{"id":294,"date":"2024-09-04T07:03:25","date_gmt":"2024-09-04T07:03:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/04\/shba-republikanet-kthejne-ne-ceshtje-te-rendesishme-votimin-e-personave-qe-nuk-kane-shtetesi\/"},"modified":"2024-09-04T07:03:25","modified_gmt":"2024-09-04T07:03:25","slug":"shba-republikanet-kthejne-ne-ceshtje-te-rendesishme-votimin-e-personave-qe-nuk-kane-shtetesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/04\/shba-republikanet-kthejne-ne-ceshtje-te-rendesishme-votimin-e-personave-qe-nuk-kane-shtetesi\/","title":{"rendered":"SHBA\/ Republikan\u00ebt kthejn\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme votimin e personave q\u00eb nuk kan\u00eb shtet\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<p>Vet\u00ebm shtetasit amerikan\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr president dhe poste t\u00eb tjera n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e ditur, mund\u00ebsia e regjistrimit, ose votimit t\u00eb atyre q\u00eb nuk jan\u00eb shtetas, ka marr\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje koh\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrmendur fluksin e emigrant\u00ebve n\u00eb vitet e fundit n\u00eb kufirin me Meksik\u00ebn, republikan\u00ebt kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime rreth mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb ata q\u00eb nuk jan\u00eb shtetas t\u00eb votojn\u00eb. Ata kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa n\u00eb shum\u00eb shtete p\u00ebr ta trajtuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, edhe pse rastet kur jo-shtetasit votojn\u00eb jan\u00eb t\u00eb rralla<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt e Partis\u00eb Republikane kan\u00eb nxitur rishikimin e listave t\u00eb votuesve, kan\u00eb l\u00ebshuar urdhra ekzekutiv\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime kushtetuese n\u00eb lidhje me flet\u00ebvotimet e shtetit si pjes\u00eb e nj\u00eb plani p\u00ebr t\u00eb penguar votimin e atyre q\u00eb nuk jan\u00eb shtetas. Disa demokrat\u00eb pretendojn\u00eb se masat mund t\u00eb krijojn\u00eb pengesa p\u00ebr votuesit e ligjsh\u00ebm, se ato jan\u00eb t\u00eb panevojshme dhe se i b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb besojn\u00eb se problemi i votimit t\u00eb atyre q\u00eb nuk jan\u00eb shtetas \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se sa \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thot\u00eb ligji?<\/p>\n<p>Nj\u00eb ligj i vitit 1996 n\u00eb Shtetet e Bashkuara e b\u00ebn t\u00eb paligjsh\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb nuk kan\u00eb shtetasin\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr president ose p\u00ebr n\u00eb Kongres. Shkel\u00ebsit mund t\u00eb d\u00ebnohen me gjob\u00eb dhe burgim deri n\u00eb nj\u00eb vit. Ata gjithashtu mund t\u00eb d\u00ebbohen nga vendi.<\/p>\n<p>Kur njer\u00ebzit regjistrohen p\u00ebr t\u00eb votuar, ata konfirmojn\u00eb se jan\u00eb shtetas amerikan\u00eb, ndryshe rrezikojn\u00eb d\u00ebnimin p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb rreme. Ligji federal k\u00ebrkon q\u00eb shtetet t\u2019i pastrojn\u00eb rregullisht listat e tyre t\u00eb votuesve dhe t\u00eb heqin k\u00ebdo q\u00eb nuk ka t\u00eb drejt\u00eb vote, nj\u00eb proces q\u00eb mund t\u00eb identifikoj\u00eb emigrant\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb vend ilegalisht.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb kushtetut\u00eb shtet\u00ebrore nuk i lejon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ata q\u00eb nuk jan\u00eb shtetas t\u00eb votojn\u00eb. Por, disa bashki n\u00eb Kaliforni, Meriland dhe Vermont, si dhe n\u00eb Uashington, e lejojn\u00eb votimin p\u00ebr jo-shtetasit p\u00ebr zgjedhjet lokale, si p\u00ebr bordin e shkoll\u00ebs dhe k\u00ebshillin e qytetit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thon\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat?