{"id":29283,"date":"2025-07-03T16:50:17","date_gmt":"2025-07-03T16:50:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/03\/goditet-serish-organizata-e-suel-celes-i-sekuestrohen-4-mln-e-pasuri-ne-itali-spak-parate-e-droges-dergoheshin-nga-shqiperia-investoheshin-ne-ndertim\/"},"modified":"2025-07-03T16:50:17","modified_gmt":"2025-07-03T16:50:17","slug":"goditet-serish-organizata-e-suel-celes-i-sekuestrohen-4-mln-e-pasuri-ne-itali-spak-parate-e-droges-dergoheshin-nga-shqiperia-investoheshin-ne-ndertim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/03\/goditet-serish-organizata-e-suel-celes-i-sekuestrohen-4-mln-e-pasuri-ne-itali-spak-parate-e-droges-dergoheshin-nga-shqiperia-investoheshin-ne-ndertim\/","title":{"rendered":"Goditet s\u00ebrish organizata e Suel \u00c7el\u00ebs, i sekuestrohen 4 mln \u20ac pasuri n\u00eb Itali! SPAK: Parat\u00eb e drog\u00ebs d\u00ebrgoheshin nga Shqip\u00ebria, investoheshin n\u00eb nd\u00ebrtim"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb godin\u00eb n\u00eb qytetin e Veronas,  me vler\u00eb 3 milion euro, ishte biznes i v\u00ebllez\u00ebrve Suel dhe Marjo \u00c7ela, q\u00eb SPAK i konsideron drejtues t\u00eb organizat\u00ebs kriminale t\u00eb Elbasanit. Vet\u00ebm p\u00ebrmes k\u00ebsaj prone, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 30 zyra e dyqane, Suel \u00c7ela vilte fitim 400 mij\u00eb euro qira n\u00eb vit, q\u00eb i kalonin n\u00eb nj\u00eb llogari bankare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtesa 3 milion\u00eb euroshe n\u00eb nj\u00eb prej qyteteve m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Italis\u00eb, llogaria bankare por edhe nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb lagjen Nogarole Rocca n\u00eb Verona dhe nj\u00eb biznes nd\u00ebrtimi me 100% aksione n\u00eb Itali u vendos\u00ebn k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte n\u00ebn sekuestro preventive. Vendimi p\u00ebr bllokimin e 4 pasurive pasurive q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e konsiderueshme 4 milion\u00eb euro u mor nga gjykata e Veronas pas nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb prokurorin\u00eb e qytetit nga Prokuroria e Posa\u00e7me n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nHetimet e kryera p\u00ebrmes nj\u00eb skuadre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb SPAK, Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit dhe Guardia di Finanzas n\u00eb Verona, q\u00eb p\u00ebrgjuan an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit por edhe analizoi dokumente dhe raporte financiare, \u00e7uan n\u00eb sekuestrimin preventiv t\u00eb pasurive t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, q\u00eb dyshohet se kan\u00eb ardhur nga trafiku nd\u00ebrkomb\u00ebtar i drog\u00ebs nga Amerika e Jugut n\u00eb tregjet evropiane.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket skem\u00ebs s\u00eb pastrimit t\u00eb parave n\u00eb Verona p\u00ebrmes biznesit, SPAK thot\u00eb se hetimet e p\u00ebrqendruan v\u00ebmendjen tek nj\u00eb biznes i pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Itali, t\u00eb cil\u00ebs i d\u00ebrgoheshin shifra t\u00eb m\u00ebdha parash, p\u00ebrmes sistemit bankar. Parat\u00eb shkonin nga Shqip\u00ebria drejt Italis\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb biznesi fruta-perimesh, sipas burimeve t\u00eb Report Tv, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb dy \u00c7ela. Sapo vinin nga Elbasani n\u00eb Verona parat\u00eb investoheshin n\u00eb nd\u00ebrtim, rikonstruksionin e nd\u00ebrtesave, t\u00eb cilat m\u00eb pas jepeshin me qira.<br \/>\nP\u00ebrdorimi i burimeve t\u00eb m\u00ebdha financiare q\u00eb derdheshin nga Shqip\u00ebria n\u00eb ekonomin\u00eb italiane, sipas autoriteteve t\u00eb dy vendeve p\u00ebrfaq\u00ebsonte edhe hallk\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb pastrimit t\u00eb parave.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb fshehur gjurm\u00ebt, Suel \u00c7ela urdh\u00ebronte kryente transaksione t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, me q\u00ebllim pengimin e gjurmueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb paligjshme t\u00eb parave dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sipas prokurorit\u00eb organizata p\u00ebrfitonte sh\u00ebrbime t\u00eb \u201cpastruara\u201d, me fitimin e p\u00ebrftuar nga transaksionet e dyshuara, t\u00eb cilat mund t\u00eb rip\u00ebrdoreshin n\u00eb investime n\u00eb prona t\u00eb paluajtshme, n\u00eb territorin italian.<br \/>\nN\u00eb fund SPAK thot\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 pasurive t\u00eb Suel dhe Mario \u00c7el\u00ebs jan\u00eb sekuestruar edhe ato t\u00eb administratorit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Verona, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb \u00e7ifti bashk\u00ebshort\u00ebsh shqiptar\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt n\u00eb trafikun e drog\u00ebs. Ata konsideroheshin si njer\u00ebzit e besuar t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrve dhe rezultuan t\u00eb figuronin n\u00eb list\u00ebn e pagesave t\u00eb organizat\u00ebs kriminale.