{"id":29422,"date":"2025-07-04T15:51:08","date_gmt":"2025-07-04T15:51:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/04\/bashkite-nuk-jane-zgjatim-i-ps-haxhimali-rama-po-perdor-vloren-per-spektakel-politik\/"},"modified":"2025-07-04T15:51:08","modified_gmt":"2025-07-04T15:51:08","slug":"bashkite-nuk-jane-zgjatim-i-ps-haxhimali-rama-po-perdor-vloren-per-spektakel-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/04\/bashkite-nuk-jane-zgjatim-i-ps-haxhimali-rama-po-perdor-vloren-per-spektakel-politik\/","title":{"rendered":"\u2018Bashkit\u00eb nuk jan\u00eb zgjatim i PS\u2019\/ Haxhimali: Rama po p\u00ebrdor Vlor\u00ebn p\u00ebr spektak\u00ebl politik"},"content":{"rendered":"<p>Agron Haxhimali, Drejtor i Institutit p\u00ebr Bashkit\u00eb, reagoi pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb kryeministrit Rama n\u00eb Bashkin\u00eb e Vlor\u00ebs, ku u shkarkuan drejtues lokal\u00eb pas zgjedhjeve, ku theksoi se nd\u00ebrhyrja e tij n\u00eb pushtetin vendor p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb zhvillim shqet\u00ebsues p\u00ebr demokracin\u00eb lokale dhe autonomin\u00eb e bashkive n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ai ngriti shqet\u00ebsimin se kjo nd\u00ebrhyrje jo vet\u00ebm q\u00eb bie ndesh me parimet kushtetuese dhe normat e integrimit evropian, por vendos n\u00eb pik\u00ebpyetje ndarjen dhe balancimin e pushteteve n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Haxhimali vuri n\u00eb dukje se rasti i fundit n\u00eb Vlor\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i izoluar, por pjes\u00eb e nj\u00eb modeli t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur ku pushteti qendror kap institucionet vendore, duke i trajtuar ato si zgjatim politik, dhe jo si nj\u00eb pushtet i pavarur q\u00eb i p\u00ebrgjigjet qytetar\u00ebve.<\/p>\n<div>\n<div class=\"__sap-ads __sap-html inline tracked\">\u201cJam i keqardhur, i m\u00ebrzitur dhe i shqet\u00ebsuar, p\u00ebr arsye q\u00eb jan\u00eb fare t\u00eb qarta. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb kryeministri i nj\u00eb qeverie t\u00eb nj\u00eb vendi q\u00eb synon t\u00eb asociohet me Bashkimin Evropian q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb normat, kriteret, standardet dhe institucionet e pavarura t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb me guxim t\u00eb till\u00eb n\u00eb institucionet q\u00eb, sipas Kushtetut\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb pavarura?<\/div>\n<\/div>\n<p>Bashkit\u00eb nuk jan\u00eb as pjes\u00eb e pushtetit qendror, as t\u00eb ndonj\u00eb pushteti tjet\u00ebr politik ato jan\u00eb nj\u00eb pushtet m\u00eb vete, i pavarur. Bashkit\u00eb nuk jan\u00eb zgjatim i Partis\u00eb Socialiste. Nd\u00ebrhyrja e kryeministrit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e Kushtetut\u00ebs dhe e ligjit; ajo cenon Kart\u00ebn Evropiane p\u00ebr Autonomin\u00eb Vendore. K\u00ebto dokumente p\u00ebrcaktojn\u00eb qart\u00eb ndarjen e pushteteve dhe rolet p\u00ebrkat\u00ebse, duke garantuar funksionimin e tyre edhe kur ka probleme.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka probleme: me furnizimin me uj\u00eb, me past\u00ebrtin\u00eb n\u00eb plazhe, me menaxhimin e mbetjeve apo hap\u00ebsirave publike. \u00cbsht\u00eb gjithashtu e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb bashkia nuk po performon mir\u00eb dhe kryetar\u00ebt nuk po e kryejn\u00eb si\u00e7 duhet detyr\u00ebn. Por kryeministri e shfryt\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb moment kulmin e sezonit turistik p\u00ebr t\u2019i shkarkuar ata menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjeve. Pyetja \u00ebsht\u00eb: n\u00ebse qytetar\u00ebt i votuan dhe i zgjodh\u00ebn, si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb sot kryeministri del dhe konstaton se gj\u00ebrat nuk po shkojn\u00eb mir\u00eb?<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb histori interesante mes Ram\u00ebs dhe disa kryetar\u00ebve t\u00eb bashkis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb: Gjika, Lela, dhe tani Rredha. N\u00ebse e analizojm\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, do t\u00eb shohim se problemet jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb spektak\u00ebl politik. Madje, duket sikur ky veprim i fundit p\u00ebrcjell nj\u00eb mesazh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kryetar\u00ebt, drejtor\u00ebt, dhe ndoshta \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme lokale.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i shqet\u00ebsuar vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb, q\u00eb tani e mendoj seriozisht: A \u00ebsht\u00eb ky reagim i Ram\u00ebs nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e personalitetit t\u00eb tij, e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb pushtetit, apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reagim q\u00eb vjen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb komunitetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs?<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb \u00e7do rast, edhe pse ka pasur konflikte t\u00eb k\u00ebtij lloji, Rama \u00ebsht\u00eb votuar s\u00ebrish. Qytetar\u00ebt duket se nuk e kan\u00eb kuptuar q\u00eb di\u00e7ka nuk shkon. Vlora \u00ebsht\u00eb djegur, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbytur, disa her\u00eb para zgjedhjeve, dhe megjithat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dukeshin t\u00eb lumtur. Pse sot, disa grupe brenda bashkis\u00eb, me deputet\u00eb apo me aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, kan\u00eb ngritur k\u00ebt\u00eb \u2018tymnaj\u00eb\u2019 kaq t\u00eb madhe?\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/bashkite-nuk-jane-zgjatim-i-ps-haxhimali-rama-po-perdor-vloren-per-spektakel-politik\/\">\u2018Bashkit\u00eb nuk jan\u00eb zgjatim i PS\u2019\/ Haxhimali: Rama po p\u00ebrdor Vlor\u00ebn p\u00ebr spektak\u00ebl politik<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agron Haxhimali, Drejtor i Institutit p\u00ebr Bashkit\u00eb, reagoi pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb kryeministrit Rama n\u00eb Bashkin\u00eb e Vlor\u00ebs, ku u shkarkuan drejtues lokal\u00eb pas zgjedhjeve, ku theksoi se nd\u00ebrhyrja e tij n\u00eb pushtetin vendor p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb zhvillim shqet\u00ebsues p\u00ebr demokracin\u00eb lokale dhe autonomin\u00eb e bashkive n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai ngriti shqet\u00ebsimin se kjo nd\u00ebrhyrje jo vet\u00ebm q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29422","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29422","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29422"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29422\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29422"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29422"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29422"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}