<\/p>\n<p>Votimi nga ata q\u00eb nuk jan\u00eb shtetas \u00ebsht\u00eb i rrall\u00eb. Megjithat\u00eb, zyrtar\u00ebt republikan\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah se nga rishikimi i listave t\u00eb votuesve jan\u00eb v\u00ebn\u00eb re edhe raste t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb to t\u00eb disa prej atyre q\u00eb me gjas\u00eb nuk jan\u00eb shtetas.<\/p>\n<p>Guvernatori i Teksasit, republikani Greg Abbott tha jav\u00ebn e kaluar se m\u00eb shum\u00eb se 6,500 persona, q\u00eb me gjas\u00eb nuk jan\u00eb shtetas, jan\u00eb hequr nga listat e votuesve t\u00eb shtetit q\u00eb nga viti 2021. Kjo, sipas tij, p\u00ebrfshin edhe 1,930 individ\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb votim. Emrat e tyre i jan\u00eb referuar p\u00ebr hetim zyr\u00ebs s\u00eb prokurorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Teksasi ka pothuajse 18 milion\u00eb votues t\u00eb regjistruar.<\/p>\n<p>Sekretari i Shtetit t\u00eb Ohajos, republikani Frank LaRose, tha n\u00eb muajin gusht se ai d\u00ebrgoi p\u00ebr ndjekje t\u00eb mundshme 138 individ\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb shtetas dhe t\u00eb cil\u00ebt kishin votuar n\u00eb zgjedhjet e fundit dhe 459 t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ishin regjistruar, por nuk kishin votuar. K\u00ebto shifra ishin m\u00eb t\u00eb larta se vler\u00ebsimet e viteve t\u00eb m\u00ebparshme. Ato, megjithat\u00eb mbesin nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e m\u00eb shum\u00eb se 8 milion\u00eb votuesve t\u00eb regjistruar n\u00eb Ohajo.<\/p>\n<p>Sekretari i Shtetit n\u00eb Alabama, republikani Wes Allen, njoftoi s\u00eb fundmi se 3,251 personave t\u00eb identifikuar m\u00eb par\u00eb nga qeveria federale si individ\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb amerikane, po ju ndryshohet statusi n\u00eb joaktiv n\u00eb listat e regjistrimit t\u00eb votuesve t\u00eb shtetit. Atyre do t\u2019u k\u00ebrkohet t\u00eb ofrojn\u00eb v\u00ebrtetimin e shtet\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb formular p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb n\u00ebntor. Alabama ka m\u00eb shum\u00eb se 3 milion\u00eb votues t\u00eb regjistruar.<\/p>\n<p>N\u00eb Xhorxhia, Sekretari i Shtetit, republikani Brad Raffensperger njoftoi se 1,634 individ\u00eb, q\u00eb me gjas\u00eb nuk jan\u00eb shtetas, u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb regjistroheshin p\u00ebr t\u00eb votuar midis viteve 1997 dhe 2022. Megjithat\u00eb, zyrtar\u00ebt zgjedhor\u00eb i zbuluan se nuk jan\u00eb shtetas dhe asnj\u00eb nuk u regjistrua. Xhorxhia regjistroi miliona votues t\u00eb tjer\u00eb gjat\u00eb t\u00eb njejt\u00ebs periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Disa ekspert\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs zgjedhore kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se rishikimet e listave t\u00eb votuesve tregojn\u00eb se mjetet aktuale p\u00ebr t\u00eb zbuluar votuesit q\u00eb nuk jan\u00eb shtetas po funksionojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thon\u00eb gjykatat?<\/p>\n<p>Arizona ofron nj\u00eb rast studimor p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e gjata t\u00eb republikan\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ndaluar votimin e atyre q\u00eb nuk jan\u00eb shtetas.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb nisme t\u00eb miratuar n\u00eb vitin 2004, Arizona k\u00ebrkonte nj\u00eb patent\u00eb shoferi, certifikat\u00eb lindjeje, pasaport\u00eb, ose dokument tjet\u00ebr t\u00eb ngjash\u00ebm p\u00ebr t\u00eb miratuar k\u00ebrkesat p\u00ebr regjistrimin e votuesve. Megjithat\u00eb, Gjykata e Lart\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara vendosi n\u00eb vitin 2013 se Arizona nuk mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb prova t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb n\u00eb form\u00eb dokumentesh, q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb fitojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet federale.