{"id":29279,"date":"2025-07-03T16:50:15","date_gmt":"2025-07-03T16:50:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/03\/lista-e-plote-drejtoret-e-bankers-qe-marrin-miliona-euro-emra-fiktive-rroga-te-majme-fryrje-kostosh-perse-duhet-te-largohet-nga-shqiperia\/"},"modified":"2025-07-03T16:50:15","modified_gmt":"2025-07-03T16:50:15","slug":"lista-e-plote-drejtoret-e-bankers-qe-marrin-miliona-euro-emra-fiktive-rroga-te-majme-fryrje-kostosh-perse-duhet-te-largohet-nga-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/03\/lista-e-plote-drejtoret-e-bankers-qe-marrin-miliona-euro-emra-fiktive-rroga-te-majme-fryrje-kostosh-perse-duhet-te-largohet-nga-shqiperia\/","title":{"rendered":"LISTA E PLOT\u00cb Drejtor\u00ebt e \u201cBankers\u201d q\u00eb marrin miliona euro: Emra fiktiv\u00eb, rroga t\u00eb majme, fryrje kostosh! P\u00ebrse duhet t\u00eb largohet nga Shqip\u00ebria?!"},"content":{"rendered":"<p>Operacioni i fundit hetimor n\u00eb drejtim t\u00eb koncesionarit q\u00eb operon n\u00eb fush\u00ebn naft\u00ebmbajt\u00ebse Patos-Marin\u00ebz, ka zbuluar abuzimet e drejtor\u00ebve me k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb st\u00ebrmadhe shqiptare. VoxNews ka raportuar edhe m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr veprime t\u00eb ngadalta t\u00eb shtetit shqiptar p\u00ebr t\u2019i vjel\u00eb \u201cBankers\u201d 236 milion\u00eb USD q\u00eb fitoi n\u00eb Arbitrazh. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, vet\u00eb firma koncesionare deklaronte fitime minimale vjetore, pavar\u00ebsisht se xhiron qindra miliona euro.<\/p>\n<p>Nj\u00eb skem\u00eb e dyshimt\u00eb kriminale, q\u00eb tashm\u00eb ka filluar t\u00eb \u00e7montohet. CEO aktual, Hongping Xiao, shtetas kinez, dhe ish-drejtori shqiptar Leonidha \u00c7obo jan\u00eb n\u00eb mesin e 14 t\u00eb arrestuarve, teksa dyshohet se i shkaktuan shtetit shqiptar nj\u00eb d\u00ebm prej miliona eurosh. N\u00eb fakt, d\u00ebmi ka koh\u00eb q\u00eb zhvillohet n\u00eb \u201csyrin\u201d e t\u00eb gjith\u00ebve, por askush s\u2019ka marr\u00eb guximin p\u00ebr t\u2019i goditur, p\u00ebr shkak se kompania \u201cinvestonte\u201d n\u00eb \u00e7do fush\u00eb.<\/p>\n<p>Por, ndoshta ka ardhur koha q\u00eb vet\u00eb \u201cBankers\u201d duhet t\u00eb largohet nga Shqip\u00ebria, pavar\u00ebsisht se koncesioni i mbaron n\u00eb vitin 2029 me opsionin p\u00ebr t\u2019u shtyr\u00eb edhe 5 vite t\u00eb tjera. Megjith\u00eb k\u00ebto abuzime, s\u00ebrish do t\u00eb operoj\u00eb n\u00eb pasurin\u00eb shqiptare? Kjo mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb, por m\u00eb skandalozja \u00ebsht\u00eb se, institucionet shqiptare, pavar\u00ebsisht se i kan\u00eb gjetur shkelje t\u00eb shumta, nuk kan\u00eb guxuar deri m\u00eb sot p\u00ebr t\u2019a denoncuar.<\/p>\n<div class=\"insertion-box\">\n<div class=\"inset\">\n<div class=\"reklame\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"horizontal imazhiim\">\n<div class=\"captionposhte\"><span class=\"tit\"><strong>Faksimile: N\u00eb shtator 2024 kompania ndryshoi CEO-n, ku u largua Huanqin Xiao dhe u em\u00ebrua Hongping Xiao q\u00eb u arrestua s\u00eb fundmi<\/strong><\/span><\/div>\n<\/div>\n<p>\u201cBankers Petroleum Albania Ltd\u201d vepron sipas ligjeve t\u00eb Ishujve Cayman, nj\u00eb parajs\u00eb fiskale. Fillimisht \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb QKB n\u00eb dat\u00ebn 28 korrik 2004, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fillimisht \u00ebsht\u00eb administruar nga nj\u00eb firm\u00eb kanadeze.