{"id":29433,"date":"2025-07-04T17:12:35","date_gmt":"2025-07-04T17:12:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/04\/presidenti-duka-analizon-futbollin-shqiptar-dhe-ligjin-e-sportit-cenon-pavaresine-e-federatave-do-kerkojme-ndryshimin-e-tij\/"},"modified":"2025-07-04T17:12:35","modified_gmt":"2025-07-04T17:12:35","slug":"presidenti-duka-analizon-futbollin-shqiptar-dhe-ligjin-e-sportit-cenon-pavaresine-e-federatave-do-kerkojme-ndryshimin-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/04\/presidenti-duka-analizon-futbollin-shqiptar-dhe-ligjin-e-sportit-cenon-pavaresine-e-federatave-do-kerkojme-ndryshimin-e-tij\/","title":{"rendered":"Presidenti Duka analizon futbollin shqiptar dhe ligjin e sportit: C\u00ebnon pavar\u00ebsin\u00eb e federatave, do k\u00ebrkojm\u00eb ndryshimin e tij"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti Armand Duka ishte i ftuar n\u00eb emisionin \u201cSport News\u201d n\u00eb News 24, me moderatoren Trevisa Tufa. Kreu i FSHF-s\u00eb b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb k\u00ebtij edicioni futbollistik, nga komb\u00ebtarja, te kampionati shqiptar, organizimi i kampionatit t\u00eb Europianit U-17. Presidenti Duka komentoi edhe ndryshimet n\u00eb ligjin e sportit t\u00eb miratuara s\u00eb fundmi pa asnj\u00eb konsult\u00eb me grupet e interesit sportive. Ai foli edhe p\u00ebr \u00ebndrr\u00ebn \u201cBot\u00ebror 2026\u201d si edhe skem\u00ebn \u201cFinal 4\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u2013 President, dukesh i qet\u00eb, n\u00eb form\u00eb, ishte ky nj\u00eb vit pozitiv? A fitoi shum\u00eb t\u00eb ardhura FSHF?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Un\u00eb mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka pozitive, \u00e7do vit rritet niveli i t\u00eb ardhurave, rritet niveli i futbollit dhe rrjedhimisht ka edhe m\u00eb shum\u00eb biznes.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Sfida m\u00eb e madhe, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr organizimin mendoj se ishte ndeshja me Serbin\u00eb. A pat\u00ebt frik\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moment se mund t\u00eb ndodh\u00eb di\u00e7ka? Ose \u00e7far\u00eb do ve\u00e7oje?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 N\u00ebse do ta vler\u00ebsoja nga 1-10, do i jepja not\u00ebn 7, t\u00eb suksesshme n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nga pik\u00ebpamja organizative. Impenjimi ka qen\u00eb maksimal. Impenjimi ka qen\u00eb maksimal nga Policia e Shtetit dhe t\u00eb gjitha institucionet shqiptare p\u00ebr ta pasur sa m\u00eb mir\u00eb. Thash\u00eb, 70% \u00ebsht\u00eb realizuar mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Besoj se edhe k\u00ebtu keni fituar shum\u00eb si Federat\u00eb. T\u00eb ardhura financiare, por dhe nj\u00eb imazh i mir\u00eb n\u00eb UEFA dhe FIFA. Megjithat\u00eb duket sikur po humbasim tifoz\u00ebt President. Si do ta zgjidhni k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb, shortin me biletat apo edhe \u00e7mimet e biletave\u2026<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Padyshim q\u00eb do ket\u00eb njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebnaqur dhe t\u00eb pak\u00ebnaqur. R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ken\u00eb shanse t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb stadium. \u00c7mimet jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje tregu, n\u00ebse tregu i pranon, k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb e madhe. Ne jemi organizat\u00eb sportive. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb burr\u00eb i mir\u00eb, mund \u201ct\u2019i b\u00ebjm\u00eb biletat pa lek\u201d, por ky ekipi jon\u00eb nuk jeton dot pa lek\u00eb. Ekipi nuk ka t\u00eb ardhura dhe nuk kontribon askush, as qeveria shqiptare. Ne marrim zero lek nga t\u00eb gjith\u00eb. T\u00eb vetmet burime q\u00eb tentojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka dhe kemi b\u00ebr\u00eb rezultate pozitive, ku kemi marr\u00eb pjes\u00eb edhe dy her\u00eb n\u00eb Europian, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi t\u00eb ardhurat nga biletat, t\u00eb drejtat televizive dhe nga sponsorat, t\u00eb cil\u00ebt i kemi 100-fishuar. