{"id":29213,"date":"2025-07-03T10:59:35","date_gmt":"2025-07-03T10:59:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/03\/nga-dulaku-te-lori-hoxha-si-favorizoi-ligji-per-investimet-strategjike-nje-dore-biznesmenesh-vendas\/"},"modified":"2025-07-03T10:59:35","modified_gmt":"2025-07-03T10:59:35","slug":"nga-dulaku-te-lori-hoxha-si-favorizoi-ligji-per-investimet-strategjike-nje-dore-biznesmenesh-vendas","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/03\/nga-dulaku-te-lori-hoxha-si-favorizoi-ligji-per-investimet-strategjike-nje-dore-biznesmenesh-vendas\/","title":{"rendered":"Nga Dulaku te Lori Hoxha\/ Si favorizoi Ligji p\u00ebr Investimet Strategjike nj\u00eb dor\u00eb biznesmen\u00ebsh vendas"},"content":{"rendered":"<p><span>Ligji p\u00ebr investimet strategjike \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar prej vitesh nga forcat politike opozitare, e s\u00eb fundi dhe nga institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendeve partnere me Shqip\u00ebrin\u00eb: Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Jan\u00eb 3 projekte t\u00eb cilat kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb status n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 10 prill t\u00eb k\u00ebtij viti, 1 muaj p\u00ebrpara mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb nga pronaret e televizionit komb\u00ebtar Top Chanel,\u00a0Lorela Hoxha ka p\u00ebrfituar statusin \u201cinvestitor strategjik me procedur\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d\u00a0p\u00ebr projektin \u201cAnima\u201d. Projekti do t\u00eb zhvillohet nga kompania \u201cAnima Con\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb zonj\u00ebs Hoxha dhe \u201cEB Construction\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Ilir Bregasit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb investim parashikohet nd\u00ebrtimi i nj\u00eb kompleksi multifunksional n\u00eb fush\u00ebn e hoteleris\u00eb, sh\u00ebrbimeve dhe rezidencave t\u00eb banimit, n\u00eb zon\u00ebn e qendr\u00ebs s\u00eb kryeqytetit. Nd\u00ebrtimi do t\u00eb kap\u00eb nj\u00eb vler\u00eb investimi prej 55.6 milion euro dhe do t\u00eb shtrihet n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 9600 metra katror\u00eb, ku 7900 metra katror\u00eb jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjekteve aplikuese p\u00ebrmes kontratave t\u00eb sip\u00ebrmarrjes dhe 1700 metra t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb n\u00eb faz\u00eb negocimi me pronar\u00ebt e truallit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Investitor\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar procedur\u00eb t\u00eb asistuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb me afate t\u00eb p\u00ebrshpejtuara lejet dhe licencat p\u00ebr t\u00eb nisur punimet e projektit.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cStatusi \u201cInvestim\/Investitor strategjik procedur\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb\u201d i jepet subjekteve aplikues dhe projektit t\u00eb investimit \u201cANIMA\u201d p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 3 vje\u00e7are. Duke qen\u00eb se subjektet aplikues n\u00eb zbatim t\u00eb legjislacionit t\u00eb investimeve strategjike, k\u00ebrkojn\u00eb si mas\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse vet\u00ebm asistimin me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, ngarkohen subjektet aplikues q\u00eb brenda 9 muajve nga njohja me k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb vendosin n\u00eb dispozicion t\u00eb Sekretariatit Teknik dokumentacionin e plot\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar t\u00eb pasurive q\u00eb preken nga ky investim dhe t\u00eb kontratave t\u00eb disponimit t\u00eb pronave me pal\u00ebt private\u201d<\/span><\/em><span>,<strong>\u00a0<\/strong>thuhet n\u00eb vendimin e Komitetit t\u00eb Investimeve Strategjike.<\/span><\/p>\n<p><span>Kompania EB Construction \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2019 dhe ka aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit, bujq\u00ebsis\u00eb dhe shitjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike. T\u00eb ardhurat e saj p\u00ebr vitin 2023 kap\u00ebn vler\u00ebn 3.1 milion euro, nd\u00ebrsa firma n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Lorela Hoxh\u00ebs \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb vitin 2022 dhe ka nj\u00eb kapital me vler\u00eb 1 mij\u00eb euro dhe zero t\u00eb ardhura.