<\/p>\n<p>Shteti u p\u00ebrgjigj duke krijuar dy kategori zgjedh\u00ebsish. P\u00ebr zgjedhjet shtet\u00ebrore dhe lokale, votuesit duhet t\u00eb ofrojn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e shtet\u00ebsis\u00eb kur regjistrohen, ose ta kan\u00eb at\u00eb n\u00eb dosje t\u00eb mbajtur nga shteti. Por, p\u00ebr shkak se kjo nuk mund t\u00eb k\u00ebrkohet n\u00eb zgjedhjet presidenciale dhe ato p\u00ebr Kongresin, dhjet\u00ebra mij\u00ebra votues t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb ofruar prova t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb, jan\u00eb regjistruar vet\u00ebm p\u00ebr zgjedhjet federale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb urdh\u00ebr i gushtit nga Gjykata e Lart\u00eb amerikane do t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb formular\u00ebt e regjistrimit t\u00eb votuesve t\u00eb dor\u00ebzuara pa \u201cdokumentin q\u00eb provon shtet\u00ebsin\u00eb\u201d t\u00eb refuzohen nga qarqet e Arizon\u00ebs, nd\u00ebrsa proceset gjyq\u00ebsore mbi ligjin vazhdojn\u00eb. Njer\u00ebzit do t\u00eb mund t\u00eb regjistrohen p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb zgjedhjet presidenciale dhe ato p\u00ebr n\u00eb kongres duke p\u00ebrdorur nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr federale q\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb individ\u00ebt t\u00eb betohen se jan\u00eb shtetas pa k\u00ebrkuar prova, por me rrezikun e d\u00ebnimit, n\u00eb rast se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb nismash p\u00ebrmbajn\u00eb flet\u00ebvotime e n\u00ebntorit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Legjislaturat e udh\u00ebhequra nga republikan\u00ebt n\u00eb tet\u00eb shtete kan\u00eb propozuar ndryshime kushtetuese n\u00eb gjuh\u00ebn q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb flet\u00ebvotimet e tyre t\u00eb n\u00ebntorit q\u00eb n\u00ebnvizojn\u00eb se vet\u00ebm shtetasit mund t\u00eb votojn\u00eb.<\/p>\n<p>Propozimet n\u00eb Ajova, Mizuri, Karolin\u00ebn e Veriut, Oklahoma, Karolin\u00ebn e Jugut dhe Viskonsin do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb dispozitat ekzistuese kushtetuese q\u00eb deklarojn\u00eb se \u201c\u00e7do shtetas\u201d ose \u201ct\u00eb gjith\u00eb\u201d shtetasit mund t\u00eb votojn\u00eb me formulimin e ri q\u00eb thot\u00eb \u201cvet\u00ebm\u201d shtetasit mund t\u00eb votojn\u00eb. Mb\u00ebshtet\u00ebsit thon\u00eb se formulimi aktual nuk i ndalon domosdoshm\u00ebrisht ata q\u00eb nuk jan\u00eb shtetas t\u00eb votojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Ajdaho dhe Kentaki, ndryshimi i propozuar thot\u00eb: \u201cIndivid\u00ebt q\u00eb nuk jan\u00eb shtetas t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d nuk mund t\u00eb votojn\u00eb. Formulimi i ngjash\u00ebm mori miratimin nga votuesit e Luizian\u00ebs dy vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Votuesit n\u00eb Dakot\u00ebn e Veriut, Kolorado, Alabama, Florida dhe Ohajo i miratuan ndryshimet midis viteve 2018 dhe 2022 q\u00eb theksojn\u00eb votimin \u201cvet\u00ebm\u201d p\u00ebr shtetasit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb tjet\u00ebr po b\u00ebjn\u00eb shtetet?<\/p>\n<p>Edhe pse votimi nga individ\u00ebt q\u00eb nuk jan\u00eb shtetas tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i ndaluar n\u00eb kushtetut\u00ebn e shtetit, guvernatori republikan Jeff Landry i Luizian\u00ebs po vazhdon t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. S\u00eb fundmi ai n\u00ebnshkroi nj\u00eb urdh\u00ebr ekzekutiv q\u00eb u k\u00ebrkon agjencive shtet\u00ebrore q\u00eb ofrojn\u00eb formular\u00eb regjistrimi p\u00ebr t\u00eb votuar, t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb, ku t\u00eb thiuhet se ata q\u00eb nuk jan\u00eb shtetas e kan\u00eb t\u00eb ndaluar t\u00eb votojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Xhorxhia, Sekretari i Shtetit, republikani Brad Raffensperger jav\u00ebn e kaluar k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb \u00e7do qend\u00ebr votimi t\u00eb vendoset nj\u00eb tabel\u00eb n\u00eb anglisht dhe spanjisht duke paralajm\u00ebruar ata q\u00eb nuk jan\u00eb shtetas se \u00ebsht\u00eb e paligjshme t\u00eb votosh.