{"id":29238,"date":"2025-07-03T13:04:12","date_gmt":"2025-07-03T13:04:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/03\/mes-skandaleve-te-bankers-petroleum-historia-e-nje-zhvatjeje-prej-tre-dekadash\/"},"modified":"2025-07-03T13:04:12","modified_gmt":"2025-07-03T13:04:12","slug":"mes-skandaleve-te-bankers-petroleum-historia-e-nje-zhvatjeje-prej-tre-dekadash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/03\/mes-skandaleve-te-bankers-petroleum-historia-e-nje-zhvatjeje-prej-tre-dekadash\/","title":{"rendered":"Mes skandaleve t\u00eb Bankers Petroleum, historia e nj\u00eb zhvatjeje prej tre dekadash"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 1993 qeveria hyri n\u00eb negociata me kompanin\u00eb angleze Premier Oil dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 1994 u lidh marr\u00ebveshja p\u00ebr Patos-Marinz\u00ebn. Premier Oil dhe AlbPetrol krijuan nj\u00eb kompani t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb quajtur Anglo-Albanian Petroleum. Do t\u00eb ishte kjo kompani q\u00eb do t\u00eb zhvillonte Patos-Marinz\u00ebn.<\/p>\n<p>Premier Oil solli specialist\u00ebt e saj t\u00eb cil\u00ebt nis\u00ebn k\u00ebrkimet dhe studimet por dhe pun\u00ebn n\u00eb disa nga puset funksional n\u00eb Patos-Marinz\u00eb. Kjo kompani vijoi pun\u00ebn deri n\u00eb vitin 2004, pas 10 vitesh pun\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, u t\u00ebrhoq n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Por pa kaluar nj\u00eb muaj nga t\u00ebrheqja, n\u00eb ishujt Cayman u regjistrua nj\u00eb kompani e re, Sanxon Energy International. Dhe dy muaj m\u00eb von\u00eb lidhi nj\u00eb marr\u00ebveshje me Albpetrol dhe i zuri vendin kompanis\u00eb britanike Premier Oil n\u00eb Patos-Marinz\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Por n\u00eb fakt, ishte e njejta kompani.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Premier Oil ishte t\u00ebrhequr thjesht zyrtarisht, por paralelisht ishte regjistruar n\u00eb parajs\u00ebn fiskale t\u00eb ishujve Cayman, duke ndryshuar vet\u00ebm emrin dhe duke u prezantuar si shoq\u00ebri kanadeze.<\/p>\n<p>Por, harruan nj\u00eb detaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi kishte mbetur i nj\u00ebjti,\u00a0<strong>Richard Uofsorth<\/strong>, i cili kishte qen\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2001 n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb dirigjuar projektin n\u00eb Patos-Marinz\u00eb t\u00eb dirigjuar nga Premier Oil.<\/p>\n<p><em><strong>Nj\u00eb kontrat\u00eb e re me nj\u00eb drejtor t\u00eb vjet\u00ebr\u2026<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Por nuk \u00ebsht\u00eb ky problemi!<\/p>\n<p>Problemi ishte se qeveria e asaj kohe n\u00eb kryeministrin Fator Nano nuk p\u00ebrfilli ligjin p\u00ebr hidrokarburet q\u00eb thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebto raste marr\u00ebveshjesh, kompania duhet t\u00eb ket\u00eb eksperienc\u00eb dhe t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb bilancet e 5 viteve t\u00eb fundit. Marr\u00ebveshja u \u2018bekua\u2019 nga ministri i asaj kohe, Viktor Doda.<\/p>\n<p>Tre vite pas themelimit,\u00a0<strong>kompania Saxon<\/strong>\u00a0vendosi t\u00eb ndryshonte emrin e saj dhe vendosi t\u00eb quhej:<strong>\u00a0Bankers Petroleum,<\/strong>\u00a0q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe emri i kompanis\u00eb s\u00eb saj m\u00ebm\u00eb n\u00eb Kanada.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb ishte regjistruar n\u00eb\u00a0<strong>Ishujt Cayman,<\/strong>\u00a0b\u00ebnte q\u00eb pronar\u00ebt e k\u00ebsaj kompanie t\u00eb ishin t\u00eb mbrijtur me ligj dhe q\u00eb gjithashtu t\u00eb p\u00ebrfitonin nga taksimet e ul\u00ebta. Kompanit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend sh\u00ebrbejne m\u00eb tep\u00ebr si kompani seksese, ato blejn\u00eb \u2018produktin\u2019 nga nj\u00eb kompani dhe ia shesin nj\u00eb vendi apo shoq\u00ebrie. P\u00ebr fitimin taksohen vet\u00ebm 1%.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre detajee, shteti shqiptar duke mos e ditur se me k\u00eb po negocionte, por duke pasur t\u00eb qart\u00eb faktin se p\u00ebrball\u00eb kishte t\u00eb nj\u00ebjtin person q\u00eb pati kur negocioi me Premier Oil, pra Ri\u00e7ard Uofsorth dhe ditur e ditur q\u00eb ishte n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit t\u00eb hidrokarbureve, s\u00ebrish negocioi dhe firmosi.