{"id":29212,"date":"2025-07-03T10:59:34","date_gmt":"2025-07-03T10:59:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/03\/hetimet-bankers-nuk-pagoi-tatimet-per-20-vite-prokuroria-miliona-euro-dem-shtetit-nga-kthimi-i-tvsh\/"},"modified":"2025-07-03T10:59:34","modified_gmt":"2025-07-03T10:59:34","slug":"hetimet-bankers-nuk-pagoi-tatimet-per-20-vite-prokuroria-miliona-euro-dem-shtetit-nga-kthimi-i-tvsh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/07\/03\/hetimet-bankers-nuk-pagoi-tatimet-per-20-vite-prokuroria-miliona-euro-dem-shtetit-nga-kthimi-i-tvsh\/","title":{"rendered":"HETIMET\/ Bankers nuk pagoi tatimet p\u00ebr 20 vite, Prokuroria: Miliona euro d\u00ebm shtetit nga kthimi i TVSH"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr 20 vite me radh\u00eb, kompania m\u00eb e madhe e nxjerrjes s\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201cBankers Petroleum\u201d ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro d\u00ebm buxhetit t\u00eb shtetit. Nj\u00eb dit\u00eb pas aksionit n\u00eb zyrat e kompanis\u00eb kineze n\u00eb\u00a0Fier\u00a0q\u00eb \u00e7oi n\u00eb pranga edhe CEO-n Hongping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha \u00c7obe, Prokuroria ka dh\u00ebn\u00eb detajet e hetimit dhe ka zbuluar skem\u00ebn e mashtrimit.<\/p>\n<p>\u201cBankers Petroleum\u201d, gjat\u00eb periudh\u00ebs 2004\u20132024 ka kryer shitje dhe eksporte nafte n\u00eb vler\u00ebn totale prej 532 mld lek\u00eb, por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj shume, kompania ka deklaruar humbje p\u00ebr \u00e7do vit, me nj\u00eb total prej 11.7 mld. Sipas organit t\u00eb akuz\u00ebs, p\u00ebrmes k\u00ebsaj skeme, kompania ka shmangur pagimin e tatim-fitimit p\u00ebr 20 vite me radh\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ka p\u00ebrfituar rimbursime fiktive t\u00eb TVSH-s\u00eb, duke shkaktuar d\u00ebm financiar n\u00eb miliona euro n\u00eb buxhetin e shtetit.<\/p>\n<p><em>\u201cNga hetimi i deritanish\u00ebm ka rezultuar se, shoq\u00ebria \u201cBankers Petroleum Albania Ltd\u201d, nga viti 2004 e deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 ka dal\u00eb me humbje, \u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shteti shqiptar t\u00eb mos p\u00ebrfitoj\u00eb asnj\u00eb t\u00eb ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavar\u00ebsisht se jan\u00eb nxjerr\u00eb e tregtuar sasi t\u00eb konsiderueshme karburanti n\u00eb zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marin\u00ebz-Fier. \u00cbsht\u00eb v\u00ebrejtur se, shoq\u00ebria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri n\u00eb vitin 2024 n\u00eb vler\u00ebn prej 532,433,614,112 lek\u00eb. Po ashtu, rezulton se shoq\u00ebria ka deklaruar shpenzime tatimore n\u00eb vlera q\u00eb tejkalojn\u00eb t\u00eb ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dal\u00eb n\u00eb \u00e7do vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale p\u00ebr t\u00eb gjitha periudhat \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 11,691,799,688 lek\u00eb. Nga hetimi, dyshohet se d\u00ebmi i shkaktuar n\u00eb buxhetin e shtetit, p\u00ebrmes p\u00ebrfitimit t\u00eb Tvsh-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb miliona euro\u201d<\/em>, njoftoi Prokuroria e Fierit.<\/p>\n<h4><strong>Aksioni dhe akuzat<\/strong><\/h4>\n<p>Me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Fierit, jan\u00eb l\u00ebshuar 14 masa sigurie, ku 9 prej tyre jan\u00eb ekzekutuar dhe 5 p\u00ebrfaq\u00ebsuese kinez\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb jan\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim. Ndaj tyre r\u00ebndojn\u00eb veprat penale \u201cKrijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar\u201d, \u201cFshehja e t\u00eb ardhurave\u201d, \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d dhe \u201cMoskryerja e detyrave nga organet tatimore\u201d.