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebveshja e Patos-Marinz\u00ebs u b\u00eb efektive n\u00eb mars 2004 dhe ka nj\u00eb afat 25 vje\u00e7ar me opsionin p\u00ebr t\u2019u zgjatur dhe p\u00ebr pes\u00eb vite t\u00eb tjera, me zgjedhjen e shoq\u00ebris\u00eb m\u00ebm\u00eb, pas miratimit t\u00eb qeveris\u00eb dhe organeve rregullator\u00eb\u201d thuhet n\u00eb dokumentet e vet\u00eb kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin shtator t\u00eb vitit 2024, kompania ka ndryshuar edhe CEO-n. \u201c\u00cbsht\u00eb vendosur q\u00eb Huanqin Xiao t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen si p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i deg\u00ebs me efekt nga data 24 shtator 2024 dhe Hongping Xiao, shtetas kinez, t\u00eb em\u00ebrohet p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor i deg\u00ebs prej t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dat\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, t\u00eb tilla ndryshime jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shpesh nga \u201cBankers\u201d, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb fshehur edhe abuzime e tyre. Kompania b\u00ebn hetime t\u00eb pavarura t\u00eb brendshme dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb tyre, ndryshon drejtor\u00ebt. Ish-drejtori Leonidha \u00c7obo, edhe ai i arrestuar s\u00eb fundmi, \u00ebsht\u00eb \u201ckapur\u201d nga vet\u00eb kompania p\u00ebr abuzime t\u00eb m\u00ebdha. Qoft\u00eb ndaj shtetit shqiptar, ashtu edhe ndaj kompanis\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skem\u00eb, e para p\u00ebr t\u2019ia hedhur fajin individit dhe jo kompanis\u00eb dhe e dyta p\u00ebr t\u00eb vijuar pun\u00ebn, me justifikimin se \u201cnd\u00ebshkuam dhe larguam abuzuesit\u201d.<\/p>\n\n<div class=\"horizontal imazhiim\">\n<div class=\"captionposhte\"><span class=\"tit\"><strong>Faksimile: Regjistri i drejtor\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb \u201cBankers\u201d, ku ka emra fiktiv\u00eb me rroga t\u00eb majm\u00eb<\/strong><\/span><\/div>\n<\/div>\n<p>VoxNews ka siguruar nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, m\u00eb sakt\u00ebsisht regjistrin e drejtor\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb \u201cBankers\u201d, duke filluar nga viti 2004 e deri n\u00eb vitin 2025. Emra t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb paguar miliona euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka emra fiktiv\u00eb anemban\u00eb bot\u00ebs q\u00eb paguhen nga kompania koncesionare, me q\u00ebllimin q\u00eb bilancet t\u2019i nxirrnin pa fitime.<\/p>\n\n<div class=\"horizontal imazhiim\">\n<div class=\"captionposhte\"><span class=\"tit\"><strong>Faksimile: Regjistri i drejtor\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb \u201cBankers\u201d, ku ka emra fiktiv\u00eb me rroga t\u00eb majm\u00eb<\/strong><\/span><\/div>\n<\/div>\n<p>Duket nj\u00eb skem\u00eb e dyshimt\u00eb, ku me naft\u00ebn shqiptare jan\u00eb paguar qindra shtetas t\u00eb huaj, shumica e t\u00eb cil\u00ebve s\u2019kan\u00eb shkelur asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. Por, marrin rroga me shum\u00eb zero.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00eb jan\u00eb emra grek, amerikan, kanadez\u00eb, kinez\u00eb, italian\u00eb, shqiptar\u00eb, indian\u00eb, nordik\u00eb, afrikan\u00eb etj, etj. Ka shum\u00eb emra q\u00eb kan\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar se kan\u00eb punuar \u201cdrejtor\u201d t\u00eb \u201cBankers\u201d, por pa specifikuar se ku dhe \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Koncesionari ka pasur edhe president, asistent sekretar, drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, drejtor operativ, menaxher i lart\u00eb financiar, sekretar i korporat\u00ebs, z\u00ebvend\u00ebspresident, drejtor ekzekutiv.