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb populist, do doja q\u00eb t\u00eb ishin me zero lek. Sot nuk dim\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sesa kjo, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shp\u00ebrndarjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme. E di q\u00eb kjo disa i l\u00ebndon, e di q\u00eb ka grupe q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur komb\u00ebtaren gjithmon\u00eb, q\u00eb duan t\u00eb ken\u00eb privilegje dhe t\u00eb drejt\u00ebn prioritare p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb stadium, por tashm\u00eb kjo do t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebshtu.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Nj\u00eb tjet\u00ebr event i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe historik, ishte EURO 2025 p\u00ebr U-17. Cili ishte urimi m\u00eb pikant? \u00c7far\u00eb ju than\u00eb shok\u00ebt nga UEFA, t\u00eb premtuan ndonj\u00eb organizim tjet\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Ishte lajm i mir\u00eb, kishim nj\u00eb lloj emocioni apo pasigurie, n\u00ebse ne ne v\u00ebrtet\u00eb dim\u00eb ta organizojm\u00eb. Rezultoi nj\u00eb kampionat i organizuar shum\u00eb mir\u00eb. Ajo q\u00eb m\u00eb k\u00ebnaq m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb faleminderimet e ekipeve pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb Europian. Pjes\u00ebmarrja ishte e k\u00ebnaqshme. Numri mesatar i tifoz\u00ebve ishte 4700 spektator\u00eb, nj\u00eb shif\u00ebr jo rekord, por vendi i dyt\u00eb pas Gjermanis\u00eb n\u00eb 2018. Ishte v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb organizim i mir\u00eb, nj\u00eb test p\u00ebr nj\u00eb organizim tjet\u00ebr. Tani jemi n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr dhe formati i organizimit p\u00ebr U-21 \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb 2027.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Me \u00e7far\u00eb note do e vler\u00ebsonit k\u00ebt\u00eb sezon t\u00eb kampionatit shqiptar? A jeni i k\u00ebnaqur?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr mua kampionati shqiptar \u00ebsht\u00eb i organizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte. Si pak kampionate n\u00eb rajon, transmetohet 100% live n\u00eb televizior. Nj\u00eb kampionat q\u00eb arbitrohet 100% me sistem VAR. Ka patur num\u00ebr t\u00eb shtuar spektator\u00ebsh. Ka nj\u00eb gar\u00eb mes klubeve, baraspesh\u00eb mes klubeve shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb paparashikuesh\u00ebm. Do ta vler\u00ebsoja v\u00ebrtet\u00eb si nj\u00eb kampionat pozitiv. Ka krijuar dhe t\u00eb ardhuara m\u00eb shum\u00eb. Ka hapa pozitiv\u00eb. Nga pik\u00ebpamja sportive, \u00e7do vit \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i mir\u00eb, dhe besoj se dhhe n\u00eb kompeticionet europiane do ket\u00eb hapa pozitiv\u00eb. Niveli i konkurrenc\u00ebs me sportet e tjera \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb sepse nuk kemi nj\u00eb sport tjet\u00ebr konkurrent. Ne konkurrojm\u00eb me televizionet.\u00a0 Sepse n\u00eb Shqip\u00ebri shihen t\u00eb gjitha kampionatet e tjera europiane, Italia, Gjermania, Anglia. Dhe ndeshjet luhen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat dit\u00eb, por do t\u00eb mundohemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb kalendar t\u00eb till\u00eb q\u00eb mos t\u00eb kemi p\u00ebrplasje me ndeshje t\u00eb forta europiane. T\u00eb promovojm\u00eb dhe organizojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Dhe jam i sigurt q\u00eb n\u00eb kampionatin e ardhsh\u00ebm do t\u00eb kemi 20% m\u00eb shum\u00eb tifoz\u00eb n\u00eb stadium.<\/p>\n<p><strong>\u2013 President, m\u00eb duket sikur keni humbur ndeshjen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, at\u00eb me KOKSH, u miratuan ndryshimet q\u00eb propozoi Fidel Ylli. Pra, parlamenti votoi KOKSH-in, jo ju. A ju shqet\u00ebson ky fakt?