{"id":2921,"date":"2024-11-08T06:59:59","date_gmt":"2024-11-08T06:59:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/08\/berisha-mos-pranoni-qe-nena-e-babai-te-quhen-numra-1-dhe-2-rama-dhe-veliaj-kunder-familjes\/"},"modified":"2024-11-08T06:59:59","modified_gmt":"2024-11-08T06:59:59","slug":"berisha-mos-pranoni-qe-nena-e-babai-te-quhen-numra-1-dhe-2-rama-dhe-veliaj-kunder-familjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/08\/berisha-mos-pranoni-qe-nena-e-babai-te-quhen-numra-1-dhe-2-rama-dhe-veliaj-kunder-familjes\/","title":{"rendered":"Berisha: Mos pranoni q\u00eb n\u00ebna e babai t\u00eb quhen numra, 1 dhe 2,  Rama dhe Veliaj kund\u00ebr familjes"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, zoti Sali Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij solli n\u00eb v\u00ebmendje zgjedhjet n\u00eb SHBA. Sipas tij demokrat\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb jan\u00eb \u201cKund\u00ebr familjes, foles\u00eb mij\u00ebravje\u00e7are t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore, t\u00eb civilizimit njer\u00ebzor\u201d. Kjo er\u00eb e ekstremist\u00ebve amerikan\u00eb, tha Berisha, fryu m\u00eb shum\u00eb se kudo tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri. Edi Rama dhe Erion Veliaj u b\u00ebn\u00eb flamurtar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong>\u00a0Mir\u00ebmbr\u00ebma dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta.<br \/>\nMir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme ju pararend\u00ebsve t\u00eb fitores s\u00eb opozit\u00ebs shqiptare, fitores s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kombit shqiptar mbi narkoshtetin, krimin, drog\u00ebn dhe t\u00eb shkuar\u00ebn e tij.<br \/>\nT\u00eb dashur miq, nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje gjithashtu dua t\u2019u b\u00ebj orator\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj platforme t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, q\u00eb \u00e7do nat\u00eb me guxim p\u00ebrcjellin tek mbar\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb v\u00ebrtetat e hidhura, por edhe perspektiv\u00ebn q\u00eb \u00e7el opozita shqiptare sot n\u00eb rrug\u00ebn drejt fitores.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, fitorja e djeshme e presidentit Donald Trump, fitore mbi hipokrizin\u00eb, mashtrimin, por dhe mbi agresionin ndaj dinjitetit dhe identitetit t\u00eb njeriut, ishte goditja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ekstremi i majt\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dy dekadat e fundit.<\/p>\n<p>E financuar dhe e frym\u00ebzuar nga monstra e njer\u00ebzimit, Xhorxh Soros, p\u00ebr fatin m\u00eb t\u00eb keq s\u00eb pari t\u00eb kombit amerikan, por pastaj t\u00eb miqve dhe partner\u00ebve t\u00eb SHBA n\u00eb bot\u00eb, bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb ideologji, u v\u00ebrsul\u00ebn kund\u00ebr identitetit t\u00eb njeriut.<br \/>\nKund\u00ebr dinjitetit t\u00eb tij.<br \/>\nKund\u00ebr familjes, foles\u00eb mij\u00ebravje\u00e7are t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore, t\u00eb civilizimit njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Kjo er\u00eb e ekstremist\u00ebve amerikan\u00eb fryu m\u00eb shum\u00eb se kudo tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nEdi Rama dhe Erion Veliaj u b\u00ebn\u00eb flamurtar\u00eb t\u00eb eksperimentimit t\u00eb k\u00ebtij agresioni moral kund\u00ebr lirive dhe t\u00eb drejtave, dinjitetit dhe identitetit njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebto p\u00ebrb\u00ebnin nj\u00eb agresion edhe ndaj orientimeve gjinore, por edhe orientimeve seksuale t\u00eb individ\u00ebve.