{"id":29247,"date":"2025-07-03T13:50:10","date_gmt":"2025-07-03T13:50:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/03\/jona-bejko-e-5d-se-deshmon-per-hotelin-ne-durres-ankohet-per-bisedat-e-nxjerra-me-lali-eri\/"},"modified":"2025-07-03T13:50:10","modified_gmt":"2025-07-03T13:50:10","slug":"jona-bejko-e-5d-se-deshmon-per-hotelin-ne-durres-ankohet-per-bisedat-e-nxjerra-me-lali-eri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/03\/jona-bejko-e-5d-se-deshmon-per-hotelin-ne-durres-ankohet-per-bisedat-e-nxjerra-me-lali-eri\/","title":{"rendered":"Jona Bejko e \u201c5D\u201d-s\u00eb d\u00ebshmon p\u00ebr hotelin n\u00eb Durr\u00ebs, ankohet p\u00ebr bisedat e nxjerra me Lali Eri"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn e sotme t\u00eb zhvilluar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO) p\u00ebr dosjen e njohur si \u201c5D\u201d, ka d\u00ebshmuar Jona Bejko, nj\u00eb ish-punonj\u00ebse e kompanis\u00eb \u201c5D\u201d. Fokusi i d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb saj ishte komunikimi i zbuluar n\u00eb lidhje me nj\u00eb hotel n\u00eb Durr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin Bejko kishte shprehur dyshime se pronar mund t\u00eb ishte Kryebashkiaku i arrestuar i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, t\u00eb cilin ajo e referonte si \u201cLali Eri\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb saj, Jona Bejko, e cila deklaroi se ka punuar si inxhiniere pran\u00eb subjektit \u201c5D\u201d duke llogaritur kostot e objekteve q\u00eb nga viti 2020 me nj\u00eb pag\u00eb prej 60 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb reja, u pyet nga prokurori n\u00eb lidhje me bisedat e saj me Jonida Hoxhajt, shefe e financ\u00ebs n\u00eb kompani, ku i referoheshin Redi Moll\u00ebs me emrin R.D. dhe Mariglen Qatos si M.<\/p>\n<p>Prokurori e pyeti konkretisht p\u00ebr hotelin n\u00eb Durr\u00ebs, t\u00eb cilin n\u00eb biseda e lidhte me \u201cLali Erin\u201d si pronar. Bejko sqaroi se komentet e saj ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb kontekstin e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj me pun\u00ebn. Lidhur me hotelin q\u00eb po nd\u00ebrtohej n\u00eb Durr\u00ebs, ajo tha se kur i referohej fjal\u00ebs \u201cpronari yn\u00eb\u201d, e kishte fjal\u00ebn p\u00ebr Redi Moll\u00ebn, duke qen\u00eb se ai ishte pronari i truallit.<\/p>\n<p>E pyetur direktisht nga prokurori se kujt i referohej me fraz\u00ebn \u201cLali Eri pronari\u201d, Jona Bejko u shpreh e shqet\u00ebsuar p\u00ebr nxjerrjen e k\u00ebtyre bisedave, duke mohuar t\u00eb kishte ndonj\u00eb interes t\u00eb d\u00ebshmonte. Ajo pohoi se kjo fraz\u00eb e kishte p\u00ebrndjekur dhe se me \u201cLali Eri\u201d n\u00ebnkuptonte Erion Veliajn. Bejko sqaroi se duke qen\u00eb se Redi Molla dhe Mariglen Qato kishin njohje n\u00eb bashki, ajo kishte dashur t\u00eb n\u00ebnkuptonte se nd\u00ebrtimi i hotelit mund t\u00eb kishte ardhur nga ndikimi i kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb, por shtoi se nuk mendonte se Veliaj kishte interesa t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta n\u00eb at\u00eb hotel.<\/p>\n<p>Jona Bejko deklaroi gjithashtu se nuk kishte dijeni q\u00eb kompania t\u00eb kishte ndonj\u00eb hotel n\u00eb Dh\u00ebrmi apo gjetk\u00eb. Lidhur me hotelin n\u00eb Durr\u00ebs, ajo tha se kishte d\u00ebgjuar q\u00eb Redi Molla ishte pronar i truallit dhe se n\u00eb at\u00eb pron\u00eb po nd\u00ebrtohej hoteli.<\/p>\n<h4><strong>Pyetje \u2013 p\u00ebrgjigjet n\u00eb seanc\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p><strong>Jona Bejko:<\/strong>\u00a0<em>Jam inxhiniere.Kam qene e punsuar tek subjeti 5D. Llogarisja kostot e objekteve.Kam aplikuar online, jam marr ne telefon, pastaj interviste nga adminstratori i takon periudhes 2020. Paga mujore ka qene 60 mije lek te reja. I merrja ne bank, merrja edhe lek ne dore per oret shtese. <\/em><em>Redi Molla nuk e njoh personalisht. Nuk e kam pare asnjehere <\/em><em>Mariglen Qato nuk e njoh dhe as nuk e kam pare. <\/em><em>Kam pas mardhenie me Jonida Hoxhajt e cila ka qene shefe finance ne kompanie.E kam pasur shume shoqe. <\/em><em>Gjate komunikimeve qe kisha me Joniden ne i rederoheshim Redit Me emrin R. Dhe sa i takon Mariglen Qatos i thonin M.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Prokurori:<\/strong>\u00a0Ne lidhje me hotelin qe thua\u00a0 qe eshte pronar lali eri per ke e keni?<\/em><\/p>\n<p><strong>Bejko<\/strong>:\u00a0<em>Jane ne lidhje me faktin qe isha e pakenaqur me punen.Ne lidhje me hotelin po ndertohej ne durres.N\u00eb lidhje me fjalen qe them eshte pronari jone, i referohem Redi Mollen duke qene se ishte pronar trualli<\/em><\/p>\n<p><strong>Prokurori :<\/strong><em>Tek fjalia qe me thoni \u201cLali Eri pronari\u201d kujt i referoni? <\/em><em>Eshte e shmetuar qe keni nxjerr kto biseda, nuk kam asnjelloj interesi te deshmoj.Kjo fjale me ka perndjekur. Behet fjale per Erjon Veliajt. Duke qene se Redi Molla dhe Mariglen Qato kishin njohje ne bashki, kam dashur te them qe kjo qe mund te kete ardhuar nga influenca e kryetarit t\u00eb bashkise.Nuk mendoj se Veliaj kishte interesa ne kte hotel. <\/em><em>Nuk kam dijeni qe kompania te kete hotel ne dhermi apo ke gjere. <\/em><em>Sa i takon hotelit ne durr\u00ebs, kam degjuar se Redi Molla ishte pronar trualli dhe kam degjuar se ne ate prone po ndertohej hoteli.<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/jona-bejko-e-5d-se-deshmon-per-hotelin-ne-durres-ankohet-per-bisedat-e-nxjerra-me-lali-eri\/\">Jona Bejko e \u201c5D\u201d-s\u00eb d\u00ebshmon p\u00ebr hotelin n\u00eb Durr\u00ebs, ankohet p\u00ebr bisedat e nxjerra me Lali Eri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn e sotme t\u00eb zhvilluar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO) p\u00ebr dosjen e njohur si \u201c5D\u201d, ka d\u00ebshmuar Jona Bejko, nj\u00eb ish-punonj\u00ebse e kompanis\u00eb \u201c5D\u201d. Fokusi i d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb saj ishte komunikimi i zbuluar n\u00eb lidhje me nj\u00eb hotel n\u00eb Durr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin Bejko kishte shprehur dyshime [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29247","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29247","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29247"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29247\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29247"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29247"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29247"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}