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb vihej re gjithashtu ishte nj\u00eb ndryshim ky\u00e7 n\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrat\u00ebn e firmosur me<strong>\u00a0Premier Oil n\u00eb vitin 1994,<\/strong>\u00a0ndarja e prodhimit t\u00eb naft\u00ebs ishte\u00a0<strong>15% p\u00ebr Albpetrol dhe 85% p\u00ebr Premier Oil,<\/strong>\u00a0nd\u00ebrsa n\u00eb kontrat\u00ebn e firmosur n\u00eb vitin 2004, Albpetroli merrte vet\u00ebm\u00a0<strong>1% t\u00eb prodhimit t\u00eb naft\u00ebs, nd\u00ebrsa Saxon apo Bankers merrte 99%.<\/strong><\/p>\n<p>Drejtori\u00a0i Bankers Petroleum n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Leonidha \u00c7obo e argumentonte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb me pjes\u00ebn e rriskut. Sipas tij, Albpetrol kishte marr\u00eb m\u00eb her\u00ebt 15% t\u00eb naft\u00ebs, por gjithashtu kishte dhe 15% t\u00eb rriskut. Me r\u00ebnien e prodhimit t\u00eb naft\u00ebs, sipas \u00c7obos, ishte ulur dhe rrisku q\u00eb kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr Albpetrol.<\/p>\n<p>Raportet e 10 viteve m\u00eb von\u00eb m\u00eb von\u00eb, tregonin se kjo kompani kishte paguar 0 tatim fitim dhe vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2013, t\u00eb ardhurat e k\u00ebsaj kompanie ishin mbi 540 milion dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb vitin 2015, Bankers kishte vjel\u00eb mbi 2 miliard\u00eb dollar\u00eb t\u00eb ardhgura nga Shqip\u00ebria, por s\u00ebrish nuk paguante tatim mbi fitimin, fal\u00eb nj\u00eb dispozite q\u00eb kishte vendosur n\u00eb kontrat\u00eb, e cila specifikonte se: P\u00ebr sa koh\u00eb kompania nuk mbulon kostot e veta, shteti nuk mund t\u2019i marr\u00eb tatim mbi fitimin. Madje, Bankers thoshte se t\u00eb gjith\u00eb fitimin e saj e investonte tek puset e reja dhe nuk i mbetej asnj\u00eb qindark\u00eb q\u00eb t\u2019i tatohej prej shtetit!<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, kompania Bankers ishte zotuar se deri n\u00eb vitin 2009 ishte zotuar se do t\u00eb kishte arritur mbulimin e kostove dhe m\u00eb pas, shteti shqiptar do t\u00eb mund ta tatonte.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2006, ministri Genc Ruli firmosi planin p\u00ebr zhvillimin e Bankers Petroleum, ku zbulohej q\u00eb mbulimi i kostove do t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb vitin 2009 dhe m\u00eb pas Bankers Petroelum do t\u00eb vazhdonte t\u00eb paguante tatim fitimin. Por kjo gj\u00eb nuk ndodhi kurr\u00eb!<\/p>\n<p><em><strong>Arsyeja?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb vit para afatit, pra n\u00eb vitin 2008, Bankers Petroleum dhe Ruli e modifikuan marr\u00ebveshjen dhe gjith\u00e7ka u mbajt e fsheht\u00eb. Madje n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, Bankers b\u00ebri pjes\u00eb t\u00eb bordit, ish-Gjeneralin e NATO-s, z.Uesli Clarck.<\/p>\n<p>Kjo gj\u00eb shmangu s\u00ebrish pages\u00ebn e tatimit mbi fitimin, por t\u00eb pakt\u00ebn, qeveria e asaj kohe, b\u00ebri q\u00eb Bankers Petroleum t\u00eb paguante rent\u00ebn minerare, 10% t\u00eb prodhimit bruto.<\/p>\n<p>Gj\u00ebrat ndryshuan s\u00ebrish me ardhjen e qeveris\u00eb socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, m\u00eb 23 qershor t\u00eb vitit 2013, kur Bankers Petroleum iu shtuan tri taksa: Taksa e Akciz\u00ebs, Taksa e Qarkullimit dhe Taksa e Karbonit.<\/p>\n<p>Kjo erdhi pasi qeveria Rama 1 vendosi t\u00eb taksonte me shum\u00eb sektorin e hidrokarbureve dhe kompania koncensionare nuk kishte pse t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrjashtim. Marr\u00ebveshja u rishikua dhe u b\u00ebn\u00eb modifikimet e nevojshme.<\/p>\n<p><em><strong>Por, a u taksua v\u00ebrtet\u00eb kompania?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fakt jo, pasi n\u00eb vitin 2015 AKBN deklaronte se k\u00ebto tre taksa konsideroheshin si \u2018kosto hidrokarbure\u2019, dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb kompania k\u00ebto kosto i rikuperonte s\u00ebrish n\u00ebp\u00ebrmjet naft\u00ebs fitim, 100%.