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Kompanit\u00eb nuk p\u00ebrmbushin kushtin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb investitore strategjike, pasi t\u00eb ardhurat e vitit t\u00eb fundit, ose vlera e kapitalit t\u00eb tyre duhet t\u00eb ishte 10% e shum\u00eb s\u00eb investimit, \u00e7ka i korrespondon shifr\u00ebs 5.5 milion euro. Megjithat\u00eb rregullat e vendosura n\u00eb aktet n\u00ebnligjore t\u00eb Ligjit p\u00ebr Investime Strategjike l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb garanci bankare p\u00ebr kapitalin e investimit.<\/span><\/p>\n<p><span>Dh\u00ebnia e statusit strategjik p\u00ebr nd\u00ebrtime rezidenciale q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb tagrit t\u00eb ligjit p\u00ebr investime strategjike, i cili ka t\u00eb p\u00ebrcaktuar fush\u00ebn e turizmit, sektorin energjetik dhe minerar, infrastruktur\u00ebn, mbetjet urbane, turizmin, bujq\u00ebsin\u00eb dhe zonat e teknologjis\u00eb p\u00ebr zhvillim, e b\u00ebn t\u00eb diskutueshme dh\u00ebnien e k\u00ebtij statusi p\u00ebr ambiente banimi, ku kriterin e plot\u00ebson vet\u00ebm hoteli q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet.<\/span><\/p>\n<p><span>Familja Hoxha e cila ka n\u00eb zot\u00ebrim nj\u00eb nga televizionet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb ka marr\u00eb statusin \u201cInvestitor Strategjik\u201d, familja Dulaku po ashtu pronare e televizionit Vizion Plus, ka marr\u00eb dy her\u00eb k\u00ebt\u00eb status p\u00ebr projektin e nd\u00ebrtimit n\u00eb plazhin e Dh\u00ebrmiut \u201cGone Perivol\u201d me vler\u00eb investimi 32.5 milion euro dhe p\u00ebr projektin turistik \u201cSan Pietro\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe familja Frangaj, pronare e televizionit komb\u00ebtar Klan ka bler\u00eb hotelin White Roads, nj\u00eb investim strategjik i shpallur n\u00eb vitin 2022 kur aplikoi p\u00ebr marrjen e k\u00ebtij statusi kompania Gjikuria. Aleksand\u00ebr Frangaj ka marr\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e hotelit me 150 dhoma, restorante dhe qend\u00ebr SPA n\u00eb dat\u00ebn 24 prill t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/span><\/p>\n<p><span>Fillimisht kompania Gjikuria n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Milo dhe Florenc Gjikuris\u00eb, p\u00ebrfitoi 9157 m2 tok\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb vij\u00ebn bregdetare t\u00eb Gjilek\u00ebs pran\u00eb fshatit Dh\u00ebrmi. Kjo pron\u00eb u morr me qira 1 euro p\u00ebr 99 vjet. N\u00eb total sip\u00ebrfaqja q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet \u00ebsht\u00eb 12,157 m2 dhe vet\u00ebm 3000 m2 ishin pron\u00eb private e kompanis\u00eb q\u00eb n\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb zotuar t\u00eb investoj\u00eb 10 milion\u00eb euro.<\/span><\/p>\n<p><span>M\u00eb 29 gusht t\u00eb 2022, K\u00ebshilli i Ministrave autorizoi transferimin e zon\u00ebs kadastrale 1739 p\u00ebr pasurin\u00eb truall, pronar i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb shteti shqiptar, n\u00eb Fondin e Pasurive t\u00eb Paluajtshme p\u00ebr Mb\u00ebshtetjen e Investimeve Strategjike dhe m\u00eb pas kjo tok\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb k\u00ebtij projekti.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb tjet\u00ebr status investitor strategjik \u00ebsht\u00eb miratuar p\u00ebr projektin \u201cGrand Hotel Borsh\u201d i cili ka marr\u00eb m\u00eb par\u00eb statusin \u201cspecial\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb brandit Radisson Hospitality Belgium dhe tashm\u00eb k\u00ebrkon marrjen e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar vij\u00ebn bregdetare n\u00eb zon\u00ebn e Borshit p\u00ebr 30 vjet.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb zon\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs, p\u00ebrmes statusit Investitor Strategjik me procedur\u00eb t\u00eb asistuar ka p\u00ebrfituar 10 mij\u00eb m2 truall kompania \u201cInvestment and Development Albania\u201d n\u00eb dat\u00ebn 1 shkurt t\u00eb vitit 2023. Green House Kor\u00e7a do t\u00eb jet\u00eb emri i hotelit me 5 yje, ku parashikohet nj\u00eb kapacitet me 94 dhoma, restorante dhe SPA me vler\u00eb investimi 18.1 milion euro.