<br \/>\nImagjinoni ju p\u00ebr nj\u00eb moment t\u00eb dashur miq, zonja q\u00eb humbi dje zgjedhjet, ishte zotuar se do financonte ndryshimin e gjinis\u00eb n\u00eb spitale private dhe publike t\u00eb emigrant\u00ebve ilegal\u00eb.<\/p>\n<p>A nuk ishte kjo nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr m\u00eb t\u00eb varfrit e bot\u00ebs t\u00eb v\u00ebrshonin dhe t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb operacion q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb jetonin n\u00eb Amerik\u00eb?<br \/>\nUa solla k\u00ebt\u00eb shembull p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se vota pardje e kombit amerikan ishte nj\u00eb vot\u00eb p\u00ebr vlerat m\u00eb t\u00eb arrira t\u00eb njeriut, dinjitetit t\u00eb tij, familjes s\u00eb tij, identitetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ftoj shqiptar\u00ebt t\u00eb mendojn\u00eb, ftoj qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi t\u00eb mendojn\u00eb a kemi gj\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00e7muar, m\u00eb t\u00eb dashur se familjen?<\/p>\n<p>A mund t\u00eb pranojm\u00eb ne se n\u00ebna e baba t\u00eb quhen numra, 1 dhe 2, pale t\u00eb dal\u00eb edhe nj\u00eb i tret\u00eb, as n\u00ebn\u00eb, as baba?<br \/>\nPra, u ndala pak n\u00eb k\u00ebto element\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb historike t\u00eb asaj vote.<br \/>\nDhe un\u00eb zotohem k\u00ebtu se PD do ket\u00eb ligjet m\u00eb t\u00eb forta p\u00ebr mbrojtjen e dinjitetit njer\u00ebzore, p\u00ebr mbrojtjen e familjes shqiptare.<\/p>\n<p>Nuk do mundet kurr\u00eb t\u00eb imagjinoj\u00eb njeri t\u00eb shuhet fjala n\u00ebn\u00eb dhe baba, fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb dashura t\u00eb \u00e7do njeriu, t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb me numra.<br \/>\nPor, ju garantoj se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb luajt\u00ebn me familjen shqiptare, do p\u00ebrballen me ligjet dhe nd\u00ebshkimet p\u00ebrkat\u00ebse.<br \/>\nKurse doktrinar\u00ebt e saj, Aleksis Soros, do shpallet non-grata p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, sot n\u00eb parlament paraqitet buxheti 8 miliard\u00eb euro.<br \/>\nE kam theksuar dhe e theksoj, buxheti i vjedhjes m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Buxheti, n\u00eb t\u00eb cilin, p\u00ebr rreth 800 mij\u00eb pensionist\u00eb shqiptar\u00eb, jan\u00eb vendosur gjithsej 16 milion\u00eb euro.<br \/>\nNga 8 miliard\u00eb, jan\u00eb vendosur 16 milion\u00eb p\u00ebr rreth 800 mij\u00eb pensionist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt sot e blejn\u00eb buk\u00ebn 100 p\u00ebrqind m\u00eb shtrenjt\u00eb se n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Sot blejn\u00eb ushqimet baz\u00eb 60 gjer n\u00eb 100 p\u00ebrqind m\u00eb shtrenjt\u00eb se 10 vite m\u00eb par\u00eb.<br \/>\nPra, sot pensioni i tyre vlen minimumi 40 p\u00ebrqind m\u00eb pak se 10 vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Por, a mos jan\u00eb vet\u00ebm pensionist\u00ebt t\u00eb p\u00ebrbuzurit, t\u00eb p\u00ebr\u00e7muar, t\u00eb injoruar nga narkohajdut\u00ebt Edi Rama dhe ekipi i tij hajdut?<br \/>\nJo mor jo, k\u00ebshtu jan\u00eb sot 40 p\u00ebrqind e shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt vazhdojn\u00eb jetes\u00ebn n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb kam lexuar, dhe ndoshta edhe ju i keni par\u00eb, titujt e portaleve dhe gazetave se vaji i ullirit ka arritur \u00e7mimin maksimal.