<br \/>\nP\u00ebr Prokurorin\u00eb e Veron\u00ebs ky \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb i nj\u00eb organizate kriminale shqiptare, e cila investon n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb territorin e nj\u00eb shteti t\u00eb Bashkimit Europian, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Italis\u00eb.<br \/>\nN\u00eb Verona thot\u00eb SPAK organizata kriminale kishte qend\u00ebr t\u00eb saj\u00ebn, ku strehohej edhe v\u00ebllai i Suel \u00c7el\u00ebs, Marjo \u00c7ela deri n\u00eb qershorin e vitit 2024, kur u prangos nga autoritetet italiane dhe iu dor\u00ebzua Belgjik\u00ebs pasi k\u00ebrkohet atje p\u00ebr nj\u00eb vrasje mafioze n\u00eb Ant\u00eberp, si pasoj\u00eb e konflikteve mes grupeve rivale t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs. N\u00eb Shqip\u00ebri Mario \u00c7ela \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr vrasje, trafik droge, pastrim parash etj. Nd\u00ebrsa Suel \u00c7ela \u00ebsht\u00eb prej 3 vitesh n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar si drejtues i organizat\u00ebs kriminale dhe porosit\u00ebsh i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb krimesh jo vet\u00ebm n\u00eb qytetin e Elbasanit.<br \/>\nPasurit\u00eb e sekuestruara jan\u00eb:<br \/>\nNj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb, pasuri e paluajtshme n\u00eb Nogarole Rocca (Verona)<br \/>\nNj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb, n\u00eb vler\u00eb rreth 3 milion\u00eb euro, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 30 nj\u00ebsi (zyra dhe dyqane) (Verona)<br \/>\nNj\u00eb llogari bankare ku depozitoheshin qirat\u00eb e zyrave dhe dyqaneve (rreth 400 mij\u00eb euro n\u00eb vit)<br \/>\nNj\u00eb shoq\u00ebri tregtare q\u00eb operonte n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit, me kuota 100% n\u00eb Itali.<br \/>\nNjoftimi i SPAK:<br \/>\nProkuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar dhe Prokuroria e Veron\u00ebs kryen nj\u00eb operacion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebr nj\u00eb organizat\u00eb kriminale nga Elbasani, e cila vepronte n\u00eb Verona t\u00eb Italis\u00eb dhe ishte p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr transportin e sasive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kokain\u00ebs nga Amerika e Jugut n\u00eb tregun europian.<br \/>\nHetimet e kryera nga Prokuroria e Posa\u00e7me, Byroja Komb\u00ebtare e Hetimit, Guardia di Finanza seksioni i hetuesve financiar\u00eb t\u00eb Veron\u00ebs, \u00e7uan n\u00eb sekuestrimin preventiv t\u00eb pasurive t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, burimeve financiare dhe aksioneve t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie tregtare, t\u00eb cilat kalonin vler\u00ebn e 4 milion\u00eb eurove.<br \/>\nSekuestrimi u ekzekutua sot m\u00eb 3 korrik pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Veron\u00ebs, si mas\u00eb preventive, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vijueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb hetimeve.<br \/>\nPasurit\u00eb e sekuestruara jan\u00eb:<br \/>\n\u2022\tNj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb, pasuri e paluajtshme n\u00eb Nogarole Rocca (Verona)<br \/>\n\u2022\tNj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb, n\u00eb vler\u00eb rreth 3 milion\u00eb euro, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 30 nj\u00ebsi (zyra dhe dyqane) (Verona)<br \/>\n\u2022\tNj\u00eb llogari bankare ku depozitoheshin qirat\u00eb e zyrave dhe dyqaneve (rreth 400 mij\u00eb euro n\u00eb vit)<br \/>\n\u2022\tNj\u00eb shoq\u00ebri tregtare q\u00eb operonte n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit, me kuota 100% n\u00eb Itali.<br \/>\nHetimet konstatuan se k\u00ebto pasuri jan\u00eb krijuar dhe financuar me p\u00ebrfitimet nga trafiku nd\u00ebrkomb\u00ebtar i l\u00ebnd\u00ebve narkotike nga Amerika e Jugut n\u00eb tregjet europiane. V\u00ebmendja u p\u00ebrq\u00ebndrua tek nj\u00eb shoq\u00ebri e pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Itali, t\u00eb cil\u00ebs i d\u00ebrgoheshin shifra t\u00eb m\u00ebdha parash, p\u00ebrmes sistemit bankar. Ka rezultuar se parat\u00eb vinin nga Shqip\u00ebria, pasi organizata kriminale i transferonte t\u00eb ardhurat nga nj\u00eb shoq\u00ebri tregtare n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb dy v\u00ebll\u00ebzerve shqiptar\u00eb dhe k\u00ebto shuma investoheshin n\u00eb Itali n\u00eb nd\u00ebrtim, rikonstruksionin e nd\u00ebrtesave, t\u00eb cilat, m\u00eb pas jepeshin me qira.