<\/p>\n<p>Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Teksasit, republikani Ken Paxton, duke p\u00ebrmendur \u201crritjen e konsiderueshme t\u00eb popullsis\u00eb q\u00eb nuk ka shtet\u00ebsin\u00eb\u201d n\u00eb Teksas, krijoi nj\u00eb llogari t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb emaili t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb raportuar shkelje t\u00eb dyshuara t\u00eb ligjeve zgjedhore.<\/p>\n<p>N\u00eb Viskonsin, republikan\u00ebt kan\u00eb ngritur dy padi t\u00eb ngjashme n\u00eb jav\u00ebt e fundit q\u00eb sfidojn\u00eb procesin e shtetit p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00ebse nj\u00eb votues i regjistruar \u00ebsht\u00eb shtetas. Padit\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb urdhra gjyq\u00ebsore q\u00eb i k\u00ebrkojn\u00eb komisionit zgjedhor t\u00eb kryej\u00eb kontrolle p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb n\u00eb list\u00ebn e votuesve nuk ka individ\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb shtetas.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Kongresi?<\/p>\n<p>Republikan\u00ebt n\u00eb Kongres po b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb miratojn\u00eb nj\u00eb projekt-ligj, t\u00eb njohur si \u201cLigji i Mbrojtjes s\u00eb Votuesve Amerikan\u00eb\u201d. N\u00ebse miratohet ligji do t\u00eb k\u00ebrkonte prova t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar. Gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr shtyp n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ligj k\u00ebt\u00eb vit, Kryetari i Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve, republikani Mike Johnson, nuk dha shembuj konkret kur ata q\u00eb nuk jan\u00eb shtetas kan\u00eb votuar, por k\u00ebmb\u00ebnguli se ky ishte nj\u00eb shqet\u00ebsim.<\/p>\n<p>\u201cNe t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb intuitive, se shum\u00eb ilegal\u00eb po votojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet federale\u201d, tha ai dhe shtoi \u201cpor nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb provohet leht\u00ebsisht\u201d.<\/p>\n<p>Projekt-ligji \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve, ku republikan\u00ebt kan\u00eb shumic\u00ebn, n\u00eb muajin korrik. Ai, megjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr votim n\u00eb Senatin e udh\u00ebhequr nga Demokrat\u00ebt. Administrata e Presidentit Biden tha se e kund\u00ebrshton fuqish\u00ebm dhe se ligjet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb fuqi kund\u00ebr votimit nga ata q\u00eb nuk jan\u00eb shtetas po funksionojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy projekt-ligj nuk do t\u00eb b\u00ebnte asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur zgjedhjet tona, por do ta b\u00ebnte procesin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb amerikan\u00ebt me t\u00eb drejt\u00eb vote dhe do t\u00eb rriste rrezikun q\u00eb votuesit me t\u00eb drejt\u00eb vote t\u00eb hiqen nga listat e votuesve\u201d, tha Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/09\/shba-republikanet-kthejne-ne-ceshtje-te-rendesishme-votimin-e-personave-qe-nuk-kane-shtetesi\/\">SHBA\/ Republikan\u00ebt kthejn\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme votimin e personave q\u00eb nuk kan\u00eb shtet\u00ebsi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vet\u00ebm shtetasit amerikan\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr president dhe poste t\u00eb tjera n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Megjith\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e ditur, mund\u00ebsia e regjistrimit, ose votimit t\u00eb atyre q\u00eb nuk jan\u00eb shtetas, ka marr\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje koh\u00ebt e fundit. Duke p\u00ebrmendur fluksin e emigrant\u00ebve n\u00eb vitet e fundit n\u00eb kufirin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-294","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/294","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=294"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/294\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=294"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=294"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=294"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}