<\/p>\n<p>K\u00ebta drejtues jan\u00eb ndryshuar disa her\u00eb, pasi ka pasur edhe k\u00ebshilltar t\u00eb lart\u00eb, drejtor finance, drejtor zbatueshm\u00ebria, zyrtar komunikimi. Madje, ka pasur edhe persona q\u00eb paguhen nga nafta shqiptare me em\u00ebrtimin \u201cp\u00ebrfaq\u00ebsues kryesor n\u00eb Qeverin\u00eb Popullore t\u00eb Kin\u00ebs\u201d. Dhe t\u00eb gjith\u00eb, paguheshin me rroga t\u00eb majme, q\u00eb dilte nga n\u00ebntoka shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, VoxNews publikoi ekskluzivisht dokumente t\u00eb bilanceve t\u00eb kompanis\u00eb naft\u00ebnxjerr\u00ebse \u201cBankers\u201d, ku rezulton se n\u00eb vitet 2022 dhe 2023 kishte fituar vet\u00ebm 110 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb shkelje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ligjit, e nj\u00ebjta kompani nuk ka publikuar n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit bilancet e vitit 2024. Ndoshta, p\u00ebr t\u00eb vijuar t\u00eb fsheh\u00eb dhe mashtroj\u00eb shtetin shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cPrej disa muajsh qeveria po tenton t\u00eb zbatoj\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Arbitrazhit n\u00eb Paris, p\u00ebr t\u2019i vjel\u00eb kompanis\u00eb koncesionare \u2018Bankers\u2019 plot 236 milion\u00eb dollar\u00eb. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa p\u00ebrpjekje p\u00ebr zbatim, por vet\u00ebm dit\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb hapur nj\u00eb tender p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkthyer vendimin n\u00eb fjal\u00eb. AKBN-ja ka ngritur nj\u00eb grup pune p\u00ebr \u2018zb\u00ebrthimin\u2019 e vendimit, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb m\u00eb pas sa detyrime ka p\u00ebr t\u2019i paguar koncesionari q\u00eb shfryt\u00ebzon prej 20 vitesh vendburimin e naft\u00ebs Patos \u2013 Marin\u00ebz, i cili p\u00ebrb\u00ebn mbi 90 % t\u00eb rezervave q\u00eb shfryt\u00ebzohen\u201d do t\u00eb denonconte VoxNews.<\/p>\n\n<div class=\"horizontal imazhiim\">\n<div class=\"captionposhte\"><span class=\"tit\"><strong>Faksimile: Bilancet e kompanis\u00eb \u201cBankers\u201d n\u00eb vitin 2022 dhe 2023, ku rezulton se ka fituar vet\u00ebm 110 mij\u00eb euro<\/strong><\/span><\/div>\n<\/div>\n<p>Redaksia jon\u00eb analizoi bilancet e Bankers n\u00eb vitet e fundit, ku firma ka dor\u00ebzuar n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit pasqyrat financiare deri n\u00eb vitin 2023. \u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebsaj mbledhje u vendos miratimi i pasqyrave financiare t\u00eb deg\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr vitin ushtrimor t\u00eb mbyllur m\u00eb dat\u00eb 31 dhjetor 2022, t\u00eb audituara nga auditues i pavarur, me nj\u00eb fitim t\u00eb ushtrimit prej 7.043.821 lek\u00eb\u201d thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument. Nj\u00eb fitim tep\u00ebr minimal, duke marr\u00eb parasysh xhirimin e qindra milion\u00eb eurove n\u00eb vit nga firma.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga fitimi tep\u00ebr i ul\u00ebt, me t\u00eb drejt\u00eb lindin disa pyetje; A jan\u00eb reale? N\u00ebse nj\u00eb firm\u00eb kaq e madhe ka k\u00ebt\u00eb fitim, p\u00ebrse e vijon koncesionin? Ku shkojn\u00eb miliona eurot q\u00eb xhiron? A mos vall\u00eb po ndiqet e nj\u00ebjta skem\u00eb si ajo e viteve m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos paguar tatime dhe divident?!\u201d ngriti disa pyetje redaksia jon\u00eb.<\/p>\n<p>VoxNews vijoi t\u00eb shfletoj\u00eb bilancet e firm\u00ebs koncesionare, ku edhe p\u00ebr vitin 2023 ka deklaruar nj\u00eb fitim tep\u00ebr minimal, prej 4.117.947 lek\u00eb. Pra, p\u00ebr 2 vite kompania koncesionare fitoi rreth 110 mij\u00eb euro, ose sa nj\u00eb biznes i vog\u00ebl. T\u00eb jen\u00eb t\u00eb ardhura reale?