<br \/>\nNj\u00ebri prej dy v\u00ebllez\u00ebve \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nd\u00ebrsa tjetri ndodhet n\u00eb nj\u00eb burg n\u00eb Belgjik\u00eb. Ky i fundit u arrestua n\u00eb Verona, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2024, pas ekzekutimit t\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr-arresti, t\u00eb l\u00ebshuar nga autoritetet belge, mbi dyshimet p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb nj\u00eb vrasje mafioze n\u00eb Antwerp, si pasoj\u00eb e konflikteve mes grupeve rivale t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit ka gjithashtu nj\u00eb vendim t\u00eb l\u00ebshuar nga Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pas hetimeve t\u00eb kryera nga SPAK, p\u00ebr veprat penale: \u201cVrasje me paramendim\u201d, \u201cMbajtje dhe prodhim pa leje t\u00eb arm\u00ebve\u201d, \u201cTrafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d dhe \u201cPastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo veprimtaris\u00eb kriminale\u201d.<br \/>\nFal\u00eb skuadr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt hetimore mes Prokuroris\u00eb s\u00eb Veron\u00ebs dhe SPAK u konstatua se p\u00ebrdorimi i burimeve t\u00eb m\u00ebdha financiare q\u00eb derdheshin nga Shqip\u00ebria n\u00eb ekonomin\u00eb italiane, p\u00ebrfaq\u00ebsonte edhe hallk\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb pastrimit t\u00eb parave, t\u00eb kryera nga jasht\u00eb vendit p\u00ebrmes nj\u00eb shoq\u00ebrie tregtare n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb organizat\u00ebs kriminale.<br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebri, jan\u00eb kryer transaksione t\u00eb dyshimta t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, me q\u00ebllim pengimin e gjurmueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb paligjshme t\u00eb parave dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb organizata p\u00ebrfitonte sh\u00ebrbime t\u00eb \u201cpastruara\u201d, me fitimin e p\u00ebrftuar nga transaksionet e dyshuara, t\u00eb cilat mund t\u00eb rip\u00ebrdoreshin n\u00eb investime n\u00eb prona t\u00eb paluajtshme, n\u00eb territorin italian.<br \/>\nGjithashtu jan\u00eb sekuestruar pasurit\u00eb e paluajtshme dhe burimet financiare q\u00eb i p\u00ebrkasin administratorit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Verona, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb \u00e7ifti shqiptar\u00ebsh, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb trafikun e l\u00ebnd\u00ebve narkotike. Ata konsideroheshin si njer\u00ebzit e besuar t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrve dhe rezultuan t\u00eb figuronin n\u00eb list\u00ebn e pagesave t\u00eb organizat\u00ebs kriminale. Kontrolle jan\u00eb kryer edhe ndaj subjekteve kryesore dhe ndihm\u00ebsve t\u00eb tyre italian\u00eb, me q\u00ebllim gjetjen e provave t\u00eb m\u00ebtejshme.<br \/>\nProcedimi penal ndodhet n\u00eb faz\u00ebn e hetimeve paraprake.<br \/>\nP\u00ebr Prokurorin\u00eb e Veron\u00ebs ky \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb i nj\u00eb organizate kriminale shqiptare, e cila investon n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb territorin e nj\u00eb shteti t\u00eb Bashkimit Europian,n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Italis\u00eb.<br \/>\nOperacioni i kryer konfirmon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar mes SPAK dhe autoriteteve italiane, n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/goditet-serish-organizata-e-suel-celes-i-sekuestrohen-4-mln-e-pasuri-ne-itali-spak-parate-e-droges-dergoheshin-nga-shqiperia-investoheshin-ne-ndertim\/\">Goditet s\u00ebrish organizata e Suel \u00c7el\u00ebs, i sekuestrohen 4 mln \u20ac pasuri n\u00eb Itali! SPAK: Parat\u00eb e drog\u00ebs d\u00ebrgoheshin nga Shqip\u00ebria, investoheshin n\u00eb nd\u00ebrtim<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb godin\u00eb n\u00eb qytetin e Veronas, me vler\u00eb 3 milion euro, ishte biznes i v\u00ebllez\u00ebrve Suel dhe Marjo \u00c7ela, q\u00eb SPAK i konsideron drejtues t\u00eb organizat\u00ebs kriminale t\u00eb Elbasanit. Vet\u00ebm p\u00ebrmes k\u00ebsaj prone, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 30 zyra e dyqane, Suel \u00c7ela vilte fitim 400 mij\u00eb euro qira n\u00eb vit, q\u00eb i kalonin n\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29283","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29283","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29283"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29283\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29283"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29283"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29283"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}