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e tjera q\u00eb lidhi shteti shqiptar me indrustrine hidrokarbure ishin n\u00eb frym\u00ebn e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs kontrat\u00eb, pasi n\u00eb vitin 2008 shteti shqiptar lidhi kontrat\u00ebn me Stream Oil p\u00ebr fushat e naft\u00ebs s\u00eb Balkshit, Gorishtit dhe Ko\u00e7ulit, me t\u00eb nj\u00ebjtin proporcion ndarjeje prodhimi, duke e l\u00ebn\u00eb shtetin shqiptar n\u00eb disavantazh. Edhe Stream Oil u regjistrua n\u00eb ishujt Cayman. Edhe me Sher\u00ebood n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb u p\u00ebrs\u00ebrit e nj\u00ebjta histori. N\u00eb fakt Sher\u00ebood ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Bankers por ishte regjistruar si entitet i vet\u00ebm n\u00eb ishujt Cayman.<\/p>\n<p><strong>Por le t\u00eb rikthehemi tek historia e Bankers<\/strong><\/p>\n<p>Albpetroli nisi t\u2019i fshihej dhe KLSH-s\u00eb pasi refuzoi t\u00eb dor\u00ebzonte kontratat e lidhura me k\u00ebto kompani n\u00eb duart e kontrollor\u00ebve, duke p\u00ebrdorur disa klauzola p\u00ebr ekspozimin e informacioneve q\u00eb konsideroheshin konfidenciale.<\/p>\n<p>Kjo sh\u00ebnoi skandalin e par\u00eb.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb vitin 2016 ndodh\u00ebn t\u00eb tjera l\u00ebvizje.<\/p>\n<p>Kinez\u00ebt mor\u00ebn n\u00ebn kontroll naft\u00ebn shqiptare. Vet\u00eb kompania Bankers Petroleum njoftoi se kishte hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare me \u201c1958082\u00a0Alberta Ltd\u201d (bler\u00ebsi) dhe \u201cCharter Po\u00eber Investment Limited\u201d p\u00ebr blerjen e t\u00eb gjitha aksioneve t\u00eb \u201cBankers Petroleum Ltd\u201d me nj\u00eb \u00e7mim prej 2.2 USD p\u00ebr aksion. Bler\u00ebsi dhe Charter Po\u00eber jan\u00eb deg\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb \u201cGeo-Jade Petroleum\u201d, nj\u00eb nga kompanit\u00eb e pavarura m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb eksplorimit dhe prodhimit t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit n\u00eb Kin\u00eb. Transaksioni u realizua p\u00ebrmes nj\u00eb plani i cili bazohet te ligji kanadez (Akti i Provinc\u00ebs Alberta). N\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes \u201cBankers Petroleum\u201d u vler\u00ebsua me 575 milion\u00eb dollar\u00eb pa p\u00ebrfshir\u00eb detyrimet.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb vit p\u00ebrpara se t\u00eb finalizohej shitja, pronar\u00ebt e Bankers Petroleum e padit\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Arbitrazhin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar pasi k\u00ebrkuan q\u00eb t\u2019i njihen si shpenzime 236 milion\u00eb dollar\u00eb, t\u00eb gjitha shumat e gjeneruara nga prodhimi i fush\u00ebs s\u00eb Patos Marinz\u00ebs me an\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb rikuperimit t\u00eb kostove.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi, Ministria e Energjetik\u00ebs, b\u00ebri t\u00eb ditur at\u00eb koh\u00eb, se arbitrazhi \u00ebsht\u00eb shprehur se kostot e pretenduara nga Bankers jan\u00eb refuzuar dhe deklaruar t\u00eb parikuperueshme. Pra shteti nuk ka p\u00ebr detyrim t\u2019ia njoh\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij vendimi n\u00eb favor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kompania u detyrua t\u00eb paguaj\u00eb tatim mbi fitimin p\u00ebr aktivitetin e saj. N\u00eb rastin e kontratave t\u00eb hidrokarbureve si\u00e7 \u00ebsht\u00eb me Bankers, Tatimi mbi Fitimin nuk \u00ebsht\u00eb 15% por 50%. Pra mbi shum\u00ebn 236 mln dollar\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb verifikim se sa jan\u00eb kosto reale dhe m\u00eb pas do t\u00eb nxirret detyrimi i kompanis\u00eb ndaj shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Sot, pas 10 vitesh t\u00eb tjera, rezulton se s\u00ebrish Bankers Petroleum nuk i ka paguar asgj\u00eb shtetit shqiptar, ose t\u00eb pakt\u00ebn, jo aq sa detyrohej.<\/p>\n<p>Kjo pasi nj\u00eb hetim i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fier ka zbuluar se \u201cBankers Petroleum\u201d ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro d\u00ebm buxhetit t\u00eb shtetit, pasi prej m\u00eb shum\u00eb se 20 vitesh nuk ka paguar tatikm mbi fitimin.