{"id":29392,"date":"2025-07-04T13:07:40","date_gmt":"2025-07-04T13:07:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/04\/rrofsh-sa-malet-edi-rama-faleminderit-per-cka-po-i-ben-ketij-populli\/"},"modified":"2025-07-04T13:07:40","modified_gmt":"2025-07-04T13:07:40","slug":"rrofsh-sa-malet-edi-rama-faleminderit-per-cka-po-i-ben-ketij-populli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/04\/rrofsh-sa-malet-edi-rama-faleminderit-per-cka-po-i-ben-ketij-populli\/","title":{"rendered":"Rrofsh sa malet Edi Rama! Faleminderit p\u00ebr \u00e7ka po i b\u00ebn k\u00ebtij populli\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama feston k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte (4 korrik 2025) dat\u00eblindjen e tij t\u00eb 61-t\u00eb, e cila, p\u00ebr nj\u00eb rast\u00ebsi thuajse hyjnore, p\u00ebrkon edhe me dit\u00ebn e themelimit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Lulet, urimet nga thell\u00ebsia e pafundme e shpirtit, duartrokitjet deri n\u00eb skuqje p\u00ebll\u00ebmb\u00ebsh nga rilindasit socialist\u00eb jan\u00eb fare pak nga \u00e7ka meriton. P\u00ebr ty \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb shum\u00eb i jet\u00ebs dhe nj\u00eb rutin\u00eb qeverisjeje me kaq p\u00ebrul\u00ebsi, por p\u00ebr ne q\u00eb t\u00eb kemi fati i bardh\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag, por brenda \u00e7do sht\u00ebpie.<\/p>\n<p>Me merakun e madh q\u00eb bota s\u2019ka sy t\u00eb shoh\u00eb sesi nj\u00eb lider kap \u00e7do maj\u00eb dhe sakrifikon aq shum\u00eb p\u00ebr popullin nuk mbetet tjet\u00ebr gj\u00eb ve\u00e7se t\u00eb urojm\u00eb nga \u00e7do krahin\u00eb e vendit e \u00e7do qoshe t\u00eb diaspor\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb dita e lindjes, p\u00ebr t\u00eb mos vijuar shpresa e begatia, mir\u00ebqenia q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb, nuk do t\u00eb ndalet n\u00eb kat\u00ebr mandate shum\u00eb t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se 12 vite n\u00eb fjal\u00eb dhe pasi e pranoi dhe nj\u00eb kat\u00ebrvje\u00e7ar shum\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb fal\u00ebnderues ndaj lidershipit vizionar t\u00eb Ram\u00ebs, nj\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb edhe nga redaksia e \u201cBoldnews.al\u201d.<\/p>\n<p>Edi Rama, faleminderit q\u00eb ke forcuar demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ke zgjedhur zgjedhjen e lir\u00eb dhe t\u00eb ndershme! Aq t\u00eb lira e t\u00eb ndershme sa n\u00eb fushat\u00eb arrestohen opozitar\u00ebt p\u00ebr vjedhje dhe n\u00eb rinum\u00ebrim ata kan\u00eb grabitur vota pa hesap, por n\u00eb fund triumfon ti. Ata grabit e ti rri n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Faleminderit q\u00eb ke forcuar pozicionin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb aren\u00ebn globale, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb faktor vendimtar p\u00ebr paqen dhe sigurin\u00eb n\u00eb bot\u00eb, si edhe p\u00ebr sigurin\u00eb e demokracis\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Faleminderit q\u00eb ke forcuar ekonomin\u00eb, duke u rikthyer n\u00eb vend t\u00eb qindra shqiptar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb emigruar n\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs dhe Bot\u00ebs!<\/p>\n<p>Faleminderit q\u00eb ke forcuar sistemin e jetes\u00ebs, duke krijuar kushte t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr jet\u00ebn dhe jet\u00ebn e tyre!<\/p>\n<p>Faleminderit q\u00eb keni krijuar turizmin elitar dhe ke zhdukur ato \u00e7iban\u00ebt nga betoni, q\u00eb ata para teje i konsiderojn\u00eb si \u201cinvestime strategjike\u201d! Je ti q\u00eb Olta Xha\u00e7ka i ka vendosur kufirin e tyre nga mali duke mos i l\u00ebn\u00eb ta ngulin \u00e7adr\u00ebn buz\u00eb detit.<\/p>\n<p>Faleminderit q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb autostradat dhe punoni m\u00eb mir\u00eb q\u00eb ka njohur Shqip\u00ebria n\u00eb histori e saj dhe me kostot m\u00eb minimale p\u00ebr buxhetin e tyre!<\/p>\n<p>Faleminderit q\u00eb keni rritur dhe fuqizuar biznesin dhe rritjen e oligarkis\u00eb financiare! Vet\u00ebm fal\u00eb teje, kemi nj\u00eb sistem transparent dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb fondeve publike! Ku Nadir\u00ebt, Salillar\u00ebt, Sulajt me shok\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb munden por e b\u00ebjn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb partis\u00eb dhe japin votat e tyre dhe t\u00eb skllev\u00ebrve pun\u00ebtor\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr ty.<\/p>\n<p>Faleminderit q\u00eb keni hedhur nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb bomb\u00ebn ekologjike t\u00eb plehrave, duke zhdukur at\u00eb tymin e zi dhe toksik q\u00eb shp\u00ebrndahej nga landfillet, para se t\u00eb vije n\u00eb pushtet! Ti ke gjetur zgjidhjen ideale, kur Elbasani se gjeti gj\u00eb nga metalurgjiku s\u2019ka si ta gjej nga djegia e plehrave.