<br \/>\nMiqt\u00eb e mi, dy vjet m\u00eb par\u00eb prodhimi i ullirit arriti n\u00eb 160 mij\u00eb ton, sepse rr\u00ebnj\u00ebt e ullirit u financuan dhe u mboll\u00ebn nga 4 milion\u00eb q\u00eb kishin ardhur n\u00eb gjith\u00eb shekujt, arrit\u00ebn n\u00eb 11 milion\u00eb.<\/p>\n<p>Ju lutem, a keni d\u00ebgjuar ju k\u00ebto 10 vite t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00ebher\u00eb fjala ulli nga Edi Rama? E konsideron pem\u00eb armike sepse e trefishoi n\u00eb mbjellje qeveria e PD.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ka nd\u00ebrprer\u00eb \u00e7do financim, p\u00ebrkundrazi edhe 160 milion\u00eb euro q\u00eb i dha BE p\u00ebr fermer\u00ebt shqiptar\u00eb, i vodh\u00ebn ministrat, i vodh\u00ebn zyrtar\u00ebt p\u00ebr hotele, p\u00ebr motele, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb troje turistike, p\u00ebr ahengje, dhe vet\u00ebm fermer\u00ebt nuk i mor\u00ebn.<br \/>\nKrim i sh\u00ebmtuar, Brukseli reagoi dhe po heton, por ato ishin t\u00eb gjitha t\u00eb p\u00ebrcaktuara p\u00ebr fermer\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Po buxheti \u00e7far\u00eb parashikon p\u00ebr 40 p\u00ebrqind t\u00eb fermer\u00ebve tan\u00eb? Buxheti parashikon gjithsej 40 milion\u00eb euro, turp i dheut.<br \/>\nParashikon as nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn e asaj q\u00eb financon Maqedonia apo Kosova.<\/p>\n<p>Parashikon as nj\u00eb t\u00eb tet\u00ebn t\u00eb asaj q\u00eb parashikon buxheti i Serbis\u00eb.<br \/>\nPra, ndaj dhe k\u00ebta fermer\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbledhin ullinjt\u00eb e tyre, shkojn\u00eb dhe mbledhin ullinjt\u00eb e Greqis\u00eb, Italis\u00eb dhe vendeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Por un\u00eb jam sot k\u00ebtu para jush p\u00ebr t\u00eb garantuar fermer\u00ebt shqiptar\u00eb se buxhetet e ardhshme, fermer\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb financim prej 150-200 milion\u00eb eurosh n\u00eb vit.<br \/>\nSe do ket\u00eb mb\u00ebshtetje direkte p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt, bujq\u00ebsin\u00eb, blegtorin\u00eb, peshkimin, akuakultur\u00ebn, akuaindustrin\u00eb mbi baz\u00ebn e sip\u00ebrfaqes, mbi baz\u00ebn e prodhimit dhe numrit t\u00eb krer\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00c7do fermer q\u00eb aplikon mb\u00ebshtetje n\u00eb fushat prioriare t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga qeveria.<br \/>\nEksporti, blegtoria, pem\u00ebtaria, agrop\u00ebrpunimi do p\u00ebrfitojn\u00eb mb\u00ebshtetje nga shteti pa asnj\u00eb kufizim.<br \/>\nQeveria do subvencionoj\u00eb normat e interesit t\u00eb kredive bankare n\u00eb fush\u00ebn e bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 80 p\u00ebrqind t\u00eb tyre.<br \/>\nKjo nd\u00ebrhyrje \u00ebsht\u00eb emergjente p\u00ebr shp\u00ebtimin e bujq\u00ebsis\u00eb shqiptare nga falimentimi i plot\u00eb.<\/p>\n<p>Do subvencionohen skemat e e sigurimit t\u00eb pron\u00ebs n\u00eb bujq\u00ebsi, sigurimit t\u00eb d\u00ebmtimeve nga fatkeq\u00ebsit\u00eb natyrore. Ky subvencionim do jet\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 75 p\u00ebrqind t\u00eb primit t\u00eb sigurimit.<\/p>\n<p>Zhvillimi i infrastruktur\u00ebs bujq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb premtimi yn\u00eb solemn.<br \/>\n\u00c7do vit ujitja dhe kullimi do ket\u00eb investim prej t\u00eb pakt\u00ebn 70 milion\u00eb euro. Brenda 4 viteve ne do dyfishojm\u00eb aft\u00ebsit\u00eb ujit\u00ebse dhe kulluese n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sip\u00ebrfaqen bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, me nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb fsheht\u00eb me Beogradin, me padronin e tij, Edi Rama vendos mbi fermer\u00ebt shqiptar\u00eb sistemin m\u00eb armiq\u00ebsor q\u00eb ekziston kund t\u00eb taks\u00ebs s\u00eb vler\u00ebs s\u00eb shtuar.