m\u00eb posht\u00eb do t\u00eb bjer\u00eb, sipas tyre! Madje as vizitat dhe luetjet e shpeshta t\u00eb Bash\u00ebs tek Kisha e Sh\u00ebn Ndout n\u00eb La\u00e7, para zgjedhjeve t\u00eb vitit 2021 dhe para sulmit t\u00eb Berish\u00ebs mbi selin\u00eb e PD m\u00eb 8 janar, nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb nuk dhan\u00eb rezultat! Vizitat e Bash\u00ebs dhe lutjet tek kisha e vjet\u00ebr \u00e7udib\u00ebr\u00ebse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe publike, jan\u00eb t\u00eb botuara n\u00eb media n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb! Berish\u00ebn nuk e akuzojm\u00eb dot, pasi ai \u00ebsht\u00eb atesist, i pafe dhe nuk shkon as n\u00eb kishte dhe as n\u00eb xhami! Esht\u00eb njeriu i ri-tipik i krijuar nga Enver Hoxha!<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre z\u00ebrave konspirativ\u00eb dhe supersticioz\u00eb q\u00eb e lidhin rr\u00ebnimin e PD-s\u00eb me mallkimin e Olldashit dhe t\u00eb veteran\u00ebve, jemi t\u00eb bindur se e v\u00ebrteta e kulluar \u00ebsht\u00eb q\u00eb PD nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb hajr jo vet\u00ebm n\u00eb zgjedhjet e vitit 2029, por as n\u00eb zgjedhjet e vitit 2033, pasi ka n\u00eb krye t\u00eb saj mallkimin e vet\u00ebm q\u00eb ka pasur q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, Berish\u00ebn. Ai \u00ebsht\u00eb burimi i t\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqijave n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti, dhe parashikohet q\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb drejt \u2018am\u00ebshimit\u2019 s\u00ebbashku me t\u00eb! Do ta marr\u00eb me vete dhe PD-m\u00eb me nj\u00eb fjal\u00eb! K\u00ebtu do t\u00eb jemi, dhe do ta shohim<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/jakin-marena-pd-ne-e-zuri-mallkimi-i-olldashit-dhe-veteraneve-selia-si-vend-vakef\/\">Jakin Marena: PD-n\u00eb e \u2018zuri\u2019 mallkimi i Olldashit dhe veteran\u00ebve, selia si vend \u2018vak\u00ebf\u2019<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb habitshme n\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebto vite n\u00eb historikun e Partis\u00eb Demokratike, parti e cila ndryshoi selin\u00eb para se t\u00eb humbiste pushtetin n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2013! Nuk po merremi me faktin se si u kalua ish godina e SHQUP-it buz\u00eb Lan\u00ebs, nga pron\u00ebsia e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, tek subjekti politik [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29439","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29439","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29439"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29439\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29439"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29439"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29439"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}