{"id":29411,"date":"2025-07-04T14:57:40","date_gmt":"2025-07-04T14:57:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/04\/rama-e-pezulloi-kullolli-i-aku-se-vazhdon-tenderat-132-mln-leke-qelqurina-per-laboratorin\/"},"modified":"2025-07-04T14:57:40","modified_gmt":"2025-07-04T14:57:40","slug":"rama-e-pezulloi-kullolli-i-aku-se-vazhdon-tenderat-132-mln-leke-qelqurina-per-laboratorin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/04\/rama-e-pezulloi-kullolli-i-aku-se-vazhdon-tenderat-132-mln-leke-qelqurina-per-laboratorin\/","title":{"rendered":"Rama e \u201cpezulloi\u201d, Kullolli i AKU-s\u00eb vazhdon tenderat, 132 MLN lek\u00eb qelqurina p\u00ebr laboratorin"},"content":{"rendered":"<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb kryeministri Edi Rama e \u201cpezulloi\u201d Autoritetin Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit, nga tjetra u jep qindra milion\u00eb lek\u00eb fonde t\u00eb blejn\u00eb epruveta p\u00ebr laboratorin.<\/p>\n<p>Jan\u00eb 132 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb drejtori i AKU, Manush Kullolli i ka autorizuar t\u00eb prokurohen p\u00ebr mallra p\u00ebr Laboratorin e AKU-s\u00eb. Tenderi me objekt: \u201cBlerje materiale dhe pajisje laboratorike t\u00eb sh\u00ebrbimit publik\u201d me fond limit 13131349 lek\u00eb pa TVSH \u00ebsht\u00eb shpallur m\u00eb \u00a026 qershor 2025. Nd\u00ebrkoh\u00eb data e mbajtjes s\u00eb tenderit ishte caktuar m\u00eb 14 korrik 2025.<\/p>\n<p>Tenderi dyshohet se \u00ebsht\u00eb i paracaktuar nga drejtori p\u00ebr nj\u00eb kompani distributor q\u00eb i ka stok n\u00eb magazin\u00eb mallrat e laboratorit. Menj\u00ebher\u00eb jan\u00eb ankuar n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik dy biznese pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb tender. Ato pretendojn\u00eb se drejtoi i ka qepur kriteret p\u00ebr fituesin q\u00eb dihet tashm\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Ankesa e firmosur nga administratorja Laida Suloti ka mb\u00ebrritur n\u00eb KPP m\u00eb 2 korrik 2025. Konkretisht kompania \u201cALMedical\u201d shpk ka renditur disa kritere q\u00eb jan\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante n\u00eb shkelje t\u00eb Ligjit p\u00ebr Prokurimet Publike.<\/p>\n<p>Sipas nenit 36 t\u00eb LPP-s\u00eb n\u00eb ankes\u00eb citohet q\u00eb: N\u00eb specifikimet teknike, n\u00ebse nuk e justifikon objekti i kontrat\u00ebs, nuk duhet t\u00eb p\u00cermendet asnj\u00eb mark\u00eb prodhimi ose burim specifik apo proces i ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb karakterizon produktet ose sh\u00ebrbimet e ofruara nga nj\u00eb operator ekonomik specifik apo asnj\u00eb mark\u00eb tregtare, patent\u00eb, tipi ose origjina apo prodhim specifik, me q\u00ebllim favorizimin ose eliminimin e disa sip\u00ebrmarrjeve ose produkteve.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se p\u00ebr k\u00ebto brande ka distributor n\u00eb Shqip\u00ebri, at\u00ebher\u00eb operator\u00ebt e tjer\u00eb ekonomik nuk mund t\u00eb marrin letr\u00ebn e autorizimit, duke \u00e7uar automatikisht n\u00eb nj\u00eb fitues t\u00eb paracaktuar. Kjo gj\u00eb ngushton artificialisht konkurrenc\u00ebn, duke ulur numrin e operator\u00ebve ekonomik\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, dhe duke sjell\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb dhe t\u00eb nj\u00ebanshme. K\u00ebrkojm\u00eb nga Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit heqjen e letrave t\u00eb autorizimit\u201d, theksohet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb ankes\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb 1 korrik 2025, n\u00eb KPP ishte d\u00ebrguar nj\u00eb tjet\u00ebr ankes\u00eb p\u00ebr tenderin. \u00cbsht\u00eb kompania \u201cGama\u201d shpk q\u00eb ka paraqitur nj\u00eb formular ankese duke k\u00ebrkuar modifikimin e dokumenteve t\u00eb tenderit dhe zgjatjen e afatit t\u00eb l\u00ebvrimit t\u00eb mallit.