<br \/>\nZero n\u00eb blerje, 20 n\u00eb shitje.<\/p>\n<p>Cfar\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo miqt\u00eb e mi?<br \/>\nKjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt e fush\u00ebs n\u00eb bujq\u00ebsi t\u00eb mos blejn\u00eb produktet e fshatar\u00ebve, por t\u00eb marrin produktet e importit.<\/p>\n<p>Atyre t\u2019u kalbet n\u00eb fush\u00eb, kurse fermer\u00ebve t\u00eb Shumadish\u00ebs t\u00eb vijn\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrpunohen n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nKy akt armiq\u00ebsor, antishqiptar do marr\u00eb fund jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb parlamentit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Do krijohet agjencia e studimit t\u00eb tregjeve dhe orientimit t\u00eb fermer\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ndodh\u00eb kjo q\u00eb ndodh r\u00ebndom tani, ku qindra e mij\u00ebra kuintal\u00eb prodhime t\u00eb klasit t\u00eb par\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb kanale, groposen p\u00ebr shkak t\u00eb dezorientimit t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr tregun dhe mosinformimin e tyre.<\/p>\n<p>Do garantohet sh\u00ebrbimi bujq\u00ebsor dhe blegtoral nga shteti n\u00eb \u00e7do rreth, n\u00eb \u00e7do qark, i organizuar dhe falas.<br \/>\nDo investohet p\u00ebr mekanizmin dhe modernizimin e mekanik\u00ebs bujq\u00ebsore.<br \/>\nNj\u00eb kontroll i rrept\u00eb do jet\u00eb mbi importin e imputeve bujq\u00ebsore. Cil\u00ebsia e tyre do jet\u00eb kushti i t\u00eb gjitha kushteve p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Siguria ushqimore, e cila sot \u00ebsht\u00eb si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb keq, do jet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi absolute.<br \/>\nPra, miqt\u00eb e mi, p\u00ebr ne krijimi i mir\u00ebsive, pasurive, begatimi kudo q\u00eb jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb dhe mbetet q\u00ebllimi yn\u00eb madhor.<\/p>\n<p>Ndaj dhe t\u00eb bashkohemi, \u00ebsht\u00eb radha jon\u00eb, \u00ebsht\u00eb radha jon\u00eb.<br \/>\nRrofshi ju, rroft\u00eb Shqip\u00ebria.<br \/>\nFitore, fitore, fitore!<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/berisha-mos-pranoni-qe-nena-e-baba-te-quhen-numra-1-dhe-2-rama-dhe-veliaj-kunder-familjes\/\">Berisha: Mos pranoni q\u00eb n\u00ebna e babai t\u00eb quhen numra, 1 dhe 2,  Rama dhe Veliaj kund\u00ebr familjes<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, zoti Sali Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij solli n\u00eb v\u00ebmendje zgjedhjet n\u00eb SHBA. Sipas tij demokrat\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb jan\u00eb \u201cKund\u00ebr familjes, foles\u00eb mij\u00ebravje\u00e7are t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore, t\u00eb civilizimit njer\u00ebzor\u201d. Kjo er\u00eb e ekstremist\u00ebve amerikan\u00eb, tha Berisha, fryu m\u00eb shum\u00eb se kudo tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri. Edi Rama dhe Erion Veliaj u b\u00ebn\u00eb flamurtar\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2921","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2921","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2921"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2921\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2921"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2921"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2921"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}