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Miratimi i k\u00ebtij statusi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kompani e cila \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb vitin 2019 , por q\u00eb nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb patur aktivitet t\u00eb lart\u00eb tregtar.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cProjekti z\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe totale prej 10,000 m\u00b2, n\u00eb Zon\u00ebn Kadastrale 8561 p\u00ebrfshihet n\u00eb Zon\u00ebn me P\u00ebrpar\u00ebsi Zhvillimin e Turizmit. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb p\u00ebr t\u00eb propozuar n\u00eb K\u00ebshillin e Ministrave vendimin p\u00ebr v\u00ebnie n\u00eb dispozicion t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme shtet\u00ebrore p\u00ebr realizimin e projektit t\u00eb investimit strategjik \u201cGreen House Kor\u00e7a Resort\u201d,\u00a0<\/span><\/em><span>thuhet n\u00eb vendimin e Komitetit t\u00eb Investimeve Strategjike.<\/span><\/p>\n<p><span>Fillimisht aksioner\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kompanie rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb Gerian Kuka me 30% t\u00eb kuotave, Ilir Shtufi me 30% dhe Agim Zeqo 40%. Pas marrjes s\u00eb statusit Investitor Strategjik, aksionet i kalojn\u00eb Agim Zeqos, nuk dihet n\u00ebse kjo procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me miratimin e Komitetit t\u00eb Investimeve Strategjike, por deri m\u00eb sot nuk ka asnj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Hije dyshimi shtohen mbi k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr shkak se dh\u00ebnia e statusit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kur aksioner\u00eb kan\u00eb qen\u00eb Gerian Kuka dhe Ilir Shtufi, i pari ka qen\u00eb i hetuar n\u00eb dosjen e SPAK t\u00eb hetimit\u00a0 t\u00eb ish zv-kryeministrit Arben Ahmetaj, nd\u00ebrsa disa projekte t\u00eb z.Shtufi dhe z.Zeqo si kulla Mount of Tirana jan\u00eb kallzuar nga Partia Demokratike n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, e cila ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur hetimet paraprake p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt.<\/span><\/p>\n<p><span>Thithja e kapitaleve t\u00eb huaja p\u00ebrmes ligjit t\u00eb investimeve strategjike, mbeti e shkruar vet\u00ebm n\u00eb relacionin shoq\u00ebrues t\u00eb projektligjit gjat\u00eb miratimit dhe ashtu duket se mbet\u00ebn dhe efektet q\u00eb do t\u00eb prodhonte kjo nis\u00ebm. <\/span><\/p>\n<p><span>Shumica e projekteve q\u00eb jan\u00eb miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike jan\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e turizmit, 40 projekte nga 53 q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb statusin special \u2018strategjik\u2019 n\u00eb total. 6 t\u00eb tjera jan\u00eb n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb, 4 n\u00eb industri dhe 3 n\u00eb energji.<\/span><\/p>\n<p><strong>\/Emisioni \u201cKronos\u201d\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/nga-dulaku-te-lori-hoxha-si-favorizoi-ligji-per-investimet-strategjike-nje-dore-biznesmenesh-vendas\/\">Nga Dulaku te Lori Hoxha\/ Si favorizoi Ligji p\u00ebr Investimet Strategjike nj\u00eb dor\u00eb biznesmen\u00ebsh vendas<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ligji p\u00ebr investimet strategjike \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar prej vitesh nga forcat politike opozitare, e s\u00eb fundi dhe nga institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendeve partnere me Shqip\u00ebrin\u00eb: Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.\u00a0 Jan\u00eb 3 projekte t\u00eb cilat kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb status n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 10 prill t\u00eb k\u00ebtij viti, 1 muaj p\u00ebrpara mbajtjes s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29213","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29213","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29213"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29213\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29213"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29213"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29213"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}