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 M\u00eb shqet\u00ebson fakti sesi p\u00ebrgatitet nj\u00eb ligji, fakti sesi m\u00eb pas miratohet dhe n\u00eb fund t\u00eb fundit u b\u00eb ligj. Pa asnj\u00eb konsult\u00eb me asnj\u00eb grup interesi sportiv, pa p\u00ebrfaq\u00ebsuar asnj\u00eb interes t\u00eb nj\u00eb organizate sportive, por thjesht t\u00eb nj\u00eb individi. Nuk e di \u00e7far\u00eb urgjence kishte q\u00eb n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb nxehta, kush e kishte k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb emergjenc\u00eb p\u00ebrve\u00e7 pretendentit p\u00ebr president t\u00eb KOKSH, q\u00eb t\u00eb miratohet tani, n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb vere. Nj\u00eb nga argumentat q\u00eb i kam dh\u00ebn\u00eb Ministres s\u00eb Arsimit ka qen\u00eb q\u00eb, Shqip\u00ebria, ne pretendojm\u00eb dhe urojm\u00eb q\u00eb do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. Dhe p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Europ\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrafrojm\u00eb legjislacionin me legjislacionin n\u00eb Europ\u00eb. Pse duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb urgjenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ndryshim ligjor, \u00ebsht\u00eb ndryshuar shum\u00eb her\u00eb, sa her\u00eb i ndryshojn\u00eb interesat njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb influenc\u00eb politike. Do jemi rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, ta konsultojn\u00eb ligjin me partner\u00ebt europian\u00eb ku do t\u00eb shkojm\u00eb, me UEFA dhe FIFA, me Komitetin Olimpik Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb i sh\u00ebrben sportit. Nuk na kan\u00eb d\u00ebgjuar, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb duarkryq. Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpjekjet tona juridike, publike p\u00ebr ta ndryshuar dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb sportit.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Mendoni se ka di\u00e7ka q\u00eb fshihet n\u00eb k\u00ebt\u00eb nxitim\u2026<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Nuk na shqet\u00ebson interesi i institucionit ton\u00eb. Ligji parashikon q\u00eb t\u2019i jap\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Komitetit Olimpik t\u00eb drejt\u00ebn e organizimit t\u00eb aktiviteteve. Nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ky ligj tashm\u00eb ndryshon sjelljen e m\u00ebparshme. Me ligj, federat\u00eb quhesh kur shteti t\u00eb jep t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb organizuar nj\u00eb aktivitet. Shteti ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb ta heq\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Tani ka krijuar nj\u00eb organizat\u00eb paralele, ku Komiteti Olimpik ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb organizoj\u00eb. Po t\u00eb doj\u00eb Komiteti Olimpik nes\u00ebr organizon kampion mundje, \u00e7iklizmi, futbolli dhe \u00e7far\u00ebdo. Ligji ka edhe krijimin e gjykat\u00ebs s\u00eb arbitrazhit sportiv, ku pal\u00ebt n\u00eb konflikt do jen\u00eb sportist\u00eb, klube, Federata dhe vet\u00eb Komiteti Olimpik. K\u00ebta t\u00eb fundit do caktojn\u00eb arbitrat, me pretendimin e ministrave q\u00eb Fideli nuk i vendos t\u00eb k\u00ebqinj arbitrat. Le t\u00eb shpresojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 A ka di\u00e7ka personale mes jush dhe z.Fidel Yllit? Se me duket sikur ju bashkon vet\u00ebm ligji p\u00ebr bastet online?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Nuk ka asgj\u00eb personale, p\u00ebrve\u00e7 koncepteve t\u00eb ndryshme p\u00ebr organizimin e KOKSH. P\u00ebr ligjin e basteve e kemi dh\u00ebn\u00eb q\u00ebndrimin ton\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrkuar me q\u00ebndrimin e t\u00eb tjer\u00ebve. Edhe sot q\u00eb flasim dhe para se t\u00eb propozonim q\u00eb kjo t\u00eb ligj\u00ebrohej, bastet kan\u00eb ekzistuar dhe ekzistojn\u00eb. Ne kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb p\u00ebrderisa ky aktivitet zhvillohet n\u00eb t\u00eb zez\u00eb, le ta kthejm\u00eb n\u00eb t\u00eb bardh\u00eb dhe le t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb benefit futbolli. Nuk ka ndonj\u00eb koordinim me ask\u00ebnd tjet\u00ebr. Bastet jan\u00eb aktive. Sporti nuk po merr lek\u00eb. Q\u00eb mos t\u00eb luhej fare, un\u00eb do t\u00eb isha i lumtur sepse bastet jan\u00eb drama sociale p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz e familje.