<\/p>\n<p>Me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit, jan\u00eb l\u00ebshuar 14 masa sigurie, ku 9 prej tyre jan\u00eb ekzekutuar dhe 5 p\u00ebrfaq\u00ebsuese kinez\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb jan\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim. Ndaj tyre r\u00ebndojn\u00eb veprat penale \u201cKrijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar\u201d, \u201cFshehja e t\u00eb ardhurave\u201d, \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d dhe \u201cMoskryerja e detyrave nga organet tatimore\u201d.<\/p>\n<p>Nga hetimi i deritanish\u00ebm ka rezultuar se, shoq\u00ebria \u201cBankers Petroleum Albania Ltd\u201d, nga viti 2004 e deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 ka dal\u00eb me humbje, \u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shteti shqiptar t\u00eb mos p\u00ebrfitoj\u00eb asnj\u00eb t\u00eb ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavar\u00ebsisht se jan\u00eb nxjerr\u00eb e tregtuar sasi t\u00eb konsiderueshme karburanti n\u00eb zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marin\u00ebz-Fier. \u00cbsht\u00eb v\u00ebrejtur se, shoq\u00ebria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri n\u00eb vitin 2024 n\u00eb vler\u00ebn prej 532,433,614,112 lek\u00eb. Po ashtu, rezulton se shoq\u00ebria ka deklaruar shpenzime tatimore n\u00eb vlera q\u00eb tejkalojn\u00eb t\u00eb ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dal\u00eb n\u00eb \u00e7do vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale p\u00ebr t\u00eb gjitha periudhat \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 11,691,799,688 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu prokuroria b\u00ebn me dije se gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ka ushtruar aktivitetin e saj, shoq\u00ebria \u201cBankers Petroleum Albania Ltd\u201d ka rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive shpezimet e saj, me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb bilancin vjetor t\u00eb rezultoj\u00eb me humbje, e m\u00eb pas nuk ka paguar asnj\u00eb tatim mbi fitimin, por ka p\u00ebrfituar nga rimbursimi i TVSH-s\u00eb n\u00ebp\u00ebrmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individ\u00eb e shoq\u00ebri t\u00eb tjera kontraktuese t\u00eb saj, me objekte dhe veprimtari t\u00eb ndryshme. P\u00ebr arritjen e k\u00ebtij q\u00ebllimi, nga shoq\u00ebria e punonj\u00ebsit e saj dyshohet se jan\u00eb falsifikuar dokumente t\u00eb ndryshme dhe kryhen operacione financiare t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme me operator\u00eb dhe individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm si brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>Masat e siguris\u00eb:<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb pranga \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb numri 1 i kompanis\u00eb, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha \u00c7obo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Ardit Kero, ish-drejtori financiar i Bankers Petroleum Albania \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb arrest sht\u00ebpie. Kero \u00ebsht\u00eb i njohur edhe si ish-bashk\u00ebshorti i moderatores Arbana Osmani.<\/p>\n<p><em><strong>\/Z\u00cbRI\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/mes-skandaleve-te-bankers-petroleum-historia-e-nje-zhvatjeje-prej-tre-dekadash\/\">Mes skandaleve t\u00eb Bankers Petroleum, historia e nj\u00eb zhvatjeje prej tre dekadash<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 1993 qeveria hyri n\u00eb negociata me kompanin\u00eb angleze Premier Oil dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 1994 u lidh marr\u00ebveshja p\u00ebr Patos-Marinz\u00ebn. Premier Oil dhe AlbPetrol krijuan nj\u00eb kompani t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb quajtur Anglo-Albanian Petroleum. Do t\u00eb ishte kjo kompani q\u00eb do t\u00eb zhvillonte Patos-Marinz\u00ebn. Premier Oil solli specialist\u00ebt e saj t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29238","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29238","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29238"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29238\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29238"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29238"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29238"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}