<\/p>\n<p>Sipas denoncimit, nj\u00ebsia e hartimit t\u00eb dokumenteve t\u00eb tenderit ka hartuar k\u00ebrkesa tenderi t\u00eb paqarta duke sjell\u00eb konfuzion n\u00eb p\u00ebrgatitjen e ofertave nga ana e operator\u00ebve ekonomik\u00eb. Gjithashtu \u201cNj\u00ebsia e hartimit t\u00eb dokumenteve t\u00eb tenderit ka hartuar kritere kualifikimi dhe specifikime teknike t\u00eb kund\u00ebrligjshme t\u00eb cilat kufizojn\u00eb konkurrenc\u00ebn e lir\u00eb dhe t\u00eb ndershme\u201d, citojm\u00eb ankes\u00ebn.<\/p>\n\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Manush Kullolli?<\/strong><\/p>\n<p>Kulloli u komandua mars 2025, drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i AKU, nga ministrja e Bujq\u00ebsis\u00eb, Anila Denaj. Ai z\u00ebvend\u00ebsoi Olsi Komicin q\u00eb ishte futur n\u00eb list\u00ebn e PS p\u00ebr Deputet n\u00eb qarkun e Elbasanit.<\/p>\n<p>Ardhja e Kullolit n\u00eb krye t\u00eb AKU u shoq\u00ebrua me skandale t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb trondit\u00ebn sigurin\u00eb ushqimore.<\/p>\n<p>Ato dit\u00eb, kompania \u201cdi Mal\u201d ka importuar produkte ushqimore q\u00eb p\u00ebrmbanin bakterin e salmonel\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit t\u00eb policis\u00eb,\u00a0Arben Goxha<strong>,<\/strong>\u00a0administrator i kompanis\u00eb \u201cdiMal\u201d u shpall n\u00eb k\u00ebrkim, nd\u00ebrsa v\u00ebllai i tij\u00a0Mondi Goxha\u00a0(53 vje\u00e7) \u00ebsht\u00eb proceduar penalisht pasi kan\u00eb futur n\u00eb vend sasi produktesh ushqimore t\u00eb kontaminuara, t\u00eb cilat m\u00eb pas u lejuan p\u00ebr tregtim nga inspektor\u00ebt e AKU-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe 3 inspektor\u00eb t\u00eb AKU-s\u00eb,\u00a0Gezim Hushi, 38 vje\u00e7,\u00a0Sada Lufta, 42 vje\u00e7e, dhe\u00a0Aldo Sinjari,\u00a046 vje\u00e7, t\u00eb cil\u00ebt dyshohet se kan\u00eb shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn duke mos parandaluar daljen e k\u00ebtyre produkteve n\u00eb treg.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb n\u00eb duart e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, e cila po vijon hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast serioz q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Fatjon Pasholli ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga detyra e Drejtorit t\u00eb Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb zhurme t\u00eb madhe p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore, me perime e fruta me pesticide e mish pule t\u00eb kontaminuar me salmonel\u00eb drejtori rajonal i Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit n\u00eb Tiran\u00eb, Fatjon Pasholli ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen t\u00eb premten m\u00eb 4 prill, dhe largimi nga detyra \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb 7 prill.<\/p>\n<p>Pasholli deklaroi publikisht se shkak i largimit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb presioni i madh pasi u konstatua shp\u00ebrndarja e mishit t\u00eb kontaminuar me salmonel\u00eb q\u00eb hyri n\u00eb Shqip\u00ebri nga Porti i Durr\u00ebsit n\u00eb 11 mars, dhe q\u00eb ve\u00e7 Tiran\u00ebs, u shp\u00ebrnda edhe n\u00eb 9 qarqe t\u00eb tjera me p\u00ebrjashtim t\u00eb Lezh\u00ebs dhe Beratit.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas largimit t\u00eb tij nga posti i drejtorit pas 1 viti n\u00eb detyr\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb em\u00ebrimi i Alketa Hoxh\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb AKU Tiran\u00eb, e cila deri m\u00eb tani ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb drejtoris\u00eb juridike n\u00eb AKU.<\/p>\n<p>Viti 2025 ka ngritur alarmin p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore duke nisur q\u00eb nga rasti me mandarinat shqiptare me pesticide t\u00eb rrezikshme q\u00eb u kthyen n\u00eb Shqip\u00ebri, por ndryshe nga sa u tha se u asgj\u00ebsuan, n\u00eb fakt kishin dal\u00eb n\u00eb treg.