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Keni qen\u00eb shum\u00eb pran\u00eb kryeministrit Rama k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, ishit s\u00eb bashku n\u00eb Mynih, n\u00eb finalen e Champions League. Nuk e diskutuat me Ram\u00ebn k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb, p\u00ebr ligjin e sportit? A e g\u00ebzon sot q\u00eb flasim FSHF mb\u00ebshtetjen e qeveris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Nuk kam diskutuar me kryeministrin p\u00ebr ligjin. Kemi shijuar ndeshjen. Edhe gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, nuk e di n\u00ebse do jet\u00eb i informuar apo jo dhe n\u00ebse e kupton sesa d\u00ebm i b\u00ebn sportit. Nuk besoj se q\u00ebndrimi jon\u00eb parimor sipas nesh p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e sportit, c\u00ebnon marr\u00ebdh\u00ebniet e Federar\u00ebs me qeverin\u00eb. Ne na intereson partneriteti dhe e kemi pasur at\u00eb n\u00eb organizime, investime dhe do vazhdojm\u00eb ta kemi.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Ironi e fatit apo jo, por nuk i votoi k\u00ebto ndryshime Erjon Bra\u00e7e, nj\u00eb nga z\u00ebrat e fuqish\u00ebm kund\u00ebr jush\u2026<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Nuk e di arsyen dhe nuk e di n\u00ebse ka votuar. N\u00ebse ka kuptuar ndonj\u00eb gj\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb zhvillim pozitiv.<\/p>\n<p><strong>\u2013 N\u00eb fakt pati disa f\u00ebrkime me Ministrin\u00eb e Arsimit, edhe p\u00ebrpara se k\u00ebto ndryshime t\u00eb votoheshin, gjat\u00eb Asambles\u00eb. Ju i k\u00ebrkuat t\u00eb mbani premtimet. A rrezikon q\u00eb k\u00ebto p\u00ebrplasje, n\u00ebse do e quajm\u00eb k\u00ebshtu, n\u00eb mos realizimin e Euro2027 p\u00ebr U-21, apo edhe ndonj\u00eb aktivitet tjet\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Asgj\u00eb personale, asgj\u00eb individuale. Ministria e Arsimt na kishte premtuar 20% t\u00eb atij buxheti, nga rreth 4 milion\u00eb euro t\u00eb shpenzuara p\u00ebr p\u00ebrimir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs sportive, Ministria kishte premtuar q\u00eb do na mb\u00ebshteste me 1.1 milion\u00eb euro, t\u00eb cilin akoma nuk e ka realizuar. Na pret nj\u00eb kampionat tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. N\u00ebse kemi koh\u00eb deri n\u00eb shtator q\u00eb kemi takimin e par\u00eb organizator, ne do i themi q\u00eb do kemi mund\u00ebsi apo jo q\u00eb ta organizojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 President tani ndodhemi tek nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e Federat\u00ebs. Jemi tek muzeu, ku ka shum\u00eb trofe. Por, \u00e7far\u00eb i mungon k\u00ebtij muzeu? Cila \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira juaj si drejtues t\u00eb shtoni k\u00ebtu? \u00c7far\u00eb arritje?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Ka shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb mendoj q\u00eb duhet t\u00eb arrijm\u00eb apo q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohemi. P\u00ebr t\u00eb pasur m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzish q\u00eb luajn\u00eb futboll, duhet t\u00eb punojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb me trajnimin, me p\u00ebrgatitjen e t\u00eb gjith\u00eb specialist\u00ebve q\u00eb p\u00ebrgatisin futbollist\u00eb. Duhet t\u00eb promovojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb dhe duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb infrastruktur\u00ebn. Un\u00eb nuk \u00ebnd\u00ebrroj thjesht nj\u00eb kampionat bot\u00ebror, por e shikoj si nj\u00eb motiv p\u00ebr futbollist\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb fusha t\u00eb gjelb\u00ebrta me f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 M\u00eb shuani nj\u00eb kuriozitet, mes dy Evropiane q\u00eb shkuam, cilin do zgjidhje? Kush ishte m\u00eb i bukuri p\u00ebr ju?