<\/p>\n<p>Organi i akuz\u00ebs thot\u00eb se kontrolle nuk jan\u00eb ushtruar vet\u00ebm te kompania, s\u00eb cil\u00ebs i jan\u00eb sekuestruar edhe serverat, por edhe n\u00ebp\u00ebr banesa private ku jan\u00eb sekuestruar sende t\u00eb nevojshme p\u00ebr hetimin. Aksioni, thot\u00eb Prokuroria e Fierit, u nd\u00ebrmor n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimit, pasi kishte rrezik p\u00ebr prishjen e provave, nd\u00ebrprerjen e m\u00ebtejshme t\u00eb aktivitetit kriminal dhe shmangien e rrezikut t\u00eb ikjes. Gjat\u00eb aksionit n\u00eb kompani, oficer\u00ebt t\u00eb shoq\u00ebruar nga nj\u00ebsi t\u00eb zyr\u00ebs tatimore jan\u00eb p\u00ebrballur me rezistenc\u00eb. Dyert e selis\u00eb qendrore q\u00ebndronin t\u00eb mbyllura, dhe \u00ebsht\u00eb dashur p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb mjediset e brendshme.<\/p>\n<h4><strong>Skema e mashtrimit<\/strong><\/h4>\n<p>Hetimi q\u00eb \u00e7oi n\u00eb k\u00ebt\u00eb operacion u zhvillua p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 6-mujore, pas referimit t\u00eb materialeve nga Drejtoria e Hetimit Tatimor. Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, hetimi \u00ebsht\u00eb kryer me metoda proaktive dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me strukturat tatimore dhe policore.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, \u201cBankers Petroleum\u201d dyshohet se gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs 20-vje\u00e7are t\u00eb aktivitetit t\u00eb saj ka rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive shpenzimet, me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb bilancet vjetore t\u00eb rezultonte me humbje. Kjo skem\u00eb i ka mund\u00ebsuar kompanis\u00eb t\u00eb shmang\u00eb pages\u00ebn e tatim-fitimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrfituar rimbursime t\u00eb pajustifikuara t\u00eb TVSH-s\u00eb, duke i shkaktuar buxhetit t\u00eb shtetit miliona lek\u00eb d\u00ebm.<\/p>\n<p>Mashtrimi \u00ebsht\u00eb realizuar, sipas hetimeve, me ndihm\u00ebn e individ\u00ebve dhe shoq\u00ebrive kontraktuese, p\u00ebrmes dokumenteve t\u00eb falsifikuara dhe veprimeve financiare t\u00eb dyshimta, t\u00eb kryera me operator\u00eb dhe individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<h4><strong>Hetimet vijojn\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe kompani t\u00eb tjera<\/strong><\/h4>\n<p>Hetimet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal vijojn\u00eb pasi dyshohen disa skema t\u00eb ndyshme mashtrimi p\u00ebr TVSH-n\u00eb, pastrim parash, etj, ku jan\u00eb t\u00eb implikuar dhe shum\u00eb individ\u00eb dhe kompani t\u00eb tjera.<\/p>\n<h4><strong>Akuzat<\/strong><\/h4>\n<p>\u201cKrijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar\u201d,<br \/>\n\u201cFshehja e t\u00eb ardhurave\u201d,<br \/>\n\u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d<br \/>\n\u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d<br \/>\n\u201cMoskryerja e detyrave nga organet tatimore\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/hetimet-bankers-nuk-pagoi-tatimet-per-20-vite-prokuroria-miliona-euro-dem-shtetit-nga-kthimi-i-tvsh\/\">HETIMET\/ Bankers nuk pagoi tatimet p\u00ebr 20 vite, Prokuroria: Miliona euro d\u00ebm shtetit nga kthimi i TVSH<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr 20 vite me radh\u00eb, kompania m\u00eb e madhe e nxjerrjes s\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201cBankers Petroleum\u201d ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro d\u00ebm buxhetit t\u00eb shtetit. Nj\u00eb dit\u00eb pas aksionit n\u00eb zyrat e kompanis\u00eb kineze n\u00eb\u00a0Fier\u00a0q\u00eb \u00e7oi n\u00eb pranga edhe CEO-n Hongping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha \u00c7obe, Prokuroria ka dh\u00ebn\u00eb detajet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-29212","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29212","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29212"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29212\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29212"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29212"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29212"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}