<\/p>\n<p>Faleminderit q\u00eb ke zhdukur njoll\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb betonizimit dhe ke rritur masivisht gjelb\u00ebrimin n\u00eb Tiran\u00eb e qytete t\u00eb tjera! H\u00eb m\u00eb t\u00eb keqen s\u2019po l\u00eb grup kriminal si ai i Armand Lilos pa kulla dhe pa disa kate shtes\u00eb pa leje.<\/p>\n<p>Faleminderit q\u00eb ke goditur gjith\u00eb grupet kriminale dhe ke b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb \u201cPoja\u201d, \u201c\u00c7ela\u201d , Bajrat e \u00e7do ngjarje tjet\u00ebr malavite t\u00eb mos nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb procese zgjedhore, si\u00e7 ka ndodhur para se t\u00eb vije ti n\u00eb pushtet!<\/p>\n<p>Faleminderit q\u00eb hoqe Shqip\u00ebrin\u00eb nga lista e zez\u00eb e gjuh\u00ebs t\u00eb narko-trafikut! Q\u00eb s\u2019ka dit\u00eb q\u00eb na marshin t\u00eb keqen q\u00eb s\u2019del nj\u00eb lajm q\u00eb kapen shqiptar nga Ekuadori deri n\u00eb Afrik\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb kontenier droge. Nuk dallohet m\u00eb \u00ebsht\u00eb Bana King apo Koka king.<\/p>\n<p>Faleminderit q\u00eb, me vizionin t\u00ebnd, krijove nj\u00eb Polici q\u00eb ka shk\u00ebputur nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb lidhjet me krimin, si\u00e7 ndodh r\u00ebndom para se t\u00eb vije ti! E more ravenin e shkrete nga Elbasani e solle ne Tirane vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb burg. E sa e sa t\u00eb tjera ke plan tua b\u00ebsh atje.<\/p>\n<p>Faleminderit q\u00eb vet\u00ebm fal\u00eb vizionit t\u00ebnd, krijove nj\u00eb autoritet t\u00eb pavarur, e cila nuk komandohet apo kontrollohet nga \u201cushtar\u00eb\u201d t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, nga motra, v\u00ebllez\u00ebrit, kunet\u00ebr e baxhanak\u00ebr t\u00eb ministrave t\u00eb deputet\u00ebve, si\u00e7 ka ndodhur para se t\u00eb vije ti n\u00eb pushtet!<\/p>\n<p>Ju faleminderit q\u00eb keni krijuar bujq\u00ebsin\u00eb dhe i hoqe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb at\u00eb vend t\u00eb zez\u00eb q\u00eb i vendos \u201cata\u201d t\u00eb rrug\u00ebs para teje, duke vjedhur fondet e Bashkimit Europian! Ti vure nj\u00eb kollos si Ilir Beqja q\u00eb nuk falte si fatura 5 mij\u00eb lek\u00ebshe t\u00eb vjetra, t\u00eb tilla hajdut\u00eb p\u00ebr Zotin kishte par\u00eb Evrop\u00ebn dhe si bota si Afrika.<\/p>\n<p>Faleminderit q\u00eb keni krijuar nj\u00eb skuad\u00ebr qeveritare me integritet t\u00eb lart\u00eb moral e profesional, q\u00eb nuk u ka dal\u00eb asnj\u00eb her\u00eb emri n\u00eb nj\u00eb afer\u00eb korruptive!<\/p>\n<p>Faleminderit q\u00eb keni krijuar t\u00eb gjith\u00eb premisat p\u00ebr publikun e pushtetit lokal, duke zhdukur p\u00ebrfundimisht skenarin e tmerrsh\u00ebm q\u00eb kryeministri em\u00ebronte kryetar\u00eb apo drejtoj\u00eb bashkie!<\/p>\n<p>Ju faleminderit q\u00eb keni krijuar nj\u00eb sistem arsimor model, duke u vendosur n\u00eb vend n\u00eb ajk\u00ebn evropiane dhe duke l\u00ebn\u00eb pas n\u00eb histori ato raportet q\u00eb jan\u00eb rendisnin n\u00eb k\u00ebt\u00eb e kuqe!<\/p>\n<p>Edi Rama, faleminderit q\u00eb, fal\u00eb politikave t\u00eb tua zhvillim buz\u00ebore, e ke \u00e7uar Shqip\u00ebrin\u00eb gremin\u00ebs\u2026 na fal lapsus, buz\u00eb Evrop\u00ebs!<\/p>\n<p>Edi Rama, faleminderit q\u00eb ekziston!<\/p>\n<p>Faleminderit shum\u00eb Edi Rama, p\u00ebr \u00e7ka po i b\u00ebn popullit \u00e7do gj\u00eb q\u00eb meriton, biles kaq edhe ca m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb jemi t\u00eb bindur q\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh n\u00eb t\u00eb ardhmen!<\/p>\n<p>Rrofsh sa Malet! \/Boldnews<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rrofsh-sa-malet-edi-rama-faleminderit-per-cka-po-i-ben-ketij-populli\/\">Rrofsh sa malet Edi Rama! Faleminderit p\u00ebr \u00e7ka po i b\u00ebn k\u00ebtij populli\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama feston k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte (4 korrik 2025) dat\u00eblindjen e tij t\u00eb 61-t\u00eb, e cila, p\u00ebr nj\u00eb rast\u00ebsi thuajse hyjnore, p\u00ebrkon edhe me dit\u00ebn e themelimit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Lulet, urimet nga thell\u00ebsia e pafundme e shpirtit, duartrokitjet deri n\u00eb skuqje p\u00ebll\u00ebmb\u00ebsh nga rilindasit socialist\u00eb jan\u00eb fare pak nga \u00e7ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29392","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29392","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29392"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29392\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29392"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29392"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29392"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}