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 2016-ta \u00ebsht\u00eb historik sepse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb marrim pjes\u00eb. Ishte shum\u00eb i bukur, fatkeq\u00ebsisht vet\u00ebm 3 ndeshje. Akoma m\u00eb i bukur Gjermania 2024, n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebndv\u00ebshtrimet, qoft\u00eb sportivisht, qoft\u00eb mb\u00ebshtetja e publikut. V\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kampionat, nj\u00eb turne q\u00eb m\u00eb ka p\u00eblqyer. Ekipi jon\u00eb m\u2019u duk i barabart\u00eb me t\u00eb tjerat, pavar\u00ebsisht se mor\u00ebm m\u00eb pak pik\u00eb se n\u00eb 2016. P\u00ebrball\u00eb kishim disa skuadra shum\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p><strong>\u2013 K\u00ebtu kan\u00eb ardhur Infantino, Ceferin dhe t\u00eb tjer\u00eb president\u00eb t\u00eb federatave europiane. Cili \u00ebsht\u00eb plani juaj?<\/strong><\/p>\n<p>Plani im \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ndihmoj sa m\u00eb shum\u00eb Federat\u00ebn. N\u00ebse do ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb, jam shum\u00eb i lumtur. Nuk aspiroj p\u00ebr di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Ishit n\u00eb SHBA s\u00eb fundmi p\u00ebr Bot\u00ebrorin e Klubeve, po n\u00eb 2026 do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, a besoni m\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Nuk e kam konsideruar asnj\u00ebher\u00eb si nj\u00eb objektiv i leht\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, por asnj\u00ebher\u00eb e pamundur. N\u00eb kushtet ku jemi, gj\u00ebrat jan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar, por nuk jan\u00eb mbyllur. Kemi 4 takime q\u00eb duhet t\u2019i konsderojm\u00eb finale. Me nj\u00eb rezultat pozitiv n\u00eb Serbi, na rihapet mund\u00ebsia p\u00ebr nj\u00eb Play-Off. Mbetet nj\u00eb objektiv i v\u00ebshtir\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr tani, por edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Por ne duhet ta synojm\u00eb. Ekipi yn\u00eb meriton ta synoj\u00eb sepse kemi ekip me prespektiv\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 I besuat s\u00ebrish Sylvinho-s. \u00c7far\u00eb ju bindi?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Sylvinho \u00ebsht\u00eb njeri i p\u00ebrkushtuar, nj\u00eb njeri q\u00eb ka kontribuar. Ideale nuk ka, ideale \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm zoti.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Pyetja e fundit, n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhmen. Pse vendoset t\u00eb vijoni me FINAL4? Pse i besoni shifrave t\u00eb FIFA-s, nuk keni n\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb ndryshuar?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb hapat e para t\u00eb tij, Final Four ka prodhuar mir\u00eb, ka patur m\u00eb shum\u00eb interes, ka prodhuar m\u00eb shum\u00eb emocion dhe t\u00eb ardhura. N\u00ebse duhet t\u00eb mbetet i till\u00eb dhe ne jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj diskutimi me an\u00ebtar\u00ebt n\u00eb gar\u00eb, me klubet e futbollit dhe me ekspert\u00ebt, n\u00ebse duhet t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb, duke rr\u00ebzuar pik\u00ebt e 4 ekipeve t\u00eb para, apo duke ruajtur pik\u00ebt e mbledhura gjat\u00eb kampionatit, apo p\u00ebrgjysmuar, k\u00ebt\u00eb do ta vendosim brenda nj\u00eb afati 10-ditor bashk\u00eb me ekipet pjes\u00ebmarr\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Ku i b\u00ebn pushimet presidenti i FSHF-s, brenda apo jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 I b\u00ebj n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb det.<\/p>\n<p><strong>\u2013 N\u00eb plazhe un\u00eb shoh gjysh\u00ebr q\u00eb mbajn\u00eb nip\u00ebrit dhe prind\u00ebrit b\u00ebjn\u00eb plazh. Po ju z.Duka b\u00ebni pjes\u00eb te kjo kategori?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Kam shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u2019i kem me vete, k\u00ebt\u00eb vit nuk e kam fatin, se mami i vet nuk na le.