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ishte rasti i peshkut t\u00eb identifikuar me parazit, q\u00eb pasoi me ngarkes\u00ebn e madhe t\u00eb mishit me salmonel\u00eb q\u00eb erdhi nga Brazili, dhe u shit n\u00eb tregun vendas nj\u00eb pjes\u00eb. Nd\u00ebrsa p\u00ebrgjat\u00eb muajit shkurt, mars dhe dit\u00ebt e para t\u00eb prillit ngarkesat me luleshtrydhe me pesticide t\u00eb ardhura nga Greqia u kthyen n\u00eb rrezik p\u00ebr konsumator\u00ebt pasi ishin shitur n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Mishi i pul\u00ebs me salmonel\u00eb nga Brazili mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb portin e Durr\u00ebsit m\u00eb 11 mars, n\u00eb nj\u00eb ngarkes\u00eb prej 27 ton\u00ebsh e ndar\u00eb n\u00eb 4 lote e importuar nga kompania \u201cAMG Food\u201d e Arben Goxh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb lotin prej 8 ton\u00ebsh ku u mor mostra m\u00eb 11 mars, analiza e b\u00ebr\u00eb pran\u00eb ISUV tregoi se kishte prani t\u00eb salmonel\u00ebs. P\u00ebrgjigje q\u00eb doli m\u00eb 21 mars, por n\u00eb fakt njoftimi nga AKU p\u00ebr konsumator\u00ebt u b\u00eb m\u00eb 28 mars pasi lajmi u shp\u00ebrnda n\u00ebp\u00ebr media.<\/p>\n<p>Por duke qen\u00eb se AKU nuk kishte dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb prer\u00eb q\u00eb mishi t\u00eb mos dal\u00eb n\u00eb treg derisa t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrgjigja, mishi i kontaminuar ishte tregtuar n\u00eb 154 bizneset t\u00eb cilat pas 28 marsit u njoftuan se duhet t\u00eb kthenin produktin, por nj\u00eb pjes\u00eb e madhe u konsumua.<\/p>\n<p>Por problem m\u00eb i madh ishte vonesae analizave n\u00eb laboratorin e AKU, ose t\u00eb pakt\u00ebn mungesa e p\u00ebrgjigjes publike e cila shpjegohet me korrupsionin q\u00eb b\u00ebhet me kompanit\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb konsumatorit.<\/p>\n<p><strong>Para pa fund p\u00ebr laboratorin e AKU<\/strong><\/p>\n<p>Prej vitesh laboratori i AKU \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb grop\u00eb t\u00eb zez\u00eb q\u00eb thith fonde dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk jep rezultatet e k\u00ebrkuara. Ne vitin 2022 u prokuruan 403 milion\u00eb lek\u00eb pajisje p\u00ebr laboratorin.<\/p>\n\n<p>Ky laborator ka qen\u00eb vazhdimisht objekt korrupsioni me nd\u00ebrhyrje deri n\u00eb rangjet e larta t\u00eb politik\u00ebs. N\u00eb vitin 2019, iu dha e drejta edhe privatit t\u00eb b\u00ebj\u00eb analiza q\u00eb kryen ky laborator. Urdhri i Ministrit Bledi \u00c7u\u00e7i, Nr.524. dat\u00eb 23.09.2019, autorizonte \u201cNoval Laboratory\u201d p\u00ebr kryerjen e analizave laboratorike t\u00eb mostrave t\u00eb marra gjat\u00eb kontrollit zyrtar dhe tipin e analizave q\u00eb \u00ebsht\u00eb i autorizuar t\u00eb kryej\u00eb. Ishte nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb i jepte koncesionin e pashpallur oligarkut Petrit Maho. Nga nj\u00ebra an\u00eb Maho ka statusin e prodhuesit t\u00eb vez\u00ebve BEATA, por i jepet edhe e drejta t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe analizat e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tani drejtor Kullolli para daljes nga zyra po p\u00ebrdor stilin kap \u00e7\u2019a t\u2019kap\u00ebsh!<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rama-e-pezulloi-kullolli-i-aku-se-vazhdon-tenderat-132-mln-leke-qelqurina-per-laboratorin\/\">Rama e \u201cpezulloi\u201d, Kullolli i AKU-s\u00eb vazhdon tenderat, 132 MLN lek\u00eb qelqurina p\u00ebr laboratorin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb kryeministri Edi Rama e \u201cpezulloi\u201d Autoritetin Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit, nga tjetra u jep qindra milion\u00eb lek\u00eb fonde t\u00eb blejn\u00eb epruveta p\u00ebr laboratorin. Jan\u00eb 132 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb drejtori i AKU, Manush Kullolli i ka autorizuar t\u00eb prokurohen p\u00ebr mallra p\u00ebr Laboratorin e AKU-s\u00eb. Tenderi me objekt: \u201cBlerje materiale dhe pajisje laboratorike t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29411","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29411","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29411"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29411\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}