<\/p>\n<p>Dy vite m\u00eb par\u00eb, qeveria njoftoi se Shqip\u00ebria fitoi gjyqin n\u00eb Arbitrazhin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar me kompanin\u00eb Bankers Petroleum. Kompania kishte k\u00ebrkuar n\u00eb Arbitrazh q\u00eb t\u2019i njihen si shpenzime 236 milion\u00eb USD. Kompania duhet t\u00eb paguaj\u00eb tatim mbi fitim p\u00ebr aktivitetin e saj, ku n\u00eb hidrokarbure tatimi \u00ebsht\u00eb 50 %. Mbi shum\u00ebn 236 mln dollar\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb verifikim se sa jan\u00eb kosto reale dhe m\u00eb pas do t\u00eb nxirret detyrimi i kompanis\u00eb ndaj shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>K\u00ebto mosmarr\u00ebveshje kan\u00eb nisur n\u00eb vitin 2011, kur AKBN-ja konstatoi se Bankers kishte fryr\u00eb shpenzimet e deklaruara p\u00ebr investimet q\u00eb po b\u00ebnte me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb dilte pa fitim dhe t\u00eb shmangte tatimin. Bankers ka raportuar vet\u00ebm humbje n\u00eb bilancet e saj, p\u00ebr t\u00eb mos paguar tatim fitimin n\u00eb buxhetin e shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Pas njoftimit t\u00eb ministris\u00eb, reagoi edhe Bankers, e cila tha se k\u00ebrkesa fillestare p\u00ebr arbitrazh e paraqitur n\u00eb vitin 2015 kishte t\u00eb b\u00ebnte vet\u00ebm me kostot e naft\u00ebs p\u00ebr vitin e auditimit 2011, por m\u00eb von\u00eb mosmarr\u00ebveshjes iu shtuan vite shtes\u00eb (2012-2017).<\/p>\n<p>\u201cMosp\u00ebrshtatja m\u00eb e madhe e kostove ndaj Bankers lidhej me veprimet e pap\u00ebrshtatshme t\u00eb disa ish-punonj\u00ebsve t\u00eb Bankers q\u00eb datonin para blerjes s\u00eb kompanis\u00eb nga pronari aktual. Nga shuma totale e shpenzimeve t\u00eb kontestuara nga AKBN q\u00eb qeveria shqiptare ka raportuar jan\u00eb deklaruar t\u00eb parikuperueshme (236 milion\u00eb USD, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb num\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb shqyrtim nga Bankers), mbi 100 milion\u00eb USD q\u00eb lidhen me sjelljen e atyre ish-punonj\u00ebsve t\u00eb Bankers\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb reagim.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto abuzime jan\u00eb nj\u00eb arsye e fort\u00eb p\u00ebrse \u201cBankers\u201d duhet t\u00eb ik\u00eb nga Shqip\u00ebria. Fshehje miliona euro, bilance fiktive, arrestime, mashtrime. A mos ndoshta ka ardhur koha q\u00eb k\u00ebsaj firme t\u2019i hiqet koncesioni?<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/07\/lista-e-plote-drejtoret-e-bankers-qe-marrin-miliona-euro-emra-fiktive-rroga-te-majme-fryrje-kostosh-perse-duhet-te-largohet-nga-shqiperia\/\">LISTA E PLOT\u00cb Drejtor\u00ebt e \u201cBankers\u201d q\u00eb marrin miliona euro: Emra fiktiv\u00eb, rroga t\u00eb majme, fryrje kostosh! P\u00ebrse duhet t\u00eb largohet nga Shqip\u00ebria?!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Operacioni i fundit hetimor n\u00eb drejtim t\u00eb koncesionarit q\u00eb operon n\u00eb fush\u00ebn naft\u00ebmbajt\u00ebse Patos-Marin\u00ebz, ka zbuluar abuzimet e drejtor\u00ebve me k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb st\u00ebrmadhe shqiptare. VoxNews ka raportuar edhe m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr veprime t\u00eb ngadalta t\u00eb shtetit shqiptar p\u00ebr t\u2019i vjel\u00eb \u201cBankers\u201d 236 milion\u00eb USD q\u00eb fitoi n\u00eb Arbitrazh. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, vet\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29279","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29279","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29279"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29279\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29279"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29279"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29279"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}