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Me kaq shum\u00eb angazhime, keni koh\u00eb p\u00ebr familje? Si arrin t\u00eb gjenin balancat, duket sikur jetoni mes Londr\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Mendoj se e menaxhoj mjaftuesh\u00ebm mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb 60% familjar i mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u2013\u00a0 Ku e shihni veten n\u00eb t\u00eb ardhmen?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Pasi t\u00eb mbaroj detyr\u00ebn e Federat\u00ebs, uroj q\u00eb t\u00eb kem pastaj, jo pushim, sepse vet\u00eb jeta ime nuk m\u00eb lejon q\u00eb t\u00eb kem koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb, merrem me biznes.<\/p>\n<p><strong>\u2013 N\u00eb Shqip\u00ebri njer\u00ebzit meren me thashetheme. Psh cili ka qen\u00eb thashethemi m\u00eb absurd p\u00ebr ju?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 D\u00ebgjoj sa t\u00eb duash, rreth meje, n\u00eb lidhje me biznesin, futbollin.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Kur i lexoni komentet online q\u00eb thon\u00eb \u201cDuka s\u2019ka p\u00ebr t\u00eb ikur kurr\u00eb\u201d, a qeshni apo m\u00ebrziteni?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb fakt, marr\u00ebdh\u00ebnien me veten time e shikoj n\u00eb dy bot\u00eb. Njer\u00ebz n\u00eb rrjete sociale q\u00eb \u00e7far\u00eb nuk thon\u00eb, njer\u00ebz q\u00eb takoj n\u00eb rrug\u00eb dhe ambiente sportive q\u00eb kan\u00eb vler\u00ebsim pozitiv. Nuk e di se kush \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p><strong>\u2013 A \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb menaxhosh nj\u00eb ndeshje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb apo nj\u00eb dark\u00eb me drejtues politik\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tavolin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb menaxhosh emocionet e nivelit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u2013 Sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb thuash \u201cjo\u201d n\u00eb pozicionin q\u00eb keni? Dhe a e p\u00ebrdorni shpesh at\u00eb fjal\u00eb n\u00eb takime zyrtare?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Detyrimisht e them.<\/p>\n<p><strong>\u2013 N\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb linit pun\u00ebn dhe do kishit koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb, \u00e7far\u00eb do b\u00ebnit t\u00eb par\u00ebn? Apo do zhdukeshit?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb asnj\u00eb koh\u00eb nuk do zhdukem p\u00ebr sa koh\u00eb t\u00eb kem mund\u00ebsi t\u00eb jem aktiv. E thash\u00eb, n\u00ebse nuk do jem aktiv n\u00eb futboll, do jem n\u00eb biznes. Pse jo dhe n\u00eb ndonj\u00eb fush\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/presidenti-duka-analizon-futbollin-shqiptar-dhe-ligjin-e-sportit-cenon-pavaresine-e-federatave-do-kerkojme-ndryshimin-e-tij\/\">Presidenti Duka analizon futbollin shqiptar dhe ligjin e sportit: C\u00ebnon pavar\u00ebsin\u00eb e federatave, do k\u00ebrkojm\u00eb ndryshimin e tij<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Armand Duka ishte i ftuar n\u00eb emisionin \u201cSport News\u201d n\u00eb News 24, me moderatoren Trevisa Tufa. Kreu i FSHF-s\u00eb b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb k\u00ebtij edicioni futbollistik, nga komb\u00ebtarja, te kampionati shqiptar, organizimi i kampionatit t\u00eb Europianit U-17. Presidenti Duka komentoi edhe ndryshimet n\u00eb ligjin e sportit t\u00eb miratuara s\u00eb fundmi pa asnj\u00eb konsult\u00eb me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29433","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29433","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29433"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29433\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29433"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29433"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29433"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}